Tag: jepet

  • “Kalamanit” Trump i jepet më në fund “lodra” për të cilën “qante”

    “Kalamanit” Trump i jepet më në fund “lodra” për të cilën “qante”

    E priste nga Komiteti i Nobelit një çmim atë të Paqes, por ia ka dhënë FIFA. Kështu, Donald Trump-it mund t’i qetësohet paksa egoja e shfrenuar vanitoze për t’u nderuar me një çmim paqeje.
    Është ajo që FIFA e krijoi dhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ia dha së fundi, gjatë shortit të grupeve për Kupën e Botës 2026 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
    Është “një nga nderimet më të mëdha të jetës sime”, tha presidenti amerikan.
    Dhe ishte aq i paduruar saqë e mori vetë medaljen e artë dhe e vari në qafë pa pritur Infantinon.

    President Trump receives the very first ever FIFA Peace Prize: pic.twitter.com/gOMNB69bYR
    — TheBlaze (@theblaze) December 5, 2025

    Ky çmimi që starton me Trump-in do t’u jepet “individëve që kanë bërë veprime të jashtëzakonshme dhe të jashtëzakonshme për paqen”.
    “Ju me siguri e meritoni Çmimin e parë të Paqes të FIFA-s. Gjithmonë mund të mbështeteni në mbështetjen time për ta bërë botën të lulëzojë”, tha Infantino.
    Donald Trump ia ktheu falënderimet dhe foli për rëndësinë e çmimit: “Një nder i madh, më i madhi i jetës sime. E njoh Gianni-n, ai bën një punë të mrekullueshme, kemi shitje rekord biletash, shifrat janë përtej të gjitha pritjeve. Faleminderit Melania, familja ime. Do të shihni diçka që nuk është bërë kurrë më parë. Marrëdhëniet tona me Kanadanë dhe Meksikën janë të mrekullueshme. Kemi një marrëdhënie të fortë bashkëpunimi dhe paqeje. Shtetet e Bashkuara do të jenë një vend mikpritës i ngrohtë”, theksoi Trump.
     
     

  • Vrasja e Martin Canit, më 9 dhjetor jepet vendimi për Mario Përlleshajn; Prokuroria kërkoi 25 vite burg

    Vrasja e Martin Canit, më 9 dhjetor jepet vendimi për Mario Përlleshajn; Prokuroria kërkoi 25 vite burg

    Gjykata e Tiranës pritet të shpallë më datë 9 dhjetor vendimin për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e bashkëmoshatarit të tij Luis Meçja, nëntorin e vitit të kaluar.
    Gjatë seancës këtë të enjte, mbrojta ligjore e 15-vjeçarit kërkoi rikualifikim të veprës penale për të miturin Marjo Perlleshaj nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.
    Organi akuzës më herët kërkoi dënimin me 25 vite burg për autorin, por duke mbajtur parasysh nenit 97 të kodit penal për të miturit, që parashikon se nuk mund të jepet me shumë se gjysma e dënimit që parashikuar për këtë vepër në kodin penal.
    Kjo do të thotë që në rast se pranohet kërkesa e prokurorisë, Perlleshaj nuk mund të dënohet më shumë se 12 vite burg.
    Në seancën e radhës, Gjykata penale e Tiranës do të shpallë vendimin përfundimtar për vrasjen e të ndjerit Martin Cani, ngjarje e shënuar në 18 nëntor pranë shkolles 9-vjeçare Fan Noli në kryeqytet.

  • Vrasja e Martin Canit një vit më parë, më 9 dhjetor jepet vendimi për Mario Përlleshajn

    Vrasja e Martin Canit një vit më parë, më 9 dhjetor jepet vendimi për Mario Përlleshajn

    Gjykata e Tiranës pritet të shpallë në datë 9 dhjetor vendimin përfundimtar për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e bashkëmoshatarit të tij, nëntorin e vitit të kaluar.
    Gjatë seancës këtë të enjte, mbrojta ligjore e 15-vjeçarit kërkoi rikualifikim të veprës penale për të miturin nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike”.
    Organi akuzës më herët kërkoi dënimin me 25 vite burg për autorin, por duke mbajtur parasysh nenit 97 të kodit penal për të miturit, që parashikon se nuk mund të jepet me shumë se gjysma e dënimit që parashikuar për këtë vepër në kodin penal. Kjo do të thotë që në rast se pranohet kërkesa e Prokurorisë, autori nuk mund të dënohet më shumë se 12 vite burg.
    Tre ditë para se të vritej gjatë një sherri pas përfundimit të mësimit, Martin Cani dhe i dyshuari, kishin pasur një konflikt brenda shkollës, i cili në dukje u mbyll, por u ngelizhua edhe nga vetë oficerja e sigurisë së “Fan Nolit” duke mos u raportuar në drejtori apo tek prindërit e fëmijëve.
    Skena tragjike e 18 nëntorit ndodhi pas mësimit. Ata u takuan jo shumë larg shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij.

  • U nda para kohe nga jeta, sot i jepet lamtumira e fundit këngëtarit, Shpat Kasapi

    U nda para kohe nga jeta, sot i jepet lamtumira e fundit këngëtarit, Shpat Kasapi

    Këngëtarit të njohur Shpat Kasapi do t’i jepet sot lamtumira e fundit. Homazhet për artistin do të zhvillohen në orën 11:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00, në varrezat e qytetit.
    Lajmi për ndarjen nga jeta të Kasapit u bë i ditur përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar, ku familjarët shprehen: “Me dhimbje të thellë njoftojmë largimin nga jeta të birit, babait, bashkëshortit, vëllait dhe shokut tonë të dashur, SHPAT KASAPI”.
    Në njoftim theksohet se vdekja e papritur e artistit ka tronditur familjen: “Ikja e tij ka thyer zemrat tona. Do të na mungojë zëri i butë, buzëqeshja e sinqertë dhe prania e tij qetësuese. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm.”

    Familja bën të ditur se të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin nderimet e fundit janë të mirëpritur të marrin pjesë në ceremonitë mortore.
    Shpat Kasapi ndërroi jetë më 26 nëntor në Itali, ku ndodhej me partneren, Selvije Jaon, dhe djalin e tyre. Dyshohet se këngëtari ka pësuar arrest kardiak.
    /vizionplus.tv

  • Bonusi i dhjetorit për pensionistët/ Teliti: Kur thuhet se do jepet zgjidhje, duhet të jepen financa

    Bonusi i dhjetorit për pensionistët/ Teliti: Kur thuhet se do jepet zgjidhje, duhet të jepen financa

    Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti deklaroi sot se bonusi i dhjetorit për pensionistët nuk është i mjaftueshëm, bazuar në pretendimin e qeverisë.
    I ftuar në një studio televizive, Teliti u shpreh se ndryshe nga sa u prezantua, nuk bëhet fjalë për ndonjë buxhet historik, pasi shifrat flasin ndryshe.
    Teli shtoi se adresimi i çështjes kërkon zgjidhje në aspektin financiar dhe jo thjesht premtim.
    “Flitet që vitin e ardhëm do bëhet një gjë e madhe me pensionistët. Po flasim për një skemë financiare. Dhe dy janë zërat nga skema, një është indeksimi nga pensionet dhe tjetri lidhet me bonusin e fundvitit. Bonusi është 100 milionë euro në total. Vitin e ardhshëm parashikohet 3 milionë më shumë. Pra, ajo që do jepet sot në fund të vitit, do të shtohet vitin që vjen. Thuhet sikur është buxhet historik. Adresimi është në aspektin financiar. U jepet një llokëm në fund të vitit. Kur thuhet se do jepet zgjidhje, duhet të jepen financa”,-tha Teliti.

  • Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga, ja si u ndanë çmimet e tjera

    Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga, ja si u ndanë çmimet e tjera

    Këtë të shtunë është bërë ndarja e çmimeve në Panairin e Librit, ku “Autori i Vitit” është shpallur akademiku Artan Fuga me veprën “‘Ndëshkimi i dytë i Evës”.

    Çmimi “Autori i librit më të mirë studimor”, iu dha autorit Ali Xhiku, për veprën Faqeve të historiografisë shqiptare, ndërsa çmimi “Përkthyesi më i mirë i vitit” iu dha autorit Virgjil Muçi për përkthimin e veprës “Xhejmsi të Percival Everett”, fitues i Çmimit Pulitzer 2025.
    Ndarja e plotë e çmimeve në Panairin e Librit 2025:
    Çmimi “Autori i librit më të mirë studimor”
    I jepet z. Ali Xhiku, për veprën Faqeve të historiografisë shqiptare, botuar nga “Onufri”, për kontributin e vyer për ndriçimin teorik dhe metodologjik të çështjeve kyçe të historisë së letërsisë shqipe, në një vepër ku ndërthuren njohja e thellë e sistemit letrar shqiptar, analiza e teksteve themelore të historisë së letërsisë sonë dhe angazhimi i përkushtuar jetësor në studimet letrare.
    Çmimi “Autori më i mirë i vitit”
    I jepet z. Artan Fuga, për romanin Ndëshkimi i dytë i Evës, botuar nga “Papirus”, një strukturë romaneske mbresëlënëse, ku ndërthuren miti i zanafillës,  dramat e jetës familjare e urbane dhe zhvillimet teknologjike të bashkëkohësisë. Ndërthurja e dimensionit filozofik dhe psiko-social me një letraritetit të spikatur dëshmojnë një të kuptuar të thellë të njeriut, të shoqërisë dhe të kohës, kur jetojmë.
    Çmimi “Përkthyesi më i mirë i vitit”
    I jepet z. Virgjil Muçi për përkthimin mjeshtëror të veprës Xhejmsi të Percival Everett,  fitues i Çmimit Pulitzer 2025, botuar nga “Dituria”, ku reflektohen njohuritë e thella të natyrës së shqipes, por edhe talenti i tij prej shkrimtari. Gjuhësimi me zhdërvjelltësi të admirueshme i dy regjistrave të idiomës së romanit, e bën këtë vepër madhore të bashkëkohësisë t’i flasë lexuesit shqiptar, duke ruajtur ngjyresat dhe kompleksitetin e tekstit origjinal.
    Çmimi “Autori i librit më të mirë për fëmijë”
    I jepet znj. Valbona Banka për romanin për fëmijë Aria, në dorën time, botuar nga “Dita Books”, për rrëfimin e këndshëm dhe me humor, që ndërkall në tekstin letrar edhe shenja identitare të vendit dhe të gjuhës sonë, që nxisin formimin e identitetit kombëtar te lexuesit e vegjël, dhe edukimin emocional përmes letërsisë.
    Çmimi për përkthimin më të mirë letrar nga frëngjishtja në shqip
    I jepet Z. Urim Nergutit për përkthimin e romanit “Hyrija” të Kamel Daoud, fitues i çmimit Goncourt 2024, botuar nga “Buzuku”.  Përmes nuancimeve të larmishme të fjalës e sintaksës së zhdërvjellët përkthyesi sjell besnikësërisht në shqip një histori drithëruese duke ruajtur stilin e autorit me heshtjet, belbëzimet dhe shumësinë e zërave të këtij romani tronditës.

    Top Channel

  • Çmimet e Panairit të 28-të të Librit, “Autori më i mirë i vitit” i jepet Artan Fugës

    Çmimet e Panairit të 28-të të Librit, “Autori më i mirë i vitit” i jepet Artan Fugës

    Në Pallatin e Kongreseve në sallën Ovale është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve për Panairit të 28-të të Librit. Çmimi “Autori më i mirë i vitit” i është dhënë Artan Fugës për romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës”.
    Çmimi për “Përkthimin më të mirë” iu dha Virgjil Muçit për përkthimin mjeshtëror të veprës Xhejmsi të Percival Everett,  fitues i Çmimit Pulitzer 2025, botuar nga “Dituria”, ku reflektohen njohuritë e thella të natyrës së shqipes, por  edhe talenti i tij prej shkrimtari. Gjuhësimi me zhdërvjelltësi të admirueshme i dy regjistrave të idiomës së romanit, e bën këtë vepër madhore të bashkëkohësisë t’i flasë lexuesit shqiptar, duke ruajtur ngjyresat dhe kompleksitetin e tekstit origjinal.
    Çmimi për përkthimin më të mirë letrar nga frëngjishtja në shqip i jepet Urim Nergutit për përkthimin e romanit “Hyrija” të Kamel Daoud. Çmimi “Autori i librit më të mirë studimor”, i jepet Ali Xhikut për veprën “Faqeve të historiografisë shqiptare”. Çmimi “Autori i librit më të mirë për fëmijë” i është dhënë Valbona Banka për romanin për “Fëmijë Aria, në dorën time”.

  • “Përmende një emër që unë nuk e them prej vitesh”/ U pyet për Berishën, Rama: Merrem me të vetëm në fushatë, e keqja më e madhe e këtij vendi

    “Përmende një emër që unë nuk e them prej vitesh”/ U pyet për Berishën, Rama: Merrem me të vetëm në fushatë, e keqja më e madhe e këtij vendi

    Në takimin me qytetarët e Njësisë numër 3 në Tiranë, Rama u pyet dhe për fjalët e Berishës sa i përket bonusit të fundvitit dhe rritjes së pensioneve.

    Ai e quajti kryetarin e Partisë Demokratike si të keqen më të madhe të vendit dhe se bonusi i fundvitit do të ndodhte sërish edhe këtë dhjetor.
    “Përmende dikë që unë s’ia përmend emrin prej vitesh. Merrem me të vetëm në fushatë, se ndryshe as nuk e llogaris. Është një e keqe e madhe që nuk i është ndarë këtij vendi. Është një frymë, një kënetë e madhe ku ai është thjesht vetëm bufi i madh, po aty çfarë nuk ka.
     E mira është që e asaj që ne themi, njerëzit e kanë shumë të thjeshtë ta vërtetojnë. Kur ne themi do jepet bonusi, njerëzit e kanë shumë të thjeshtë ta vërtetojnë do jepet apo s’do jepet. Vjet thamë do jepet bonusi dhe bonusi u dha. Të njëjtin bonus do e merrni edhe në dhjetor. Tani që po e them është një fjalë, dhjetori vjen për pak javë, do e vërtetoni vetë. Më pas duhet ta vendosni vetë kë doni të dëgjoni e kë jo”, u shpreh Rama.

    Top Channel

  • “Nder që më jepet për ti shërbyer Shkodrës”, Holta Duda reagon pas emërimit nga qeveria si prefekte e Qarkut

    “Nder që më jepet për ti shërbyer Shkodrës”, Holta Duda reagon pas emërimit nga qeveria si prefekte e Qarkut

    Mirënjohje për besimin e dhënë nga Kryeministri Edi Rama dhe Qeveria e Shqipërisë për të më ngarkuar me detyrën e Prefektes së Qarkut Shkodër.
    Ky është një angazhim që vjen nga zemra për të qenë pranë njerëzve, për t’u përballur me sfidat e përditshme dhe për të kontribuar me përkushtim në zhvillimin e qytetit dhe qarkut tonë.
    E ndjej këtë detyrë si një përgjegjësi të madhe, por edhe si një nder që më jepet për ti shërbyer Shkodrës që dua dhe për të cilën besoj se meriton më të mirën.
    Do të punoj me vëmendje ndaj çdo komuniteti dhe me bashkëpunim të hapur me të gjitha institucionet për të bërë më të mirën për Prefekturën e Qarkut Shkodër.
    Për Shkodrën me zemër, gjithmonë. /Publikuar në Facebook nga Holta DUDA, sapoemëruar prefekte e Qarkut Shkodër/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “PS jepet me qira”! “PD del në shitje”/ Rama dhe Bardhi ‘luftë’ me foto ironizuese

    “PS jepet me qira”! “PD del në shitje”/ Rama dhe Bardhi ‘luftë’ me foto ironizuese

    Në një kohë kur PS ka nisur punën për organizimin e fushatës së zgjedhjeve në Tiranë, ka mjaftuar një postim në faqen zyrtare të kryeministrit Rama në facebook, për të ngacmuar selinë blu e cila këto ditë ka zhvilluar takime të ngjeshura për gjetjen e një figure konsensuale për betejën e kryeqytetit.
    Rama ka ironizuar Partinë Demokratike duke shpërndarë në rrjete një foto nga Dega 1 e Partisë Demokratike në kryeqytet, në xham shihet njoftimi “Shitet dyqani”.

    Nuk ka munguar reagimi nga PD, ku kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi i është përgjigjur me një postim të një fotoje të PS ku në xham ka të ngjitur mesazhin “jepet me qira” dhe posterin e Erion Veliajt, por dera e dyqanit është pas hekurave, duke dhënë edhe përshtypjen e Veliajt të burgosur.