Caitlyn Jenner po pinte verë dhe u dërgonte mesazhe anëtarëve të familjes së saj ndërsa bombat binin si shi pranë hotelit të saj në Tel Aviv.
Ndërsa Irani e goditi Izraelin me raketa balistike në një kundërsulm, ish-olimpianja u tha të dashurve të saj se po merr të gjitha masat paraprake për të qëndruar e sigurt.
Në një intervistë të dhënë për një televizion lokal Jenner tregoi se kishte folur me vajzën e saj mes kaosit.
“Fola me vajzën time Kylie i thashë mos u shqetëso, jam e sigurt dhe këtu do të kujdesen për mua”, tha ajo.
Jenner po ashtu ishte aktive edhe në rrjetet sociale për të informuar ndjekësit e saj mbi situatën.
Duke postuar një foto ku shiheshin shpërthime që ndriçonin qiellin e natës, ajo shkroi: “Lutuni për të gjithë ne. Do të fitojmë. Jam e lumtur që qëndroj me Izraelin sot, tani më shumë se kurrë.”
Ndërkohë një anëtari i familjes së saj tha për Daily Mail se Jenner kishte shërbim telefonik gjatë gjithë valës së parë të sulmit dhe e menaxhoi situatën me qetësi. Ajo madje pozoi për një foto duke mbajtur një gotë verë të kuqe me influencuesin Regev Gur.
Jenner ishte në Tel Aviv për të qenë kryesuese e paradës së krenarisë të së premtes dhe postoi foto të saj në disa nga vendet më ikonike të rajonit: Kibbutz Be’eri, vendi i Festivalit Nova dhe Muri Perëndimor i Jerusalemit.
Por natën para paradës, Izraeli kreu një sulm ushtarak kundër Iranit, duke synuar centralet bërthamore. Organizatorët e anuluan paradën për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë, por Jenner mbeti e bllokuar në vend ndërsa aeroportet u mbyllën.
Tag: jenner
-

‘Lutuni për ne’, e bllokuar në bunkerin izraelit, Caitlyn Jenner ndan bisedat me fëmijët gjatë sulmit iranian
-

Duket moshatare me vajzat e saj, zbulohet kirurgu plastik që bëri Kriss Jenner të duket 30 vite më e re
Kirurgjia kozmetike është një nga specialitetet më të kërkuara sot, pasi mediat sociale dhe bota moderne i kanë bërë njerëzit të përqendrohen më shumë se kurrë në bukurinë e tyre . Kjo, sigurisht, prek veçanërisht personazhet e famshëm , pasi ata janë ata që kanë më shumë burime për t’iu nënshtruar trajtimeve të ndryshme dhe ata që përpiqen vazhdimisht të kapen nga media.
Fytyra e fundit e njohur që i është nënshtruar një procesi “rinime” është Kris Jenner , nëna e Kim Kardashian, Kylie Jenner, Kourtney Kardashian, Khloe Kardashian, Kendall Jenner dhe Rob Kardashian. Shumë nga ndjekësit e saj e kanë duartrokitur këtë ndryshim rrënjësor, por shumë të tjerë e kanë kritikuar shumë këtë trend .
Në shikim të parë, biznesmenja 69-vjeçare duket si vajza e saj Kylie Jenner ; në fakt, shumica e fansave të saj e kanë ngatërruar. Në daljen e saj në Paris, në festën e beqarisë së Lauren Sánchez, Kriss mori gjithë vëmendjen.Në muajt e fundit, ylli i “Kardashians” , 69 vjeç, ka ndarë gjithnjë e më shumë foto të pamjes së saj të rifreskuar, të cilën shumë e kanë cilësuar si shumë të ngjashme me atë të vajzave të saj. Të gjithë sytë u fokusuan te fytyra e saj e tendosur. Menjëherë u bënë virale fotot nga nata në fjalë dhe nuk munguan komentet nga ndjekësit në rrjetet sociale.
E së fundmi është zbuluar mjeshtri i transformimitDr. Steven Levine, kirurgu i njohur i Upper East Side në Nju Jork, ka qenë “arkitekti” i këtij rezultati mahnitës. Me diplomë nga NYU Medical School dhe mes të preferuarve të emrave më të mëdhenj të Hollywood-it, Dr. Levine ka ndërtuar një reputacion të pathyeshëm falë qasjes së tij precize, ku “më pak është më shumë”. Ai realizon ndërhyrje estetike që ruajnë natyralitetin, duke forcuar linjat e fytyrës pa humbur ngjyrat e emocioneve që secili prej nesh reflekton.
Në klinikën e tij private, Dr. Levine ofron një gamë të plotë procedurash, nga lifting i fytyrës, mini apo i plotë, e deri te blefaroplastika (e njohur ndryshe si “eyelid lift” në gjuhën popullore), trajtime me fillers, peeling kimik dhe dermabrazioni për zbutje të linjave të imëta. Çdo paketë ndërhyrjesh përpunohet me detaje të hollësishme, duke filluar nga konsultimi fillestar e deri te kujdesi post-operativ, në mënyrë që çdo pacient të përfitojë rezultatet më të mira pa humbur thelbin e pamjes së vet.
Pasion për përkujdesje të vazhdueshme
Kris Jenner e sheh kujdesin estetik si një mënyrë jetese. Botox-i, masazhet e specializuara dhe trajtimet rinovuese kanë hyrë prej kohësh në rutinën e saj ditore. “Më pëlqen të ndihem e kuruar dhe e re çdo ditë”, ka thënë ajo, duke e kthyer kujdesin ndaj vetes në artin e të sfiduarit të kohës. Për Jenner, çdo seancë bukurie është një hap drejt përmirësimit të vazhdueshëm, jo vetëm për pamjen, por edhe për energjinë dhe vetëbesimin që refletohet në çdo kthesë të jetës.
Megjithatë, Dr. Levine dhe Kris Jenner na kanë dhënë provën se ndërhyrjet estetike janë një mjet për të theksuar bukurinë tonë, jo një standard që duhet të normalizojmë. Ato mbeten një zgjedhje personale, një mënyrë për t’u ndjerë më komod në lëkurën tonë. Por ajo çka na mbetet thelbësore, është vetëvlerësimi dhe dashuria për versionin tonë natyral; baza e çdo shndërrimi të vërtetë. Në fund të ditës, e bukura nuk përcaktohet vetëm nga rinia e dukshme, por nga ajo siguri dhe energji që vazhdon të rritet me çdo hap të përkujdesjes ndaj vetes.
/vizionplus.tv