Tag: javësh

  • Flakët në Lurë aktive prej 2 javësh! Avionët në Dukat vijonë ‘luftën’ me zjarret, banorët: Jemi në rrezik

    Flakët në Lurë aktive prej 2 javësh! Avionët në Dukat vijonë ‘luftën’ me zjarret, banorët: Jemi në rrezik

    Flakët në Parkun Kombëtar të Lurës

    VLORË-Situata me zjarret në vend mbetet problematike, teksa prej dy javësh flakët në Parkun Kombëtar të Lurës ende nuk janë nën kontroll. Zjarri po rrezikon banesat, teksa flakët kanë përshkuar mbi 300 hektarë pyje dhe kullota.
    Në operacion gjatë kësaj periudhe, kanë marrë pjesë 940 forca nga FA, zjarrfikësit e Dibrës, punonjësit e bashkisë Dibër, të zonave të mbrojtura dhe vullnetarë. Helikopteri i Forcave te Armatosura ka ndërhyrë tre here për të fikur zjarre në Lurë. Ndërkohë era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve të cilat kanë ndezur disa vatra në malin e Shkopetit. Ekipet zjarrfikëse vijojnë përballjen në terren me flakët ndërsa pritet që në orët në vijim të ndërhyhet edhe nga ajri. 
    Ndërkohë situata mbetet problematike edhe në fshatin e Dukatit. Banorët e Dukatit janë duke larguar bagëtinë nga stanet, pasi flakët e zjarrit po i afrohen dhe rrezikojnë bagëtitë. Zjarrëfikist dhe FA janë shpërndarë në terren.
    “Zjarri ka që në datën 5, ka pushuar dy tre ditë dhe është aktivizuar prapë, rrezikojmë bagëtitë, u rrezikua gjithë vendi, kur të bien shirat…, u rrezikua fshati, janë djegur të gjitha pemët”, tha njëri prej banorëve.
    Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për të shuar flakët, të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e gjashtë. Ndërkohë që ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë deri në orët e vona të mbrëmjes duke ndjekur situatën nga afër, pasi flakët e zjarrit rrezikonin parkun Kombëtar të Llogorasë./ZËRI

  • Zjarri në Lurë jashtë kontrollit prej më shumë se dy javësh, mbi 100 hektarë të djegura

    Zjarri në Lurë jashtë kontrollit prej më shumë se dy javësh, mbi 100 hektarë të djegura

    Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të përhapet prej më shumë se dy javësh, duke përfshirë mbi 100 hektarë pyje dhe sipërfaqe të mbrojtura.

    Flakët kanë dalë jashtë kontrollit në një zonë të thepisur dhe të pakalueshme, ku ndërhyrja tokësore është thuajse e pamundur për shkak të mungesës së rrugëve. Për çdo ditë janë angazhuar forcat zjarrfikëse me gjithë efektivin, 40 punonjës të Bashkisë Dibër, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe një togë ushtarësh.

    Për të ndalur përhapjen e zjarrit, është ndërhyrë disa herë edhe nga ajri me helikopterë, të cilët kanë arritur vetëm ta lokalizojnë pjesërisht dhe t’i presin rrugën për nga liqenet, por pa mundur ta shuajnë plotësisht.

    Ditën e sotme ka pasur një ndërhyrje nga një avion zjarrfikës italian dhe shpresohet që flakët të vihen përfundimisht nën kontroll në orët në vijim. Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë, ndërsa dëmet ndaj natyrës dhe biodiversitetit në park janë konsideruar të rënda.

  • U aksidentua me monopatinë, pas 3 javësh i mituri del nga spitali, ja si paraqitet gjendja e tij

    U aksidentua me monopatinë, pas 3 javësh i mituri del nga spitali, ja si paraqitet gjendja e tij

    Pas 3 javësh trajtim në spitalin e Traumës, i mituri që u aksidentua me monopatinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka lënë ambjentet e spitalit. Sipas burimeve për gazetaren e ABC News, Xhoana Çallaku, 11 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
    Ai dhe dy të mitur të tjerë u përplasën nga taksisti Ekerem Skureni. Sipas ekspertizës në vendngjarje ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.

  • Espanyol heq dorë nga Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares ka oferta të tjera. Vendoset brenda dy javësh

    Espanyol heq dorë nga Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares ka oferta të tjera. Vendoset brenda dy javësh

    Një sezon i fundit i mirë pas një viti të tërë makth te Espanyol, me një dëmtim serioz dhe një përvojë jo shumë emocionuese te Sassuolo. Marash Kumbulla është rikthyer te Roma dhe do të stërvitet nën drejtimin e Gian Piero Gasperini të dielën, por e ardhmja e tij mbetet paksa në pikëpyetje.
    Për momentin, ai po qëndron – Të jemi të qartë: askush nuk do ta largojë qendërmbrojtësin shqiptar, veçanërisht atë, pasi trajneri i ri i verdhekuqve ka shumë pak mbrojtës në dispozicion. Ky reaprt duhet të forcohet, padyshim, por ekziston edhe çështja se kush mund të ndihmojë ende: ky është pikërisht rasti i ish-lojtarit të Hellas Veronas, i cili u rikthye nga një periudhë huazimi te Espanyol.

    Në Katalonjë, Max e gjeti veten përsëri, duke filluar dhe duke luajtur një sezon të fortë, madje duke shënuar tre gola në 35 ndeshje. Bardheblutë spanjollë do të donin ta rikthenin atë, por në konferencën për shtyp të së enjtes, Drejtori Sportiv Garagarza ishte shumë i qartë: “Sot, rikthimi i tij duket si një opsion i papritur, dhe pastaj pas dy javësh, nuk e di.”
    Oferta – Drejtori sportiv shtoi më pas një detaj domethënës: “Ai është një mbrojtës që e duam, por ka pasur oferta dhe nuk jam optimist. Mund t’ju ​​siguroj se nuk kemi bërë asnjë gjë për të.” Roma ka pasur oferta për Kumbulla-n, sipas Garagarza-s. Në fakt, disa klube të La Ligas (dhe të tjera) kanë bërë hetime paraprake për futbollistin e Kombëtares shqiptare. Kërkesa për informacion, por asgjë më shumë për momentin. Prandaj, tani për tani, Marashi do të fillojë sezonin 2025-26 me Romën, pastaj do të shohim. Ndoshta gjithçka do të ndryshojë brenda dy javësh…
    ()

  • Rama nuk i lë socialistët të pushojnë, zbardhen porositë që u dha në mbledhjen urgjente: Brenda 2 javësh…

    Rama nuk i lë socialistët të pushojnë, zbardhen porositë që u dha në mbledhjen urgjente: Brenda 2 javësh…

    Pas takimit të zhvilluar ditën e djeshme në Vlorë, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste të gjithë kandidatët për deputetë, të listës të hapur dhe të mbyllur që në 11 maj garuan nën siglën e PS.
    Temë e diskutimit ka qenë evidentimit të problematikat me të cilat përballen qytetarët në qarkun e Tiranës.
    Kreu i PS Edi Rama ka theksuar se deputetët duhet të zbresin në terren për evidentimin e problematikave, si dhe janë ngritur disa grupe pune për fushat: Hapësirat publike, shërbimet, parkimi, lejet e ndërtimit.
    Kryesocialisti ka lënë porosi që kandidatët dhe deputetët do të kontaktojnë me qytetarët. Brenda 2 javësh do të krijohet një raport për t’i depozituar më pas në Bashki.
    Sipas Ramës ministrat të gatshëm për të ndihmuar dhe dhënë zgjidhje.

  • I zhdukur prej tre javësh, gjendet i pajetë 77-vjeçari në Pogradec

    I zhdukur prej tre javësh, gjendet i pajetë 77-vjeçari në Pogradec

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Pogradec, një 77-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur prej më shumë se tre javësh është gjetur i pajetë.
    Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin N. M., i cili ishte larguar nga banesa që më datë 6 qershor.
    Ishte bashkëshortja e tij ajo që kishte kallëzuar zhdukjen në polici.
    Trupi i të moshuarit është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në fshatin Piskupat. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe aktualisht po punon për të sqaruar rrethanat e vdekjes
    Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore dhe të hetimeve paraprake.

  • Mbyllet në tragjedi zhdukja e 77-vjeçarit/ Gjendet i pajetë pas më shumë se 3-javësh

    Mbyllet në tragjedi zhdukja e 77-vjeçarit/ Gjendet i pajetë pas më shumë se 3-javësh

    Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin N. M., i cili ishte larguar nga banesa që më datë 6 qershor. Ishte bashkëshortja e tij ajo që kishte kallëzuar zhdukjen në polici, duke alarmuar për mungesën e tij.
    Ngjarja e rëndë është regjistruar sot në Pogradec, ku është gjetur i pajetë një 77-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur prej më shumë se tre javësh. Trupi i të moshuarit është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në fshatin Piskupat.
    Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe aktualisht po punon për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ndarjes nga jeta të 77-vjeçarit, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore dhe të hetimeve paraprake.

  • Trump i ashpër ndaj Putinit: Nëse kuptoj se po tallesh me ne, do reagoj ndryshe!

    Trump i ashpër ndaj Putinit: Nëse kuptoj se po tallesh me ne, do reagoj ndryshe!

    Presidenti i SHBA Donald Trump është treguar i ashpër ndaj Punitit. Ai ka deklaruar se “brenda dy javësh do ta dimë nëse Putini po tallet me ne apo jo”.
    Trump u zotua për ndryshim kursi nëse kupton që presidenti rus Vladimir Putin nuk e merr seriozisht marrëveshjen për paqe në Ukrainë.
    Ai u shpreh i zhgënjyer nga sulmet e Moskës. Trump nuk specifikoi se çfarë masash do të merrte për të ndëshkuar Rusinë, por theksoi se se gjuha e tij e re e ashpër ndaj Moskës do të flasë vetë.
    Trump shprehu shqetësimin se sanksionet e reja të mundshme ndaj Rusisë mund të rrezikonin një marrëveshje. Presidenti i SHBA tha se ende beson që Rusia “duket se dëshiron të bëjë diçka lidhur me paqen”, por shfaqi pasiguri për që vendi ka për t’i dhënë fund luftës.
    “Nëse mendoj se jam afër një marrëveshjeje, nuk dua ta prish atë. Dhe më besoni, unë jam shumë më i ashpër se njerëzit për të cilët po flisni. Nuk mund t’ju ​​them, por do t’ju ​​njoftoj pas rreth dy javësh. Do ta zbulojmë nëse po na shfrytëzon apo jo, dhe nëse po, do të reagojmë pak më ndryshe”, u tha Trump gazetarëve në Uashington.

  • Elbasan/ 15-vjeçari i humbur prej 3 javësh, e ëma denoncon zhdukjen në polici

    Elbasan/ 15-vjeçari i humbur prej 3 javësh, e ëma denoncon zhdukjen në polici

    Një 15-vjeçar në Elbasan është zhdukur që prej 3 javësh.
    Sipas uniformave blu bëhet me dije se e ëma e adoleshentit denoncoi ditën e djeshme në polici zhdukjen e të birit.
    Policia njofton se i mituri është larguar nga banesa më datë 16.04.2025 dhe që prej asaj dite nuk është kthyer më në banesë.
    “Më datë 06.05.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se më datë 16.04.2025, është larguar nga banesa, djali i saj 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • I zhdukur prej 3 javësh, babai në Librazhd denoncon të humbur djalin 29-vjeçar

    I zhdukur prej 3 javësh, babai në Librazhd denoncon të humbur djalin 29-vjeçar

    Një i moshuar nga fshati Stërblevë, i Librazhdit ka denoncuar të zhdukur djalin e tij në policinë lokale.

    Bëhet me dije nga forcat e rendit se 29-vjeçari rezulton i zhdukur prej mëse tre javësh, por mbetet e paqartë arsyeja pse denoncimi nga i ati është bërë vetëm ditën e djeshme.

    “Më datë 09.04.2025, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Librazhd, shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në fshatin Stërblevë, se më datë 20.03.2025, është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi M. Gj., 29 vjeç. Po punohet për gjetjen e 29-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore