Tag: javën

  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenjat që do t’u hapet fati! Po vijnë paratë

    Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenjat që do t’u hapet fati! Po vijnë paratë

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
    Koha për të “mbjellë” është tani. Nga sot duhet një organizim i mirë në agjendën e të gjithëve. E nisim javën me një hyrje të fortë të Marsit me Saturnin. Me këmbëngulje dhe organizim është shumë produktiv.
    Vendosni në agjendë çfarë duhet mbyllur me patjetër në 2025. Shfrytëzojeni këtë javë me laps e letër për diskutime e takime.

    Marsi do bashkëveprojë me Saturnin dhe Mërkurin. Prandaj, kujdes komunikimin me eprorët dhe me baballarët, pasi mund të bëhemi të rëndë dhe pa edukatë.
    DashiE nis javën minimalisht me më shumë se dy impenjime për zgjidhje. Me qetësi dhe me organizim shumë të mirë ka mundësi që me diskutime të mbyllin çështje goxha serioze të mbartura prej kohësh. Me Venusin te Shigjetarët duket sikur ka kaluar në plan të dytë pjesa emocionale, por kjo vjen si pasojë e sigurisë.
    DemiTendenca e javës është që të jenë në territorin e vet dhe të analizojnë çfarë nuk ka shkuar mirë kohët e fundit. Por kjo gjendje nuk i përshtatet këtij momenti. Vendosni në agjendë projeksione dhe diskutime të rëndësishme. Mos i lini gjërat në dorë të fatit.
    BinjakëtMe Marsin përballë dhe një Saturn jo shumë komod, kanë një tendencë të nisin javën me seleksionim të njerëzve në ambientet e punës. Me kë duhet ndarë informacioni dhe kë mund të quajnë miq. Kjo mund t’i mërzisë pak. Por herë pas here na jepet mundësia të seleksionojmë raportet njerëzore. Me Marsin përballë, nuk do mungojnë diskutimet në lëvizje profesionale, që për momentin mund të shkaktojnë stres, por është për mirë.
    GaforrjaNgarkesa dhe vrap në lidhje me punën. Hyrjet planetare shtojnë peshën e detyrimeve të Gaforres, por janë produktive dhe në fund do bëjë që të ndiheni krenar.
    LuaniNisin me Hënën te vetja. Nuk mungojnë idetë, humori festiv, pjesa sociale. Kanë oreksin për t’i dhënë ngjyrat që duhet ambientit familjar edhe në punë. Për çështjet e mbartura duhet ende durim.
    VirgjëreshaDuhet të vendosin në agjendën e tyre hapësirë për detyrime familjare. Agjenda personale është e ngarkuar, por duhet t’i shtohen edhe disa gjëra në lidhje me shtëpinë. Kjo javë mund të nxjerrë tematika çështjesh pronësie, dokumentash apo trashëgimish. Gjithsesi, diskutimi do marrë kohë.
    PeshorjaDo jenë të favorizuar këtë javë. Saturni, Marsi dhe Mërkuri i ndihmon të ndihen në qendër të vëmendjes. Këshilla është që mendimet dhe idetë personale të jenë selektiv me kë do i ndajnë dhe ku do i ndajnë. Kjo për arsye që mos t’i jepet dikujt mundësia për t’i komentuar.
    AkrepiImpenjime goxha serioze dhe aktive. Më shumë plane dhe hapa konkretë këtë javë. Shihni me kujdes nëse keni harruar detyrime që kanë kaluar afatin në palë të treta, banka apo dokumenta që mund t’ju trazojnë humorin. Mund të jetë një detyrim serioz që mund të trondisë ekonominë.
    ShigjetariMarsin e kanë te vetja. Kujdes në lëvizjet dhe veprimet tuaj, të lindurit në 10 ditëshin e fundit të shenjës. Të tjerët kanë Venusin dhe Diellin, kështu që mund të bëjnë plane shumë të bukura për lëvizje dhe mund të kenë një agjendë për një lajm të rëndësishëm që lidhet me agjendën. Kujdes me fjalën; nëse i thoni shkurt dhe rëndë, mund t’ju mbyllen shumë dyer.
    BricjapiLuhatja e humorit që vjen nga emocionet e mbartura del në sipërfaqe këtë javë. Reagoni si gjithmonë, kontrolloni emocionet dhe mos prishni humorin e momentit dhe agjendën. Detyrimet në punë që duhet të zgjidhen përfundimisht nuk do mungojnë.
    UjoriFavorizoheni këtë javë. Do ishte mirë të vendosni në agjendë cilat hallka duhen zgjidhur dhe kërkojnë përmirësim, sidomos ata që duan rritje në karrierë. Që sot planifikoni takimet. Pjesa e zgjerimit ekonomik mbetet nga detyrimet e tyre për shkak të projekteve që i kanë bërë vetes 2-3 vite më parë.
    PeshqitSaturnin e kanë te vetja. Të lindurit në 10 ditëshin e fundit të shenjës duhet të kenë kujdes me fizikun. Një pjesë e mirë e Peshqve mund ta gjejnë veten duke shpenzuar më shumë se sa i mban xhepi. Kjo mund të shkaktojë tronditje në lidhje me ekonominë. Peshqit e zotërojnë këtë Mërkur dhe mund të diskutojnë çfarë duan dhe në formën e duhur. Do shpërblehen nga produkti final i javës.
    /vizionplus.tv

  • VIDEO- Protesta e opozitës në javën e 3-të, vetëm militantët nuk e braktisin Berishën

    VIDEO- Protesta e opozitës në javën e 3-të, vetëm militantët nuk e braktisin Berishën

    Edhe në javën e 3-të të, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë mbledhur vetëm militantët demokratë për të marrë pjesën në protestën e çdo jave të thirrur nga Partia Demokratike. 
    Numri i pjesëmarrësve bijon të jetë i ulët nga java në javë ndërsa në foltoren e vendosur përpara kryeministrisë fjalën e marrin deputetë dhe anëtarë të PD-së. 

  • Kushtetuesja shtyn për javën tjetër çështjen e pezullimit të Ballukut

    Kushtetuesja shtyn për javën tjetër çështjen e pezullimit të Ballukut

    Kolegji Penal pritet të mblidhet javën e ardhshme, në lidhje me kërkesën e Kryeministrisë sa i përket çështjes “Balluku”.
    Kolegji do vendosë më 2 dhjetor, nëse kërkesa e qeverisë kalon ose jo për shqyrtim. Mësohet se relator është Sandër Beci, ndërsa në Kolegj në vend të Holta Zaçaj do të jetë Marsida Xhaferllari.
    Gjashtë ditë më parë Këshilli i Ministrave i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar vendimin e GJKKO, e cila pezulloi nga detyra Belinda Ballukun nga të dyja postet, si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Në shkresë argumentohet se lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së, ‘do të sillte pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakuum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e përgjegjësive dhe të kompetencave që Kushtetuta e legjislacioni në fuqi i njeh ekskluzivisht pushtetit ekzekutiv.’

  • VIDEO/ Fund lufte në Ukrainë? Zelensky lë të kuptohet se do të ketë një takim të nivelit të lartë javën e ardhshme

    VIDEO/ Fund lufte në Ukrainë? Zelensky lë të kuptohet se do të ketë një takim të nivelit të lartë javën e ardhshme

    Presidenti Volodymyr Zelensky ka lënë të kuptohet se do të mbahet një takim i nivelit të lartë javën e ardhshme, për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    “Javën tjetër, do të zhvillohen negociata të rëndësishme, jo vetëm për delegacionin tonë, por edhe për mua, dhe ne po përgatisim terren të fortë për këto negociata”, tha Zelensky të enjten në video-mesazhin e tij në mbrëmje nga Kievi.

    Ai nuk dha asnjë detaj. Megjithatë, pas negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës mbi një plan paqeje, është e mundur që Zelensky të takohet përsëri me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

    Të dyja palët kohët e fundit sinjalizuan se ndajnë kryesisht të njëjtin qëndrim. Ato thanë se kishte vetëm dallime të vogla, megjithëse është e mundur që kjo në fakt t’i referohet çështjes qendrore se si të merren me territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.

    Presidenti rus Vladimir Putin ka përsëritur se nuk do të ketë marrëveshje nëse ushtria ukrainase nuk liron pozicionet e saj të fundit në rajonet Donetsk dhe Luhansk të Donbasit.

    Ukraina deri më tani e ka refuzuar ta bëjë këtë dhe nuk dëshiron të heqë dorë ligjërisht nga territori i pushtuar.

    “Lufta ruse vazhdon, dhe të gjithë dëgjojmë se Rusia po injoron përpjekjet e fuqive të mëdha të botës për t’i dhënë fund luftës me një paqe të qëndrueshme”, pohoi Zelensky.

    ‘Por nëse do të ketë paqe nuk varet nga kërcënimet e Rusisë, jo nga ultimatumet që dëgjohen atje, por nga kushtet që bota do të ofrojë në mënyrë që ky agresion të mos vazhdojë. Dhe nga ajo që ne vetë do të bëjmë për të mbrojtur shtetin tonë, popullin tonë, të drejtat tona kombëtare ukrainase’, shtoi presidenti ukrainas.

    ‘Prandaj, të gjithë e kuptojnë se çfarë duhet bërë për t’u mbrojtur, dhe është mbrojtja e pozicioneve ukrainase që është detyra kryesore për ne dhe të gjithë partnerët tanë. Sa më të fortë të jemi në mbrojtje në front, aq më shumë do të jemi në gjendje të arrijmë në diplomaci dhe aq më aktivisht bota do të na ndihmojë të ushtrojmë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës së saj’, shprehet presidenti ukrainas në video-mesazhin./ DPA News.

  • Qeveria çoi në Kushtetuese pezullimin e Ballukut, kolegji e shtyn për javën tjetër

    Qeveria çoi në Kushtetuese pezullimin e Ballukut, kolegji e shtyn për javën tjetër

    Gjykata Kushtetuese nuk do të këtë sot një vendim për Belinda Ballukun, në lidhje me kërkesën e bërë nga qeveria, për të shfuqizuar vendimin e GJKKO që e pezulloi atë nga detyra.
    Mësohet se Kolegji i Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet javën e ardhshme për të shqyrtuar kërkesën e qeverisë.
    Ende nuk është caktuar një datë konkrete se kur do të mblidhet Kolegji, ku do të shihet nëse kërkesa e qeverisë kalon ose jo për shqyrtim.
    Mësohet se relator është Sandër Beci, ndërsa në Kolegj në vend të Holta Zaçaj do të jetë Marsida Xhaferllari.

  • Qeveria çoi në Kushtetuese pezullimin e Ballukut/ Kolegji shtyn mbledhjen për javën tjetër

    Qeveria çoi në Kushtetuese pezullimin e Ballukut/ Kolegji shtyn mbledhjen për javën tjetër

    Kolegji i përbërë nga Sandër Beci, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, ka shtyrë për javën tjetër mbledhjen për të shqyrtuar kërkesëpadinë e bërë nga qeveria përsa i përket kërkesë padisë së bërë nga qeveria për çështjen Balluku.
    Gazetarja Anila Hoxha raporton se mbledhja pritet të bëhet javën tjetër.
    Lajmi në përditësim…

  • Trump optimist për planin e paqes, javën tjetër i dërguari i presidentit amerikan do të takohet me Putin 

    Trump optimist për planin e paqes, javën tjetër i dërguari i presidentit amerikan do të takohet me Putin 

    Presidenti amerikan Donald Trump ka folur në lidhje me planin e hartuar nga SHBA-ja për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
    “E gjitha kjo ishte një hartë udhëzuese. Nuk ishte një plan. Ishte një ide. Ata morën secilën nga 28 pikat dhe pastaj dolën me 22 pika… Ne zgjidhëm shumë prej tyre, dhe në një mënyrë shumë të favorshme. Do të shohim se çfarë do ndodhë”, tha Trump. 
    Trump konfirmoi se i dërguari i tij, Steve Witkoff, do të udhëtojë për në Moskë javën e ardhshme për t’u takuar me Vladimir Putin.

    “Ata po flasin me Rusinë tani. Steve Witkoff po shkon, ndoshta me Jared Kushner. Nuk jam i sigurt nëse Jared do të shkojë., por ai është I përfshirë në proces. Është djalë i zgjuar. Dhe ata do të takohen  me presidentin  Putin, besoj javën tjetër në Moskë”, u shpreh Trump. 
    Kreu i Shtëpisë së Bardhë i konsideron lëshime të mëdha nga Rusia, ndalimin e  ofensivave dhe mos pushtimin e territoreve të reja. Kur iu kërkua një afat kohor për paqen, Trump u përgjigj:
    “Afati është kur të mbarojë. Të gjithë janë lodhur duke luftuar”. 
    Megjithatë, Trump pranoi se dinamika e negociatave mbetet e ngadaltë, ndërsa theksoi se  është një proces i ndërlikuar. Ai vuri në dukje se Europa po ndihmon për t’i dhënë fund konfliktit.
    Gjatë bisedimeve në Gjenevë, drafti u reduktua  me zyrtarët ukrainas që vunë në pah se disa nga çështjet më të ndjeshme, përfshirë garancitë e sigurisë për Kievin  vazhdojnë të mbesin në tavolinë të bisedimeve./vizionplus.tv

  • Kur do pushojë shiu? Meteorologia bën parashikimin për javën që vjen: Nesër reshje në të gjitha qarqet

    Kur do pushojë shiu? Meteorologia bën parashikimin për javën që vjen: Nesër reshje në të gjitha qarqet

    Reshjet e rëna gjatë ditëve të fundit kanë krijuar një situatë problematike në disa qarqe në vend, ku janë çarë argjinatura, janë përmbytur banesa dhe janë evakuar banorë.
    Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në një studio televizive tha se reshjet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme në të gjitha qarqet, ndërsa intensive do të jenë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.
    Gjoni nënvizoi se në këto qarqe mund të ketë edhe shtim të nivelit të ujit në lumenjë.
    ‘Reshjet do të jenë intensive në Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës dhe mund të shfaqen problematika sa i takon shtimit të nivelit të lumenjëve që kalojnë në këto zona. Nesër do të ketë reshje mesatare të shiut në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan dhe do të jenë në formën e shtrëngatave, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve do të jenë mesatare’, tha Gjoni.
    Gjoni bëri me dije edhe se cilët janë lumenjtë ku prurjet janë në pikë kritike.
    ‘Problematika sa i takon rritjes së prurjeve në lumenjë janë në lumin Shkumbin, Seman, Mat dhe Vjosë, situata mbetet kritike në këto lumenjë, pasi do të ketë rritje për shkak të vazhdimit të reshjeve në këto zona’, tha ajo.
    Teksa tha se reshjet do të vijojnë edhe gjatë fundjavës, Gjoni informoi se më pas do të ketë një ndërprerje për të rinisuar nisin javën tjetër, por me një intensitet më të ulët.
    ‘Reshjet do të vijojnë deri në datën 23 pastaj do të ketë ndërprerje dhe më pas do të nisin javën tjetër por jo me këtë intensitet që kanë qenë këto ditë’, tha Gjoni.

  • Kryeqyteti nuk fal, Partizani dominon në 5 takimet e fundit me Vllazninë

    Kryeqyteti nuk fal, Partizani dominon në 5 takimet e fundit me Vllazninë

    Një transfertë e vështirë e pret Vllazninë në javën e 12-të të Superiores, me shkodranët që do të vizitojnë Partizanin në Tiranë. Dhe pavarësisht formës jo pozitive që po kalojnë të kuqtë këtë edicion, ata sërish ngelin një kundërshtar i fortë dhe që imponon respekt.
    Kjo edhe për vetë historikun e përballjes mes dy skuadrave, që shpesh në përballjet e tyre kanë dhuruar ndeshje që kanë ngelur në memorien e shumë kujt dhe që kanë shënjuar edhe kampionatin shqiptar. Po ashtu edhe kësaj radhe nuk pritet të jetë aspak e lehtë për djemtë e Martinit, me këtë të fundit që i ka dhënë një vlerësim maksimal këtij dueli. Pasi edhe statistikat e 5 ndeshjeve të fundit në kryeqytet tregojnë për një avantazh të Partizanit në takimet direkte me Vllazninë.

    Kështu 17 herë kampionët e vendit tonë kanë marrë 3 fitore si pritës në 5 ndeshjet e fundit ndaj shkodranëve. Kjo me fitoren 2- 0 të sezonit të shkuar, 2024- 25, e po ashtu me dy sukseset 4-1 në edicionin 2023- 24 dhe 2-1 në atë 2022-23. Teksa një sfidë në kryeqytet është mbyllur me rezultatin 0-0 dhe kjo vlen për javën e 30-të të sezonit 2023-24.
    Fitorja e vetme e Vllaznisë në 5 vizitat e fundit në kryeqytet shënohet në sezonin e shkuar, ku në javën e parë të edicionit kuqeblutë fitonin 0-1 në Tiranë përballë Partizanit. Duke iu falur një goli të shënuar nga Rejan Alivoda në minutën e 31-të të takimit. Ky mbetet edhe suksesi i vetëm në vizitat e fundit në kryeqytet ndaj Partizanit, kundërshtar ndaj të cilit Vllaznia do të kërkojë të përmirësojë statistikat këtë të diel në përballjen e javës së 12-të të Superiores.

  • Trump paralajmëron padi ndaj BBC-së, nisur qe nga viti 2021

    Trump paralajmëron padi ndaj BBC-së, nisur qe nga viti 2021

    Bota E Shtunë, 15 Nëntor 2025 21:18
    Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se do ta padisë BBC-në javën e ardhshme, pas një versioni të redaktuar të fjalimit të tij të vitit 2021, të transmetuar nga programi “Panorama”. BBC kërkoi falje për gabimin, por refuzoi të ofronte kompensim financiar.
    Duke folur me gazetarët në bord të Air Force One, Trump deklaroi: “Ne do t’i padisim ata mes një dhe pesë miliardë dollarë, ndoshta javën e ardhshme.”

    Avokatët e tij kishin dhënë një afat BBC-së deri të premten në orën 22:00 GMT për t’u përgjigjur, ndërsa kërcënuan me padi njëmiliardëshe nëse nuk publikohej një tërheqje dhe kërkim falje.

    Trump akuzoi BBC-në për mashtrim ndaj publikut, duke bërë të dukej sikur ai po nxitonte në mënyrë të qartë njerëzit të sulmonin Capitol-in, më 6 janar 2021. Ai tha gjithashtu në një intervistë për “GB News”: “Nuk po kërkoj të bëj padi, por mendoj se kam detyrimin ta bëj. Nëse nuk e bëj, nuk e ndalon që të ndodhë përsëri me njerëz të tjerë.”

    Skandali i “Panorama” çoi në dorëheqjen e dy drejtuesve të lartë të BBC-së, përfshirë drejtorin e përgjithshëm Tim Davie dhe shefen e lajmeve Deborah Turness.