Jasir Asani është rikthyer te goli me Gwangju. Futbollisti shqiptar ka shënuar në barazimin 1-1 në transfertë ndaj Daegut. Një gol nga 11 metrat nga ana e Asanit, që nuk i la asnjë shans të vetëm portierit për reagim.
Menjëherë në festimin e golit, Asani kishte dhe një mesazh për të dhënë. Jasiri improvizoi një telefonatë, që i drejtohej dikujt, ndërsa me këtë gol të shënuar rikthehet në Shqipëri për t’u përgatitur për Serbinë në gjendje më të mirë psikologjike dhe i çliruar nga mungesa e golit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Tag: jasir
-

VIDEO/ Jasir Asani shënon para ndeshjes me Serbinë, ka edhe një telefonatë në festim
-

Në studio thonë se Jasir Asani nuk është thirrur kundër Serbisë, Ilir Alliu: Vetëm po të jetë “i paralizuar”…
Në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës”, në studio është hedhur lajmi se Jasir Asani nuk do të jetë pjesë e listës së Shqipërisë për ndeshjen me Serbinë. Gazetarja Mirela Haxhiaj tregojë se Asani nuk do të jetë pjesë e kësaj liste, ndërsa Ilir Alliu, ish-futbollisti i Kombëtares, nuk mund ta besonte një variant të tillë.
“Nëse nuk vjen Asani, atëherë nuk shkon as Silvinjo në ndeshje. Nuk është profesionale që të ndodh dicka e tillë, nuk ka shans profesionalisht të ndodh dicka e tillë, që Silvinjo të heq dorë nga Asani. Të flasim pa shaka tani, nuk bëhet gallatë me Kombëtaren, nëse Asani ngel jashtë, ose do të jetë i paralizuar ose unë nuk e di. Është lojtar produktiv”, tha Alliu. /Sport Ekspres/ -

Ylli i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani i jep fund lidhjes me të dashurën e tij!
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, thuhet se i ka dhënë fund lidhjes së tij të dashurisë. Po qarkullojnë thashetheme se ylli i futbollit është ndarë nga partnerja e tij nga Tirana, Giota. Ata kanë hequr të gjitha fotografitë e përbashkëta nga Instagram dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. Ndërkaq, në qershor të vitit 2024 ata treguan se si nisi e gjithë historia e tyre e dashurisë.
“Dikur kam pasur një Instagram publik dhe Jasiri më ndiqte aty. Nuk e dija deri sa një ditë ai vendosi të më shkruajë dhe pse dëshira ime nuk ishte për t’iu përgjigjur. Mirëpo, ai nuk hoqi dorë dhe pse unë mendoja shpesh mos t’i ktheja më përgjigje. E njihja kur ka luajtur me ekipin e Partizanit dhe unë shkoja shikoja ndeshjet sepse kam qenë tifoze me Tiranën. Lidhja me një futbollist është po aq e bukur por, dhe pak e vështirë në të njëjtën kohë”,kishte thënë mes tjerash bukuroshja. -

Shqipëri-Serbi luhet në 25 prill! Koreanët thumbojnë serbët në shqip me Jasir Asanin: Do t’iu pushtoj shqiponja
Shqipëri-Serbi, derbi i madh i Ballkanit do të luhet në datën 7 qershor. Ka ende edhe pak kohë për të mbërritur deri në këtë takim, por një përballje e parë Shqipëri-Serbi do të vijë më afër, pas vetëm pesë ditësh. Më saktësisht kjo ndeshje do të jetë Al Hilal-Gëangju, e vlefshme për çerekfinalen e Champions League të Azisë dhe gjithçka do të vendoset brenda 90 minutash, pa ndeshje kthimi.
Por përse kjo ndeshje shihet si një përballje e parë Shqipëri-Serbi? Te Al Hilal ndodhen dy lojtarë të Serbisë, që për shumëkënd quhen edhe më të mirët e saj, Mitrovic dhe Milinkovic Savic, të dy pjesë titullarë dhe e rëndësishme e Al Hilal. Nga ana tjetër gjendet Jasir Asani, lojtari i Shqipërisë, i cili mban kreun në Champions League e Azisë me golat e shënuar.
Mitrovic dhe Milinkovic Savic kanë pasur përplasje të shumta me trajnerin e Serbisë dhe në shumë ndeshje nuk kanë zgjedhur që të vijnë në Kombëtaren e Serbisë. Por duke parë se ndeshja e qershorit është kundër Shqipërisë, me shumë gjasa, serbët do të bashkohen dhe këta dy lojtarë do të rikthehen me Kombëtaren vetëm për hir të Shqipërisë.
Deri atëherë ka ende kohë, por Jasir Asani mund të marrë fitoren e parë kundër serbëve, përpara atij takimi të 7 qershor. Sot lojtari ynë së bashku me ekipin e Gëangju është nisur për në në Jeddah, atje ku do të zhvillohet edhe ndeshja. Futbollisti shqiptar ka pasur një surprizë të bukur nga tifozët koreanë në aeroportin e Incheonit. Shumë prej tyre kanë shkuar për të përkrahur Asanin si lojtari me më shumë gola në këtë kompeticion dhe kanë kërkuar një autograf prej tij.
Ndërkohë surpriza më e bukur ishte një pankartë e bërë në gjuhën shqipe nga disa tifozë koreanë. E dëgjuat mirë, koreanët kanë mësuar të flasin dhe shkruajnë shqip dhe kjo vetëm në saj të Jasir Asanit. Ata kanë bërë një pankartë duke ngacmuar pak edhe serbët e Al Hilalit, teksa në të shkruhej: “Jasir Asani. Le të dihet se shqiponja e zezë e Shqipërisë ka ardhur për të pushtuar këtë vend”. Një surprizë e bukur që ka sjellë buzëqeshje edhe te Jasir Asani, i cili ka një mbështetje të madhe edhe nga tifozët koreanë, ndërsa sigurisht Milinkovic Savic dhe Mitrovic do t’i japin një motiv shtesë, pa harruar emra të tjerë të frikshëm që ka Al Hilali si Kulibali apo Cancelo. /Sport Ekspres/? -

VIDEO/ Tifozët e Gwangju e takojnë jashtë stadiumit dhe i ulen në gjunjë Jasir Asanit, një tifoz i pastron të majtën
Gwangju e ka nisur këtë sezon të ri në Kore dhe rezultatet janë pozitive për këtë skuadër. Jasir Asani i ka nisur gjithmonë ndeshjet si titullar, por padyshim arritja më e madhe e kësaj skuadre dhe kryesisht e futbollistit shqiptar është Champions League e Azisë. Atje Asani ka shënuar 9 gola duke mbajtur kreun e listës së golashënuesve, ndërsa pas tij vijnë emra të njohur si Mahrez apo Cristiano Ronaldo.
Në fazën me eliminim direkt, Gwangju do të përballet me ekipin që lufton për titull në Arabinë Saudite, Al Hilal, atje ku luan Kulibali, Milinkovic Savic dhe Mitrovic. Ndërkohë në saj të golave fantastikë që Jasir Asani ka shënuar në Champions League, është kthyer në një idhull për tifozët e Gëangju.
Në një video të fundit, shihet se disa tifozë të Gëangju e kanë takuar Jasir Asanin jashtë stadiumit. Ata kanë kërkuar një fotografi nga sulmuesi shqiptar, por nuk janë ndalur vetëm me kaq. Tre prej tyre janë ulur në gjunjë futbollistit tonë, duke iu përulur për emocionet që i ka dhënë dhe golat e bukur që ka bërë nga distanca.
Madje një tifoz është ulur sërish në tokë duke fshirë të majtën e Jasir Asanit për të krijuar një moment që shkaktoi pak ilaritet, pasi është pikërisht e majta e këtij lojtari që i ka ndihmuar jo pak në këtë sezon.?Më pas ishin dy fëmijë të vegjël që duke parë autografet që po kërkonin të tjerë nga lojtari i Gëangju, i janë afruar lojtarit shqiptar për të pasur edhe ata një moment të bukur dhe një kujtim me të. Një sjellje profesionale edhe nga ana e lojtarit shqiptar që nuk ka lënë askënd të pakënaqur dhe i ka plotësuar dëshirat cdo tifozi që ishte i pranishëm aty për të kërkuar një autograf prej tij. /Sport Ekspres/ -

Ekskluzive/ “Nuk jam mosmirënjohës”! Nuk pranoi stolin? Jasir Asani flet për herë të parë: Edhe në tribunë shkoj për Shqipërinë, nga Silvinjo jam këtu
Jasir Asani dhe Nedim Bajrami u kthyen në një temë diskutimi në kohët e fundit. Në Telesport u raportua se të dy futbollistët nuk e kanë pranuar aspak mirë stolin dhe kanë ngritur zërin kundër Silvinjos. Mbi këtë çështje ka pasur edhe një reagim nga ana e Jasir Asanit në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube. Asani ka dhënë versionin e tij duke u shprehur se ka qenë gjithmonë aty për Shqipërinë dhe se pranon edhe tribunën pasi për të fanella e Kombëtares, është shumë peshë e rëndë. Gjithashtu Asani thekson se nuk mund të ngrejë zërin as kundër Silvinjos pasi nuk është mosmirënjohës dhe e di se prej këtij trajneri tani është pjesë e Kombëtares. (Emisionin e plot në Koha Shtesë e ndiqni më poshtë)?“I kam dëgjuar këto zëra, unë udhëtoj tre ditë dhe jap shpirtin për fanellën kuqezi dhe të mos dalë në stërvitje, është e pamundur. E shkatërroj jetën time ashtu dhe cdo gjë që kam arritur në futboll. Unë kam qenë i lënduar ndaj Ukrainës dhe i kam thënë Silvinjos: “Dua të luaj, e rrezikoj karrierën time për këtë bluzë”. Unë nuk e bëj kurrë këtë, unë nuk jam mosmirënjohës, kam respekt për atë që ma ka dhënë një dorë. Silvinjo ishte njeriu që më solli te Shqipëria dhe të mos vinte Silvinjo te Shqipëria, unë nuk do të shkoja kurrë në asnjë Kombëtare, do të prisja që një ditë të më vinte ftesa e Shqipërisë ose të mbyllja karrierën. Cdo ditë vijnë mediat në stërvitje dhe unë kam qenë gjithmonë aty. Unë e pranoj edhe stolin dhe tribunën dhe nëse nuk më thërret hic trajneri, unë e dua shumë Shqipërinë”, tha Asani. /Sport Ekspres/
-

“Më mori nga Korea dhe më futi titullar te Shqipëria”! Jasir Asani tregon çfarë bisedoi me Silvinjon pasi e la në stol me Andorrën: Folëm si vëllezër
Jasir Asani dhe Nedim Bajrami u kthyen në një temë diskutimi në kohët e fundit. Në Telesport u raportua se të dy futbollistët nuk e kanë pranuar aspak mirë stolin dhe kanë ngritur zërin kundër Silvinjos. Mbi këtë çështje ka pasur edhe një reagim nga ana e Jasir Asanit në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube. Asani ka dhënë versionin e tij duke u shprehur se ka qenë gjithmonë aty për Shqipërinë dhe se pranon edhe tribunën pasi për të fanella e Kombëtares, është shumë peshë e rëndë. Gjithashtu Asani thekson se nuk mund të ngrejë zërin as kundër Silvinjos pasi nuk është mosmirënjohës dhe e di se prej këtij trajneri tani është pjesë e Kombëtares. (Linkun e plot të emisionit e gjeni më poshtë)?“I kam dëgjuar këto zëra, unë udhëtoj tre ditë dhe jap shpirtin për fanellën kuqezi dhe të mos dalë në stërvitje, është e pamundur. E shkatërroj jetën time ashtu dhe cdo gjë që kam arritur në futboll. Unë kam qenë i lënduar ndaj Ukrainës dhe i kam thënë Silvinjos: “Dua të luaj, e rrezikoj karrierën time për këtë bluzë”. Unë nuk e bëj kurrë këtë, unë nuk jam mosmirënjohës, kam respekt për atë që ma ka dhënë një dorë. Silvinjo ishte njeriu që më solli te Shqipëria dhe të mos vinte Silvinjo te Shqipëria, unë nuk do të shkoja kurrë në asnjë Kombëtare, do të prisja që një ditë të më vinte ftesa e Shqipërisë ose të mbyllja karrierën. Cdo ditë vijnë mediat në stërvitje dhe unë kam qenë gjithmonë aty. Unë e pranoj edhe stolin dhe tribunën dhe nëse nuk më thërret hic trajneri, unë e dua shumë Shqipërinë.
Raporte më të mira se me Silvinjon, nuk kam pasur me asnjë trajner në këtë botë. Jemi si shok, si vëllezër, për cdo problem që kam pasur edhe te Gëangju vjet, kam folur cdo ditë me stafin e Kombëtares, me doktorët. I kam treguar cdo gjë, edhe problemin më të vogël. Nuk kam qejf që nesër të dal unë keq, pra të jem i dëmtuar dhe të them jam mirë, se futem në ndeshje dhe nuk vrapoj dot, është gjynah pasi i ha hakun dikujt tjetër, një lojtari tjetër. Me Silvinjon kam folur pas ndeshjes me Andorrën dhe kemi folur si shok, si vëllezër. I thashë: “Ti je trajneri, ti je ai që vendos, ti je dhe stafi. Unë jam gati për ty”. Nuk i dal dot mosmirënjohës pasi ai ma dha dorën te Shqipëria, asnjë trajner tjetër para tij nuk e bëri, me ndeshjen e parë që erdha te Shqipëria ndaj Polonisë, Silvinjo më futi direkt titullar ndërkohë që unë luaja në Kore”, tha Asani. /Sport Ekspres/