Adriatik BALLA
Kuqezinjtë rikthejnë jehonën e tyre në merkato, teksa ka lëvizje që janë të forta e të bujshme, por edhe lëvizje që lojtarët vetë i kanë zgjedhur nisur nga shifrat e majme financiare. Ndërkohë, ditët e fundit kanë lëvizur gjërat pozitivisht për Jasir Asanin, Armando Brojën, Kristian Shpendin por edhe disa lojtarë të tjerë kuqezinj.
Asani zyrtarizohet në Iran
Jasir Asani do të jetë pjesë e klubit të Esteglal në Iran duke filluar që nga janari i vitit 2026. Futbollisti do t’i bashkohet klubit iranian pasi të mbyllë kontratën me Guangju në Korenë e Jugut, duke nisur kësisoj një aventurë të re në karrierën e tij. Klubi iranian ishte ai që bëri publik akordin mes palëve, ndërsa më pas, u prezantoi tifozëve të vet blerjen e re me një video ku shfaqeshin golat spektakolarë të shënuar nga Asani. Një video që ka sjellë shumë reagime të tifozëve, por edhe një koment nga vetë Asani i cili u është drejtuar atyre me një mesazh të shkurtër. “Shihemi së shpejti’, ishte fraza e tij për mbështetësit e shumtë të Esteglal. Pas negociatave mes Esteglal dhe anësorit të sulmit shqiptar Jasir Asani, lojtari firmosi një kontratë me Esteglal për një sezon e gjysmë dhe do të bashkohet me Esteglal sapo të mbarojë kontrata me klubin e tij aktual korean Guangju. Lojtari ka kontratë me klubin korean deri në janar dhe drejtuesit e Esteglal po mundohen që të sigurojnë që lojtari t’i bashkohet klubit para fundit të saj.
Shpendi bie në “radarët” e Fiorentinës
Klubi i Fiorentinës është kthyer në merkato në kërkim të një sulmuesi. Pasi është siguruar se Moise Ken nuk do të largohet nga vjollcët, tashmë trajneri Stefano Pioli kërkon një alternativë cilësore për të. Sipas mediave italiane, kërkohet një lojtar i cili të pranojë rolin e “dytësorit”, që do të thotë t’i japë mundësinë herë pas herë titullarit Ken që të pushojë, apo të luajë rolin e zëvendësuesit të tij gjatë ndeshjeve. Një nga alternativat që po shqyrtohet është edhe ajo e Kristian Shpendit. Djaloshi shqiptar ka shkëlqyer te Çezena dhe ka treguar se mund të luajë çdo rol në repartin e avancuar. Ndaj te Fiorentina, ku e ndjekin prej kohësh, po e shohin si një nga prioritetet mbi të cilat mund të vihen në lëvizje në ditët e ardhshme.
Ismajli nga më të vlerësuarit te Torino
Ardian Ismajlit i kanë mjaftuar pak ditë në stërvitje dhe në miqësoret me skuadrën e Torinos për të marrë vlerësimet e para nga shokët e skuadrës. Dhe një prej tyre vjen nga Gujermo Maripan, mbrojtësi i skuadrës së Serisë A i cili është njëkohësisht edhe kapiteni i përfaqësueses së Kilit. Duke folur për “Tuttosport”, ai ka komentuar fazën përgatitore që po kryente ekipi, si dhe është ndalur në emra të veçantë, përfshirë edhe Ismajlin i cili ishte një ndër afrimet e para të merkatos verore. “Kanë mbërritur lojtarë të fortë të cilët duhet të ndihmojnë ekipin për të rritur nivelin. Kam luajtur me Ismajlin në mbrojtje dhe mund të them se është i fortë. Në fushë komunikon mirë dhe kjo është thelbësore për një mbrojtës qendre”, ishin fjalët e Maripan rreth përshtypjeve që i kishte lënë loja me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.
Tag: jasir
-

Jasir Asani prezantohet te Esteglal në Iran, Shpendi në “radarët” e Fiorentinës
-

Jasir Asani shumë pranë një transferimi surprizë, ylli i Kombëtares drejt akordit me klubin e elitës
Jasir Asani zgjedh milionat iraniane! Kalon te Esteglal, por Kuangju kërkon 1 milion euro për ta lënë të lirë
Jasir Asani është shumë pranë një transferimi surprizë në futbollin iranian. Mediat nga Teherani raportojnë se sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka arritur një marrëveshje paraprake me klubin e njohur iranian Esteglal, një ndër skuadrat më të mëdha dhe me histori të pasur në vend.
Sipas të përditshmes “Teheran Times”, Asani ka zgjedhur të vijojë karrierën në Iran, pas dy vitesh të suksesshme në Korenë e Jugut me skuadrën e Kuangju. Firma me Esteglal do të jetë për një periudhë 18-mujore, edhe pse hollësitë financiare nuk janë bërë publike. Besohet se pagesa në Iran do të jetë më e lartë se sa rroga aktuale në Korenë e Jugut.
Esteglal është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit aziatik. Me 9 tituj kampionë dhe 2 trofe të Champions-it të Azisë, klubi nga Teherani përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e Asanit. Emri i klubit përkthehet “Pavarësia”, dhe njihet si skuadra më e vjetër në vend.
Megjithatë, kalimi i tij kërkon edhe marrëveshjen e Kuangju-së, që ka nën kontratë Asanin deri në dhjetor të këtij viti. Klubi koreanojugor kërkon të paktën 1 milion euro dëmshpërblim për të lejuar largimin e tij.
Ky interesim nuk është i pari për sulmuesin nga Shkupi. Jokohama nga Japonia gjithashtu tentoi ta transferonte, por pa sukses.
Performanca e Asanit në sezonin aktual ka qenë mbresëlënëse, 8 gola dhe 2 asist në 21 ndeshje të kampionatit korean dhe 9 gola dhe 1 asist në 10 ndeshje të Champions-it aziatik, ku ndihmoi Kuangjun të arrinte çerekfinalet në sezonin e saj debutues. -

ZYRTARE/ Befasia e Jasir Asanit, zgjedh të transferohet në Iran
Jasir Asani është zyrtarizuar në Iran. Klubi i Esteglal ka gjetur marrëveshjen me Guangju për afrimin e sulmuesit shqiptar.
Asani ka firmosur një kontratë, e cila do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit 2026-2027.Klubi i Esteglal ka sqaruar se lojtari ka kontratë me Guangju deri në janar, çka do të thotë se për debutimin me ekipin e ri, duhet pritur deri në atë muaj.
”Pas negociatave mes Esteglal dhe anësorit të sulmit shqiptar Jasir Asani, lojtari firmosi një kontratë me Esteglal për një sezon e gjysmë dhe do të bashkohet me Esteglal sapo të mbarojë kontrata me klubin e tij aktual korean Guangju.
Lojtari ka kontratë me klubin korean deri në janar dhe drejtuesit e Esteglal po mundohen që të sigurojnë që lojtari t’i bashkohet klubit para fundit të saj”, – shkruan Esteglal. -

Tani është zyrtare/ Jasir Asani largohet nga Gwangju, firmos kontratën e re në Iran
Jasir Asani ka firmosur me ekipin e ri duke nisur një aventurë të re në karrierë. Futbollisti shqiptar nuk do të jetë më pjesë e Gwangju, por e Esteghal në Iran.
Zyrtarizimi ka ardhur nga faqja zyrtare e Esteghal e cila konfirmon se Asani do të jetë pjesë e tyre për një vit e gjysmë. Një histori transferimi që mbyllet për Asanin, teksa tifozët e Esteghal kishin pushtuar rrjetet sociale të shqiptarit prej kohësh duke kërkuar afrimin e tij. /Sport Ekspres/ -

Jasir Asani fiton kundër Newcastle dhe hedh foton me Tripper, nuk ndalen tifozët e ekipit të Iranit karshi shqiptarit
Jasir Asani ka luajtur në ditën e sotme në ndeshjen mes yjeve të Koresë së Jugut dhe Neëcastle. Një ndeshje e fituar nga koreanët në shifrat 1-0, ndërsa në këtë formacion ishin përfshirë lojtarët më të mirë të kampionatit të Koresë së Jugut.
Cuditërisht, Jasir Asani e nisi nga stoli takimin, pavarësisht se kishte marrë votat e tifozëve për ta nisur si titullar. Megjithatë shqiptarit u hodh në fushë në minutën e 46 dhe në një moment traversa i mohoi golin.
Në fundin e ndeshjes, lojtari i Shqipërisë ka shkëmbyer fanellën me Tripper, ndërsa menjëherë pas publikimit të kësaj fotografie, tifozët e Esteghal në Iran vazhdojnë “të çmenden” pas Asanit duke kërkuar nëpërmjet komenteve transferimin e tij nga Gëangju. /Sport Ekspres/ -

“River Plate” i Iranit do Jasir Asanin, 15.000 tifozë çudisin shqiptarin, i luten të firmosi me ta
Jasir Asani mbetet ende në merkato dhe nuk është larguar nga Gëangju. Emri i futbollistit shqiptar është përfolur në disa ekipe, por edhe për shkak të qëndresës që ka bërë skuadra koreane, Jasir Asani nuk është larguar. Ndërkohë në orët e fundit ka qarkulluar lajmi se Asani do t’i bashkangjitet një ekip nga Irani, Esteghal.
Kjo është një prej ekipeve nga më të mëdhatë në Iran dhe ka një stadium me kapacitet prej thuajse 80.000 vëndesh. Esteghali është një ekip që i përafrohet stilit të River Plate për nga mënyra sesi përjetohet një ndeshje futbolli, me stadiumin e stërmbushur dhe me njerëzit që e përjetojnë ndeshjen, më shumë sesa një lojë, duke ofruar pamje të rralla. Një lajm i dalë në mediat iraniane ka bërë që Instagrami i Jasir Asanit të shpërthejë si kurrë më parë papritur.
Futbollisti shqiptar është çuditur dhe ka mbetur pa fjalë kur pa se në një fotografi të postuar në Instagram ishin rreth 15.500 komente të bëra. Një fotografi normale nga stërvitja, ndërsa një numër i tillë reagimesh dhe komentesh nuk kishin ardhur as kurrë Jasir Asani ishte heroi i Shqipërisë me golat e shënuara kundër Cekisë dhe Polonisë. Nga 15.500 komente, vetëm 500 prej tyre ishin shqiptarë, ndërsa 15.000 komente vinin nga tifozët e Esteghalit në Iran.?Shumë prej tyre kishin përdorur Google Translate dhe nëpërmjet saj lanë disa komente në gjuhën shqipe në profilin e Asanit. Ata i kërkonin Jasir Asanit që të nënshkruante për Esteghalin dhe i garantonin se në vendin e tyre nuk ka luftë, por është një vend në paqe dhe pa konflikt.
Kjo e detyroi edhe Jasir Asanin që të mbyll komentet për pak kohë pasi profili i tij është pushtuar me një numër të madh reagimesh të njerëzve nga Irani që kërkojnë firmën e tij. Ndërkohë në mediat iraniane është theksuar se problemi për këtë kalim të Asanit është pikërisht fakti se Irani ndodhet shpesh në një histori konfliktesh si në rastin e fundit me Izraelin dhe për këtë arsye, Asani nuk dëshiron që të shkojë atje. Kështu tifozët e Estghalit janë bashkuar dhe kërkojnë që ta bindin vetë futbollistin shqiptar duke i garantuar paqen dhe se nuk do t’i cënohet siguria e tij në Iran.
Gjithashtu edhe trajneri i Esteghal po mundet të bëjë gjithçka që të bind lojtarin e Shqipërisë për ta marrë si përforcim në merkaton e verës. Tani vendimi mbetet në duart e Asanit, por e sigurisht është që më një reagim të tillë të njerëzve në profilin e shqiptarit, nëse ky kalim do të ndodhte, një pritje e madhe dhe e çmendur do të bëhej për lojtarin kuqezi. /Sport Ekspres/
-

VIDEO/ 4 gola në 5 ndeshjet e fundit! Jasir Asani nuk ndalet më te Gwangju, tjetër super gol me të majtën
Jasir Asani “ka shpërthyer”! Futbollisti shqiptar ka gjetur një tjetër gol fantastik në kampionat me Gwangju. Këta të fundit barazuan në shifrat 1-1 me Gimcheon, ndërsa Asani shënoi në minutën e 37. E majta e Asanit ishte perfekte, duke gjetur saktësisht cepin e rrjetës.
Ndërkohë vetëm dy minuta më vonë, Asani realizoi edhe një tjetër gol, por që u anulua për pozicion jashtë loje. Ky ishte goli i katërt i Asanit me Gëangju në 5 ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën ideale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

VIDEO/ Asnjë shans portierit kundërshtar për të reaguar, Jasir Asani shënon gol tjetër te Gwangju
Jasir Asani po gjen rrugën e rrjetës te Gwangju! Ndeshje pas ndeshje, futbollisti shqiptar po shënon dhe po rikthehet si në kohën kur u ftua fillimisht nga Kombëtarja Shqiptare. Sot, Gwangju ka luajtur në transfertë ndaj Suëon, atje ku ka humbur në shifrat 2-1.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Jasir Asani. Në minutën e 78 të takimit, Asani ka realizuar nga 11-metrat. Asnjë shans portierit kundërshtar për të reaguar, teksa topi gjeti cepin e rrjetës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Krenari/ Jasir Asani do bëhet kapiteni i gjithë Koresë së Jugut, luan me ekipin e Premier League
Lojtarët e Shqipërisë e kanë lënë gjurmën e tyre kudo kanë shkuar, në çdo kontinent. Të shumtë janë futbollistët tanë që po shkëlqejnë përtej Europës, ndërsa një prej këtyre rasteve është edhe ai i Jasir Asanit. Ky futbollist është rikthyer të luajë në nivelet më të larta te Gëangju, pas një periudhe jo të mirë të lënë pas shpine.
Interesimet dhe ofertat nuk kanë munguar për të, por trajneri i Gëangju ka vendosur që Asani të qëndrojë në skuadër, vecanërisht pas dënimit që Gëangju ka marrë duke mos federuar dot transferimet e reja. Si pika më e fortë e ekipit, Asani nuk është prekur dhe nuk duhet të largohet të largohet.Ndërkohë në datën 30 korrik, do të luhet një ndeshje prestigji dhe miqësore shumë e veçantë. Lojtarët më të mirë të Koresë së Jugut do të përballen kundër skuadrës së njohur të Premier League, kundër Neëcastle.?Dhe Federata e Futbollit në atë vend ka hapur një votim me të gjithë lojtarët e kampionatit vendas, duke i kërkuar tifozëve që të votojnë për të zgjedhur 11-shen e lojtarëve që do të luajë nga minuta e parë.Mes tyre, ishte edhe Jasir Asani, lojtari më i votuar në Korenë e Jugut që do të luajë nga minuta e parë për shkak të votave të tifozëve, madje duke qenë lojtari i vetëm i Gëangju që do të marrë pjesë në këtë super skuadrës të Koresë së Jugut për të luajtur kundër Neëcastle.
Nuk mbaron me kaq, pasi sipas zëra që po përflitet, në këtë ndeshje mund të jetë kapiteni i ekipit, Jasir Asani. Kjo pasi mes dy trajnerëve që do të drejtojnë ekipin në fjalë do të jetë edhe trajneri aktual i Gëangju. Ai pritet ta gradojë Jasir Asanin si kapiten dhe nëse kjo ndodh, Asani do të ishte lojtari më i mirë mes më të mirëve të Koresë së Jugut, me shiritin e kapitenit në krahë. /Sport Ekspres/