Jasir Asani ka realizuar një gol në Champions League e Azisë. Futbollisti shqiptar ka realizuar në takimin mes Esteghal dhe Al ëedhat. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 2-0 dhe goli i dytë ka ardhur nga Asani.
Ndaj ekipit jordanez, Asani gjeti cepin e rrjetës, duke goditur saktësisht pas një krosimi të bukur nga e majta. Një moment shumë i mirë ky për lojtarin e Kombëtares në Iran. /Sport Ekspres/
Tag: jasir
-

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në Champions League-n e Azisë, gjuajtja që përfundoi në portë
-

VIDEO/ E majta dhe rrjeta! Shikoni super golin e Jasir Asanit te Esteghal, dhuron spektakël
Jasir Asani vazhdon me golat e shënuar te Esteghali, pavarësisht mungesës së aktivizimit në Kombëtare. Futbollisti shqiptar ka tundur rrjetën në takimin e Esteghal kundër Mes Rafsanjan.
Për momentin rezultati është në shifrat 1-0 dhe goli i vetëm ka ardhur nga këmbët e Asanit. Pasi ka hyrë nga krahu i majtë, Asani ka gjetur bukur cepin e rrjetës duke befasuar tërësisht portierin kundërshtar që priste goditjen në këndin tjetër të portës, por edhe shokët e ekipit. /Sport Ekspres/ -

VIDEO/ Dy gola nga Jasir Asani, futbollisti i Shqipërisë kthehet në idhull për tifozët e Esteghalit
Jasir Asani ka shënuar golat e parë me fanellën e Esteghal. Futbollisti shqiptar është transferuar nga Gëangju te Esteghal në merkaton e kaluar dhe dje është shënuar për herë të parë me fanellën e re.
Fillimisht në pjesën e parë, Jasir Asani ka realizuar golin e parë me një lëvizje të bukur duke gjetur cepin e rrjetës. Ndërkohë në pjesën e dytë, Asani ka realizuar edhe golin e dytë në barazimin 2-2 ndaj Paykan, por këtë herë nga penalltia duke dërguar portierin në krahë tjetër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Shqipëria ngec në ngushticën e Gjibraltarit, penalltia e Jasir Asanit i shpëton fytyrën kuqezinjëve
Shqipëria ngec në ngushticën e Gjibraltarit! Kur u vendos kjo miqësore, u mendua se më në fund Shqipëria do të kthehej në një fitore të thellë dhe shumë lojtarë do të përmirësonin rekordin e golave të tyre me Kombëtaren.
Por jo vetëm që nuk ndodhi kështu, por u desh një penallti e kthyer në gol nga Jasir Asani në minutën e 70 që Shqipëria të fitonte në shifrat 0-1. Një ndeshje e vakët, ku shumë lojtarë nuk dëshironin të impenjoheshin në maksimumin e tyre dhe që prodhoi në shumë minuta skena të mërzitshme dhe që duhej të evitoheshin. Në fund ajo që vlen është shpëtimi i fytyrës dhe disa lojtarë të rinj që u aktivizuan, por në ndeshjen e gabuar. /Sport Ekspres/ -

Shqipëria me zor fiton ndaj Gjibraltarit, vendos penalltia e Asanit (video)
Shqipëria fiton me rezultatin e ngushtë 0-1 testin miqësor ndaj Gjibraltarit, të luajtur në fushën e këtyre të fundit. Sylvinho e nisi me jo pak befasi formacionin titullar, ku nuk munguan edhe lojtarët e Superiores: Dajsinani, Aliji, Kumbulla, Kaçurri, Hysaj, Berisha, Pajaziti, Bajrami, Asani, Broja, Daku. Elseid Hysaj mban shiritin e kapitenit.
Rreziku i parë i kuqezinjve do të vinte në minutën e kuqezinjve, por goditja e dënimit nga Jasir Asani përfundon jashtë. Në minutën e 20-të, vendasit patën një rast të rrezikshëm, por ëpr fatin tonë të mirë nuk u shfrytëzua nga sulmuesi i tyre.
Në minutën e 22-të, loja u ndërpre për pak çaste, një pushim i shkurtër për të dy ekipet për shkak të temperaturave të larta. Në minutat në vazhdim e deri në fund të pjesës së parë, nuk pati ndonjë rast serioz rreziku. 45 minutat e para mbyllen 0-0.
Pjesa e dytë nis me ndryshime për të dyja ekipet. Sylvinho aktivizon Shpendin, Balliun dhe Arbër Hoxhën në vend të Dakut, Hysaj dhe Brojës.
Në minutën e 52-të, Jasir Asani gjen rrjetën, por nuk ka gëzim për kuqezinjtë sepse goli është i pavlefshëm për pozicion jashtë loje.
Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 68-të të takimit. Jasir Asani shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga mesfushori vendas, Pozo, pas një dylufitimi me Shpendin. Rezultati final, 0-1. SHIKOPENALLTINE
Një paraqitje shumë e dobët për kuqezinjtë e Sylvinhos, të cilët duhet të reagojnë që në ndeshjen e radhës ndaj Letonisë, e cila duhet fituar me patjetër, nëse duam ende të shpresojmë për një mundësi për t’u kualifikuar për në Botëror. -

Shqipëria nis përgatitjet, Asani dhe Berisha: Atmosferë shumë e mirë
Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Letonisë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë pasditen e sotme seancën e parë stërvitore, ndërkohë që Jasir Asani dhe Medon Berisha kanë folur nga vendi i grumbullimit.
Jasir Asani e vlerësoi atmosferën pozitive dhe theksoi se janë të fokusuar te ndeshja me Letoninë për të marrë tre pikë.
“Atmosfera dihet që është shumë e mirë, sot është dita e parë e stërvitjes. Atmosfera është shumë pozitive dhe të gjithë jemi në maksimumin tonë. Do përgatitemi për Letoninë. Kemi një ndeshje miqësore dhe duhet të përgatitemi të vijmë në formën më të mirë dhe me datë 9 patjetër që duhet të marrim tre pikët në shtëpi. Të gjithë lojtarët janë të fokusuar te ndeshja me Letoninë, të gjithë do japin maksimumin që t’ia dalim sepse 3 pikëshi në shtëpi mund të ndryshojë edhe tabelën.
Tifozët janë mbështetja jonë e madhe dhe mendoj se do të vijnë plot dhe do e mbushin stadiumin për të na dhënë ne përkrahje të madhe. Ne do japim nga nxehja maksimumin sepse ne duhen ato 3 pikë. Besoj se bashkë me tifozët do ia arrijmë”, përfundoi Jasir Asani.
Mesfushori Medon Berisha foli për atmosferën në skuadër, ndërsa nënvizoi se miqësorja ndaj Gjilbraltarit vlen për të parë gjendjen e ekipit.
“Atmosfera është shumë e mirë, po presim skuadrën të grumbullohet për t’u stërvitur sot dhe të përgatisim këto dy ndeshje. Ndaj Gjibraltarit do e marrim si një test serioz për të parë se ku jemi”, tha Berisha, ndërsa foli edhe për ndeshjen kualifikuese ndaj Letonisë që do të luhet më 9 shtator në “Air Albania” në ora 20:45.
“Letonia është ekip shumë i organizuar dhe kompakt dhe duhet të ruajmë tranzicionin negativ të atyre. Kënaqësi të luajmë në “Air Albania” dhe i mirëpresim të gjithë tifozët të na mbështesin”, përfundoi Medon Berisha. -

Debutim i pabesueshëm i Jasir Asanit, tifozët në Iran i këndojnë shqiptarit në stadium
Jasir Asani i ka çmendur tifozët e Esteghal! Shumë lajme kishin qarkulluar për transferimin e këtij futbollisti në kohët e fundit dhe këtë herë ndodhi lëvizja, Asani kaloi nga Gëangju te Esteghali. Shumë ekipe kishin shprehur interesim për Asanin, por askush nuk ishte kaq i fiksuar për të marrë shërbimet e këtij lojtari sa në Iran. Esteghal, ekipi më i suksesshëm në Iran dhe më i vjetër, e kërkoi me ngulm.Kur qarkulluan lajmet, 20.000 komente pushtuan profilin e Asanit në Instagram duke i kërkuar që të vinte dhe duke iu lutur se në Iran nuk kishte luftë.
Kjo pasi në mediat iraniane thuhej se pengesa e vetme për këtë kalim ishte frika nga lufta e Jasirit. Transferimi u krye dhe debutimi erdhi në ndeshjen e djeshme ku Esteghali barazoi me Zob Ahan në shifrat 3-3. Në një stadium me afro 80.000 tifozë, e gjithë arena ishte e mbushur dhe tifozët e Esteghal dhuruan sërish spektakël.
Futbolli në këtë vend ka një përjetim anormal dhe e sigurt është se për Asanin do të ketë shumë emocione një 90 minutësh pasi pjesëmarrja e spektaktorëve atje është e frikshme. Por ajo që ka habitur padyshim Asanin ishte mënyra sesi u sollën tifozët me të që në ndeshjen e parë.
Në debutimin e tij, atje ku hyri në minutën e 45, tifozët e Esteghal filluan që të këndonin emrin e Jasir Asanit. Një surprizë e papritur dhe shumë e këndshme që ka lënë padyshim të impresionuar lojtarin e Shqipërisë. Ndërkohë tifozët në Iran kishin vetëm një gabim të vogël në shqiptimin e emrin të Jasirit duke e thirrur në Jaser. /Sport Ekspres/? -

ZYRTARE/ Jasir Asani merr lejen për të luajtur në Iran, do të debutojë në ndeshjen e radhës
Jasir Asani është zyrtarisht lojtari i Esteghlal-it. Futbollisti që luajti një rol kyç në kualifikimin e Shqipërisë në EURO2024, tashmë do të vazhdojë karrierën në Iran. Klubi iranian ka paguar klauzolën prej 1 milionë dollarësh në llogarinë e Guangju-së dhe ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Instagram” se është marrë me sukses Çertifikata Ndërkombëtare e Transferimit (ITC).
Klubi ka komunikuar se Jasir Asani do të mbërrijë në Teheran së shpejti, për t’ju bashkuar kështu ekipit në stërvitje. Gjithashtu, pritet që futbollisti shqiptar të debutojë që në ndeshjen e radhës, atë kundër Zob Ahanit më 26 gusht./Sport Ekspres/ -

Klubi iranian nuk pret përfundimin e kontratës, merr vendimin për Jasir Asanin
Jasir Asani do të vazhdojë karrierën në Iran. Transferimi do të ndodhë që këtë verë, pa pritur janarin, siç ishte thënë më parë.
Klubi i Esteghlal ka vendosur të paguajë 1 milion dollarë, për ta marrë menjëherë nga Gwangju.
Asanit i përfundonte kontrata në fund të vitit dhe mund të lëvizte falas, por klubi iranian ka nxituar, duke paguar një shumë të majme për ta marrë në ekip.
Kështu mbyllet aventura e Asanit në Korenë e Jugut, e cila është shoqëruar nga ulje-ngritje të shumta.