Shorti i Play Off të Botërorit ra dhe Shqipëria do të përballet kundër Polonisë. Polonia na ngjall kujtimet e vjetra të Jasir Asanit, të super golit të tij. Moderatori i emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN”, Altin Sulçe, është tërësisht i habitur me vendimet e Silvinjos në lidhje me Jasir Asanin.
“E mundëm Poloninë me Asanin, që e bëri golin nga hëna në tokë. Ka mbi 5 ndeshje që Asani nuk luan fare me Shqipërinë. Nuk paska të drejtë fare Asani të luajë një minutë? Pse e merr në Kombëtare pastaj? Ishte super në kualifikuese, pastaj ka bërë ndeshje jo të mira dhe më vonë ishte një diskutim që pse e fut Asanin kur nuk luan mirë, tani që Asani po bën shumë gola me klubin, nuk aktivizohet. A nuk ka të drejtë Asani me gjithë ato gola të futet një minutë me Andorrën”, tha Sulçe. /Sport Ekspres/?
Tag: jasir
-

“Përse e merr kot në Kombëtare?”, gazetari habitet me Silvinjon: Nuk ka të drejtë Jasir Asani të luajë një minutë te Shqipëria…
-

VIDEO/ Polonia në short dhe Jasir Asani e feston me 2 gola dhe njëri nga distanca, nis “të qajë” në festim
Jasir Asani ka shënuar dy gola për Esteghalin në ditën e sotme. Pavarësisht se nuk po preferohet nga Silvinjo, me Esteghalin futbollisti shqiptar ndodhet në një super formë prej kohësh. Ai u aktivizua në pjesën e dytë pas udhëtimit dhe mungesës me ekipin për shkak të ndeshjeve të Shqipërisë. Në ditën e djeshme Polonia u mësua se do të ishte në gjysmëfinale ndaj Shqipërisë, një kundërshtar që Asani i shënoi nga distanca në të kaluarën.
Kështu Asani e festoi shortin duke realizuar dy gola sot me Esteghlan, për të fituar 2-1 ndaj Padyab në ndeshjen e Kupës. Në fillim Asani shënoi nga penalltia dhe më pas me një goditje dënimi të devijuar, ndërsa topi shkoi në rrjetë. Në fund Asani dha spektakël edhe në festim “duke qarë”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

4 gola dhe 1 asist në 5 ndeshjet e fundit! Jasir Asani duket i rilindur te Esteghal, shifrat flasin për shqiptarin
Që pas ndeshjes së fundit miqësore të Shqipërisë me Jordaninë, Jasir Asani duket i rilindur te Esteghali. Ai mund të quhet si një prej lojtarëve të Kombëtares më produktiv që pas ndeshjeve të fundit të tetorit.
Katër gola të realizuar dhe një asist në pesë ndeshjet e fundit tregojnë qartësisht dominimin te Esteghal. Për më tepër në të gjitha rastet, Asani ka luajtur për më shumë sesa 70 minuta, duke marrë ngarkesën e duhur fizike. /Sport Ekspres/ -

VIDEO/ Pasim me saktësi të përsosur, Jasir Asani jep asist në Champions-in e Azisë
Jasir Asani është përshtatur në mënyrën e duhur në skuadrën e tij të re iraniane. Lojtari shqiptar po gëzon një formë pozitive , duke qenë edhe protagonist me asiste dhe gola. Së fundmi Asani ka dhënë asist mbrëmjen e sotme në përballjen kundër Al Vehdatit, e cila ishte e vlefshme për javën e 4-t Ligën e Kampionëve 2 të Azisë.
Pasimi i anësorit të krahut të djathtë ishte i përsosur, pët t’ja bërë edhe më të lehtë Ahmadit. Ky fundit tundi rrjetën në minutën e 38, duke vulosur shifrat përfundimtare në 1-1. /Sport Ekspres/ -

VIDEO/ Asani në versionin e “kamarierit”, dhuron asist në Champions
Esteghal barazoi 1-1 ndaj Al Wehdat në Champions të Azisë. Për skuadrën iraniane të Esteghlal, protagonist ishte sulmuesi i kombëtares, Jasir Asani, i cili dhuroi asist te goli i vetëm i skuadrës.
Në minutën e 38-të, një krosim i Asanit u shfrytëzua në maksimum nga Ahmadi, i cili dërgoi topin në rrjetë.Jasir Asani tregon se është në formë, në prag të ndeshjeve Kualifikuese të Botërorit, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

VIDEO/ Tre gola në tre ndeshjet e fundit! Jasir Asani nuk përmbahet te Esteghal, është kthyer si “qendër sulmues”
Jasir Asani po shpërthen me golat e shënuar te Esteghal. Futbollisti shqiptar ka realizuar tre gola në tre ndeshjet e fundit me ekipin e tij në Iran. Pas golit të realizuar në kampionat dhe më pas në Champions League e Azisë, kishte ardhur momenti për të tundur sërish rrjetën në kampionat.
Në ditën e sotme, Esteghal u përball kundër Fajr Sepasi në transfertë dhe fitoi në shifrat 0-3. Goli i parë i ndeshjes u realizua nga Jasir Asani, i cili nga 11 metrat nuk mund të gabonte. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Gol dhe festë si Ronaldo, Jasir Asani vijon me superformën e tij në Iran
Jasir Asani po kalon një moment fantastik me skuadrën iraniane të Esteghlal. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi edhe në sfidën ndaj Fajr Sepasit, duke e çuar në tre numrin e ndeshjeve radhazi me gol.
Asani zhbllokoi takimin në minutën e 42-të nga pika e bardhë dhe festoi në stilin e tij karakteristik – fillimisht me shqiponjën, më pas me “Siu”-n e famshëm të Cristiano Ronaldos.
Atmosfera në stadium ishte elektrizuese dhe me tension, pasi tifozët vendas hodhën shishe në fushë pas golit të shqiptarit. E njëjta skenë u përsërit edhe pas penalltisë së dytë të shënuar nga Esteghlal.
Ky është goli i dytë i javës për Asanin, pas atij të realizuar në Champions-in aziatik. Anësori kuqezi duket se ka gjetur formën e tij më të mirë që prej transferimit te gjiganti iranian në verë. -

Asani realizon në Iran, sulmuesi i kombëtares nuk fal
Jasir Asani protagonist. Sulmuesi i kombëtares ka realizuar sërish me Esteglal, në kampionatin iranian, në ndeshjen e luajtur ndaj Sepasit.
Asani mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke dërguar topin në rrjetë. Për të, ky është goli i 3-të radhazi.Jasir Asani ka luajtur deri më tani 7 ndeshje me Esteghal në kampionat dhe ka shënuar 4 gola.
-

Jasir Asani vazhdon dominimin – Gola çdo javë, shënon sërish në Iran
Pasi shënoi të mërkurën në Championsin aziatik, Jasir Asani ka përshëndetur edhe këtë të dielë rrjetën për Esteghlal në Iran.
IRAN – Pesë gola ka shënuar Jasir Asani këtë sezon me iranianët e Esteghlal. Sulmuesi i Kombëtares u bashkua verën që lamë pas me ekipin e ri, teksa është kthyer në një ekspert të 11 metërshave.
Këtë të diel shkupjani tundi rrjetën në fitoren 0-3 të Esteghlal kundër Fajr Sepasi, me sfidën që vlente për raundin e tetë në elitën e futbollit iranian. Në minutën e 42-të Asani nuk gaboi nga 11 metra largësi dhe në harkun e katër ditëve gjen sërish rrjetën.
Festë si Ronaldo për Asanin, në një stadium të tejmbushur që nuk i ka ndalur fërshëllimat kundër tij. Ky ishte goli i pestë për 31-vjeçarin me ekipin e ri, duke u kthyer në një pikë referimi.
