Sekretatarja e Jashtme e Britanike, Yvette Cooper, do të presë aleatët evropianë për bisedime mbi krimin e lidhur me migracionin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa qeveria britanike po kërkon mënyra për të frenuar rritjen e kalimeve me varka të vogla për në Britaninë e Madhe
Britania do të premtojë fonde për forcimin e sigurisë kufitare dhe trajnimin e zyrtarëve të rendit në Kosovë, si dhe mbështetje për të forcuar mbrojtjen kibernetike kundër ndërhyrjeve të mundshme nga Rusia në rajon.
Ministrja Cooper do të takohet sot me përfaqësues nga vende si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina, si edhe me aleatë evropianë si Franca, Gjermania dhe Italia. Takimi do të zhvillohet në “Hillsborough Castle”, i njohur si vendi ku u nënshkrua Marrëveshja e të Premtes së Mirë.
Aty, Cooper pritet të njoftojë 4 milionë paund (5.3 milionë dollarë) fonde për të ndihmuar në luftimin e kërcënimeve ruse që synojnë “destabilizimin e rajonit” dhe “nxitjen e tensioneve etnike”, sipas Ministrisë së Jashtme britanike.
Përpara samitit, Cooper do të njoftojë gjithashtu një investim prej 10 milionë paundësh në programe që synojnë goditjen e rrjeteve të trafikimit të njerëzve në Ballkanin Perëndimor dhe në rajone të tjera kyçe.
Sipas Ministrisë së Jashtme britanike. Ballkani Perëndimor është një rrugë kryesore tranziti për migrantët që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian dhe Britanisë, n sipas Ministrisë së Jashtme britanike.
“Është në interesin e të gjithëve të mbrojmë sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për gamën e plotë të kërcënimeve me të cilat përballen partnerët tanë në rajon ,nga përpjekjet ruse për të ringjallur tensionet etnike, te bandat e poshtra të trafikimit të njerëzve që tregtojnë jetë njerëzish”,deklaroi Cooper.
“Bashkëpunimi ndërkombëtar është jetik për “rritjen ekonomike, mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe sigurimin e kufijve tanë”, shtoi ajo
“Në veçanti, mbështetja që po u japim partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor për të luftuar trafikimin e njerëzve do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në prishjen e zinxhirit të furnizimit dhe fitimeve të rrjeteve kriminale të migracionit të paligjshëm, duke reduktuar kërcënimin që ato paraqesin për Britaninë e Madhe”, tha ajo.