Tag: jashtme

  • Rusia i kërkon Vuçiçit t’i shpjegojë deklaratat për shitjen e municionit

    Rusia i kërkon Vuçiçit t’i shpjegojë deklaratat për shitjen e municionit

    Rusia i ka kërkuar të premten Beogradit sqarime në lidhje me deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në Moskë se ai mund të përfundojnë në Ukrainë.
    Në një intervistë rishtazi për revistën gjermane Cicero, Vuçiq u citua të ketë thënë se Serbia ishte e gatshme t’u shiste municion partnerëve evropianë, edhe nëse armët do të përfundonin në Ukrainë.
    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha në konferencën e rregullt për media se Serbia e ka siguruar disa herë Rusinë se municioni i saj nuk do të përfundojë në duart e Ukrainës.

    “Prandaj komentet e Vuçiqit kërkojnë një shpjegim zyrtar nga Beogradi”, tha Zakharova të premten në Moskë.
    “Blerësit le të bëjnë me mallin çfarë të duan”, kishte thënë Vuçiq në intervistën për Cicero më 30 tetor.
    Të premten, sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanoviq, tha se Serbia nuk furnizon me armatim dhe pajisje ushtarake palët që janë në luftë askund në botë.
    Duke iu përgjigjur Moskës, ajo theksoi se Beogradi respekton rreptësishtë rregullat dhe normat ndërkombëtare dhe ato të Kombeve të Bashkuara.
    Ajo shtoi se Ministria e Punëve të Jashtme është e habitur nga komentet e Zakharovës lidhur me këtë çështje.
    “Dëshirojmë të theksojmë se Serbia është shtet sovran dhe i pavarur, i cili vendimet i merr vetëm në përputhje me interesat e veta kombëtare. Nga përfaqësuesit e vendeve mike presim respektimin e këtij fakti”, deklaroi Jovanoviq.
    Ajo kujtoi gjithashtu se Serbia është i vetmi vend në Evropë jashtë Komunitetit të Shteteve të Pavarura – një organizatë që përfshin disa shtete ish-sovjetike – që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
    “Vlen të kujtohet se vendi ynë nuk ka hapur asnjë kapitull të ri në procesin e anëtarësimit në BE që nga dhjetori 2021, edhe pse ka mundur ta bëjë këtë. Është mjaft domethënëse, dhe sigurisht jo rastësi, që kjo datë përkon me fillimin e luftës në Ukrainë”, përfundoi Jovanoviq, duke shtuar se Serbia do të vazhdojë ta udhëheqë politikën e saj sipas interesave të veta.
    Gazeta Ukrainska Pravda, pas intervistës së Vuçiqit për Cicero, raportoi se depot e municionit në Serbi janë të mbushura, veçanërisht me granata mortajash.
    “Serbia është e gatshme t’u ofrojë miqve në Evropë gjithçka që ka dhe kjo është një kontribut i jashtëzakonshëm për sigurinë evropiane”, tha Vuçiq sipas Ciceros.
    Ai shtoi se Serbia është plotësisht e përgatitur të bashkëpunojë me BE-në në çështjet ushtarake dhe se pret përgjigjet nga vendet evropiane për propozimin e saj.
    Pas këtyre deklarimeve reagoi edhe Dmitri Peskov, zëdhënësi i presidentit të Rusisë Vladimir Putin, i cili tha se Rusia e kupton “presionin e jashtëzakonshëm” që po ushtrohet ndaj Serbisë dhe çështjen e eksportit të armëve serbe e përshkroi si “çështje aspak të thjeshtë”.
    Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë (SVR) kishte deklaruar në qershor se kompanitë serbe kanë rritur furnizimet indirekte të armëve për Ukrainën përmes vendeve të BE-së, si Çekia dhe Bullgaria.
    Në të njëjtën kohë, Beogradi njoftoi se kishte pezulluar eksportin e municionit, armatimit dhe pajisjeve ushtarake të prodhuara në Serbi, pas kritikave nga Moska dhe gjatë konfliktit izraelito-iranian.
    Vuçiq deklaroi më 23 qershor se municioni, deri në njoftimin e radhës, do t’u shpërndahej vetëm njësive ushtarake brenda vendit dhe konfirmoi gjithashtu se Serbia i kishte shitur municion Izraelit pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023.
    Ministria e Mbrojtjes së Serbisë dhe Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, të dërguara më 6 nëntor, nëse që nga 23 qershori e deri më sot janë eksportuar armë ose pajisje ushtarake nga Serbia.
    Beogradi ka mohuar vazhdimisht se Serbia eksporton drejtpërdrejt armatim në Ukrainë ose Rusi, dhe ka deklaruar se nuk mund të ndikojë nëse armët serbe, pasi shiten në vende të treta, përfundojnë në frontin ukrainas.
    Nuk dihet saktësisht se sa eksporton Serbia, pasi raportet e Ministrisë së Tregtisë nuk janë publikuar prej vitesh. Raporti i fundit i tillë, sipas kërkimit të portaleve zyrtare, është publikuar për vitin 2022.
    Në atë dokument thuhet se gjatë periudhës 2005–2022, vlera totale e licencave të realizuara për eksport të mallrave me përdorim të dyfishtë ka qenë 77.97 milionë dollarë./rel

  • Spiropali me të rinjtë e programit kombëtar të praktikave në ministrinë e Punëve të Jashtme: Diplomacia e hapur ndaj talenteve të reja, prioritetet për Shqipërinë Europiane

    Spiropali me të rinjtë e programit kombëtar të praktikave në ministrinë e Punëve të Jashtme: Diplomacia e hapur ndaj talenteve të reja, prioritetet për Shqipërinë Europiane

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me të rinjtë që ndjekin Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në ministrinë e Punëve të Jashtme.

    “Një diplomaci më e hapur ndaj talenteve të reja, ndër prioritetet e mandatit për Shqipërinë Europiane”, shkruan Spitopali në postimin e saj në Facebook.
    Spiropali theksoi se theksoi shumë shpejt do të prezantohet ligji i ri për shërbimin e jashtëm në Kuvend, i cili do të krijojë më shumë hapësira dhe mundësi për të pasuruar diplomacinë shqiptare me potencialin e të rinjve
    Postimi i ministres Spiropali:
    Një diplomaci më e hapur ndaj talenteve të reja, ndër prioritetet e mandatit për Shqipërinë Europiane.
    U takova mëngjesin e sotëm me të rinjtë që ndjekin Programin Kombëtar të Praktikave të Punës dhe japin kontributin e tyre në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.
    Ligji i ri për shërbimin e jashtëm që do të prezantojmë shumë shpejt në Kuvend do të krijojë më shumë hapësira dhe mundësi për të pasuruar diplomacinë shqiptare me potencialin e të rinjve që kanë vokacionin për t’i shërbyer Shqipërisë.

    Top Channel

  • Spiropali indinjuar nga Berisha: Qeveria distancohet plotësisht nga retorika e urrejtjes

    Spiropali indinjuar nga Berisha: Qeveria distancohet plotësisht nga retorika e urrejtjes

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në “X”, për deklaratat e Sali Berishës ndaj ambasadorit Silvio Gonzato.
    Ajo ka shprehur indinjatën për këtë veprim, teksa shkruan se Qeveria shqiptare e Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme distancohen plotësisht nga qëndrime të tilla.
    “Tejet e indinjuar nga sulmi i paprecedentë ndaj Ambasadorit të BE-së dhe ndaj vlerave të BE-së në Parlament ditën e sotme. Normalizimi i gjuhës së urrejtjes në diskursin politik dhe shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve në lidhje me Ligjin jetik për Barazinë Gjinore është krejtësisht i papranueshëm.
    Qeveria Shqiptare dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme distancohen plotësisht nga retorika dhe qëndrime të tilla. Sot, është rasti të përsërisim edhe një herë me zë të lartë se Shqipëria qëndron e bashkuar me Europën. Ky spektakël i pahijshëm nuk do të na dekurajojë nga reformat jetike të integrimit, as nga angazhimi ynë thelbësor për të ngushtuar në ZERO hendekun e mundësive për gratë dhe vajzat”, thuhet në reagimin e saj.

  • Trump tha se SHBA-të do fillojnë testet bërthamore, reagon Putin: Çështje serioze, kam urdhëruar Ministrinë e Jashtme dhe të Mbrojtjes që…

    Trump tha se SHBA-të do fillojnë testet bërthamore, reagon Putin: Çështje serioze, kam urdhëruar Ministrinë e Jashtme dhe të Mbrojtjes që…

    Presidenti rus, Vladimir Putin diskutoi deklaratat e homologu të tij amerikan, Donald Trump në lidhje me testet bërthamore në Këshillin e Sigurisë Ruse, duke e përshkruar çështjen si jashtëzakonisht serioze, ndërsa urdhëroi fillimin e përgatitjeve për testet e armëve bërthamore.

    Ai theksoi, megjithatë, se Rusia nuk ka plane të tërhiqet nga Traktati për Ndalimin e Testeve Bërthamore, por paralajmëroi për nevojën për të reaguar nëse traktati shkelet.
    Presidenti rus e bëri të qartë se vendi i tij mbetet besnik ndaj Traktatit dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet prej tij.
    Megjithatë, ai theksoi se nëse vendet që kanë nënshkruar traktatin vendosin të kryejnë teste bërthamore, Rusia do të detyrohet të marrë masat e duhura.
    Putin gjithashtu udhëzoi Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes, agjencitë e inteligjencës dhe shërbimet politike të fillojnë përgatitjet për testet e armëve bërthamore.
    “Unë udhëzoj Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes të Federatës Ruse, shërbimet speciale dhe shërbimet politike përkatëse të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbledhur informacione shtesë mbi këtë çështje, ta analizojnë atë në nivelin e Këshillit të Sigurisë dhe të paraqesin propozime të koordinuara mbi fillimin e mundshëm të punës për përgatitjen për testet e armëve bërthamore”, tha ai.

    Top Channel

  • Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë në Komisionin e Jashtëm mes mazhorancës dhe opozitës

    Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë në Komisionin e Jashtëm mes mazhorancës dhe opozitës

    Në Komisionin për Politikë të Jashtme, kryetari i Grupit Parlamentar Të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi qëndrimet e ish-ministrave të jashtëm Tritan Shehu, Edmond Haxhinasto si dhe të deputetit të ri Erald Kapri për Ermal Dredhën, një diplomat karriere me eksperiencë të gjatë. 
    Në fjalën e tij, Balla theksoi se zgjedhja e Dredhës tregon ndryshimin pozitiv në qasjen e Ministrisë së Jashtme ndaj marrëdhënies së veçantë me Zvicrën, ku jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë, të cilët duhet ta shohin ambasadën shqiptare në Bernë si “shtëpinë e tyre”, e cila duhet të jetë qendër bashkimi për diasporën, pavarësisht origjinës nga Shqipëria, Kosova, Presheva apo Çamëria. 
    Balla bëri të ditur se Ministria e Arsimit po përgatit një aplikacion të ri të “Abetares digjitale”, të mbështetur nga inteligjenca artificiale, që do të mund të përdoret në çdo shtëpi ku jeton një fëmijë shqiptar jashtë vendit.
    Deputetët e vlerësuan vendimin e qeverisë për të dërguar në Zvicër një diplomat të këtij niveli, duke e cilësuar Dredhën si një nga emrat më të përgatitur në shërbimin e jashtëm shqiptar. 
    Fjala e plotë e Taulant Ballës: 
    Jo shpesh do të kesh mundësinë që edhe kolegët e opozitës dhe të mazhorancës të bien dakord. E vlerësoj shumë gjithçka, tha ministri i Jashtëm Shehu, ministri i Jashtëm Haxhinasto, por edhe kolegu më i ri i Kapri, një historian me shumë eksperiencë për pjesën profesionale, ato që u thanë tani, sa i përket marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Zvicrës, jam plotësisht dakord me konstatimin e tre kolegëve parafolës, që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës, edhe pse në këto 35 vite kanë qenë marrëdhënie të shkëlqyera, duke vlerësuar kështu kontributin tejet pozitiv të Konfederatës Zvicerane sa i përket mbështetjes financiare të shumë projekteve zhvillimore, shumëplanëshe. Dhe Kuvendi i Shqipërisë, për ata që nuk e dinë, është një prej përfituesve direkt të programeve të qeverisë zvicerane, sa i përket forcimit të kapaciteteve institucionale dhe të shumë çështjeve të tjera. Edhe këtu, për shembull, nënvizoj që më në fund Kuvendi i Shqipërisë ka një qendër të vetën studimore dhe një bibliotekë siç i kishte hije, falë projekteve të zhvilluara nga Konfederata Zvicerane. 
    I parë si një partner i rëndësishëm, jam plotësisht dakord me kolegët që vijnë nga opozita, që kishte ardhur koha që në krye të ambasadës sonë atje të vinte një ambasador me shumë eksperiencë, i rritur në Ministrinë e Jashtme, por edhe që ka pasur mundësinë të zhvillojë një karrierë të konsoliduar diplomatike me disa emërime të rëndësishme. Fakti që Ministria e Jashtme, nga burimet e veta njerëzore, zgjedh zotin Dredha, na bën të kuptojmë që ka ndryshuar pra dhe qasja e Ministrisë së Jashtme sa i përket kësaj marrëdhënieje të veçantë që duhet të kemi me Zvicrën. 
    Kur fola për dimensionin ekonomik, janë mbi 260 milionë franga zvicerane, ndoshta edhe më shumë, sepse disa prej projekteve kanë vijuar edhe pas një vendimi të Konfederatës për të ndërprerë një pjesë programesh – jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të faktit se Shqipëria tashmë është në një fazë tjetër zhvillimi. 
    Janë më shumë se 300 mijë shqipfolës që jetojnë në Konfederatë, kryesisht në kantonet e Zyrihut, Argaut, Sen Galenit e Bernës, ndoshta më pak në pjesën e Gjenevës. Por e rëndësishme është që për ambasadorin e Shqipërisë në Zvicër nuk duhet të ketë asnjë dallim sa i përket qasjes, nëse janë shqiptarë nga Shqipëria, nga Kosova, nga Presheva apo Medvegja, nga Maqedonia e veriut, Mali i Zi apo Çamëria – kudo qofshin. 
    Ata shqiptarë që jetojnë në Zvicër duhet ta shohin ambasadën e Shqipërisë në Bernë si shtëpinë e tyre. Është përgjegjësi për ambasadën dhe për ambasadorin e ri të Shqipërisë në Zvicër që të jetë pika e referimit për shumë aktivitete. 
    Qeveria shqiptare tashmë e ka diasporën një prej prioriteteve të veta madhore. Ministritë përkatëse, qoftë Ministria e Kulturës, qoftë Ministria e Arsimit, duhet të jenë mbështetëse kryesore të të gjitha projekteve dhe angazhimeve që ambasada ndërmerr – që nga furnizimi me libra për shkollat shqipe, dhe pse tani jetojmë në epokën digjitale, shumë shpejt Ministria e Arsimit do të ketë aplikacionin e abetares – një aplikacion që do ta zëvendësojë abetaren tradicionale me letër. Do të jetë një abetare e furnizuar dhe mbështetur nga inteligjenca artificiale, që mund ta zëvendësojë edhe mësuesin në çdo shtëpi ku jeton një fëmijë me prind shqiptar. 
    Të thëna të gjitha këto, e nxis ambasadorin në gjithçka që tha – në fakt, ambasadori në programin e vet i preku të gjitha, nuk la asgjë pa përmendur nga ato që u thanë këtu. Duke qenë se Zvicra ka mbi 300 mijë shqiptarë – dhe unë besoj se janë edhe më shumë, ndoshta deri në 400 mijë – i raportuar në popullsinë totale të Konfederatës, ky është ndoshta përqendrimi më i madh i shqiptarëve sot, ndoshta pas Greqisë, në një vend europian. 
    Kështu që, duke i thënë të gjitha këto, fakti që shumë prej nesh bëhen krenarë sa herë që Granit Xhaka apo Xherdan Shaqiri dhe djem të tjerë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës nuk harrojnë të tregojnë botës përkatësinë e tyre shqiptare, është një shembull i bukur. 
    Dua të përshëndes vendimin e qeverisë për të dërguar në Zvicër një ambasador të këtij niveli – ndoshta niveli më i mirë që ne disponojmë sot në burimet njerëzore të Ministrisë sonë të Jashtme. 

  • Spiropali nga Haga: Takova Hashim Thaçin! Ja si paraqitet gjendja e tij dhe çfarë diskutuam

    Spiropali nga Haga: Takova Hashim Thaçin! Ja si paraqitet gjendja e tij dhe çfarë diskutuam

    Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, e cila ndodhet në Hagë për një vizitë zyrtare, ka takuar në ambientet e paraburgimit Hashim Thaçin.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali ka ndarë një video të saj nga Haga, teksa shprehet se Thaçi është në gjendje të mirë, e se i ka shprehur mbështetjen e qeverisë shqiptare, me shpresën e një vendimi të drejtë nga ana e Gjykatës Speciale.
    “Në paraburgimin e Gjykatës Speciale këtu në Hagë, takova presidentin Thaçi dhe përmes tij i dërgova të falat e mia, por edhe të qeverisë shqiptare e besoj të gjithë popullit shqiptar, edhe tre luftëtarëve të tjerë, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

    Më vjen mirë që e gjeta presidentin Thaçi në gjendje të mirë. Ndiqtë zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë, sigurisht me dëshirën për të parë dy vendet tona sa më mirë.
    I shpreha mbështetjen e Ministrisë së Jashtme të qeverisë shqiptare, të kryeministrit Rama, për një proces të rregullt dhe të drejtë, i cili në fund të prodhojë drejtësi historike e jo padrejtësi historike. Ne urojmë shumë që ai vendim i pjekurisë shtetërore të Kosovës për të votuar dhomat e specializuara dhe Gjykatën Speciale, të mos kthehet në të kundërten e vetë, por të respektojë procesin e rregullt ligjor, të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha ne urojmë që besimi që Shqipëria, Kosova e shqiptarët në tërësi kanë në drejtësinë ndërkombëtare të mund të jetë i përligjur deri në fund”, tha Spiropali.
    Më tej, ministrja e Jashtme u ndal tek rëndësia e luftës së bërë nga Kosova për të mbrojtur të dashurit e tyre dhe shtëpitë e tyre. Qëllimi i Kosovës nuk ka qenë asnjëherë sulmi ndaj një shteti tjetër, thekson Spiropali.
    “Është me rëndësi të madhe edhe një herë të theksohet që populli i Kosovës, djemtë e vajzat e Kosovës, u ngritën në luftë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, për të mbrojtur njerëzit e tyre, për të mbrojtur jetën në atë vend, e kurrsesi për të agresuar apo sulmuar një popullatë apo një vend tjetër. Kjo luftë për liri nuk mund të njolloset. Kjo luftë për ekzistencë nuk mund të përbaltet, dhe këto dy procese duhet të ndahen shumë qartë në mënyrë që e vërteta historike, drejtësia, dhe sakrificat e një populli të tërë, të mos shkelen me këmbë.
    Besim deri në fund dhe jam e bindur që pas dëshmive të dhëna këtu, e pas një procesi të rregullt ligjor, ne do mund të shohim drejtësi për luftëtarët, drejtësi për Kosovën dhe të vërtetën e saj”, u shpreh Spiropali./vizionplus.tv

  • Spiropali në mbështetje të Thaçit/ Gjykata Speciale të japë drejtësi

    Spiropali në mbështetje të Thaçit/ Gjykata Speciale të japë drejtësi

    Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shprehet se i ka shprehur Hashim Thaçit mbështetjen e Ministrisë së Jashtme dhe të qeverisë shqiptare Hashim Thaçit.
    Ministrja për Punët e Jashtme dhe Europën, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj në Hagë, është takuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
    Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shprehet se i ka shprehur Hashim Thaçit mbështetjen e Ministrisë së Jashtme dhe të qeverisë shqiptare Hashim Thaçit.
    Po ashtu Spiropali deklaron se vendimi i Gjykatës Speciale, duhet të japë vendimin e drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së, pasi sipas saj, nuk mund të njolloset lufta e drejtë.
    “Në paraburgimin e Gjykatës Speciale këtu në Hagë, takova presidentin Hashim Thaçi dhe përmes i tij, i dërgova të falat e mia, por edhe të qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar, edhe tre luftëtarëve të tjerë, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit.
    Më vjen mirë që e gjeta presidentin Thaçi në një gjendje të mirë, i ndiqte zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri, sigurisht për të parë dy vendet tona sa më mirë. I shpreha mbështetjen e Ministrisë së Jashtme, të kryeministrit Rama për një proces të rregullt dhe të dretë, i cili në fund të prodhojë drejtësi historike dhe jo padrejtësi historike. Ne urojmë shumë që ky vendim i pjekurisë shtetërore të Kosovës, për të votuar Gjykatën Speciale, të mos kthehet në të kundërtën e vetë, por të respektojë të drejtat ligjore. Ne urojmë që besimi që kanë shqiptarët kundrejt drejtësisë ndërkombëtare të jetë i përligjur deri në fund. Është me rëndësi që ta theksoj sërish që populli i Kosovës, djem dhe vajza u ngritën për të mbrojtur njerëzit e tyre dhe jetën në atë vend dhe kurrsesi për të agresuar një vend tjetër. Dhe kjo luftë për liri nuk mund të njolloset, kjo luftë për ekzistencë nuk mund të përbaltet, dhe këto dy procese duhet të ndahen shumë qartë në mënyrë që e vërteta historike, drejtësia dhe sakrificat e një populli të tërë, të mos shkelen me këmbë”, tha Spiropali.

  • Spiropali në Bruksel: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, investim strategjik për të ardhmen e përbashkët

    Spiropali në Bruksel: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, investim strategjik për të ardhmen e përbashkët

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit pasditen e sotme në Bruksel nga Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas.
    Spiropali njoftoi në rrjetet sociale se në fokus të takimit ishte angazhimi i mëtejshëm i Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, partner i besueshëm e proaktiv i BE-së, tërësisht i linjëzuar me politikat e Unionit, përfshirë në mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar për Ukrainën.
    Spiropali njofton se në takimin me Kallas, “theksova bindjen e plotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët nën qiellin europian”.
    Kryediplomatja Kallas vlerësoi edhe njëherë tjetër Shqipërinë për linjëzimin e plotë me politikat e jashtme të BE dhe për seriozitetin me të cilin vendi është angazhuar në procesin e negociatave.
    Më tej, Spiropali falenderoi Kryediplomaten Europiane për dy paketat e ndihmës financiare prej 28 milion eurosh për fuqizimin dhe modernizimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura Shqiptare.

  • Spiropali pritet nga Kryediplomatja Europiane Kaja Kallas: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, investim strategjik për të ardhmen e përbashkët

    Spiropali pritet nga Kryediplomatja Europiane Kaja Kallas: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, investim strategjik për të ardhmen e përbashkët

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit pasditen e sotme në Bruksel nga Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas.
    Spiropali njoftoi në rrjetet sociale se në fokus të takimit ishte angazhimi i mëtejshëm i Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, partner i besueshëm e proaktiv i BE-së, tërësisht i linjëzuar me politikat e Unionit, përfshirë në mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar për Ukrainën.
    Spiropali njofton se në takimin me Kallas, “theksova bindjen e plotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët nën qiellin europian”.

    Kryediplomatja Kallas vlerësoi edhe njëherë tjetër Shqipërinë për linjëzimin e plotë me politikat e jashtme të BE dhe për seriozitetin me të cilin vendi është angazhuar në procesin e negociatave.
    Më tej, Spiropali falenderoi Kryediplomaten Europiane për dy paketat e ndihmës financiare prej 28 milion eurosh për fuqizimin dhe modernizimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura Shqiptare./vizionplus.tv

  • Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën/ Spiropali pritet nga Kaja Kallas: Investim strategjik për të ardhmen e përbashkët

    Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën/ Spiropali pritet nga Kaja Kallas: Investim strategjik për të ardhmen e përbashkët

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit pasditen e sotme në Bruksel nga Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas.

    Spiropali njoftoi në rrjetet sociale se në fokus të takimit ishte angazhimi i mëtejshëm i Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, partner i besueshëm e proaktiv i BE-së, tërësisht i linjëzuar me politikat e Unionit, përfshirë në mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar për Ukrainën.
    Ministrja njofton se në takimin me Kallas, “theksova bindjen e plotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët nën qiellin europian”.
    Kryediplomatja Kallas vlerësoi edhe njëherë tjetër Shqipërinë për linjëzimin e plotë me politikat e jashtme të BE dhe për seriozitetin me të cilin vendi është angazhuar në procesin e negociatave.
    Më tej, Spiropali falenderoi Kryediplomaten Europiane për dy paketat e ndihmës financiare prej 28 milion eurosh për fuqizimin dhe modernizimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura Shqiptare.

    Top Channel