Tag: jashtme

  • Ministrja e Jashtme vizitë në Kroaci, pritet nga Zoran Milanović

    Ministrja e Jashtme vizitë në Kroaci, pritet nga Zoran Milanović

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit mëngjesin e sotëm nga Presidenti i Kroacisë Zoran Milanović. Në fokus të takimit bilateral ishte perspektiva europiane dhe mbështetja e Kroacisë për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE.

    Gjatë takimit, Spiropali falenderoi presidentin kroat për mbështetjen politike dhe teknike që Kroacia vijon t’i japë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit.

    Eksperienca e Kroacisë përgjatë anëtarësimit në BE, sipas Spiropalit, tregon se reformat serioze dhe diplomacia proaktive japin rezultate konkrete dhe Shqipëria është e vendosur të ndjekë të njejtën rrugë.

    Presidenti kroat vlerësoi angazhimin e Shqipërisë dhe kontributin e saj për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, duke veçuar partneritetin mes dy vendeve për sigurinë e përbashkët.

  • Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe ministri i Jashtëm

    Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe ministri i Jashtëm

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Zagreb, ku do të pritet nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović.
    Gjithashtu, Spiropali do të zhvillojë një takim bilateral dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.
    Më pas, ajo do të zhvillojë një takim me Komitetin për Çështjet e Jashtme të Parlamentit Kroat.

    Gjatë takimeve pritet të diskutohen marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve, si dhe hapat e mëtejshëm të partneritetit strategjik, përfshirë organizimin e takimit të parë ndërqeveritar (G2G).
    Në fokus do të jenë gjithashtu bashkëpunimi ekonomik, me theks te energjia, turizmi dhe infrastruktura, projektet rajonale si Korridori Blu, Korridori VIII, Nisma e Tri Deteve, si dhe rëndësia e zhvillimit të degës së gazsjellësit Adriatiko–Jonian për forcimin e lidhjes energjetike Kroaci–TAP.
    Gjatë vizitës, Spiropali do të mbajë edhe një ligjëratë me temë “Shqipëria, një vlerë e shtuar në BE” për studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit.

  • Spiropali do takohet me homologen austriake, zbardhet agjenda

    Spiropali do takohet me homologen austriake, zbardhet agjenda

    Ministrja Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Znj. Beate Meinl-Reisinger, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, ditën e martë, në datën 25 nëntor.
    Në një njoftim për mediat, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka zbardhur edhe agjendën.
    “Ju njoftojmë se ditën e martë, në datë 25 nëntor, Ministrja Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Znj. Beate Meinl-Reisinger, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

    Ministrja austriake do të pritet në një takim bilateral nga Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
    Pas takimit bilateral, ministret do të mbajnë një konferencë për mediat prej orës 14.15 deri në 14.45, në mjediset e MEPJ”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme./vizionplus.tv

  • Spiropali do takohet me homologen australiane, zbardhet agjenda

    Spiropali do takohet me homologen australiane, zbardhet agjenda

    Ministrja Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Znj. Beate Meinl-Reisinger, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, ditën e martë, në datën 25 nëntor.
    Në një njoftim për mediat, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka zbardhur edhe agjendën.
    “Ju njoftojmë se ditën e martë, në datë 25 nëntor, Ministrja Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Znj. Beate Meinl-Reisinger, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

    Ministrja austriake do të pritet në një takim bilateral nga Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
    Pas takimit bilateral, ministret do të mbajnë një konferencë për mediat prej orës 14.15 deri në 14.45, në mjediset e MEPJ”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme./vizionplus.tv

  • Muzeu i Luvrit do të shtojë 100 kamera të jashtme deri në vitin 2026

    Muzeu i Luvrit do të shtojë 100 kamera të jashtme deri në vitin 2026

    Muzeu i Luvrit në Francë do të instalojë 100 kamera të jashtme deri në fund të vitit 2026, si pjesë e masave për të forcuar sigurinë pas grabitjes spektakolare të muajit të kaluar, tha drejtoresha të mërkurën.

    Laurence Des Cars tha gjithashtu në një seancë dëgjimore në Asamblenë Kombëtare se lidhjet me policinë e Parisit do të forcoheshin me instalimin e një “stacioni të avancuar policor brenda pronës së Luvrit”.

    Grabitja gjatë ditës më 19 tetor, në të cilën katër grabitës u arratisën me bizhuteri me vlerë 102 milionë dollarë, ka ngritur dyshime mbi besueshmërinë e muzeut më të vizituar në botë si kujdestar i veprave të tij të panumërta.

    Ndërsa hetuesit kanë ngritur akuza kundër katër të dyshuarve për përfshirje në bastisje, thesaret ende nuk janë gjetur.

    LEXO EDHE: 2 burra (sipas internetit) pretendohet të kenë bërë vjedhjen në Luvër, por si qëndron e vërteta?

    Zyrtarët kanë pranuar se nuk kishte mbulim të mjaftueshëm nga kamerat e sigurisë të mureve të jashtme të muzeut dhe nuk kishte mbulim të ballkonit të përfshirë në vjedhje.

    Pas grabitjes, zyrtarët francezë thanë se Luvri do të vendoste siguri shtesë, duke përfshirë pajisje kundër ndërhyrjes dhe barriera kundër përplasjes së automjeteve në rrugët publike aty pranë, deri në fund të vitit.

    Një raport i publikuar muajin e kaluar nga organi publik i auditimit në Francë, i njohur si Cour des Comptes, tha se pamundësia e muzeut për të përditësuar infrastrukturën e tij ishte përkeqësuar nga shpenzimet e tepërta për veprat e artit.

    Megjithatë, Des Cars u tha ligjvënësve: “Unë marr përgjegjësinë e plotë për këto blerje, të cilat janë krenaria e vendit dhe koleksioneve tona. Puna në Luvër nuk duhet të shihet si konkurrencë me pasurimin e koleksioneve kombëtare.”

  • Deklaratat e papërshtatshme, Mali i Zi “dush të ftohtë” ambasadorit rus

    Deklaratat e papërshtatshme, Mali i Zi “dush të ftohtë” ambasadorit rus

    Mali i Zi i ka thënë “Jo” Moskës. Rusia duket qartë se po bën gjithçka të ndërhyjë në rajon dhe sidomos në vende si Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja apo Serbia. Por Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi ka thirrur në një takim urgjent ambasadorin e Federatës Ruse në Podgoricë, Aleksandar Lukašik, duke i dorëzuar një notë të qartë proteste për deklaratat e tij të fundit, të cilat autoritetet malazeze i konsiderojnë si “të papranueshme, të panevojshme dhe ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të shtetit”. Sipas MPJ-së, ambasadori rus ka dalë jashtë çdo kornize të sjelljes diplomatike duke kritikuar hapur: vendimin e Kuvendit të Malit të Zi për t’iu bashkuar mekanizmit të NATO-s për ndihmë dhe trajnim të Ukrainës (NSATU), si dhe intervistën e presidentit malazez Jakov Milatoviç për gazetën franceze La Croix, ku ai theksoi se zgjerimi i BE-së është mjeti më i fortë për të kufizuar influencat e aktorëve të tretë, përfshirë Rusinë.
    “Këto vlerësime janë ndërhyrje e pastër dhe Mali i Zi nuk do të lejojë që askush të cenojë integritetin e institucioneve dhe politikës së jashtme të vendit”, theksoi MPJ në reagimin e saj. Autoritetet malazeze i kanë bërë të qartë ambasadorit Lukašik se çdo deklaratë e ngjashme në të ardhmen do të trajtohet si veprim i qëllimshëm armiqësor, me pasoja diplomatike të menjëhershme, duke nënvizuar se Podgorica orienton politikën e saj të jashtme mbi interesat kombëtare, anëtarësimin në NATO dhe kursin drejt Bashkimit Europian, jo sipas direktivave nga Moska apo cilido aktor tjetër. Më 13 nëntor, Lukašik akuzoi Parlamentin e Malit të Zi për “veprimtari antiruse” pas votimit të angazhimit në misionin e NATO-s për Ukrainën. Edhe më herët, më 1 nëntor, ai kritikoi Podgoricën për “përshpejtimin e panevojshëm të rrugës drejt BE-së duke dobësuar lidhjet me Rusinë”.

  • “Veprimet e Lukashiç janë të papranueshme”, Mali i Zi paralajmëron ambasadorin rus: Do të cilësohen si veprimtari armiqësore

    “Veprimet e Lukashiç janë të papranueshme”, Mali i Zi paralajmëron ambasadorin rus: Do të cilësohen si veprimtari armiqësore

    Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi tha se veprimet e ambasadorit rus, Aleksandar Lukashiç, janë “absolutisht të papranueshme” dhe përbëjnë ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi.

    Ambasadori rus u thirr për një bisedë në Ministri, pasi ai kritikoi institucionet malazeze.
    “Ambasadorit rus iu bë e qartë se në të ardhmen mesazhe të ngjashme do të trajtohen si veprimtari qëllimisht armiqësore, ndaj së cilës Ministria do të reagojë në mënyrë adekuate, në përputhje me normat ndërkombëtare”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.
    Arsye për reagimin kanë qenë deklaratat e fundit të Lukashiçit lidhur me vendimin e Kuvendit për bashkimin e Ushtrisë së Malit të Zi me mekanizmin e NATO-s për ofrimin e ndihmës së sigurisë dhe trajnimit për Ukrainën (NSATU), si dhe komentet e tij negative për intervistën e presidentit Jakov Millatoviç.
    Lukashik ka akuzuar udhëheqjen malazeze për “demonizimin e Rusisë” dhe se “po forcon statusin e saj si shtet armik ndaj Moskës, duke ndjekur Perëndimin në rritjen e tensioneve me Rusinë”.
    Duke komentuar deklaratën e presidentit Millatoviç dhënë për një gazetë franceze, se anëtarësimi i Malit të Zi në BE është strategjia më e mirë në luftën kundër ndikimit të vendeve të treta, përfshirë Rusinë, Lukashik tha se Mali i Zi është i përfshirë në zbatimin e “luftës hibride të NATO-s” kundër Moskës.
    Duke vlerësuar se Mali i Zi nuk do të lejojë që askush të cenojë dinjitetin e institucioneve të tij, Ministria e Punëve të Jashtme i ka transmetuar ambasadorit Lukashik mesazhin se nga Ambasada e Rusisë pritet respekt i plotë i institucioneve dhe zyrtarëve malazezë.
    “Në udhëheqjen e politikës së jashtme, Mali i Zi nuk vepron sipas udhëzimeve të ndonjë pale tjetër, por ndjek në mënyrë të qëndrueshme interesat e veta kombëtare dhe strategjike, të përcaktuara nga prioritetet e politikës së jashtme – anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit në BE”.
    Parlamenti malazez miratoi më 12 nëntor vendimin për pjesëmarrje në NSATU, mbi bazën e të cilit deri në dy pjesëtarë të Ushtrisë do të dërgohen në Visbaden, në Gjermani, ku do të zhvillohet trajnimi i ushtarëve ukrainas.
    Vendimi iu paraqit Parlamentit për miratim nga anëtarët e Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje: presidenti i shtetit, i Parlamentit dhe i Qeverisë, Jakov Millatoviç, Andrija Mandiw dhe Millojko Spajiç.
    Në vendim thuhet se NSATU do të ketë qendra logjistike për mbështetje në vendet e aleancës dhe do të përbëhet nga rreth 700 pjesëtarë nga vendet anëtare të NATO-s për ofrimin e ndihmës së sigurisë për Ukrainën.
    Nga 81 deputetë, 44 votuan pro vendimit, pesë ishin kundër dhe dy abstenuan.
    Përveç deputetëve të lëvizjes në pushtet “Evropa Tani” të kryeministrit Spajiç, Demokratëve, partive minoritare dhe një pjese të opozitës, për bashkimin e ushtarëve malazezë në misionin NSATU votuan edhe disa deputetë të partisë në pushtet, Demokracia e Re Serbe (NSD), e cila dikur ishte pjesë e frontit prorus, Fronti Demokratik, që drejtohet nga kryetari aktual i Parlamentit, Mandiç.
    Grupi parlamentar i NSD-së ka nëntë deputetë, prej të cilëve katër e mbështetën dërgimin e ushtarëve malazezë në misionin e NATO-s për ndihmë të Ukrainës, ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në seancë.
    Partnerët e tyre shumëvjeçarë nga Partia Popullore Demokratike, të deputetit Millan Knezheviç, votuan kundër.
    Partitë e ish-Frontit Demokratik prej vitesh kundërshtonin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, ishin për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
    Ambasadori Lukashik i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Millatoviç më 9 qershor të këtij viti./REL

    Top Channel

  • Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit

    Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit

    Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi tha më 17 nëntor se veprimet e ambasadorit rus, Aleksandar Lukashiq, janë “absolutisht të papranueshme” dhe përbëjnë ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi.
    Ambasadori rus u thirr për një bisedë në Ministri, pasi ai kritikoi institucionet malazeze.
    “Ambasadorit rus iu bë e qartë se në të ardhmen mesazhe të ngjashme do të trajtohen si veprimtari qëllimisht armiqësore, ndaj së cilës Ministria do të reagojë në mënyrë adekuate, në përputhje me normat ndërkombëtare”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.
    Arsye për reagimin kanë qenë deklaratat e fundit të Lukashiqit lidhur me vendimin e Kuvendit për bashkimin e Ushtrisë së Malit të Zi me mekanizmin e NATO-s për ofrimin e ndihmës së sigurisë dhe trajnimit për Ukrainën (NSATU), si dhe komentet e tij negative për intervistën e presidentit Jakov Millatoviq.
    Lukashik ka akuzuar udhëheqjen malazeze për “demonizimin e Rusisë” dhe se “po forcon statusin e saj si shtet armik ndaj Moskës, duke ndjekur Perëndimin në rritjen e tensioneve me Rusinë”.
    Duke komentuar deklaratën e presidentit Millatoviq dhënë për një gazetë franceze, se anëtarësimi i Malit të Zi në BE është strategjia më e mirë në luftën kundër ndikimit të vendeve të treta, përfshirë Rusinë, Lukashik tha se Mali i Zi është i përfshirë në zbatimin e “luftës hibride të NATO-s” kundër Moskës.
    Duke vlerësuar se Mali i Zi nuk do të lejojë që askush të cenojë dinjitetin e institucioneve të tij, Ministria e Punëve të Jashtme i ka transmetuar ambasadorit Lukashik mesazhin se nga Ambasada e Rusisë pritet respekt i plotë i institucioneve dhe zyrtarëve malazezë.
    “Në udhëheqjen e politikës së jashtme, Mali i Zi nuk vepron sipas udhëzimeve të ndonjë pale tjetër, por ndjek në mënyrë të qëndrueshme interesat e veta kombëtare dhe strategjike, të përcaktuara nga prioritetet e politikës së jashtme – anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit në BE”.
    Parlamenti malazez miratoi më 12 nëntor vendimin për pjesëmarrje në NSATU, mbi bazën e të cilit deri në dy pjesëtarë të Ushtrisë do të dërgohen në Visbaden, në Gjermani, ku do të zhvillohet trajnimi i ushtarëve ukrainas.
    Vendimi iu paraqit Parlamentit për miratim nga anëtarët e Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje: presidenti i shtetit, i Parlamentit dhe i Qeverisë, Jakov Millatoviq, Andrija Mandiq dhe Millojko Spajiq.
    Në vendim thuhet se NSATU do të ketë qendra logjistike për mbështetje në vendet e aleancës dhe do të përbëhet nga rreth 700 pjesëtarë nga vendet anëtare të NATO-s për ofrimin e ndihmës së sigurisë për Ukrainën.
    Nga 81 deputetë, 44 votuan pro vendimit, pesë ishin kundër dhe dy abstenuan.
    Përveç deputetëve të lëvizjes në pushtet “Evropa Tani” të kryeministrit Spajiq, Demokratëve, partive minoritare dhe një pjese të opozitës, për bashkimin e ushtarëve malazezë në misionin NSATU votuan edhe disa deputetë të partisë në pushtet, Demokracia e Re Serbe (NSD), e cila dikur ishte pjesë e frontit prorus, Fronti Demokratik, që drejtohet nga kryetari aktual i Parlamentit, Mandiq.
    Grupi parlamentar i NSD-së ka nëntë deputetë, prej të cilëve katër e mbështetën dërgimin e ushtarëve malazezë në misionin e NATO-s për ndihmë të Ukrainës, ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në seancë.
    Partnerët e tyre shumëvjeçarë nga Partia Popullore Demokratike, të deputetit Millan Knezheviq, votuan kundër.
    Partitë e ish-Frontit Demokratik prej vitesh kundërshtonin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, ishin për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
    Ambasadori Lukashik i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Millatoviq më 9 qershor të këtij viti./REL/

  • Mali i Zi: Deklaratat e ambasadorit rus do të trajtohen si veprimtari armiqësore

    Mali i Zi: Deklaratat e ambasadorit rus do të trajtohen si veprimtari armiqësore

    Ambasadori Lukashik i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Millatoviq më 9 qershor të këtij viti./REL

  • Tritoli në Kamëz për 500 mijë euro “gjobë”, arrestohet polici Jeton Lami që shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn

    Tritoli në Kamëz për 500 mijë euro “gjobë”, arrestohet polici Jeton Lami që shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn

    foto ilustrim: vendngjarje ne kamez-Jeton lami dhe ervis martinaj

    KAMËZ- Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Kamëz, në ambjentet e jashtme të një restoranti “Perla e Detit”, në bulevardin “Nënë Tereza”. Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar 4 autorët, ku 3 prej tyre janë arrestuar Jeton Lami 31-vjeç, ish-polici i cili shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn përpara se të zhdukej. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Florin Domi 30-vjeç dhe Flogert Mezhika 34-vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim E. L 31-vjeç.

    Dyshohet se këta persona kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 mijë eurosh, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, Saimir Sina. Restoranti “Perla e Detit”, është në pronësi të dy kunetërve, Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk kanë asnjë shpjegim për motivin e mundshëm të ngjarjes.

    Njoftimi:
    Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”.
    Zbardhet brenda 24 orëve dhe dokumentohet, si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse.
    Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.
    Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:
    -J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.
    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.
    Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.