Tag: jashtme

  • Shefja e diplomacisë së BE më 8 prill në Tiranë, takim me Begajn dhe Ramën! Zbardhet axhenda

    Shefja e diplomacisë së BE më 8 prill në Tiranë, takim me Begajn dhe Ramën! Zbardhet axhenda

    Drejtuesja e lartë e politikës së jashtme të BE-së, komisionerja Kaja Kallas, do të vizitojë Tiranën më 8 prill, me një agjendë të ngjeshur takimesh.
    Brukseli ka zbardhur edhe takimet që do mbahen në Shqipëri nga përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së.
    Fillimisht Kaja Kallas do të zhvillojë takim me kreun e shtetit, presidentin Bajram Begaj.
    Më pas do të ketë një takim kokë më kokë edhe me kryeministrin Edi Rama, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.
    Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Europian për kalendarin e punimeve dhe takimeve.
    Mësohet se pjesë e turit të saj ballkanik janë edhe vizita në Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinë, ku gjithashtu ka agjendë të ngjeshur.
    Kjo do të jetë vizita e parë e saj që nga marra e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së.

  • Skandali diplomatik Fate Velaj, detaje të reja nga Austria, Ministria e Jashtme pranon zbulimet hetimore të mediave…

    Skandali diplomatik Fate Velaj, detaje të reja nga Austria, Ministria e Jashtme pranon zbulimet hetimore të mediave…

    Zbulime të reja rreth Ambasadorit të Shqipërisë në Austri, Fatmir Velaj, po tërheqin vëmendjen ndërkombëtare. Ndërsa Ministria e Jashtme Austriake dhe figura kyçe politike në Vjenë qëndrojnë dukshëm në heshtje, ato janë detyruar të konfirmojnë zyrtarisht zbulimet hetimore të publikuara nga platforma investigative austriake “Fass ohne Boden”. Sipas hulumtimeve të “Fass ohne Boden”, Velaj akuzohet për veprën penale “shpërdorim të detyrës”, veçanërisht për strehimin e kunatës së tij në Ambasadën Shqiptare në Vjenë, edhe pse ajo ishte shpallur në kërkim pasi ndaj saj kishte një “urdhër arresti”. Akuza të tjera lidhen me mbajtjen e nënshtetësisë së dyfishtë pa autorizim të duhur, si dhe me parregullsi të mundshme në dhënien e titujve akademikë dhe dekoratave shtetërore.
    Çfarë thotë Ministria e Jashtme e Austrisë?
    Media austriake ‘Fass ohne Boden’ ka pyetur Ministrinë e Jashtme Austriake, e cila në një deklaratë me shkrim, konfirmon se Ambasada e Shqipërisë ka qenë e informuar se personat me shtetësi të dyfishtë nuk mund të akreditohen si ambasadorë në Austri. Në të njëjtën deklaratë, theksohet gjithashtu se është bërë referim te Konventa e Vjenës, e cila ndalon që një diplomat të angazhohet në aktivitete tregtare apo profesionale për përfitime financiare. Në të njëjtën kohë, autoritetet austriake theksojnë se pasi Velaj hoqi dorë nga shtetësia austriake dhe përfundoi aktivitetet e tij tregtare në Austri, nuk kishte më pengesa për dhënien e “OK” nga Presidenti Federal.
    Megjithatë, Ministria ka refuzuar të përgjigjet për pyetje konkrete në lidhje me mënyrën e emërimit të Velajt, shkeljet e mundshme të ligjit të shtetësisë dhe njohuritë për aktivitetet e tij politike në Shqipëri. Në deklaratën me shkrim thuhet: “Ambasada e Shqipërisë ishte informuar nga Ministria e Jashtme e Austrisë se personat me nënshtetësi të dyfishtë nuk mund të akreditohen si ambasadorë në Austri. Gjithashtu, është bërë referim te Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, e cila ndalon ushtrimin e ndonjë aktiviteti tregtar apo profesional që ka për qëllim fitimin. Me heqjen dorë nga shtetësia austriake nga ana e Prof. Velaj dhe përfundimin e aktiviteteve të tij tregtare në Austri, nuk ka pasur më pengesa për dhënien e agrément-it nga Presidenti Federal”, tha Ministria.
    Heshtje domethënëse nga Ministrja e Jashtme dhe Eurodeputeti
    Sipas medias austriake, veçanërisht bie në sy heshtja e Ministres së Jashtme Beate Meinl-Reisinger dhe e eurodeputetit Helmut Brandstätter, ndonëse ky i fundit e kishte ngritur fillimisht çështjen në mënyrë politike. Pavarësisht disa kërkesave nga redaksia, asnjë deklaratë nuk është bërë publike. Kjo heshtje është veçanërisht e habitshme duke ardhur nga një parti që e promovon transparencën si vlerë themelore.
    Implikime politike dhe ligjore
    Velaj, një i afërt i Kryeministrit shqiptar Edi Rama, ka mbajtur më parë funksione të rëndësishme politike në Shqipëri – duke përfshirë këshilltar për çështjet e jashtme, anëtar komisioni dhe kryetar të grupit të miqësisë Shqipëri–Austri. Akuzat ndaj tij mund të kenë pasoja diplomatike dhe ligjore si në Shqipëri, ashtu edhe në Austri.
    Thirrje për transparencëb
    Publiku meriton qartësi. Sidomos për një vend kandidat për anëtarësim në BE, sundimi i ligjit, transparenca dhe integriteti politik janë vlera themelore. Roli i autoriteteve austriake, të cilat heshtën për një periudhë të gjatë, duhet tani të analizohet në mënyrë kritike – së bashku me rrjetet politike që mundësuan ngjitjen e Velajt.

  • “Njohjen nga Kenia e solli Behgjet Pacolli”, kritika për Ministrinë e Jashtme: Po kërkon që të marrë merita

    “Njohjen nga Kenia e solli Behgjet Pacolli”, kritika për Ministrinë e Jashtme: Po kërkon që të marrë merita

    Pasi njohja e pavarësisë nga Kenia u arrit zyrtarisht, tashmë debati është përqendruar se kush qëndron pas saj.
    Në Kosovë ka kritika të forta ndaj ministrisë së jashtme për mungesë strategjie në arritjen e njohjeve të reja dhe se po kërkon që të marrë merita pa të drejtë. Kontributin kryesor në afrimin me Kenian deri në vendimin përfundimtar duket se e ka dhënë ish-presidenti Behgjet Pacolli, i cili ishte prezent dhe në firmosjen e njohjes nga Kenia. Në njoftimin zyrtar, Kenia e quajti Pacollin të deleguar special të presidentes Osmani. Kryeministri dhe presidentja e falenderuan ish-presidentin, por ministria e jashtme nuk shkroi asnjë fjalë për të.
    “Kjo njohje nga Kenia na vjen pas më shumë se katër viteve kur patëm njohjen e fundit që ishte njohja nga Izraeli. Pra, kanë qenë më shumë se katër vite që kjo qeveri nuk ka arritur të sigurojë njohje nga asnjë shtet mosnjohjes i Kosovës. Ne e mirëpresim dhe vlerësojmë shumë njohjen e re, sepse është një ndryshim në dinamikat pasive të punëve të jashtme të Kosovës, ose të atyre të cilët janë përgjegjës për politiken e jashtme të Kosovës. Mirëpo, duket se e njëjta nuk është që ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të MPJD-së në këtë rast për të siguruar njohje nga Kenia, por duket që e njëjta është siguruar nga zotëri Behgjet Pacolli”, tha Arbëresha Loxha Stublla, GLPS.
    “Është një njohje shumë e rëndësishme dhe kjo padyshim që e fuqizon subjektivitetin juridik të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Është dashtë të ketë diplomaci më aktive, por, po fokusohemi tek kjo fundit, besoj se ka një kontribut të pakontestueshëm zotëri Pacolli në këtë njohje, ai ka bërë njoftim qysh në një kohë më herët që institucionet e Kosovës duhet të presin lidershipin e këtij shteti, të bashkëpunojmë më ta, sepse njohja vetëm është e kryer”, tha Emrush Ujkani | Njohës i çështjeve politike.
    Ekspertët kërkojnë një angazhim më të madh për të lobuar në nivel ndërkombëtar, në mënyrë që Kosova të arrijë edhe më shumë njohje.
    “Ne gjithmonë u kemi bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përkatësisht dikasterit të Punëve të Jashtme që të kenë një strategji të qartë se si do të sigurojnë njohje, sepse njohjet janë të domosdoshme për të forcuar subjektivitetin e Republikës, por edhe për të garantuar më tutje pavarësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Nëse do të kishte përpjekje dhe strategji të qartë për sigurim të njohjeve, lobim të vazhdueshëm dhe një qasje konkrete për të bindur shtetet për të njohë Kosovën, konsideroj që do të kishim rezultate. Por, meqenëse nuk kemi pasur asnjë rezultat mund t’i faturohet MPJD-së si dështim në këtë drejtim. Ka mungesë të lobimit, të një strategjie të qartë se si të arrihen njohjet dhe punës konkrete në këtë drejtim”, tha Arbëresha Loxha Stublla, GLPS.
    Kenia tha se “e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe në avancimin e forcimit të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit, duke përkujtuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës mori miratimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

  • Ministria e Jashtme gjen dhe shpëton nga rreziku 19-vjeçarin shqiptar në Sierra Leone, nëna: Ma sollën shëndoshë e mirë nga Afrika, 5 muaj pa e takuar! PAMJET emocionuese

    Ministria e Jashtme gjen dhe shpëton nga rreziku 19-vjeçarin shqiptar në Sierra Leone, nëna: Ma sollën shëndoshë e mirë nga Afrika, 5 muaj pa e takuar! PAMJET emocionuese

    Pas disa ditësh përpjekjesh intensive, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë ka arritur të realizojë me sukses riatdhesimin e një të riu shqiptar, i cili ndodhej në rrezik në Sierra Leone, në kontinentin afrikan.
    Kërkesa për ndihmë erdhi nga e ëma e 19-vjeçarit, F. T., disa ditë më parë, dhe MEPJ e mori menjëherë nën shqyrtim situatën.
    “Nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, u mundësua një reagim i shpejtë dhe i efektshëm. Me përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme, operacioni u përmbyll me sukses brenda një periudhe të shkurtër, duke bërë të mundur që i riu të kthehej i sigurt dhe i shëndetshëm pranë familjes së tij”, njoftoi institucioni.

    Edhe nëna e adoleshentit ka reaguar për këtë operacion me fund të lumtur, duke falenderuar autoritetet, MPEJ, Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, që i sollën djalin shëndoshë e mirë, 5 muaj pa e takuar
    “Falenderoj Ministrinë e Jashtme, që mundësoi ardhjen e djalit tim. Kaluan një javë sakrificash me gatishmëri. Unë si nënë jam shumë e lumtur që takova djalin tim pas kaq kohësh, pas 5 muajsh. Falenderoj si nënë Policinë e Shtetit dhe veçanërisht ministrin, që më ndihmuan dhe më sollën djalin shëndoshë e mirë nga Afrika”, shprehet ajo e emocionuar.
    MEPJ shprehu falënderimet për të gjithë autoritetet që morën pjesë në këtë operacion dhe siguron se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të palodhur për shtetasit shqiptarë, kudo që ndodhen.

  • Rrezikohej në Sierra Leone, shqiptari riatdhesohet në Shqipëri

    Rrezikohej në Sierra Leone, shqiptari riatdhesohet në Shqipëri

    Pamjet e operacionit

    TIRANË-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë ka arritur të realizojë me sukses riatdhesimin e një 19-vjeçari shqiptar, të cilit i rrezikohej jeta në Sierra Leone. Kërkesa për ndihmë u bë nga e ëma e të riut, të identifikuar me inicialet F. T., pasi ky i fundit kishte ngecur në Fritaun. Nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, u mundësua që i rikthehej në atdhe pranë familjes së tij. 
    NJOFTIMI I MEPJ:

    Një histori shprese dhe angazhimi i përbashkët! Pas disa ditësh përpjekjesh intensive, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë ka arritur të realizojë me sukses riatdhesimin e një të riu shqiptar, i cili ndodhej në rrezik në Sierra Leone. Kërkesa për ndihmë erdhi nga e ëma e 19-vjeçarit, F. T., disa ditë më parë, dhe MEPJ e mori menjëherë nën shqyrtim situatën. Nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, u mundësua një reagim i shpejtë dhe i efektshëm. Me përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme, operacioni u përmbyll me sukses brenda një periudhe të shkurtër, duke bërë të mundur që i riu të kthehej i sigurt dhe i shëndetshëm pranë familjes së tij. MEPJ shpreh falënderimet më të sinqerta për të gjithë autoritetet që morën pjesë në këtë operacion dhe siguron se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të palodhur për shtetasit shqiptarë, kudo që ndodhen./ZËRI

  • Asambleja e Përgjithshme e Confindustria Albania, Hasani: Ministria e Jashtme urë e fortë lidhëse për tërheqjen e investitorëve të huaj

    Asambleja e Përgjithshme e Confindustria Albania, Hasani: Ministria e Jashtme urë e fortë lidhëse për tërheqjen e investitorëve të huaj

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në Asamblenë e Përgjithshme 2025 të “Confindustria Albania”, e cila organizoi aktivitetin me temë “Konkurrueshmëria dhe e Ardhmja: Bizneset, Territori, Komuniteti Konfindustrial”. Hasani fillimisht vlerësoi faktin se “Confindustria Albania” që prej fillimit ka qenë një partner kyç në promovimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ofruar mbështetje në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve tona.
    “Për ne, ky bashkëpunim është i çmuar, dhe do të vazhdojmë ta mbështesim me shumë entuziazëm. Ky është një angazhim që kërkon bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë, ku Italia ka një rol të jashtëzakonshëm. Pas dy dekadash marrëdhëniesh intensive, Italia është një nga investitorët më të rëndësishëm në Shqipëri dhe një aleat strategjik në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai. Ministri Hasani cilësoi se aktualisht Shqipëria është në momentin më të mirë historik në rrugëtimin e saj evropian: me objektiv hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda këtij viti, mbylljen e negociatave brenda vitit 2027-të, dhe me një vizion të qartë për t’u bërë pjesë e familjes së vlerave evropiane para 2030-tës.

    ”Anëtarësimi në BE është një mundësi për t’u pozicionuar më mirë në një mjedis global dhe për të rritur potencialin e saj ekonomik. Kjo nuk është një mundësi që do të vijë vetvetiu. Ne duhet të punojmë ngushtë me sektorin privat për të krijuar një atmosferë investimesh dhe inovacionesh që mund të transformojnë ekonominë tonë. Roli i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) është të jetë një urë lidhëse, të promovojë eksporte dhe të tërheqë investitorë strategjikë. Për të arritur sukses në këtë proces, të cilit i jemi angazhuar plotësisht, është e domosdoshme një partneritet i fortë mes qeverisë dhe sektorit privat. Vetëm me bashkëpunimin e ngushtë me partnerët tanë strategjikë mund të maksimizojmë përfitimet e integrimit tonë në Bashkimin Evropian”, tha ai.
    Ministri Hasani nënvizoi gjithashtu edhe një ndër fokuset kryesore të MEPJ, e cila është mbështetja për iniciativat që lidhin biznesin vendas me diasporën shqiptare. “Diaspora shqiptare është një pasuri e jashtëzakonshme që ka potencialin të luajë një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e lidhjeve ndërkombëtare të Shqipërisë. Ajo është një nga fokuset kryesore të politikave tona. Diaspora shqiptare, veçanërisht ajo e madhe që jeton në Itali, ka një potencial të jashtëzakonshëm për të kontribuar në rritjen e ekonomisë shqiptare. Dhe këtu, ndaj bindjen e palëkundur se ajo është aset i paçmuar që duhet të shfrytëzohet në mënyrë strategjike”, tha ai.

  • INVESTIGIMI/ Emërimi që po trondit politikën austriake, si u caktua Fate Velaj ambasador?

    INVESTIGIMI/ Emërimi që po trondit politikën austriake, si u caktua Fate Velaj ambasador?

    Fate Velaj

    VIENË- Emërimi i Fatmir Velajt si ambasador i Shqipërisë në Austri në vitin 2023 po bëhet gjithnjë e më shumë një fuçi baruti diplomatike dhe politike. Çështja ‘Velaj’ po shkakton shumë polemika në Ministrinë e Jashtme të Beate Meinl-Reisinger dhe është kthyer në një çështje politike dhe po e vë qeverinë e re federale në një situatë të pasigurt.
    Emërimi i Fatmir Velajt
    Fatmir Velaj (i njohur në Shqipëri si Fate Velaj) u emërua ambasador i Shqipërisë në Vjenë në korrik 2023, kur Republika e Shqipërisë e emëroi zyrtarisht atë si pasardhës të ambasadorit Roland Bimos. Në vitin 2024, emërimi i Velajt si ambasador u vu në pikëpyetje nga anëtari i atëhershëm i Këshillit Kombëtar, Helmut Brandstätter. Kërkesa e tij ngre dyshime lidhur me përshtatshmërinë e Velajt në postin që i është besuar. Në kërkesën e depozituar në Këshillin Kombëtar janë listuar 14 pyetje të detajuara mbi papajtueshmëritë e figurës së tij dhe ndikimin politik. Brandstätter donte të dinte nëse Velaj ishte një shtetas i dyfishtë austriako-shqiptar në kohën e emërimit të tij dhe nëse ai merrej me aktivitet tregtar në Austri. Sipas praktikës aktuale, të dyja do të ishin arsye për përjashtim nga akreditimi si ambasador.
    Kërkesa thotë fjalë për fjalë: A është e vërtetë që kandidati i caktuar është duke ushtruar një aktivitet tregtar në Austri? A do të ishte kjo një arsye për përjashtim?
    Bëhen gjithashtu pyetjet e mëposhtme: A dihet nëse kandidati i caktuar ka hequr dorë nga shtetësia austriake apo do të hiqte dorë nga ajo nëse emërohej në postin e ambasadorit?
    Gjithashtu, diskutohet edhe mundësia e ndërhyrjes politike. Ka dyshime se një anëtar i qeverisë mund të ketë ndërhyrë në favor të Velajt. Përmendet në mënyrë specifike ministren Federale të atëhershme për Çështjet e BE-së dhe Kushtetutës, Karoline Edtstadler: A është e vërtetë që Ministrja Federale për Çështjet e BE-së dhe Kushtetutës, Karoline Edtstadler, ishte e përfshirë në këtë emërim?

    Kërkesa e depozituar

    Në qendër të kritikave është edhe Ministria e Jashtme. Pyetja është nëse BMEIA i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme në Tiranë që të emërojë një kandidat tjetër me notë verbale në korrik 2023 , por edhe nëse kjo kërkesë është dërguar, nuk është përmbushur deri më sot.
    Kjo do të thotë se Velaj nuk është i vetmi fokus. Lind dyshimi se pas emërimit qëndron një rrjet i errët lobimi politik dhe oportunizmi diplomatik. 
    Nga azilkërkues në ambasador
    Biografia e Velajt në pamje të parë duket meteorike. Ish-azilkërkuesi nga Traiskirchen mori jo vetëm Dekoratën e Artë të Meritave të Republikës së Austrisë, por edhe titullin “Profesor”. Sipas certifikatës së çmimit të datës 13 dhjetor 2019, ai u nderua për arritjet e tij si “piktor, fotograf, shkrimtar, publicist, menaxher kulturor dhe kurator ekspozite”.
    Certifikata është në dispozicion të ekipit të medias që ka publikuar shkrimin.
    Përgjigja zyrtare e Ministrisë së Jashtme konfirmon akuzat kryesore rreth emërimit të Fatmir Velajt si ambasador i Shqipërisë në Vjenë. Prandaj, Ambasada Shqiptare kërkoi një marrëveshje diplomatike më 27 korrik 2023. BMEIA zbuloi se i emëruari kishte shtetësi austriake dhe shqiptare dhe kishte qenë aktiv në Austri në të kaluarën. Të dyja këto detaje janë të papajtueshme me dispozitat e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. 
    Vetëm më 19 mars 2024, ambasada shqiptare njoftoi se Velaj kishte hequr dorë nga shtetësia austriake , duke i hapur kështu zyrtarisht rrugën akreditimit. Që më 3 prill 2024, presidenti dha miratimin e tij për ambasadorin e ri. Më 26 qershor 2024, Velaj më në fund dorëzoi letrat kredenciale. Kjo do të thotë se pavarësisht viteve të punës në Austri, pavarësisht shtetësisë së dyfishtë dhe pavarësisht nga një të kaluar si biznesmen në vendin e tyre, Velaj u akreditua.
    Këshilli i Ministrave nën presion
    Tani është e qartë: Ministri i Jashtëm Meinl-Reisinger është nën presion për të vepruar. Sipas dosjeve të brendshme të Ministrisë së Jashtme, Velaj mësohet se ka ndërhyrë personalisht në BMEIA në disa raste. Në interes të transparencës dhe higjienës politike, i gjithë procesi duhet të rishqyrtohet. Pyetja kryesore është nëse ka pasur ndonjë ndikim të padrejtë në emërimin e tij si ambasador?
    Nëse do të ishte kështu, shkarkimi do të ishte pothuajse i pashmangshëm.
    Një hap i tillë do të kishte rëndësi edhe në nivel ndërkombëtar. Kjo mund të çojë në tensione diplomatike me Tiranën dhe ngrejë hije dyshimi lidhur mbi standardet e politikës së jashtme austriake. 
    Shumë pyetje mbeten pa përgjigje në rastin Velaj. Por një gjë është tashmë e qartë – nëse rezulton se një kandidat i papërshtatshëm është emëruar ambasador përmes ndërhyrjes politike, kjo gjë do të shkaktojë një skandal diplomatik me pasoja të konsiderueshme. Dhe një gjë tjetër është po aq e sigurt: kjo çështje nuk mund të fshihet thjesht në aspektin e politikës së jashtme./ZËRI
    Marrë nga fob.at

  • Çfarë po ndodh me planetin tonë? Bërthama e Tokës po ndryshon, BBC: Është deformuar!

    Çfarë po ndodh me planetin tonë? Bërthama e Tokës po ndryshon, BBC: Është deformuar!

    Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë në 20 vitet e fundit, sipas një grupi shkencëtarësh.Forma e saj, zakonisht mendohet si e rrumbullakët, por sipas Prof John Vidale i cili drejtoi kërkimin, skajet e saj në disa vende mund të jenë deformuar me 100 metra lartësi ose edhe më shumë.
    Bërthama e Tokës është praktikisht zemra e planetit tonë pasi prodhon një fushë magnetike që mbron jetën nga djegia prej rrezatimit diellor.
    Bërthama e brendshme rrotullohet në mënyrë të pavarur nga bërthama e jashtme e lëngshme dhe nga pjesa tjetër e planetit.
    Pa këtë lëvizje, Toka do të vdiste dhe do të kthehej në një planet shterp si Marsi, i cili humbi fushën e tij magnetike miliarda vjet më parë. Ndryshimi i formës së saj, sipas studimit, mund të jetë duke ndodhur aty ku skajet e bërthamës së brendshme të ngurtë prekin bërthamën e jashtme të lëngshme e cila është jashtëzakonisht e nxehtë.
    Hulumtimi është publikuar në revistën shkencore Nature Geoscience. Shkencëtarët fillimisht po përpiqeshin të zbulonin përse bërthama e brendshme kishte ngadalësuar lëvizjen në një ritëm më të avashtë se rrotullimi i Tokës përpara se të shpejtonte përsëri në 2010.
    Analiza e re e tyre shqyrton modelet e valëve sizmike nga tërmetet që u përsëritën në të njëjtin vend në periudhën mes viteve 1991 dhe 2023. Kjo ndihmoi për të treguar se si bërthama e brendshme po ndryshon me kalimin e kohës.Sipas studiuesve, ndryshimi po ndodh në kufirin e bërthamës së brendshme dhe të jashtme, afër pikës së shkrirjes. Rrjedha e lëngshme e bërthamës së jashtme si dhe tërheqja nga një fushë e pabarabartë e gravitetit, argumentojnë ata, mund të shkaktojë deformim.//BBC