Shefja për politike të jashtme në BE-së, Kaja Kallas, po zhvillon sot një vizitë në Tiranë, ku është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.
Të pranishëm në takim kanë qenë edhe ambasadori i BE Silvio Gonzato dhe ministri i jashtëm, Igli Hasani.
Rama dhe Kallas pritet që pas pak të mbajnë edhe një konferencë për shtyp, ndërsa pritet edhe firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII.
Më pas, Kallas do të zhvillojë edhe takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Kallas gjithashtu do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurisë e më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Evropiane të investimeve.
Po ashtu ajo do të mbajë një ligjëratë në Shtëpinë e Evropës.
Pjesë e turit të saj të parë ballkanik ishin edhe takime në Malin e Zi, ndërsa pas Shqipërisë, ajo do të udhëtojë drejt Bosnjë-Hercegovinës.
Tag: jashtme
-

Shefja e BE për Politikën e Jashtme vizitë në Tiranë, takohet me Ramën në kryeministri
-

Kryediplomatja e BE sot në Tiranë! Takime të ndara me Begajn, Ramën, Hasanin e Vengun
Në kuadër të vizitës në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas do të pritet mëngjesin e kësaj të marte (8 prill) në një takim nga Presidenti Bajram Begaj.
Pas bisedimeve me kreun e shtetit, Kallas do të vijojë në orën 10:00 në selinë e qeverisë, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama me të cilin pritet të nënshkruajë marrëveshjen për mbështetjen e Koridorit të 8-të.
Rreth orës 10:30, Kallas dhe Kryeministri Edi Rama do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndalesa e Kaja Kallas do të vijojë në Ministrinë e Jashtme ku do të ketë një takim kokë më kokë me Ministrin Hasani dhe më pas me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu.
Sipas gazetares Denada Shkodrani, Kallas, gjatë qëndrimit në Tiranë, do të vizitojë dhe “Europa House” ku do të jetë në një panel mbi rolin e Ballkanit Perëndimor dhe të rinjve në integrimin evropian.
Përfaqësuesja më e lartë evropiane largohet nga Tirana pasditen e 8 prillit me mesazhe të rëndësishme për bashkëpunimin me vendin tonë në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe mbështetjen për integrimin evropian. -

Shefja e politikës së Jashtme të BE-së vjen sot në Tiranë
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas vjen sot në Tiranë.
Kallas do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrat Igli Hasani e Pirro Vengu.
Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurisë e më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Evropiane të investimeve.Po ashtu, ajo do të mbajë një ligjëratë në Shtëpinë e Evropës. Pjesë e turit të saj të parë ballkanik janë takime edhe në Malin e Zi dhe në Bosnje Hercegovinë.
-

Kryeministrja e Estonisë nesër në Tiranë, ja kush do ta presë dhe çfarë do diskutohet
Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, nga 7 deri më 9 prill do të vizitojë disa shtete në Ballkanin Perëndimor. Në vizitën e parë të saj në rajon si shefe e diplomacisë evropiane, Kallas do të qëndrojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.
Më 8 prill, në Shqipëri Kallas do të ketë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama. Si fillim Kallas pritet të mbajë një fjalë përshëndetëse përpara përfaqësuesve të lartë shtetëror, gazetarëve dhe të pranishmëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Fjalë përshëndetëse do të mbajë gjithashtu edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani si dhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.Axhenda:
AKTIVITETI: “Opening of 1st EU-Albania Security and Defense Dialogue”
* Fjalë përshëndetëse e Z. Igli Hasani (Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme)
* Fjalë përshëndetëse e Znj. Kaja Kallas (Përfaqësuese e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, dhe Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian)
* Fjalë përshëndetëse e Z. Pirro Vengu (Ministër i Mbrojtjes)
DATA: 8 PRILL 2025
ORA: 11:55-12:10” -

Brukseli “blindon” SPAK dhe i tregon vijën e kuqe Ramës dhe Berishës, reforma në drejtësi është e…
Rigels Seliman
Parlamenti Evropian përmes një deklaratë që tund skenën politike shqiptare, ka lëshuar një sinjal të fuqishëm, se reforma në drejtësi nuk negociohet dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) është një vijë e kuqe që askush nuk guxon ta prekë. Në raportin e përvitshëm për politikën e jashtme dhe të sigurisë, PE jep mbështetje të pakushtëzuar ndaj institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri. Mesazhi shkon direkt për Ramën, Berishën, Xhafajn dhe çdo figurë politike që tenton të zhbëjë arritjet e reformës. “Çdo përpjekje për të minuar SPAK do të hasë rezistencë të fuqishme nga BE-ja”, thuhet në raportin e eurodeputetit David McAllister. Në të njëjtën linjë me SHBA-të, edhe Brukseli mbështet pa asnjë hezitim integritetin e SPAK.
Gjithashtu Parlamenti Evropian i kërkon opozitës dhe mazhorancës të lënë mënjanë konfliktet dhe të ndërtojnë një klimë të re politike. Polarizimi ekstrem në Shqipëri shihet si pengesë për integrimin dhe BE kërkon dialog të sinqertë. Po ashtu, raporti vlerëson përputhshmërinë e Shqipërisë me politikën e jashtme të BE-së, duke e konsideruar këtë si një sinjal pozitiv për negociatat. Megjithatë mesazhi i Brukselit është i qartë: drejtësia është themeli i integrimit, dhe kush e prek, do të përballet me pasoja të rënda.
Qëndrimi i PE
Konkretisht Parlamenti Evropian i ka dërguar një mesazh të fortë klasës politike. Pas DASH që shprehej se mbështet integritetin e SPAK, PE kujdeset t’i dërgojë mesazh Ramës, Berishës, Xhafajt dhe kujtdo tjetër që mendon se mund të zhbëjë reformën, se duhet ta harrojnë këtë gjë. Në raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, hartuar nga eurodeputeti David McCallister, Parlamenti Evropian i jep mbështetje absolute reformës në drejtësi. “Parlamenti Evropian mirëpret ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur me shpejtësi negociatat e anëtarësimit; nënvizon nevojën për të intensifikuar më tej reformat për të adresuar mangësitë që vazhdojnë të jenë të pranishme në lidhje me ‘themelet’, veçanërisht për sa i përket sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; paralajmëron kundër çdo përpjekjeje për të minuar punën e institucioneve të pavarura, siç është Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”, thekson PE.
Po ashtu ka dhe një mesazh për klasën politike. PE kërkon nga opozita dhe mazhoranca të kontribuojnë për një klimë politike më miqësore. “Parlamenti Evropian thekson rëndësinë e një pluralizmi politik funksional dhe një opozite konkurruese dhe bën thirrje për dialog dhe angazhim konstruktiv midis shumicës dhe opozitës, për të kapërcyer polarizimin e theksuar politik në vend dhe për të nxitur procese demokratike gjithëpërfshirëse që respektojnë të gjitha palët, përfshirë pakicat greke, rome dhe egjiptiane në vend”, vijon raporti. Në fund Raporti i Parlamentit Evropian vlerëson përputhjen e plotë të vendit tonë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe me masat kufizuese të BE kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. -

Kaja Kallas vjen nesër në Tiranë, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së tur në Ballkanin Perëndimor
Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka nisur vizitën e parë që nga marrja e detyrës në Ballkanin Perëndimor.
Kryediplomatja europiane do të qëndrojë sot në Podgoricë ku do të takohet me presidentin Jakov Millatoviq dhe kryeministrin Millojko Spajiç.
Të martën Kallas vjen në Tiranë, ku do të takohet gjithashtu me Presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama me të cilin do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.Kallas do të takohet edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu me të cilët do të hapë dialogun e parë BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen.
Pas kësaj zyrtarja e lartë do të vizitojë edhe Bosnjën e Hercegovinën./vizionplus.tv -

PE: Mos minoni punën e SPAK! Raporti për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë: Intensifikoni reformat! Politika të dialogojë
Parlamenti Evropian vlerëson arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, teksa vë theksin tek ambicia për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027.
Në raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, hartuar nga eurodeputeti David McCallister, Parlamenti Evropian kërkon intensifikim të mëtejshëm të reformave dhe të mos minohet puna e SPAK.
“Parlamenti Evropian përshëndet ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur me shpejtësi negociatat e anëtarësimit; nënvizon nevojën për të intensifikuar më tej reformat për të adresuar mangësitë që vazhdojnë të jenë të pranishme në lidhje me ‘themelet’, veçanërisht për sa i përket sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; paralajmëron kundër çdo përpjekjeje për të minuar punën e institucioneve të pavarura, siç është Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”.
Ndërsa vendi ndodhet para zgjedhjeve parlamentare, Parlamenti Evropian i bën thirrje gjithë politikës shqiptare që të tejkalojë polarizimin e fortë përmes rrugës së dialogut.
“Parlamenti Evropian thekson rëndësinë e një pluralizmi politik funksional dhe një opozite konkurruese dhe bën thirrje për dialog dhe angazhim konstruktiv midis shumicës dhe opozitës, për të kapërcyer polarizimin e theksuar politik në vend dhe për të nxitur procese demokratike gjithëpërfshirëse që respektojnë të gjitha palët, përfshirë pakicat greke, rome dhe egjiptiane në vend”.
Raporti i Parlamentit Evropian vlerëson përputhjen e plotë të vendit tonë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe me masat kufizuese të BE kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.
Top Channel
-

Tarifat e Trump, Ministria e Jashtme e Kinës thirrje Shtëpisë së Bardhë: Ndaloni përdorimin e tarifave si armë
“Kina ka marrë dhe do të vazhdojë të marrë masa të vendosura për të mbrojtur sovranitetin e saj, sigurinë dhe interesat e zhvillimit”, kështu deklaroi qeveria kineze, pas tarifave të Trump.
Kjo vjen pasi Pekini njoftoi synimin e tij për të vendosur taksa hakmarrëse prej 34% mbi importet amerikane, në përgjigje të njoftimit të Trump për tarifa 34% për të gjitha mallrat kineze.
Ministria e Jashtme thotë se Shtëpia e Bardhë duhet të “ndalojë përdorimin e tarifave si një armë për të shtypur ekonominë dhe tregtinë e Kinës dhe të ndalojë minimin e të drejtave legjitime të zhvillimit të popullit kinez”.Top Channel
-

Kaja Kallas vjen në Tiranë më 8 prill, zbardhet agjenda
Shefja për politikë të jashtme në BE-së, Kaja Kallas do të vizitojë Tiranën më 8 prill.Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian është zbardhur edhe axhenda e zyrtares së lartë evropiane.
Fillimisht Kaja Kallas do të zhvillojë nje takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Më pas do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.Po ashtu Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Europian.
Mësohet se pjesë e turit të saj ballkanik janë edhe vizita në Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinë.
