Tag: jashtme

  • Lufta tregtare del jashtë kontrollit, Kina i përgjigjet Trumpit me tarifa 84% për produktet amerikane

    Lufta tregtare del jashtë kontrollit, Kina i përgjigjet Trumpit me tarifa 84% për produktet amerikane

    Kina po i përgjigjet njoftimeve të djeshme të presidentit amerikan Donald Trump me tarifa shtesë prej 84% për produktet e importuara amerikane, siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme kineze.

    Njoftimi i tarifave të reja nga Kina çoi në një “ulje” të re në tregjet amerikane, me S&P 500 që ra menjëherë me 1.5%. Më herët, Pekini kishte përdorur një gjuhë të fortë kundër veprimeve të  Presidentit të Shteteve të Bashkuara, në lidhje me marrëdhëniet tregtare dypalëshe, duke i quajtur lëvizjet e tij  “kërcënuese dhe shtrënguese”  dhe “gabim pas gabimi ” .
    Qeveria kineze përsëriti synimin e saj për t’iu përgjigjur me kundërmasa, duke deklaruar se  Uashingtoni  do të përballej me pasojat e veta. Letra  e Bardhë bëri të qartë se Pekini nuk ka ndërmend të tërhiqet në luftën tregtare dhe kujtoi komunikimin e fundit midis  Trump  dhe  Xi Jinping.
    “Luftërat tregtare nuk kanë fitues, të çon në një rrugë pa krye,”  thotë ai. Theksohet se progresi ekonomik i Kinës dhe Shteteve të Bashkuara përbën një mundësi të përbashkët dhe jo një kërcënim reciprok.
    Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Kinës përsëriti të mërkurën se Pekini do të marrë  masa “të vendosura dhe të forta”  për të mbrojtur interesat e tij pasi tarifat totale neto prej 104% mbi importet kineze në SHBA hynë në fuqi dhe i bëri thirrje Uashingtonit të ndalojë “sjelljet arrogante dhe ngacmimet”.
    “Nëse SHBA vërtet dëshiron ta zgjidhë problemin përmes dialogut dhe negociatave, duhet të demonstrojë një qëndrim barazie, respekti dhe përfitimi reciprok ,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme  Lin Jian  në një konferencë të rregullt për shtyp.

    Top Channel

  • Marrëdhënia Rusi-SHBA/ Diplomatët rusë do takohen me ata amerikanë në Stamboll të enjten, në fokus normalizimi i punës së ambasadave

    Marrëdhënia Rusi-SHBA/ Diplomatët rusë do takohen me ata amerikanë në Stamboll të enjten, në fokus normalizimi i punës së ambasadave

    Një delegacion i Ministrisë së Jashtme ruse do të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara të enjten në Stamboll, sipas Kremlinit.

    Delegacioni rus do të udhëhiqet nga ambasadori rus në SHBA Alexander Darchiev dhe zëvendësndihmës sekretarja e shtetit për Rusinë dhe Evropën Qendrore, Sonata Coulter, njoftoi media shtetërore TASS, duke cituar ministrinë e jashtme.
    Sipas TASS, bisedimet “do t’i kushtohen normalizimit të punës së ambasadave”.
    Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha më herët se takimi pason raundin e diskutimeve midis Moskës dhe Uashingtonit në Stamboll më 27 shkurt, i cili u fokusua në punën për të ulur tensionet dhe rivendosjen e kontakteve dypalëshe.
    Departamenti Amerikan i Shtetit i quajti bisedimet e mëparshme në Stamboll “konstruktive”.
    Zëdhënësi i Kremlinit tha në një konferencë për shtyp sot se Rusia do të vazhdojë të zhvillojë negociatat përmes ministrisë së saj të jashtme, duke shtuar se përditësime të mëtejshme do të sigurohen nga ministria.

    Top Channel

  • Hasani takim me Kallas: Çojmë në një tjetër nivel bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së

    Hasani takim me Kallas: Çojmë në një tjetër nivel bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së

    Në vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas është mikpritur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
    Gjatё takimit, palët kanë diskutuar për një sërë çështjesh me rëndësi, duke nisur nga rrugëtimi i Shqipërisë në BE, angazhimi i përbashkët në përparimin e Ballkanit Perëndimor drejt së ardhmes euro-atlantike, ruajtja e paqes dhe vlerave demokratike në Evropë e në mbarë botën etj.
     “Ky takim është një mundësi shumë e mirë për të shkëmbyer mendime dhe për të theksuar bashkëpunimin e suksesshëm dhe efikas mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes”, ndërsa ka nënvizuar se Shqipëria ruan angazhimin e saj të palëkundur dhe është plotësisht e përgatitur për të çelur grup-kapitujt deri në 2025 dhe për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të 2027. “Rrugëtimi ynë është i qartë dhe i pandalshëm!”, shprehet Hasani.
    Ndërkohë, në mjediset e Ministrisë së Jashtme u lançua edhe sesioni i parë i Dialogut për Sigurinë dhe Mbrojtjen, i cili vjen në kuadër të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje, të nënshkruar më parë, në dhjetor 2024, midis Shqipërisë dhe BE-së.
    Hasani nënvizoi se ky dokument partneriteti ka hapur tashmë rrugën për një bashkëpunim dhe dialog më të ngushtë mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes mes Shqipërisë dhe BE-së.
    “Sot po kalojmë nga vizioni drejt veprimeve konkrete. Për një vend si Shqipëria që është plotësisht e linjëzuar dhe besnike me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, ky dokument është një shprehje e angazhimit tonë të përbashkët për të punuar edhe më ngushtë së bashku në përballimin e sfidave të ndërlikuara të kohës që po jetojmë. Po ashtu, ai pasqyron qartë progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE dhe rolin në zhvillim që po marrim në arkitekturën kolektive të sigurisë në Evropë”, tha ministri. 

  • Ministri Hasani pret Kaja Kallas: Rruga jonë evropiane është e qartë dhe e palëkundur

    Ministri Hasani pret Kaja Kallas: Rruga jonë evropiane është e qartë dhe e palëkundur

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka pritur në një takim Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas.
    Përmes një postimi në platformën X, ministri thekson se Shqipëria është e vendosur për të hapur të gjithë grup kapitujt brenda vitit 2025, ndërsa është e fokusuar për të mbyllur negociatat e anëtarësimit brenda vitit 2027.
    Ministri Hasani: Mirë se erdhe në Tiranë e dashur Kaja. Një kënaqësi për të shkëmbyer mendime dhe për të rikonfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe BE-së në politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes. Shqipëria mbetet e vendosur fort për hapjen e të gjithë grup-kapitujve deri në vitin 2025 dhe përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027. Rruga jonë evropiane është e qartë dhe e palëkundur.

    Welcome to Tirana, dear Kaja.A pleasure to exchange views and reaffirm the excellent cooperation between Albania and the EU in foreign, security, and defence policy.

    Albania remains firmly committed to opening all clusters by 2025 and concluding accession negotiations by… pic.twitter.com/IWEKzlcN71
    — Igli Hasani (@IgliHasani) April 8, 2025

  • Rama pret në Kryeministri shefen për Politikën e Jashtme në BE: Më në fund e mbajte fjalën

    Rama pret në Kryeministri shefen për Politikën e Jashtme në BE: Më në fund e mbajte fjalën

    Ditën e sotme, shefja për politike të jashtme në BE-së, Kaja Kallas, po zhvillon një vizitë në Tiranë, ku është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.
    Të pranishëm në takim, kanë qenë edhe ambasadori i BE Silvio Gonzato dhe ministri i jashtëm, Igli Hasani.
    Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin pas firmosjes së marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, Edi Rama, u shpreh kanë diskutuar me Kallas për bashkëpunimin strategjik në fushën e sigurisë.
    “Është një nder që të kemi në këtë vizitë të parë në vendin tonë zv.presidenten e këtij komisioni Kaya Kallas. Mirëseerdhe në Shqipëri e dashur Kaya dhe më në fund e mbajte fjalën. Ma kishe dhënë më përpara si përfaqësuese e lartë e vendit tënd. Kemi pasur një takim pozitiv. Ashtu siç tha dhe zv.presidentja, mes nesh dhe BE nuk ka asnjë çështje të hapur.
    Natyrisht që kemi folur për sfidën e madhe të procesit drejt anëtarësimit të BE-së,. Për kalendarin ambicioz për mbylljen e negociatave në vitin 2027.

    Ashtu siç kemi folur për rajonin dhe problematikave në rajon, në një moment kur ne kemi nevojë për destabilitetin e të gjithë rajonin, kur të gjitha vendet kanë si synim anëtarësimin në BE dhe ku ky desitinacion është një pikë referimi e dobishme dhe ndikuese për të ndihmuar në politikën e ditës dhe hapat që duhet të hedhim për t’u anëtarësuar në BE.
    Thënë të gjitha këto, kemi prekur me zv.presidenten dhe çështjen e bashkëpunimit strategjik. Siguria është një temë gjithmonë e më qendrore në jetën e përditshme dhe në politikën e BE. Sikurse e kam ndarë dhe pak kohë më parë me publikun, në një anketë të fundit të bërë me BE-në, për popullaritetin e BE-së. Rezulton që pikërisht që nga viti 1983, mbështetja për BE=-në nga popujt që e përbëjnë është më e lartë ndonjëherë”, tha Rama.
    AGJENDA E KALLAS
    Më pas, Kallas do të zhvillojë edhe takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.
    Kallas gjithashtu do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurisë e më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Evropiane të investimeve.
    Po ashtu ajo do të mbajë një ligjëratë në Shtëpinë e Evropës. Pjesë e turit të saj të parë ballkanik ishin edhe takime në Malin e Zi, ndërsa pas Shqipërisë, ajo do të udhëtojë drejt Bosnjë-Hercegovinës.

  • Firmoset marrëveshja për hekurudhën Durrës – Rrogozhinë/ Kallas nga Tirana: Korridor mes BE dhe NATO-s

    Firmoset marrëveshja për hekurudhën Durrës – Rrogozhinë/ Kallas nga Tirana: Korridor mes BE dhe NATO-s

    Kaja Kallas dhe Edi Rama

    TIRANË-Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Tiranë. Kallas pasi u prit nga presidenti Bajram Begaj dhe më pas është takuar me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. 
    Pas takimit, Rama dhe Kallas kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat, ku Rama njoftoi edhe tematikat e bisedimeve me dyer të mbyllura. Kreu i qeverisë theksoi se u diksutua ambicia e Shqipërisë për negociatat deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në 2030.
    Edi Rama: Është kënaqësi e posaçme që të kemi sot në Tiranë në këtë vizitë të parë në vendin tonë përfaqësuesen e lartë të BE Kaja Kallas. Më vjen mirë që më në fund e mbajte fjalën, ma kishe dhënë më parë si përfaqësuese e lartë e vendit tënd, por edhe si përfaqësuese e vendeve tona. Kemi pasur një takim shumë pozitiv, mes nesh dhe BE nuk ka asnjë problem të hapur, përkundrazi kemi një linjëzim të plotë në të gjitha aspektet, gjë që shprehet mësë miri edhe në politikën e jashtme të Shqipëruarës që është në një linjë me politikën e jashtme të BE. Kemi folur për sfidën e anëtarësimit të BE, për kalendarin e dakordësuar për mbylljen e negociatave brenda 2027. Kemi folur për problematikat në rajon në një moment kur ne e kemi të domosdoshme unitetin dhe stabilitetin e rajonit, ku të gjitha vendet kanë synim të shpallur anëtarësimin në BE. Ky destinacion është pikë referimi për të kuptuar edhe politikën e ditës dhe hapat që duhet të hedhim në mënyrë që jo vetëm ne të anëtarësohemi po ri gjithë rajoni të bëhet pjesë e familjes evropiane. Kemi prekur edhe cështjen e bashkëpunimit strategjik në fushën e sigurisë. Siguria është temë qendrore në jetën e përditshme dhe në politikën e BE. Sikundër e kam ndarë edhe pak më parë, dua ta përsëris që në një anketë të bërë në BE për popullaritetin e BE rezulton se që nga 1983 mbështetja e BE nga popujt që e përbëjnë është më e larta ndonjëherë, gjë që nuk ndodhte më parë. Kjo sepse popujt e Evropës e ndjejnë që lufta nuk është një film bardh e zi i të shkuarës, por është një kërcënim real ndaj të cilit Evropa duhet të shtrëngojë radhët dhe të forcohet. Pjesë e këtij angazhimi është edhe Shqipëria në përmasën e vet.
    Ndërkohë sa i përket marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës–Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, Kallas u shpreh se ky projekt do të sjellë vende të reja pune, më shumë tregti e do t’ju lidhe me shumë me fqinjët dhe BE-në. 
    Kaja Kallas: Hekurudha, projekti do të sjellë vende të reja pune, më shumë tregti e do t’ju lidhe me shumë me fqinjët dhe BE-në. Do të jetë një korridor i duhur mes vendeve anëtare dhe NATO për mobilitetin ushtarak, shumë i rëndësishëm ky për momentin ku ndodhemi. Vlerësoj këshillat e dhëna nga Rama në lidhje me situatën në Rajon.
    Në kuadër të vizitës, Kallas do të merr pjesë gjithashtu në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje me Bankën Evropiane të Investimeve, e cila mbështet projekte të rëndësishme infrastrukturore në rajon.
    Kjo është vizita e parë e Kajas në Shqipëri që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikat e Jashtme dhe Sigurinë. Më parë, ajo ka zhvilluar takime në Mal të Zi, ndërsa ndalesa e fundit e saj në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Bosnje e Hercegovinë. Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, vizita e Kajas synon të thellojë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe të forcojë lidhjet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes./ZËRI

  • Mbërrin në kryeministri Kaja Kallas, pritet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani

    Mbërrin në kryeministri Kaja Kallas, pritet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani

    Ka mbërritur në ambientet e kryeministrisë Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas.
    Ajo është pritur nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

    Pas takimit mes Kallas dhe Kryeministrit, do të zhvillohet firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII.
    Më pas do të mbahet edhe një konferencë për shtyp.
    Pas konferencës, Kallas do të zhvillojë edhe takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.
    Kallas gjithashtu do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurisë e më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Evropiane të investimeve.
    Po ashtu ajo do të mbajë një ligjëratë në Shtëpinë e Evropës.
    Më herët, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së  zhvilloi një takim me Presidentin e vendit, Bajram Begaj
    Pjesë e turit të saj të parë ballkanik ishin edhe takime në Malin e Zi, ndërsa pas Shqipërisë, ajo do të udhëtojë drejt Bosnjë-Hercegovinës./vizionplus.tv

  • Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas nis axhendën e takimeve në Tiranë, pritet nga Rama

    Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas nis axhendën e takimeve në Tiranë, pritet nga Rama

    Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani kanë pritur në takim Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas. Më herët, shefja për Politikë të Jashtme në BE është takuar edhe me presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Kjo është vizita e parë e Kallas në Shqipëri, në kuadër të një turi në rajon.
    Po ashtu zyrtarja e larte e BE do të marrë pjesë në takimin e parë të Dialogut për Siguri dhe Mbrojtje BE-Shqipëri me ministrat Hasani dhe Vengu. Kallas do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit nga Banka Evropiane për Investime dhe të marrëveshjeve të huas për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

  • Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, viziton sot Tiranën/ Axhenda

    Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, viziton sot Tiranën/ Axhenda

    Shefja për politike të jashtme në BE-së, Kaja Kallas, do të vizitojë sot Tiranën.
    Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian është zbardhur edhe axhenda e zyrtares së lartë evropiane.
    Fillimisht Kaja Kallas do të zhvillojë një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Më pas do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama ku pritet që rreth orës 10:00 të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
    Pjesë e xhendës janë edhe takimet me ministrat, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.
    Po ashtu Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Europian.

  • LIVE! Kallas në Tiranë, Rama: Jemi në një linjë me BE, firmosim marrëveshjen për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë!

    LIVE! Kallas në Tiranë, Rama: Jemi në një linjë me BE, firmosim marrëveshjen për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë!

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me kryediplomaten e BE, Kaja Kallas, e cila ndodhet në Tiranë. Kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë ambicien për të mbyllur negociatat për vendin tonë deri në vitin 2027. Po ashtu, Rama tha se Shqipëria është 100% në të njëjtën linjë me politikën e jashtme të BE.
    Rama: Është kënaqësi e posaçme që të kemi sot në Tiranë në këtë vizitë të parë në vendin tonë përfaqësuesen e lartë të BE Kaja Kallas. Më vjen mirë që më në fund e mbajte fjalën, ma kishe dhënë më parë si përfaqësuese e lartë e vendit tënd, por edhe si përfaqësuese e vendeve tona. Kemi pasur një takim shumë pozitiv, mes nesh dhe BE nuk ka asnjë problem të hapur, përkundrazi kemi një linjëzim të plotë në të gjitha aspektet, gjë që shprehet mësë miri edhe në politikën e jashtme të Shqipëruarës që është në një linjë me politikën e jashtme të BE.
    Kemi folur për sfidën e anëtarësimit të BE, për kalendarin e dakordësuar për mbylljen e negociatave brenda 2027. Kemi folur për problematikat në rajon në një moment kur ne e kemi të domosdoshme unitetin dhe stabilitetin e rajonit, ku të gjitha vendet kanë synim të shpallur anëtarësimin në BE. Ky destinacion është pikë referimi për të kuptuar edhe politikën e ditës dhe hapat që duhet të hedhim në mënyrë që jo vetëm ne të anëtarësohemi po ri gjithë rajoni të bëhet pjesë e familjes evropiane.
    Kemi prekur edhe cështjen e bashkëpunimit strategjik në fushën e sigurisë. Siguria është temë qendrore në jetën e përditshme dhe në politikën e BE. Sikundër e kam ndarë edhe pak më parë, dua ta përsëris që në një anketë të bërë në BE për popullaritetin e BE rezulton se që nga 1983 mbështetja e BE nga popujt që e përbëjnë është më e larta ndonjëherë, gjë që nuk ndodhte më parë. Kjo sepse popujt e Evropës e ndjejnë që lufta nuk është një film bardh e zi i të shkuarës, por është një kërcënim real ndaj të cilit Evropa duhet të shtrëngojë radhët dhe të forcohet. Pjesë e këtij angazhimi është edhe Shqipëria në përmasën e vet.