Tag: jashtme

  • Konferenca në Luksenburg, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë: Tashmë u çel grupkapitulli i dytë për Shqipërinë, përgëzime për rrugëtimin drejt BE

    Konferenca në Luksenburg, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë: Tashmë u çel grupkapitulli i dytë për Shqipërinë, përgëzime për rrugëtimin drejt BE

    Kryeministri Edi Rama ka dalë këtë të hënë mbrëma në konferencën e përbashkët për shtyp me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE, dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE.

    Radosłaë Sikorski tha çelja e grupkapitulli i dytë është tepër e rëndësishme dhe tashmë Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE.
    “E mbyllëm 2024 me një vizitë në Shqipëri dhe në 2025 prita Kos në Varshavë. Zgjerimi i BE ishte në fokus të diskutimeve tona. Grup-kapitujt e dytë u çelën sot, u përgëzoj kryeministër Rama për përpjekjen dhe rrugëtimin e qartë drejt BE. Shumica e popullit shqiptar mbështet rrugën në të cilën jeni dhe kjo është shtysë pozitive për ne për të përshpejtuar negociata”, tha ai.

    Top Channel

  • Kur Shqipëria në BE? Ja ç’thotë gruaja e heqjes së vizave në 2010-ën

    Kur Shqipëria në BE? Ja ç’thotë gruaja e heqjes së vizave në 2010-ën

    Anëtarësimet e reja në BE nga Ballkani Perëndimor nuk mund të ndodhin para vitit 2030. U tha kjo së fundi nga ministrja e Jashtme sllovene Tanja Fajon, ajo e cila u ngarkua me procesin e heqjes së vizave për Shqipërinë në 2010-ën.
    Kështu, premtimi elektoral i Ramës për shqiptarët me pasaportë të BE-së tejkalon katër vitet e tjera të qeverisjes, pra nuk mund, edhe nëse realizohet, të ndodhë në mandatin e katërt të tij.
    Fajon tha të hënën se në një takim jozyrtar me ministrat e jashtëm nga Ballkani Perëndimor u ra dakord se është gjeostrategjikisht e nevojshme të ndihmohen kandidatët nga rajoni në rrugën e tyre drejt BE-së deri në vitin 2030.
    “Ne të gjithë ramë dakord rreth tryezës se është një domosdoshmëri gjeostrategjike të ndihmojmë vendet në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian deri në vitin 2030,” tha Fajon pas një darke me ministrat e jashtëm nga Ballkani Perëndimor të dielën në mbrëmje në Luksemburg, të organizuar nga shefja e politikës së jashtme evropiane Kaja Kallas.
    Ajo shtoi se Shqipëria po hap një kapitull të ri në negociatat e anëtarësimit dhe vlerësoi se Mali i Zi po “përparon mirë” në rrugën e tij drejt BE-së, duke shprehur shpresën se një vend tjetër do të përshpejtojë reformat gjatë rrugës.
    “Kandidatët nuk duhet të shkojnë në Moskë më 9 maj”
    Ministrja e Jashtme letoneze Baiba Braže u tha gazetarëve pas mbërritjes në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së se gjatë darkës me partnerët nga Ballkani Perëndimor, ata diskutuan përafrimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë sanksionet e bllokut.
    Ajo shtoi se ato bisedime përfshinin “udhëzime shumë të qarta nga vendet anëtare të BE” se kandidatët nuk duhet të marrin pjesë në paradën e Ditës së Fitores mbi fashizmin më 9 maj në Moskë.
    BE-ja dëshiron stabilitet në rajon
    Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, iu referua edhe Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar se “ky bashkim paqeje do të jetë edhe më i fortë nëse Ballkani Perëndimor mund të anëtarësohet së bashku në Bashkimin Evropian”, ndërsa ministri francez për Evropën dhe Punët e Jashtme, Jean-Noel Barrot, theksoi se BE-ja dëshiron të eksportojë stabilitet në rajon dhe jo të importojë jostabilitet.
    Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së po mblidhet në Luksemburg, ku do të diskutojë për Ballkanin Perëndimor, luftën e Rusisë në Ukrainë, situatën në Lindjen e Mesme, duke përfshirë zhvillimet e fundit në Siri, marrëdhëniet e BE-së me Afrikën dhe çështje të tjera aktuale, me fokus marrëdhëniet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. /tesheshi.com/

  • Njohu Kosovën/ Irritohet Serbia: Kemi dyshime mbi kapacitetin e Sudanit

    Njohu Kosovën/ Irritohet Serbia: Kemi dyshime mbi kapacitetin e Sudanit

    Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka shprehur “shqetësim serioz” lidhur me, siç u tha, “vendimin e shprehur verbalisht” të shefit të diplomacisë së Sudanit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
    Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e pushtetit aktual në Sudan. “Situata aktuale politike në Sudan, e karakterizuar nga pasiguria dhe mungesa e legjitimitetit të pushtetit aktual, vë në dyshim vlefshmërinë e vendimeve të tilla ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
    Ministria ka vlerësuar se është “i diskutueshëm kapaciteti i Qeverisë aktuale të Sudanit për të marrë vendime me rëndësi jetike për marrëdhëniet ndërkombëtare”. Ajo e ka cilësuar këtë vendim si “shkelje të rëndë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, dhe ka bërë thirrje që Qeveria e Sudanit ta rishqyrtojë vendimin e saj.
    Me njohjen nga Sudani, numri i shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës tani arrin në 119. Kjo është njohja e dytë brenda disa javëve, pas asaj nga Kenia në fund të Marsit.

  • Sulmet ruse me dhjetëra të vrarë në Ukrainë, shefja e jashtme e BE nga Luksemburgu: Duhet shtuar presioni ndaj Rusisë

    Sulmet ruse me dhjetëra të vrarë në Ukrainë, shefja e jashtme e BE nga Luksemburgu: Duhet shtuar presioni ndaj Rusisë

    Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, thotë se duhet rritur presioni ndaj Rusisë.

    Kjo deklaratë vjen pas sulmit rus të dielën në qytetet e Ukrainës, Sumy dhe Kherson, ku humbë jetën dhjetëra njerëz dhe u plagosën shumë të tjerë.
    Nga Luksemburgu ajo tha se ministrat duhej të bënin “presion maksimal” mbi Rusinë për t’i dhënë fund kësaj lufte, “sepse duhet arritur paqja”.
    “Të gjithë ata që duan që vrasjet të ndalen, duhet të bëjnë presionin maksimal”, shtoi ajo.
     

    Top Channel

  • Mbahet sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Hapim një tjetër grup-kapitujsh të negociatave

    Mbahet sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Hapim një tjetër grup-kapitujsh të negociatave

    Shqipëria do të zhvillojë sot konferencën e katërt ndërqeveritare në Luksemburg, ku i pranishëm do të jetë edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.Gjatë këtij takimi, do të diskutohen dy grup-kapituj për tregun e brendshëm dhe konkurrencën.
    “Dhe me kënaqësinë e madhe, e falenderimin e përulur, për mikpritjen e djeshme të shqiptarëve të Italisë në Milano, si edhe me lajmin e bukur të hapjes sot të një tjetër grupi kapitujsh të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

    Në konferencën ndërqeveritare do të diskutohet për avancimin e proceseve të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Deri tani, janë mbajtur tre konferenca ndërqeveritare që kanë pasur si objektiv diskutimet dhe përparimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.
    Konferenca e parë ndërqeveritare u mbajt më 19 korrik 2022 në Bruksel, ku u hapën negociatat për Klasterin 1, i cili përfshin disa kapituj në fusha të ndryshme. Ky grup-kapitull ishte një nga më të rëndësishmit, duke prekur aspekte thelbësore si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik dhe reforma e administratës publike.
    Konferenca e dytë u zhvillua më 15 tetor 2024, gjithashtu në Luksemburg, ku u hapën negociatat për një grup-kapitull të rëndësishëm, që trajton tematikat e drejtësisë, gjyqësorit dhe institucioneve demokratike. Hungaria, e cila mbante presidencën gjashtëmujore të BE-së, organizoi këtë konferencë pas arritjes së marrëveshjes mes vendeve anëtare që Shqipëria kishte përmbushur kushtet për hapjen e grup-kapitullit të parë që lidhet me të drejtat themelore.
    Konferenca e tretë ndërqeveritare u mbajt më 17 dhjetor 2024 në Bruksel dhe u zhvillua në nivel ministror, duke shërbyer për hapjen e negociatave për Klasterin 6: Marrëdhëniet e jashtme, përfshirë kapitujt “Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe mbrojtjes”.

  • Beogradi reagon pas njohjes së Kosovës nga Sudani, ja si e cilëson Ministria e Jashtme e Serbisë vendimin

    Beogradi reagon pas njohjes së Kosovës nga Sudani, ja si e cilëson Ministria e Jashtme e Serbisë vendimin

    Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka shprehur “shqetësim serioz” lidhur me, siç u tha, “vendimin e shprehur verbalisht” të shefit të diplomacisë së Sudanit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të shtunën se Sudani e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    Ajo u informua për këtë vendim nga ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, gjatë Forumit të Diplomacisë në Antalia të Turqisë.
    Në një njoftim në X, Osmani tha se Kosova dhe Sudani janë pajtuar për të lidhur marrëdhënie diplomatike.
    Në një komunikatë të lëshuar më 13 prill, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e pushtetit aktual në Sudan.
    “Situata aktuale politike në Sudan, e karakterizuar nga pasiguria dhe mungesa e legjitimitetit të pushtetit aktual, vë në dyshim vlefshmërinë e vendimeve të tilla ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
    Ministria ka vlerësuar se është “i diskutueshëm kapaciteti i Qeverisë aktuale të Sudanit për të marrë vendime me rëndësi jetike për marrëdhëniet ndërkombëtare”.
    Ajo e ka cilësuar këtë vendim si “shkelje të rëndë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, dhe ka bërë thirrje që Qeveria e Sudanit ta rishqyrtojë vendimin e saj.
    Me njohjen nga Sudani, numri i shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës tani arrin në 119. Kjo është njohja e dytë brenda disa javëve, pas asaj nga Kenia në fund të marsit.

    Më shumë rreth Sudanit
    Sudani është duke u përballur me krizën më të madhe humanitare në botë, si pasojë e një luftë pothuajse dyvjeçare.
    Ai është bërë vendi i vetëm afrikan që po përjeton uri ekstreme, sipas Kombeve të Bashkuara.
    Pothuajse 25 milionë njerëz – gjysma e popullsisë së Sudanit – përballen me uri ekstreme, ndërsa njerëzit po vdesin në zonat e goditura nga uria në Darfurin Perëndimor, sipas OKB-së.
    Konflikti në Sudan nisi më 15 prill 2023, kur tensionet e kamotshme midis udhëheqësve ushtarakë dhe atyre paraushtarakë shpërthyen në kryeqytetin Kartum dhe u përhapën në rajone të tjera, përfshirë zonën e gjerë të Darfurit Perëndimor.
    Prej atëherë, thuhet se të paktën 20.000 njerëz janë vrarë, megjithëse numri ka mundësi të jetë shumë më i lartë.
    Në fund të muajit të kaluar, ushtria sudaneze e rimori kontrollin mbi Kartum, një fitore e rëndësishme simbolike në luftë. Por, grupi paraushtarak rival, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), vazhdon ta kontrollojë pjesën më të madhe të Darfurit dhe disa zona të tjera./REL

  • Kapetanoviç: Bashkëpunimi, themeli i stabilitetit të Ballkanit

    Kapetanoviç: Bashkëpunimi, themeli i stabilitetit të Ballkanit

    Antalya/Sarajevë – Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviç, mori pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalya 2025, ku moderoi panelin e nivelit të lartë “Pronësia rajonale për një të ardhme të begatë në Ballkan”.
    Paneli trajtoi mënyrat se si rajoni mund të forcojë integrimin përmes objektivave të përbashkëta ekonomike, sociale dhe mjedisore – pavarësisht fragmentimit global.Në këtë diskutim morën pjesë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviç, Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviç, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, si dhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mehmet Kemal Bozay.
    Sesioni u përqendrua në çlirimin e potencialit rajonal përmes nismave si Tregu i Përbashkët Rajonal, Strategjia Europa Juglindore 2030, Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe rritja e ndërlidhjes rajonale.
    “Në një kohë kur fragmentimi global kërcënon të përçajë rajonet, Ballkani Perëndimor dhe Evropa Juglindore duhet të ecin në drejtim të kundërt – drejt një bashkëpunimi më të thellë, pronësie të përbashkët dhe besimi të ndërsjellë.
    Rajonalizmi nuk duhet parë vetëm si një hap përgatitor drejt anëtarësimit në BE, por si një qëllim strategjik në vetvete – një themel për stabilitet, qëndrueshmëri dhe begati.Përmes nismave si Tregu i Përbashkët Rajonal, Strategjia SEE 2030 dhe Agjenda e Gjelbër, ne jo vetëm që po harmonizohemi me standardet evropiane, por po ndërtojmë një rajon që funksionon më mirë për qytetarët e vet.
    Rruga përpara kërkon guxim për të thyer inercinë politike, imagjinatë për të dizajnuar zgjidhje të përbashkëta, dhe mbi tëgjitha, një angazhim të ripërtërirë ndaj idesë se jemi më të fortësë bashku,” tha Kapetanoviç në Forum.
    Përveç angazhimit në panel, Sekretari i Përgjithshëm Kapetanoviç zhvilloi një takim bilateral me Mihai Popșoi, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Moldavisë, duke riafirmuar mbështetjen e RCC-së për rrugën e reformave të Moldavisë dhe integrimin evropian, si dhe duke shqyrtuar mënyra konkrete për thellimin e bashkëpunimit.
    Në kuadër të forumit, Sekretari i Përgjithshëm Kapetanoviç u takua gjithashtu me Zëvendëskryeministrin Ibrahimoviç, Ministrin Konakoviç, Ministrin Gjuriq dhe Shefen e Divizionit për Turqinë dhe Mesdheun Lindor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Baiba Tavaresa, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe sfidat që paraqet zbatimi i agjendave rajonale të lehtësuara nga RCC.
    Zyrtarët rikonfirmuan mbështetjen e tyre për aktivitetet e RCC-së dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.
    Forumi i Diplomacisë në Antalya 2025 mbledh liderë globalë, vendimmarrës dhe mendimtarë për të debatuar mbi sfidat ndërkombëtare dhe zgjidhje për një botë më të lidhur dhe më të qëndrueshme.

  • Përfshihet nga flakët autobusi para Ministrisë së Jashtme, pasagjerët në panik (Video)

    Përfshihet nga flakët autobusi para Ministrisë së Jashtme, pasagjerët në panik (Video)

    Një autobus i transportit urban në kryeqytet është përfshirë nga flakët para Ministrisë së Jashtme.
    Sipas pamjeve të siguruara nga mediat, autobusi ka marrë flakë në pjesën e motorit, dyshohet për një defekt teknik.
    Sakaq, raportohet se në momentin që kanë nisur flakët në autobus kanë qenë duke udhëtuar disa pasagjerë, të cilët kanë dalë jashtë menjëherë.
    Asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime, ndërsa ky incident ka shkaktuar bllokim të trafikut në zonë.
    Klikoni videon më poshtë:

  • PE kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

    Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar sot draft-raportin për progresin e Kosovës drejt BE-së gjatë viteve 2023-2024, duke vënë në pah se vendi ka bërë përparime të dukshme në reformat zgjedhore, stabilitetin ekonomik dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.Megjithatë, eurodeputetët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë cekur se sfidat mbeten në reformën e gjyqësorit, lirinë e mediave, efikasitetin e administratës dhe digjitalizimin e shërbimeve publike.Raporti i Komisionit për Punë të Jashtme u miratua me 48 vota pro, 19 kundër dhe 6 abstenime.Në raport gjithashtu thuhet se dialogu Kosovë-Serbi ende nuk ka dhënë rezultatet e pritura.Vendosmëria e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka qenë konstante dhe të gjitha përpjekjet për ta nxjerrë Kosovën nga ‘zona gri’ janë në interes të Kosovës dhe BE-së, theksojnë eurodeputetët në raport.Ata mbështesin plotësisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, synimin e saj strategjik për t’iu bashkuar programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s dhe ofertat e saj për t’iu bashkuar organizatave të tjera ndërkombëtare.Duke vënë në dukje se angazhimi i fortë politik është i nevojshëm për të krijuar një histori solide në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, eurodeputetët mirëpresin përparimin e bërë në gjykimin e rasteve të korrupsionit.Ata gjithashtu i bëjnë thirrje Kosovës që të vazhdojë të përmirësojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e profilit të lartë të krimit të organizuar.Duke bërë thirrje për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së kundër Kosovës, të cilat nuk justifikohen më pasi Kosova ka përmbushur kërkesat e BE-së, eurodeputetët nënvizojnë se masat janë në kundërshtim të madh me përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe po pengojnë rifillimin e dialogut Beograd-Prishtinë në mirëbesim.Duke theksuar se dialogu nuk ka dhënë rezultatet e pritura, eurodeputetët i kërkojnë Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, duke përfshirë themelimin e asociacionit dhe heqjen e kundërshtimit të Serbisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare. Të dy vendet duhet gjithashtu të shmangin veprimet e njëanshme që mund të dëmtojnë procesin e dialogut.Raportuesi Riho Terras nga Estonia tha se procesi i integrimit të Kosovës ka nevojë për një moment të ri.“Ne kemi nevojë për një kapitull të ri në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Është jashtëzakonisht pozitive që në peizazhin politik të Kosovës, të gjitha partitë kryesore janë fuqimisht në favor të integrimit në BE. E ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane të bazuar në agjendën e reformës dhe ne do të punojmë së bashku,” tha ai.BE vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri. Komisioni Evropian ka akuzuar Qeverinë Kurti për veprime të pakoordinuara me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar.Masat ndëshkuese në qershor 2023 përfshijnë suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, suspendimin nga programi i fondeve për Kosovën, mos ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë përveç takimeve në dialogun me Serbinë dhe mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor./Kosovapress/

  • Shefja e politikës së jashtme evropiane: Sulmet ruse në Ukrainë janë shtuar pas propozimit për armëpushim

    Shefja e politikës së jashtme evropiane: Sulmet ruse në Ukrainë janë shtuar pas propozimit për armëpushim

    Sulmet ruse ndaj Ukrainës janë shtuar që kur u hodh në tryezë propozimi për armëpushim, tha sot shefja e politikës së jashtme evropiane Kaia Kallas pas takimit me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal.

    Kallas tha se Kievi do të marrë së shpejti këstin e parë të parave të siguruara nga asetet e ngrira ruse, me qëllim që gradualisht të disbursohet kësti i dytë nga fundi i prillit.
    Vihet re se kreu i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Shirsky, ka deklaruar në një intervistë të publikuar sot se Rusia ka nisur një ofensivë të re në verilindje të vendit, duke shtuar se tashmë ka një rritje të madhe të sulmeve.
    Nga ana e tij, Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar më herët se Rusia po përgatit një sulm në dy rajonet Kharkiv dhe Sumy.

    Top Channel