Tag: jashtme

  • Aksidenti para Ministrisë së Jashtme/ Ministri Hasani: Kolegu ynë ndodhet jashtë rrezikut për jetën!

    Aksidenti para Ministrisë së Jashtme/ Ministri Hasani: Kolegu ynë ndodhet jashtë rrezikut për jetën!

    Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar për aksidentin e ndodhur mesditën e sotme para Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku një punonjës i këtij institucioni është përplasur nga një makinë teksa kalonte rrugën.Përmes një postimi në rrjete sociale, Hasani shprehet se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës.
    “Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës”, shkruan Hasani.

  • Punonjësi i ministrisë së Jashtme u përplas te vijat e bardha, reagon ministri Hasani: Kolegu ynë është jashtë rrezikut, autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes

    Punonjësi i ministrisë së Jashtme u përplas te vijat e bardha, reagon ministri Hasani: Kolegu ynë është jashtë rrezikut, autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes

    Punonjësi i ministrisë së Jashtme, që u përplas këtë paradite nga një makinë teksa kalonte vijat e bardha, është jashtë rrezikut për jetën, thotë në një reagim ministri Igli Hasani.

    Ai thekson se autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
    “Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës“, shkruan Hasani në një reagim në rrjetin social “Facebook”.
    Aksidenti ndodhi te vijat e këmbësorëve, pranë Ministrisë së Jashtme. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, është shoqëruar nga policia e Tiranës ku po kryen veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Punonjës i Ministrisë së Jashtme aksidentohet pranë institucionit, ministri Hasani zbulon si është gjëndja e tij

    Punonjës i Ministrisë së Jashtme aksidentohet pranë institucionit, ministri Hasani zbulon si është gjëndja e tij

    Një aksident mësohet se ka ndodhur mesditën e sotme para Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku një punonjës i ministrisë është përplasur nga një makinë teksa kalonte rrugën.
     
    Sipas një reagimi nga vetë Ministri i Jashtëm, Ilgli Hasani, i lënduari është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
    “Kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës”, njofton Hasani.
    Ndërkohë, autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
    Reagimi i Igli Hasanit
    Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
    Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës.

  • U përplas nga një makinë në vijat e bardha, Igli Hasani tregon si është gjendja shëndetësore e punonjësit të Ministrisë së Jashtme

    U përplas nga një makinë në vijat e bardha, Igli Hasani tregon si është gjendja shëndetësore e punonjësit të Ministrisë së Jashtme

    Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, ka reguar pas aksidentit të ndodhur sot pranë kësaj ministrie, ku një punonjës po kalonte vijat e bardha dhe u përplas nga një makinë. Hasani shpreh mirënjohje për bluzat e bardha dhe informon se punonjësi i ministrisë është jashtë rrezikut për jetën.
    Reagimi i ministrit Hasani
    “Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
    Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës.”

  • Makina përplas punonjësin e ministrisë së Jashtme te vijat e bardha, dërgohet te Trauma

    Makina përplas punonjësin e ministrisë së Jashtme te vijat e bardha, dërgohet te Trauma

    Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një punonjës i kësaj ministrie.

    Aksidenti ka ndodhur te vijat e këmbësorëve, ndërsa burimet bëjnë me dije se i plagosuri B.H., 28 vjeç, është dërguar në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
    Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, është shoqëruar nga policia e Tiranës ku po kryen veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Makina përplas punonjësin e ministrisë së Jashtme te vijat e bardha

    Makina përplas punonjësin e ministrisë së Jashtme te vijat e bardha

    Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një punonjës i kësaj ministrie.
    Aksidenti ka ndodhur te vijat e këmbësorëve, ndërsa burimet bëjnë me dije se i plagosuri B.H., 28 vjeç, është dërguar në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, është shoqëruar nga policia e Tiranës ku po kryen veprime të mëtejshme.

  • Makina përplas punonjësin e Ministrisë së Jashtme, niset në gjendje të rëndë drejt spitalit (Emri)

    Makina përplas punonjësin e Ministrisë së Jashtme, niset në gjendje të rëndë drejt spitalit (Emri)

    Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure pranë zonës së Ministrisë së Jashtme në Tiranë. Një makinë ka përplasur një këmbësor që po kalonte te vijat e bardha.
    Mësohet se 28-vjeçari Blendi Hoxha, punonjës i Ministrisë së Jashtme ka përfunduar në spitalin e Traumës, pasi është përplasur nga një mjet teksa po kalonte vizat e bardha afër ministrisë. Ngjarja ka ndodh rreth orës 13:00.
    Sipas informacioneve, i aksidentuari është dërguar drejt Traumëss në gjendje të rëndë shëndetësore.
     

  • Punonjësi i Ministrisë së Jashtme përplaset nga automjeti, përfundon në spital

    Punonjësi i Ministrisë së Jashtme përplaset nga automjeti, përfundon në spital

    Një punonjës i Ministrisë së Jashtme ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pranë godinës së institucionit, në momentin kur po kalonte vijat e bardha.
    Sipas informacioneve, ai është përplasur nga një automjet sapo kishte dalë nga ambientet e ministrisë. Menjëherë pas ngjarjes, punonjësi është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtim të specializuar.
    Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

  • Po kalonte vizat e bardha, makina përplas punonjësin e Ministrisë së Jashtme

    Po kalonte vizat e bardha, makina përplas punonjësin e Ministrisë së Jashtme

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Ministrisë së Jashtme, ku është përplasur një punonjësi i këtij institucioni teksa po kalonte tek vizat e bardha.Sipas asaj Klan News, mësohet se i aksidentuari është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • BE “kërcënon” Serbinë: Bllokojmë integrimin nëse Vuçiç shkon në paradën e Putinit

    BE “kërcënon” Serbinë: Bllokojmë integrimin nëse Vuçiç shkon në paradën e Putinit

    Procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian mund të përballet me bllokim serioz në rast se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, merr pjesë në paradën ushtarake të 9 majit që do të mbahet në Moskë, e organizuar nga Kremlini.
    Kjo paradë, që përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, është kthyer në vitet e fundit në një simbol të fuqisë ushtarake ruse dhe përkrahjes ndaj politikave të Vladimir Putinit, veçanërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë.
    Zyrtarë të lartë të BE-së kanë paralajmëruar se pjesëmarrja e një udhëheqësi nga një shtet kandidat në këtë ngjarje do të ishte në kundërshtim me parimet dhe vlerat që përfaqëson Bashkimi Evropian. Sipas tyre, një vizitë e tillë do të dërgonte një sinjal negativ në lidhje me përkushtimin e Serbisë ndaj politikës së jashtme të përbashkët evropiane, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë.
    “Disa vendime kanë kosto”, tha Jonatan Vseviov, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Estonisë, duke komentuar mundësinë e pjesëmarrjes së Vuçiqit në paradë.
    “Pasoja është që Serbia nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, shtoi ai, duke theksuar se një veprim i tillë do të minonte seriozisht përparimin e vendit drejt integrimit në union.
    Ky zhvillim vjen në një moment kur Serbia ndodhet në një udhëkryq politik mes ruajtjes së marrëdhënieve tradicionale me Rusinë dhe përpjekjeve për t’u afruar me BE-në.
    Nga Brukseli kërkohet një qëndrim i qartë dhe i vendosur ndaj agresionit rus në Ukrainë. Ndërkohë, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje liderëve evropianë që të tregojnë unitet me Ukrainën duke refuzuar çdo ftesë për të marrë pjesë në ceremonitë që organizohen nga Kremlini.