Tag: jashtme

  • Franca akuzon inteligjencën ushtarake ruse për sulme kibernetike

    Franca akuzon inteligjencën ushtarake ruse për sulme kibernetike

    Franca akuzoi të martën inteligjencën ushtarake ruse për një seri sulmesh kibernetike gjatë dekadës së fundit, përfshirë ndaj një organizate të përfshirë në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe ndaj fushatës së parë presidenciale të Emmanuel Macron në vitin 2017.
    Që nga viti 2021, një degë e inteligjencës ushtarake ruse (GRU) e specializuar për sulme të tilla ka shënjestruar gjithashtu dhjetëra entitete franceze, përfshirë “sektorët e mbrojtjes, financave dhe ekonomisë”, tha ministria e Jashtme franceze.
    “Franca dënon me forcën më të madhe përdorimin nga ana e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU) të grupit të sulmit APT28, përgjegjës për disa sulme kibernetike ndaj interesave franceze”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.GRU-ja “ka kryer sulme kibernetike ndaj Francës prej vitesh duke përdorur një metodë të njohur si APT28”, tha ministri francez i transformimit digjital, Jean-Noel Barrot, në një mesazh në X, duke ia atribuar zyrtarisht për herë të parë këto sulme GRU-së.APT28, i njohur gjithashtu si Fancy Bear, është përmendur në lidhje me dhjetëra sulme kibernetike globale, përfshirë zgjedhjet amerikane të vitit 2016, ku u akuzua se ndihmoi Donald Trumpin përmes rrjedhjes së email-eve të Partisë Demokratike dhe fushatës së Hillary Clintonit.
    Grupi shënjestron llogari personale email-i për të marrë të dhëna dhe mesazhe ose për të pasur qasje në pajisje të tjera në një sistem.
    Në vitin 2017, hakerët goditën fushatën e parë presidenciale të Macronit, duke rrjedhur mijëra dokumente vetëm 24 orë para votimit.
    “Gjatë zgjedhjeve presidenciale, APT28 mori pjesë në një operacion masiv hakerimi” me qëllim “të mbjelljes së dyshimeve dhe ndikimit te opinioni publik”, tha Ministria e Jashtme franceze në një video të shpërndarë nga Barrot në X.
    “Mijëra dokumente u vodhën dhe u shpërndanë me shpresën për të manipuluar votuesit, por manovra dështoi të ndikonte ndjeshëm në procesin zgjedhor”, vazhdoi të thuhet në video, duke iu referuar rrjedhjes së të dhënave në vitin 2017.
    Macron fitoi lehtësisht zgjedhjet në raundin e dytë ndaj kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Zyrtarë francezë kanë paralajmëruar gjithashtu më parë për rrezikun e ndërhyrjeve në zgjedhjet e planifikuara për vitin 2027, kur Macron nuk mund të rikandidojë për shkak të kufizimeve të mandatit, dhe pritet që ekstremi i djathtë të jetë një konkurrent i fortë.
    Videoja shtoi se entitetet në Francë të sulmuara që nga viti 2021 përfshijnë ato “që ndikojnë në jetën e përditshme të francezëve dhe përfshijnë shërbime publike, ndërmarrje private si dhe një organizatë sportive të përfshirë në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike 2024”.
    Sipas Ministrisë së Jashtme, media është një nga shënjestrat e preferuara të hakerëve.
    Në vitin 2015, APT28 – duke u shtirur si militantë të Shtetit Islamik – hakuan kanalin në gjuhën frënge të televizionit TV5 Monde “për të manipuluar opinionin publik” dhe “për të krijuar panik në Francë”, thuhet në deklaratë.
    Franca ka qenë cak i shpeshtë i sulmeve terroriste gjatë dekadës së fundit, veçanërisht në vitin 2015 kur u sulmuan salla e koncerteve Bataclan dhe stadiumi kombëtar.
    Por, Franca nuk është caku i vetëm i APT28, pasi disa shërbime inteligjente ndërkombëtare, përfshirë autoritetet gjermane, paralajmëruan në shtator të vitit 2024 për sulme të Fancy Bear ndaj vendeve anëtare të NATO-s.
    Grupi po “shënjestron partnerët tanë”, thuhet në videon e Ministrisë së Jashtme, duke shtuar se Ukraina ka qenë një nga “prioritetet” e grupit që kur Rusia nisi pushtimin në shkurt 2022.
    “APT28 po përdoret gjithashtu për të ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj infrastrukturës ukrainase në kontekstin e luftës agresore të Rusisë ndaj Ukrainës”, tha Ministria e Jashtme.
    Dhe Polonia, një aleat i fortë i Kievit, ka paralajmëruar muajt e fundit se Moska mund të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 18 maj përmes sulmeve kibernetike dhe dezinformimit.
    Franca dhe Polonia do të nënshkruajnë një “traktat miqësie” më 9 maj, që përkon me një paradë të madhe në Moskë të drejtuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, në të njëjtën ditë kur Rusia shënon fitoren në Luftën e Dytë Botërore.
    “Bashkë me partnerët e saj, Franca është e vendosur të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të parandaluar sjelljen dashakeqe të Rusisë në hapësirën kibernetike, për ta penguar atë dhe për t’iu përgjigjur kur është e nevojshme,” tha Ministria e Jashtme./ REL

  • Franca akuzon inteligjencën ushtarake ruse se fshihet pas sulmit kibernetik

    Franca akuzon inteligjencën ushtarake ruse se fshihet pas sulmit kibernetik

    Franca akuzoi të martën inteligjencën ushtarake ruse për një seri sulmesh kibernetike gjatë dekadës së fundit, përfshirë ndaj një organizate të përfshirë në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe ndaj fushatës së parë presidenciale të Emmanuel Macron në vitin 2017.
    Që nga viti 2021, një degë e inteligjencës ushtarake ruse (GRU) e specializuar për sulme të tilla ka shënjestruar gjithashtu dhjetëra entitete franceze, përfshirë “sektorët e mbrojtjes, financave dhe ekonomisë”, tha Ministria e Jashtme franceze.
    “Franca dënon me forcën më të madhe përdorimin nga ana e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU) të grupit të sulmit APT28, përgjegjës për disa sulme kibernetike ndaj interesave franceze”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

    GRU-ja “ka kryer sulme kibernetike ndaj Francës prej vitesh duke përdorur një metodë të njohur si APT28”, tha ministri francez i transformimit digjital, Jean-Noel Barrot, në një mesazh në X, duke ia atribuar zyrtarisht për herë të parë këto sulme GRU-së.
    APT28, i njohur gjithashtu si Fancy Bear, është përmendur në lidhje me dhjetëra sulme kibernetike globale, përfshirë zgjedhjet amerikane të vitit 2016, ku u akuzua se ndihmoi Donald Trumpin përmes rrjedhjes së email-eve të Partisë Demokratike dhe fushatës së Hillary Clintonit.
    Grupi shënjestron llogari personale email-i për të marrë të dhëna dhe mesazhe ose për të pasur qasje në pajisje të tjera në një sistem.
    Në vitin 2017, hakerët goditën fushatën e parë presidenciale të Macronit, duke rrjedhur mijëra dokumente vetëm 24 orë para votimit.
    “Gjatë zgjedhjeve presidenciale, APT28 mori pjesë në një operacion masiv hakerimi” me qëllim “të mbjelljes së dyshimeve dhe ndikimit te opinioni publik”, tha Ministria e Jashtme franceze në një video të shpërndarë nga Barrot në X.
    “Mijëra dokumente u vodhën dhe u shpërndanë me shpresën për të manipuluar votuesit, por manovra dështoi të ndikonte ndjeshëm në procesin zgjedhor”, vazhdoi të thuhet në video, duke iu referuar rrjedhjes së të dhënave në vitin 2017.
    Macron fitoi lehtësisht zgjedhjet në raundin e dytë ndaj kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Zyrtarë francezë kanë paralajmëruar gjithashtu më parë për rrezikun e ndërhyrjeve në zgjedhjet e planifikuara për vitin 2027, kur Macron nuk mund të rikandidojë për shkak të kufizimeve të mandatit, dhe pritet që ekstremi i djathtë të jetë një konkurrent i fortë.
    Videoja shtoi se entitetet në Francë të sulmuara që nga viti 2021 përfshijnë ato “që ndikojnë në jetën e përditshme të francezëve dhe përfshijnë shërbime publike, ndërmarrje private si dhe një organizatë sportive të përfshirë në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike 2024”.
    Sipas Ministrisë së Jashtme, media është një nga shënjestrat e preferuara të hakerëve.
    Në vitin 2015, APT28 – duke u shtirur si militantë të Shtetit Islamik – hakuan kanalin në gjuhën frënge të televizionit TV5 Monde “për të manipuluar opinionin publik” dhe “për të krijuar panik në Francë”, thuhet në deklaratë.
    Franca ka qenë cak i shpeshtë i sulmeve terroriste gjatë dekadës së fundit, veçanërisht në vitin 2015 kur u sulmuan salla e koncerteve Bataclan dhe stadiumi kombëtar.
    Por, Franca nuk është caku i vetëm i APT28, pasi disa shërbime inteligjente ndërkombëtare, përfshirë autoritetet gjermane, paralajmëruan në shtator të vitit 2024 për sulme të Fancy Bear ndaj vendeve anëtare të NATO-s.
    Grupi po “shënjestron partnerët tanë”, thuhet në videon e Ministrisë së Jashtme, duke shtuar se Ukraina ka qenë një nga “prioritetet” e grupit që kur Rusia nisi pushtimin në shkurt 2022.
    “APT28 po përdoret gjithashtu për të ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj infrastrukturës ukrainase në kontekstin e luftës agresore të Rusisë ndaj Ukrainës”, tha Ministria e Jashtme.
    Dhe Polonia, një aleat i fortë i Kievit, ka paralajmëruar muajt e fundit se Moska mund të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 18 maj përmes sulmeve kibernetike dhe dezinformimit.
    Franca dhe Polonia do të nënshkruajnë një “traktat miqësie” më 9 maj, që përkon me një paradë të madhe në Moskë të drejtuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, në të njëjtën ditë kur Rusia shënon fitoren në Luftën e Dytë Botërore.
    “Bashkë me partnerët e saj, Franca është e vendosur të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të parandaluar sjelljen dashakeqe të Rusisë në hapësirën kibernetike, për ta penguar atë dhe për t’iu përgjigjur kur është e nevojshme,” tha Ministria e Jashtme. /REL/

  • Një njohës i Ballkanit bëhet shef i diplomaicisë gjermane

    Një njohës i Ballkanit bëhet shef i diplomaicisë gjermane

    Me emërimin e Dr. Johann David Wadephul si ministër i Jashtëm, Gjermania kthehet drejt një diplomacie më pragmatike. Johann David Wadephul, i lindur në vitin 1963 në Husum, në veri të Gjermanisë, është jurist i diplomuar në Universitetin e Kiel-it dhe major në rezervë në Bundeswehr. Anëtar i CDU-së që nga viti 1982, ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë politike në landin Schleswig-Holstein dhe që nga viti 2009 është deputet në Bundestag.
    Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Johann Wadephul u emërua zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU për çështjet e mbrojtjes, politikës së jashtme dhe sigurisë. Si nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ai është angazhuar për një bashkëpunim më të ngushtë evropian në fushën e sigurisë dhe për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës. Në lidhje me marrëdhëniet transatlantike dhe politikën e ndryshuar të SHBA-së nën presidentin Donald Trump, Wadephul ka thënë: “Ne duhet ta mbajmë dorën të shtrirë, të jemi të gatshëm për negociata, por duhet të sigurojmë se mund të mbrohemi vetë nëse negociatat nuk ecin mirë.”
    Diplomaci më e matur dhe pragmatike
    “Ndryshe nga Annalena Baerbock, Wadephul do të ndjekë një stil më të përmbajtur, më pragmatik dhe më të fokusuar te rezultatet konkrete”, i tha Deutsche Welle-s Hans-Joachim Falenski, ish-këshilltar për politikën e jashtme në grupin CDU/CSU dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij deri në vitin 2021.
    Një shembull i kësaj qasjeje u pa në vitin 2022, kur Wadephul kritikoi hapur kancelarin Olaf Scholz për vizitën e parë zyrtare në Ballkan. Scholz kërkoi publikisht në Beograd që Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës, një deklaratë që Wadephul e quajti “amatoreske”, pasi, sipas tij, kërkesa të tilla duhet të adresohen me kujdes diplomatik për të mos bllokuar dialogun. Wadephul kritikoi gjithashtu faktin që kancelari gjerman shkoi fillimisht në Prishtinë dhe më pas në Beograd.
    Një njohës dhe ndjekës i vëmendshëm i rajonit
    Kolë Gjoka, Konsull Nderi i Shqipërisë në Hamburg dhe ish-kandidat për Bundestag nga CDU e Schleswig-Holstein-it, ka punuar ngushtë me Wadephul-in në strukturat partiake të këtij landi. Ai thotë për DW: “Wadephul është prej vitesh eksperti më i mirë i politikës së jashtme në CDU/CSU dhe përkrahës i forcimit të rolit të Europës në politikat globale.”  Gjoka, i cili prej vitit 2017 ka qenë në listën e landit si kandidat për Bundestag, beson se Wadephul “do të ketë një ndikim të madh në dialogun Kosovë-Serbi dhe do të jetë një mbështetës i jashtëzakonshëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”
    Për vite me radhë, Wadephul ka udhëhequr Grupin e Punës për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, një platformë ndërsektoriale që bashkonte deputetë të specializuar për të ndjekur zhvillimet në rajon. Në këtë grup merrte pjesë edhe Gunther Krichbaum, i cili tani është emëruar Sekretar Shteti për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme, post ky, që deri tani e ka Anna Lührmann, nga të Gjelbrit. Me këtë strukturë të re, pritet që Ballkani Perëndimor të mbetet një prioritet i diplomacisë gjermane – por gjithmonë i lidhur me përmbushjen e standardeve dhe reformave.
    Integrim në BE, por në bazë të meritave
    Si Wadephul ashtu edhe Krichbaum janë figura që janë shprehur qartë edhe për politikat e brendshme në Shqipëri pa ngurruar të flasin edhe për konfliktet e brendshme politike të partisë simotër, Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kështu, për shembull, vetëm disa muaj më parë, Krichbaum dënoi protestat e dhunshme të PD-së në Tiranë dhe kritikoi liderin e saj Sali Berisha, duke theksuar se “një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë dhe paqësore që përputhet me vlerat evropiane.” Ai sugjeroi gjithashtu që Partia Demokratike të zgjidhte një kryetar të ri për të rikthyer besueshmërinë dhe orientimin pro-evropian të saj.
    “Ata janë arkitektët kryesorë të kushteve shtesë që Bundestagu vendosi në vitin 2019 për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.  Wadephul i tha DW: Vendosëm disa parakushte që më kushtuan shumë punë dhe energji, dhe nëse ato nuk plotësohen, atëherë do ta kem të vështirë t’i bind kolegët e grupit tim parlamentar që ta shoqërojnë pozitivisht procesin.” Pritet që kjo qasje ndaj kushteve të ndiqet edhe në të ardhmen. “Reformat juridike, lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i institucioneve, veçanërisht në Shqipëri, do të mbeten kritere kyçe për procesin e integrimit evropian,” thotë Falenski.
    Mijatovic: Të mos u hapet rrugë regjimeve autoritare
    Një veçanti shoqëron emërimin e Wadephul si Ministër i Jashtëm: për herë të parë pas gati 60 vitesh, Ministria e Jashtme gjermane ndodhet sërish në duart e CDU-së. Historikisht, ky post u ishte lënë zakonisht partnerëve të koalicionit. Tani, si Kancelaria, ashtu edhe Ministria e Jashtme drejtohen nga e njëjta parti – CDU-ja.
    Politikani i opozitës Boris Mijatović, ekspert për Ballkanin në radhët e partisë “Të Gjelbërit” dhe bashkëpartiak i ish-ministres së Jashtme Annalena Baerbock, sheh këtu një problem. Ai paralajmëron se pesha dhe pavarësia e politikës së jashtme gjermane mund të dobësohen, pasi kancelari i ardhshëm Friedrich Merz pritet të marrë një rol shumë aktiv në çështjet ndërkombëtare dhe të përqendrojë më shumë kompetenca në zyrën e tij.
    Nga Wadephuli si ministër i Jashtëm, Mijatović pret që të angazhohet për shtetin e së drejtës, për demokracinë dhe për një perspektivë të qartë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Gjermania duhet të qëndrojë hapur në anën e forcave demokratike në rajon dhe të mos i hapë rrugë regjimeve autoritare drejt Bashkimit Evropian,” tha ai për Deutsche Welle./DW

  • SHBA nuk tërhiqet nga mbështetja për drejtësinë shqiptare, DASH konfirmon për gazetën “SOT” rëndësinë e SPAK dhe…

    SHBA nuk tërhiqet nga mbështetja për drejtësinë shqiptare, DASH konfirmon për gazetën “SOT” rëndësinë e SPAK dhe…

    Rigels Seliman
    Përkundër akuzave dhe debatit të ndezur politik që ka përfshirë Shqipërinë sa i takon rolit të institucioneve të drejtësisë së re dhe mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë ndaj tyre pas ardhjes së administratës “Trump” në pushtet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga mbështetja e tyre për reformën në drejtësi dhe institucionet e saj, përfshirë SPAK-un. Kjo mbështetje mbetet një shtyllë e fortë e angazhimit të SHBA në Shqipëri, pavarësisht se opozita dhe qeveria shqiptare në disa raste kanë vënë në dyshim paanshmërinë e këtyre strukturave dhe ndikimin e ndihmës amerikane në këtë proces.
    Reagimi i DASH
    Gazeta “SOT” iu drejtua Departamentit Amerikan të Shtetit me pyetje të drejtpërdrejta, për të marrë një qëndrim zyrtar mbi temën. Konkretisht, “SOT” pyeti: Cili është reagimi juaj ndaj kritikëve që pretendojnë se mbështetja e SHBA për SPAK-un ka pasur ndikime të mëdha politike në Shqipëri? Si mund të sigurohet që mbështetja amerikane të mbetet e paanshme dhe të fokusohet vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe sa e rëndësishme është për Departamentin e Shtetit të SHBA të vazhdojë mbështetjen për një reformë të thellë në drejtësi në Shqipëri, përfshirë struktura si SPAK, veçanërisht në një kohë kur të dyja palët politike po akuzojnë këto institucione për anshmëri politike?
    Në përgjigje të këtyre pyetjeve, Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë deklaratën e mëposhtme zyrtare për gazetën “SOT”, e cila është atribuueshme një zëdhënësi të tij: “Në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump të datës 20 janar për Rishikimin dhe Riorganizimin e Ndihmës së Jashtme të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Rubio nisi një rishikim të gjithë ndihmës së jashtme amerikane për të siguruar që programet të jenë efikase dhe në përputhje me politikën e jashtme amerikane sipas agjendës ‘America First’. Disa programe që janë konsideruar thelbësore për interesat kombëtare të SHBA janë rifilluar, ndërsa rishikimi i ndihmës së jashtme është ende në vazhdim”, thuhet në reagim.
    Mesazhi
    Por ky qëndrim i Departamentit të Shtetit, është mjaft domethënës. Ai nënkupton se, pavarësisht se SHBA po rishikon të gjithë ndihmën e saj të jashtme në kontekstin e prioriteteve kombëtare të përcaktuara nga administrata amerikane, disa programe siç mund të konsiderohet edhe mbështetja për drejtësinë shqiptare janë rifilluar pikërisht sepse janë vlerësuar si thelbësore për interesat kombëtare të SHBA. Këtu përmendim rikthimin e ekspertëve amerikanë të OPDAT në SPAK pas pezullimit që iu bë në janar, kur Trump erdhi në pushtet. Përkrahja për SPAK-un dhe reformën në drejtësi ka qenë prej vitesh një gur themeli i bashkëpunimit SHBA-Shqipëri.
    Shtetet e Bashkuara kanë investuar jo vetëm fonde, por edhe mbështetje teknike dhe politike për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë që synojnë të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përballë një klime të polarizuar politike, ku çdo veprim i drejtësisë interpretohet si favorizim ndaj një pale apo si sulm ndaj tjetrës, angazhimi i SHBA-ve për ruajtjen e paanshmërisë mbetet jetik. Pikërisht kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet instrumenteve të saj të ndihmës dhe mbështetjes institucionale, vazhdojnë të monitorojnë nga afër proceset, duke kërkuar transparencë, integritet dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit në nivelet më të larta.

  • Ministria e Jashtme e Francës ndihmoi në evakuimin e 115 personave nga Gaza

    Ministria e Jashtme e Francës ndihmoi në evakuimin e 115 personave nga Gaza

    Ministria e Jashtme e Francës ka njoftuar se ka ndihmuar në evakuimin e 115 personave nga Gaza këtë javë, të cilët tashmë kanë mbërritur në Francë. Ky veprim është pjesë e angazhimit të Francës për të ofruar mbështetje humanitare dhe për të ndihmuar ata që janë prekur nga konflikti në Gaza.
    Në një deklaratë të lëshuar të premten, ministria theksoi se Franca mbetet e angazhuar kundër zhvendosjes së detyruar të popullsisë nga Gaza. Ky qëndrim është në përputhje me politikën e Francës që kundërshton çdo formë të zhvendosjes së detyruar të palestinezëve nga territori i tyre.
    Ky njoftim vjen pas një periudhe të gjatë të tensioneve dhe pasigurisë në Gaza, ku shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare kanë shprehur shqetësime për situatën humanitare dhe për të drejtat e njeriut. Franca ka theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit ndërkombëtar dhe të mbrojtjes së të drejtave të popullsisë civile në Gaza.
    Ky veprim i Francës është një shembull i angazhimit të vazhdueshëm të shtetit francez për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon.

  • Ministri Igli Hasani pret në takim një delegacion nga Kosova, vlerësohet bashkëpunimi dhe koordinimi

    Ministri Igli Hasani pret në takim një delegacion nga Kosova, vlerësohet bashkëpunimi dhe koordinimi

    Sot, në mjediset e Ministrisë së Europës dhe për Punët e Jashtme u zhvillua takimi ndërmjet Drejtorëve politikë të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Republikës së Kosovës, që mbulojnë çështjet e bashkëpunimit dypalësh, çështje të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit në BE.
    Në nisje të takimit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përshëndeti delegacionin nga Kosova, duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe rëndësinë e koordinimit mes institucioneve tona.

    Takimi mes delegacioneve vijoi me një bashkëbisedim frytdhënës lidhur edhe me përcaktimin konkret të hapave e aktiviteteve në vijim, si në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh dhe në atë rajonal e shumëpalësh. Forcimi i subjektivitetit të Kosovës përmes njohjeve të reja dhe përforcimi i rolit të saj në strukturat rajonale, ishte pjesë e diskutimeve mes delegacioneve. Pjesë e rëndësishme e bisedimeve ishte edhe vëmendja dhe koordinimi në raport me faktorin shqiptar në Rajon.
    Një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve ka luajtur dhe luan ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

  • Përplasi me makinë punonjësin e Ministrisë së Jashtme teksa kalonte rrugën, bie në pranga  shoferi (Emri)

    Përplasi me makinë punonjësin e Ministrisë së Jashtme teksa kalonte rrugën, bie në pranga shoferi (Emri)

    Është arrestuar 62-vjeçari i cili një ditë më parë përplasi para Ministrisë së Jashtme një prej punonjësve të ministrisë, teksa ky i fundit ishte duke kaluar rrugën.
    Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale H.K., ndërsa i lënduar ka mbetur shtetasi me iniciale B. H., 28 vjeç.

    Mësohet se 28-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
    “Arrestohet shtetasi H. K., 62 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, ka aksidentuar shtetasin B. H., 28 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

  • Aksidentoi me makinë punonjësin e Ministrisë së Jashtme, policia arreston shoferin 62-vjeçar

    Aksidentoi me makinë punonjësin e Ministrisë së Jashtme, policia arreston shoferin 62-vjeçar

    Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin 62-vjeçar, i cili aksidentoi një ditë më parë para Ministrisë së Jashtme një prej punonjësve të Ministrisë së Jashtme, teksa ky i fundit ishte duke kaluar rrugën.Sipas njoftimit, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale H.K., ndërsa i lënduar ka mbetur shtetasi me iniciale B. H., 28 vjeç.
    Mësohet se 28-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.“Arrestohet shtetasi H. K., 62 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, ka aksidentuar shtetasin B. H., 28 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

  • Aksidenti pranë Ministrisë së Jashtme, ministri Hasani: Kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën

    Aksidenti pranë Ministrisë së Jashtme, ministri Hasani: Kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën

    Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka reaguar mbi aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një makinë që lëvizte me shpejtësi përplasi dhe plagosi rëndë një punonjës të Ministrisë së Jashtme, teksa ai ishte në vijat e bardha.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Hasani ka shkruar se shpreh mirënjohje për bluzat e bardha dhe informon se punonjësi i ministrisë është jashtë rrezikut për jetën.
    Emri i të plagosurit nuk bëhet me dije, teksa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit të përfshirë në këtë aksident.
    “Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
    Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës”, ka shkruar Hasani në postimin e tij.

  • Vizita e Netanyahut në Gaza, Ministria e Jashtme e Autoritetit Palestinez: Provokim i qartë që synon…

    Vizita e Netanyahut në Gaza, Ministria e Jashtme e Autoritetit Palestinez: Provokim i qartë që synon…

    Ministria e Jashtme e Autoritetit Palestinez dënoi sot “inkursionin provokues” të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Rripin e Gazës, i cili vizitoi trupat që vepronin atje.
    Në një deklaratë, ministria tha se “inkursioni provokues i Benjamin Netanyahu në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe deklaratat që ai bëri atje synojnë të zgjasin dhe përkeqësojnë krimet gjenocidale”.
    Të martën, Netanyahu, sipas zyrës së tij, vizitoi trupat izraelite të vendosura në territor, i cili është shkatërruar nga 18 muajt e luftës midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas.
    “Hamasi do të vazhdojë të pësojë goditje pas tjetrës”, tha ai, sipas zyrës së tij.
    “Ne këmbëngulim për lirimin e pengjeve tona dhe arritjen e të gjitha qëllimeve tona të luftës”, shtoi ai.
    Pas armëpushimit dy mujor, ushtria izraelite rifilloi operacionet e saj ushtarake në Rripin e Gazës më 18 mars për të detyruar Hamasin të lirojë pengjet që ende mbahen në territor pas sulmit të lëvizjes islamike ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

    Top Channel