Tag: jashtme

  • Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

    Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

    Bashkimi Evropian thotë se Kina, përfshirë edhe Hong Kongun, është përgjegjëse për “afërsisht” 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë, edhe pse Pekini vazhdon t’i mohojë këto akuza.
    Sipas një raporti të klasifikuar të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, të cilin e kanë parë gazeta gjermane Sueddeutsche Zeitung dhe rrjetet shtetërore televizive NDR dhe WDR, komisionari i BE-së për sanksione, David O’Sullivan, ka deklaruar në një takim në Bruksel këtë muaj se ndonëse sanksionet kanë ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse, vazhdon të ketë vështirësi.
    Mediat thanë më 27 maj se Ambasada kineze në Berlin nuk ka pranuar të komentojë këto akuza.

    Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës më 26 maj e akuzoi Kinën se po vazhdon të furnizojë fabrikat ruse të mbrojtjes me mallra të shumta që përdoren për qëllime ushtarake, një pretendim që Pekini po ashtu e mohon.
    “Kina nuk i ka dhënë kurrë armë vdekjeprurëse asnjërës palë në konflikt dhe kontrollon rreptësisht mallrat me përdorim të dyfishtë. Ukraina e kupton shumë mirë këtë. Kina kundërshton fuqishëm akuzat e pabaza dhe manipulimet politike”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, në një konferencë për media më 27 maj.
    Raporti i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ishte një përmbledhje e takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së të mbajtur në Bruksel më 20 maj.
    Përveç Kinës, raporti thotë se vështirësitë vazhdojnë edhe me Kazakistanin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë.
    Teksa Emiratet e Bashkuara Arabe pretendojnë se eksportet janë ndalur, raporti thekson se nuk ofrohen statistika dhe se të dhënat e importit sugjerojnë të kundërtën.
    Në raport shtohet gjithashtu se edhe kompani të BE-së janë të përfshira në shmangien e sanksioneve, gjë që e dobëson pozicionin e Komisionit Evropian në negociatat me vendet e treta për vendosjen e masave.
    Raportimet për këtë çështje vijnë më pak se një javë pasi blloku ndërmori një hap të madh drejt ndërprerjes së importit të plehrave azotike nga Rusia dhe Bjellorusia, duke miratuar tarifa që synojnë ta bëjnë ekonomikisht të paqëndrueshme blerjen e tyre brenda tre vjetësh.
    Udhëheqësit evropianë kanë kërcënuar gjithashtu Rusinë me një paketë “masive” sanksionesh nëse Moska nuk pranon një armëpushim 30-ditor të propozuar nga Uashingtoni.
    Ata kanë sugjeruar se paketa e ardhshme e sanksioneve – që do të ishte e 18-ta nga BE-ja – mund të përfshijë sektorin e energjisë dhe masa financiare./REL

  • Çfarë ndodhi në Merdarë?/ Kosova dhe Serbia sërish drejt konfliktit, reagon me urgjencë Ministria e Punëve të Jashtme

    Çfarë ndodhi në Merdarë?/ Kosova dhe Serbia sërish drejt konfliktit, reagon me urgjencë Ministria e Punëve të Jashtme

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar se ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, është arrestuar sot nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Merdarës, teksa ishte duke udhëtuar tranzit drejt Sllovenisë.
    Sipas deklaratës zyrtare, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të vendeve të KUINT-it dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Beograd, ndërkohë që MPJD ka ndërmarrë hapa për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare mbi rrethanat e ndalimit.
    Ministria e ka cilësuar arrestimin si arbitrar dhe represiv, duke i bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare për reagim urgjent. Në deklaratë thuhet se “ky veprim bie ndesh me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe konventat për të drejtat e njeriut”.
    MPJD ka kërkuar gjithashtu lirimin e menjëhershëm të Agushollit dhe ndalimin e praktikave të tilla nga ana e autoriteteve serbe.
    Gramos Agusholli është ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet në Kosovë.

  • Aksident në Gjermani, humbin jetën 3 shqiptarë dhe plagosen 4 të tjerë

    Aksident në Gjermani, humbin jetën 3 shqiptarë dhe plagosen 4 të tjerë

    Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin Koblenz të Gjermanisë, ku kanë humbur jetën tre shqiptarë dhe janë plagosur 4 të tjerë.
    Lajmin e trishtë e ka dhënë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila është informuar nga autoritetet gjermane.

    Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet me dije, as rrethanat e aksidentit të rëndë.
    “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.
    Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.
    Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit. Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997”-njofton Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

  • Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

    Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani, ku tre shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa janë plagosur katër të tjerë.
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se aksidenti sipas autoriteteve gjermane, ka ndodhur pranë qytetit Koblenz.
    Njoftimi i Minsitrisë së Jashtme:
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.
    Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.
    Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit.
    Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.
    Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997

  • VIDEO/ Po ktheheshin nga festa! Si ndodhi aksidenti me tre shqiptarë të vdekur në Gjermani: Minibusi u rrokullis disa herë

    VIDEO/ Po ktheheshin nga festa! Si ndodhi aksidenti me tre shqiptarë të vdekur në Gjermani: Minibusi u rrokullis disa herë

    Tre shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në qytetin Koblenz, në Gjermani.
    Mediat gjermane kanë dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë, e cila u shënua rreth orës 3:05 të mëngjesit të sotëm, 25 maj.Lexo edhe :Related Posts

    Gjatë kthimit nga një festë familjare, minibusi me gjithsej nëntë pasagjerë doli nga rruga në orët e para të mëngjesit dhe u përmbys disa herë.
    Mësohet se minibusi drejtohej nga një 22-vjeçar.
    “Është një aksident shumë, shumë i tmerrshëm”, tha një zëdhënës i policisë në Koblenz të dielën në mëngjes.
    Sipas raportimeve, të vdekurit janë një burrë 53-vjeçar dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç. Gjashtë personat e tjerë thuhet se janë të moshës midis 20 dhe 66 vjeç.
    Ndërkohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një njofitm për mediat tha se nga autoritetet gjermane është njofuar për tre viktima dhe katër të plagosur.
    Ende nuk dihet identiteti i shqiptarëve të përfshirë dhe kombësia e dy prej të lënduarve.
    Njoftimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.
    Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.
    Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit.
    Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.
    Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997″./vizionplus.tv

  • Aksident në Gjermani, humbin jetën 3 shqiptarë, Ministria e Jashtme: 4 të tjerë ndodhen në spital

    Aksident në Gjermani, humbin jetën 3 shqiptarë, Ministria e Jashtme: 4 të tjerë ndodhen në spital

    Pamje nga aksidenti

    GJERMANI- Një aksident i ka marrë jetën 3 shqiptarëve, ndërsa 4 të tjerë ndodhen në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Koblenz të Gjermanisë, ku të gjithë personat po ktheheshin nga një festë familjare. Si pasojë e përplasjes, 3 shqiptarë (ende të pa identifikuar me emër) kanë humbur jetën në vend. Kjo pasi minibusi me 9 pasagjerë udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përmbysur disa herë.
    Lidhur me ngjarjen, Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se është njoftuar nga autoritetet gjermane për aksidentin e rëndë, i cili ka ndodhur në Autobahn 48 në Gjermani, pranë qytetit Koblenz të Rheinland-Pfalz. Sipas mediave të huaja, ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, datë 25 maj, ndërsa ende hetohen shkaqet e aksidentit.
    Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë. Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.
    Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit. Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997/ZËRI

  • Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën 3 shqiptarë, 4 të tjerë të plagosur

    Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën 3 shqiptarë, 4 të tjerë të plagosur

    Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Autobahn 48 në Gjermani, pranë qytetit Koblenz të Rheinland-Pfalz. Disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, thotë komunikata për shtyp.
    Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, datë 25 Maj dhe Ministria e Jashtme bën me dije se është informuar nga autoritetet gjermane për këtë aksident të rëndë rrugor.

    “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.

    Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.
    Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit. Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997″

  • Shkoi për të takuar burrin në burgun e Koridalos, arrestohet gruaja! Në pantallona iu gjet droga që ia kishte kërkuar i shoqi

    Shkoi për të takuar burrin në burgun e Koridalos, arrestohet gruaja! Në pantallona iu gjet droga që ia kishte kërkuar i shoqi

    Reflekset e rojeve të jashtme të burgut famëkeq në Greqi, Koridalos, i prishën planet një të burgosuri që i kishte porositur drogë… gruas së tij!

    Gruaja u shfaq në burg për të vizituar burrin e saj, i cili po mbahet në Repartin A, dhe për t’i çuar disa rroba, siç u tha rojeve të Gardës së Jashtme. Gjatë inspektimit të sendeve dhe veshjeve të saj nga oficerët e Gardës së Jashtme, u vu re diçka ndryshe nga e zakonshmja.
    Dyshimet dhe indikacionet rezultuan të jenë të bazuara mirë. Me testin e mostrës, i cili u krye nga makina që identifikon ekzistencën dhe llojin e narkotikëve duke marrë një mostër nga sipërfaqja e objekteve, konkretisht metamfetaminë, u zbulua në pantallonat e saj. Ajo u përpoq të kontrabandonte drogën duke përdorur metodën e impregnimit. Menjehërë më pas u arrestua.
     

    Top Channel

  • Vrasja e çiftit izraelit në SHBA, ministria e Jashtme e Izraelit publikon foto dhe emrat e viktimave

    Vrasja e çiftit izraelit në SHBA, ministria e Jashtme e Izraelit publikon foto dhe emrat e viktimave

    Ministria izraelite e Punëve të Jashtme ka identifikuar viktimat e të shtënave të së mërkurës në Uashington DC.Reklama në FieriWeb

    “Jemi të tronditur dhe të tmerruar këtë mëngjes nga lajmi i sulmit brutal terrorist që mori jetën e dy anëtarëve të stafit të Ambasadës sonë në Uashington Yaron Lischinsky dhe Sarah Lynn Milgrim”, shkroi ministria e Punëve të Jashtme në një postim për X.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    “Ngushëllojmë familjet e pikëlluara gjatë kësaj kohe të dhimbshme dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim gjithmonë”, thuhej në postim.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Në një postim të veçantë për X, ambasada Izraelite në SHBA shkroi: “Yaron dhe Sarah ishin miqtë dhe kolegët tanë. Ata ishin në kulmin e jetës së tyre.” Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    “I gjithë stafi i ambasadës është zemërthyer dhe i shkatërruar nga vrasja e tyre. Asnjë fjalë nuk mund të shprehë thellësinë e pikëllimit dhe tmerrit tonë për këtë humbje shkatërruese”, vazhdoi postimi.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Yechiel Leiter, ambasadori i Izraelit në SHBA, tha se çifti ishte gati të fejohej.

    “Djali bleu një unazë këtë javë me qëllim që t’i propozonte të dashurës së tij javën e ardhshme në Jerusalem. Ata ishin një çift shumë i bukur”, tha ai.

  • Të shtënat me armë nga Izraeli ndaj një delegacioni të huaj në Bregun Perëndimor, reagojnë ashpër BE, Italia dhe Spanja

    Të shtënat me armë nga Izraeli ndaj një delegacioni të huaj në Bregun Perëndimor, reagojnë ashpër BE, Italia dhe Spanja

    Ndërkombëtarët kanë reaguar pas të shtënave nga ushtria izraelite ndaj një delegacioni diplomatësh të huaj në Jenin të Bregut Perëndimor.

    Ky incident vjen mes presionit në rritje ndërkombëtar kundër Izraelit për zhvillimin e luftës në Rripin e Gazës.
    Çdo kërcënim për jetën e diplomatëve është ” i papranueshëm “, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. “Ne i bëjmë thirrje Izraelit të hetojë këtë incident dhe t’i mbajë përgjegjës ata që janë përgjegjës”, tha ajo nga Brukseli.
    “Ne kërkojmë sqarime të menjëhershme nga qeveria izraelite për atë që ndodhi. Kërcënimet ndaj diplomatëve janë të papranueshme”, tha Ministri i Jashtëm Italian Antonio Tajani në një postim në platformën X, duke vënë në dukje se një diplomat italian ishte gjithashtu në delegacion në Jenin.
    Ministria e Jashtme spanjolle dënoi ‘ashpër’ të shtënat me armë zjarri ndaj diplomatëve të huaj nga ushtria izraelite. “Ministria po heton gjithçka që ka ndodhur. Jemi në kontakt me vendet e tjera të përfshira për të dhënë një përgjigje të përbashkët ndaj asaj që ndodhi, të cilën e dënojmë fuqimisht“, tha Ministria e Jashtme spanjolle në një deklaratë të shkurtër dërguar Agjencisë France-Presse.
    Ministri i Jashtëm belg, Maxime Prevost, kërkoi shpjegime nga Izralei për incidentin duke thënë se të shtënat paralajmëruese kishin në shënjestër rreth 20 diplomatë.
    Gazeta Times of Israel raportoi se ushtarët qëlluan në ajër nga brenda kampit të refugjatëve në Jenin, duke thënë pati veç të lënduar.

    Top Channel