Igli Hasani nuk do të jetë më drejtues i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Në një reagim në rrjetin social facebook, Hasani falënderon kryeministrin Edi Rama që i besoi për 2 vite drejtimin e marrëdhënieve diplomatike ndërsa i uron suksese zëvëndësueses së tij, Elisa Spiropali.
Tashmë Igli Hasani do të vijojë të drejtojë një komision në parlament për çështjet që kanë të bëjnë me Europën dhe Punët e Jashtme.
“Për një diplomat, është një nder i jashtëzakonshëm, por edhe një përgjegjësi e madhe të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Për dy vitet e fundit, pata këtë privilegj, duke u përpjekur çdo ditë ta shoh punën me sytë e kolegëve dhe të mbështes, me përulësi, shërbimin e rëndësishëm të përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë dhe interesave të saj në botë.
E kam kryer këtë detyrë me bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri.
Faleminderit Kryeministrit Rama për besimin e dhënë dhe urime Znj. Spiropali për këtë përgjegjësi. Mirënjohës për kolegët dhe partnerët, brenda dhe jashtë vendit, që ndanë këtë rrugëtim”, shkruan Igli Hasani.
Tag: jashtme
-

Nuk do të jetë më ministër, Hasani: Faleminderit për besimin! Urime Spiropalit për këtë përgjegjësi
-

Mbyll rrugëtimin në krye të MEPJ, reagon ministri Hasani: Nder dhe përgjegjësi të drejtoja Diplomacinë Shqiptare
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partis Socialiste, zyrtarizoi emrat e kanibetit qeverisës së mandatit të katërt, ku pati konfirmime por edhe largime.
Mes atyre që do të lënë detyrën është edhe kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, i cili nga nesër do të jetë në krye të Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa në vend të tij në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të emërohet Elisa Spiropali, e cila fillimisht do të marrë votëbesimin në parlament, e më pas do të dekretohet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri Hasani falenderon kryeministrin Rama për mundësinë që i dha që në këto dy vite të ishte në krye të institucionit të Diplomacisë Shqiptare, një nga më të rëndësishmit sa i përket kontributit për integrimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe Europiane.Ministri Hasani thekson se përgjatë këtyre dy viteve ka shërbyer me nder dhe përgjegjësi në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ndërsa uron pasardhësen e tij Elisa Spiropali për përgjegjësinë që do të marrë.
Postimi i Hasanit:
Për një diplomat, është një nder i jashtëzakonshëm, por edhe një përgjegjësi e madhe të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Për dy vitet e fundit, pata këtë privilegj, duke u përpjekur çdo ditë ta shoh punën me sytë e kolegëve dhe të mbështes, me përulësi, shërbimin e rëndësishëm të përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë dhe interesave të saj në botë.
E kam kryer këtë detyrë me bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri.
Faleminderit Kryeministrit Rama për besimin e dhënë dhe urime Znj. Spiropali për këtë përgjegjësi. Mirënjohës për kolegët dhe partnerët, brenda dhe jashtë vendit, që ndanë këtë rrugëtim. -

U emërua ministre e Jashtme, reagon Spiropali: Integrimi në BE brenda vitit 2030, mision historik
Ka ardhur reagimi i parë nga Elisa Spiropali, e cila u emërua ministre e Jashtme, sot nga kryeministri Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehet se posti i saj i ri është nder dhe përgjegjësi, ndërsa shton se integrimi i Shqipërisë në BE brenda vitit 20230 është një mision historik.
Spiropali shërbeu i kryetare e Kuvendit, ajo e mori zyrtarisht postin më 30 korrik të vitit 2024.
“Drejt Shqipërisë 2030!
Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale europiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik.
Prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo janë, kanë qenë dhe do të jenë detyra e nderi i jetës sime.
Me besim të palëkundur dhe shumë sfida përpara, ecim së bashku drejt të ardhmes europiane.
Mirënjohje.”, shprehet ajo.Top Channel
-

Mbyll rrugëtimin në krye të MEPJ, ragon ministri Hasani: Ministria e Jashtme mbledh pluhura…
Ish-ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me shkarkimin nga detyra si ministër, sot në mbledhjen e Asamblesë së PS-së dhe zëvendësimit të tij me Elisa Spiropalin.
Rama e kritikoi në mbledhje drejtimin e ministrisë prej Hasanit në mënyrë indirekte duke thënë se kjo Ministri mbledh pluhura dhe punon në një orar tjetër, ndryshe nga ai i Shqipërisë.
Ministria ka nevojë për ndryshim dhe përshpejtim të të bërit të punëve sipas Ramës, gjë të cilën e përmbush një njeri “që nuk i pushon goja” si Elisa Spiropali.
Hasani, nga ana tjetër thekson se e ka kryer detyrën me bindjen se e vetmja mënyrë për zgjidhjen e punëve në atë ministri ishte besimi te diplomacia bashkëpunuese, e përmbajtur dhe efikase.
Reagimi i ish-Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme:
Për një diplomat, është një nder i jashtëzakonshëm, por edhe një përgjegjësi e madhe të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Për dy vitet e fundit, pata këtë privilegj, duke u përpjekur çdo ditë ta shoh punën me sytë e kolegëve dhe të mbështes, me përulësi, shërbimin e rëndësishëm të përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë dhe interesave të saj në botë.
E kam kryer këtë detyrë me bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri.
Faleminderit Kryeministrit Rama për besimin e dhënë dhe urime Znj. Spiropali për këtë përgjegjësi. Mirënjohës për kolegët dhe partnerët, brenda dhe jashtë vendit, që ndanë këtë rrugëtim.
Fjala e Ramës në Asamble referuar Igli Hasanit:
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, është një tjetër vend mbledhje pluhurash, të kohës që në atë ministri, matet me qetësi olimpike. Ministria e Jashtme jeton në një zonë orare tjetër, ma besoni këtë. Një zonë orare e ndryshme nga ora e Shqipërisë, ndërkohë që shërbimi i jashtëm ku fatmirësisht kemi disa ambasadorë të nivelit më të lartë europian, është një trup që në tërësinë e vetë, ecën me xhiro të ngadalësuara dhe nuk jep dot atë që me të drejtë pritet prej tij, sidomos në planin e diplomacisë ekonomike, ku me gjithë kërkesën time këmbëngulëse, prej vitesh rezultatet janë modeste, nuk ndryshojnë dhe janë shkurajuese, por ka dhe një arsye tjetër, më e rëndësishme për ta ndryshuar drejtimin e kësaj ministrie.
Në këtë fazë të re, ku na duhet të përgatitemi për një ofensivë diplomatike si asnjëherë më parë sepse procesi ka negociatat, por ka dhe gjithë qeveritë, ministritë e jashtme, parlamentet që do të duhet të votojnë anëtarësimin e Shqipërisë, duhet që ta çojmë në maksimum mbështetjen politike të anëtarësimit dhe na duhet në krye të diplomacisë shqiptare, një profil maksimalisht politik dhe me aftësi të spikatur për të mos i pushuar goja, që natyrisht është Elisa Spiropali.
E shoh të rëndësishme të nënvizoj diçka këtu, që Ervin Hoxha ashtu si dhe Igli Hasani, të cilit duhet t’i besojmë Komisionin e ri Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, kanë bërë që të dy punën e tyre me seriozitet dhe për kohën që patën në dispozicion, kanë vazhduar të mbajnë timonin drejt, por në krye të atyre dy prej ministrive më të prapambetura, ato, jo prej, por janë ministritë më të prapambetura, në aspektin e mendësisë së administratës, duhet tërmet. Tërmet Peçin e kemi deputet, nuk e bëjmë dot ministër të Brendshëm, sikundër më thanë që ishin shprehur disa shoqata në Tepelenë dhe disa portale në Tiranë. -

Elisa Spiropali: Nder për mua të marrë drejtimin e ministrisë së Jashtme
Elisa Spiropali shkruan: “Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale europiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik”, shkruan Spiropali.
-

“Tërmeti” në kabinet, ja cilët janë 8 ministrat që u shkarkuan nga Rama për qeverinë e re
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndryshimet në qeverinë e tij të katërt, ndërsa largoi plot 8 ministra. Shefi i qeverisë propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës, e cila deri më tani mbante rolin e ministres së Arsimit.
Igli Hasani do të largohet nga drejtimi i Ministrisë së Jashtme, megjithatë do të vijojë të drejtojë një komision në parlament për çështjet që kanë të bëjnë me Europën dhe punët e jashtme.
Ulsi Manja gjithashtu nuk do të jetë më ministër i Drejtësisë. Ai u zëvendësua nga Besfort Lamallari. Megjithatë Rama tha se atij do t’i besohet Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
Edhe Taulant Balla nuk do të jetë më ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, por do të vijojë të mbajë një rol të rëndësishëm në Kuvend si kryetar i grupit parlamentar të PS-së.
Arbjan Mazniku u zëvendësua nga Ervin Demo si ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor. Rama paralajmëroi se ai do të jetë në krye të Reformës Territoriale.
Rama hoqi nga detyrat e ministrave edhe Ervin Hoxhën, Anila Denajn dhe Bora Muzhaqin, përkatësisht nga ministria e Brendshme, ajo e Bujqësisë dhe e Rinisë. -

“Merr timonin” e politikës së jashtme, Elisa Spiropali: Bashkë drejt së ardhmes evropiane!
Elisa Spiropali ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për t’i besuar drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Në një postim në Facebook, ajo e cilëson këtë detyrë si nder dhe përgjegjësi të madhe, pas periudhës kur drejtoi Kuvendin e Shqipërisë.
“Drejt Shqipërisë 2030! Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale europiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik”, shkruan Spiropali.
Spiropali thekson se prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë do të jenë prioritet i punës së saj, duke e konsideruar integrimin europian si detyrë jetësore dhe historike.
“Prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo janë, kanë qenë dhe do të jenë detyra e nderi i jetës sime. Me besim të palëkundur dhe shumë sfida përpara, ecim së bashku drejt të ardhmes europiane. Mirënjohje”, përfundon ajo.
-

“Nuk i pushon goja”, Elisa Spiropali lë Kuvendin dhe merr drejtimin e Ministrisë së Jashtme
Kryeministri Edi Rama ka propozuar Elisa Spiropalin në krye të Ministrisë së Jashtme. Në fjalën e tij kreu i qeverisë shprehu kritika për këtë dikaster dhe tha se Spiropali ka aftësitë për të çuar përpara procesin e anëtarësimit në BE.
“Ministria e jashtme jeton në një zonë orare tjetër, e ndryshme nga ora e Shqipërisë ndërkohë që shërbimi i jashtëm ku fatmirësisht kemi disa ambasadorë të nivelit më të lartë europian ecën me xhiro të ngadalësuar dhe nuk jep dot atë që pritet prej tij sidomos në diplomacinë ekonomike kur prej vitesh rezultatet janë modeste, nuk ndryshojnë dhe janë shkurajuese.
Në këtë fazë të re kur duhet të përgatitemi për ofensivë diplomatike si asnjëherë më parë se janë negociatat e qeveritë e parlamentet që do të duhet të votojnë anëtarësimin e Shqipërisë ta çojmë në maksimum mbështetjen politike të anëtarësimit dhe na duhet në krye të diplomacisë një profil politik dhe aftësi të spikatur për të mos i pushuar goja që është Elisa Spiropali”, tha Rama. -

Elisa Spiropali në krye të Ministrisë së Jashtme
Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P
Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.
