Tag: jashtëzakonshme

  • “Votimi i Diasporës, një vlerë e jashtëzakonshme”/ Analisti Meçe: Diaspora nuk ka të bëjë me përfaqësimin…

    “Votimi i Diasporës, një vlerë e jashtëzakonshme”/ Analisti Meçe: Diaspora nuk ka të bëjë me përfaqësimin…

    I ftuar në një intervistë televizive, analisti Arben Meçe foli për situatën politike, aktuale në vend për zgjedhjet e 11 majit. Meçe u shpreh se Vota e Diasporës, është shumë e rëndësishme.
    “Votimi i Diasporës nuk ka të bëjë me përfaqësimin. Por ka të bëjë me një demokraci. Integrimi i Diasporës në zhvillimet ekonomike në Shqipëri, për ta integruar në vendimmarrje, vlen shumë. Duke e cilësuar si pjesë integrale, dhe që është më e interesuara nga të gjitha.
    Diaspora është pjesa më e interesuar për të ndjekur zhvillimet politike. Kjo që ka ndodhur në Shqipëri, pavarësisht defekteve, por e bërë Diasporës shqiptare pjesë integrale të Shqipërisë. Votimi i Diasporës, një vlerë e jashtëzakonshme”, tha ai.

  • “Shkodra ka talente të jashtëzakonshme”, Kliti Hoti nis ditën me një “kafe” me miqtë e tij të shahut…

    “Shkodra ka talente të jashtëzakonshme”, Kliti Hoti nis ditën me një “kafe” me miqtë e tij të shahut…

    Shkruan në Facebook Kliti Hoti, kandidat poër deputet i PD- ASHM për qarkun Shkodër: Sot në mëngjes, një kafe ndryshe me miqtë e shahut shkodran. Prof. Benard Leka, trajneri i Vllaznisë Eduart Hoxha, trajneri i të vegjëlve, Markens Çapaliku dhe Henri Troshani – kampioni i vogël i Ballkanit – më folën me pasion për sportin e mendjes, për sakrificat që bëjnë çdo ditë, për fëmijët që mësojnë të mendojnë përpara se të lëvizin.
    Shkodra ka talente të jashtëzakonshme edhe në këtë sport që shpesh mbetet në hije. Shahistët shkodranë janë ambasadorë të heshtur të qytetit, dhe është detyrë e jona t’u japim më shumë mundësi për të çuar Shkodrën në majat që e meriton.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Ndërprerja e energjisë elektrike në mbarë vendin, Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme

    Ndërprerja e energjisë elektrike në mbarë vendin, Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme

     Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpalluar gjendjen e jashtëzakonshme pasi një ndërprerje e energjisë elektrike mbarëkombëtare goditi pjesën më të madhe të Gadishullit Iberik. Ministria shtoi se statusi i emergjencës do të zbatohet në rajonet që e kërkojnë atë. Deri më tani, Madridi, Andaluzia dhe Extremadura kanë kërkuar që qeveria qendrore të marrë përsipër rendin publik dhe funksione të tjera.

    Më herët kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje për përdorim të përgjegjshëm të telefonave, duke theksuar se sektori i telekomunikacionit po kalon një moment kritik. Sanchez gjatë deklaratës theksoi se ende nuk ka informacion përfundimtar mbi shkaqet e ndërprerjes së energjisë që ka prekur pjesë të ndryshme të vendit.

    Por u siguroi qytetarëve se për momentin nuk ka kërcënim për sigurinë publike. Kryeministri theksoi se sistemet e pagesave dhe bankingu dixhital po funksionojnë normalisht, duke qetësuar shqetësimet për ndikimin e mundshëm në jetën e përditshme. Sánchez njoftoi gjithashtu se Këshilli Kombëtar i Sigurisë do të zhvillojë një tjetër mbledhje brenda ditës për të shqyrtuar masat që mund të merren në vazhdim.

  • Funerali i Papa Françeskut/ Roma shndërrohet në fortesë, masa të jashtëzakonshme sigurie gjatë ceremonisë mortore

    Funerali i Papa Françeskut/ Roma shndërrohet në fortesë, masa të jashtëzakonshme sigurie gjatë ceremonisë mortore

    Autoritetet italiane kanë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme sigurie për funeralin e Papa Françeskut, ku pritet pjesëmarrja e qindra liderëve dhe përfaqësuesve nga mbarë bota.

    Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me strukturat civile dhe ushtarake, ka vendosur në funksion një pajisje të zgjeruar mbrojtëse për të garantuar sigurinë në të gjithë kryeqytetin.
    Forcat e Armatosura, të koordinuara nga Komanda e Përbashkët Operacionale (COVI), janë angazhuar me sisteme të sofistikuara anti-drone, të afta për të zbuluar, bllokuar dhe neutralizuar çdo kërcënim ajror potencial. Në det të hapur, pranë brigjeve të Fiumicino-s, është pozicionuar një destrojer ushtarak, ndërsa Eurofighter-ët patrullojnë në hapësirën ajrore të rajonit.
    Ndër pajisjet më të përparuara të përfshira janë edhe bazukat anti-drone, mjete elektronike jo vdekjeprurëse që ndërpresin komunikimin midis dronëve të paautorizuar dhe operatorëve të tyre. Këto pajisje detyrojnë uljen automatike dhe të sigurt të dronëve, duke shmangur çdo kërcënim të mundshëm në zonat e mbipopulluara apo në prani të figurave zyrtare, shkruan Tgcom24.
    Gjithashtu, janë vënë në dispozicion disa akomodime ushtarake për të pritur të rinjtë që marrin pjesë në Jubileun e Adoleshentëve (25–27 prill), që mbahet gjithashtu në Romë.
    Siguria është zgjeruar në të gjitha dimensionet. Snajperët janë vendosur në çatitë përreth sheshit të Shën Pjetrit, ndërsa Policia ka instaluar një sistem mbikëqyrjeje 3D, që mundëson monitorim në kohë reale të çdo zone përmes imazheve me rezolucion të lartë. Pamjet transmetohen në qendrat operative për koordinim të menjëhershëm të çdo ndërhyrjeje të mundshme.
    Masat përfshijnë edhe nënshtresën urbane dhe zonat ujore: metroja, hyrjet kryesore në Vatikan, dhe lumi Tiber po patrullohen nga forca të shumta policore, përfshirë njësi të posaçme të ndihmës së shpejtë, ekspertë të çaktivizimit të bombave dhe ekipe NBC (bërthamore, biologjike, kimike dhe radiologjike).
    Zona e ndalim-fluturimit tashmë është aktive, ndërsa çdo hyrje në sheshin e Shën Pjetrit do të kontrollohet me detektorë metali dhe masa shtesë sigurie. Monitorimi është shtuar veçanërisht në lagjen Parioli, ku janë vendosur shumë delegacione të huaja.

    Top Channel

  • Alfred Lela justifikon gafat e Berishës: Ka lexuar 1200 faqe, nuk është kaq e jashtëzakonshme!

    Alfred Lela justifikon gafat e Berishës: Ka lexuar 1200 faqe, nuk është kaq e jashtëzakonshme!

    Drejtori i komunikimit në PD, Alfred Lela, ka komentuar lapsuset apo gafat e rënda që po i ndodhin Sali Berishës gjatë transmetimeve live të fushatës elektorale.
    Në një intervistë në televizionin e familjes Berisha, Lela tha se kjo ndodh për shkak se zoti Berisha, sipas tij, ka lexuar rreth 1200 faqe për çdo pjesë të programit dhe, kur realizon 3-4 takime në ditë, nuk është kaq e jashtëzakonshme të bësh gafa.
    Në një fushatë pa përballje idesh dhe pa debate për programet, duket qartas se batutat dhe shkëmbimet me epitete në distancë janë e vetmja mënyrë komunikimi.

  • FOTO/ Nata finale, 4 finalistët elegantë dhe plot stil. Detaje nga veshjet

    FOTO/ Nata finale, 4 finalistët elegantë dhe plot stil. Detaje nga veshjet

    Showbiz E Shtunë, 19 Prill 2025 22:13
    Finalistët po shkëlqejnë me dukje të jashtëzakonshme. Çdo detaj i veshjeve të tyre pasqyronte personalitetin dhe stilin unik, duke lënë të gjithë të mahnitur. Egli elegante me një fustan të shkurtë ngjyrë shampanje, i cili e theksonte trupin e saj perfekt. Flokët e saj ishin gjysmë të kapura, ndërsa vathët që bien në sy i dhanë një prekje delikate dhe tërheqëse. Këpucët me rripa përfundonin pamjen e saj, duke i dhënë një elegancë moderne dhe të sofistikuar.

    Gjesti zgjodhi një kostum të zi klasik, me një këmishë të zezë të përshtatshme që i jepte pamjen e tij një elegancë të thjeshtë, por shumë të efektshme. Xhaketa e tij kishte detaje të veçanta me vija të bardha që kufizonin jakën, duke i shtuar një prekje unike dhe stil të veçantë.

    Rozana ishte një tjetër figurë e jashtëzakonshme, me një fustan të gjatë dhe të bardhë. Kraharori i theksuar dhe bel i ngushtë e bënin të dukej e rafinuar, ndërsa flokët e kapura poshtë i dhanë një pamje të thjeshtë dhe të bukur.

    Laerti shkëlqeu me një kostum klasik të zi dhe një këmishë të bardhë, duke u shfaqur në një stil të pastër dhe të sofistikuar. Secili finalist solli një stil unik dhe të veçantë në këtë natë të madhe, duke treguar se, përveç shpërthimit të emocioneve, pamja e tyre ishte po ashtu një nga momentet më të komentuar të mbrëmjes.

  • Keni fuqi të jashtëzakonshme për të bërë ndryshimin’/ Topalli thirrje diasporës: Votoni të lirë, vota juaj nuk mund të shihet dhe nuk deformohet

    Keni fuqi të jashtëzakonshme për të bërë ndryshimin’/ Topalli thirrje diasporës: Votoni të lirë, vota juaj nuk mund të shihet dhe nuk deformohet

    Keni fuqi të jashtëzakonshme për të bërë ndryshimin’/ Topalli thirrje diasporës: Votoni të lirë, vota juaj nuk mund të shihet dhe nuk deformohet

    Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, deklaroi sot në “Kafe Shqeto” në Syri TV se sondazhet i fiton ai që i paguan, por sipas saj, kjo nuk mashtron më askënd. Ajo solli si shembull rastin e SHBA-ve, ku Kamala Harris rezultonte fituese në sondazhe, por rezultati përfundimtar tregoi të kundërtën.

    Topalli u bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit që të mos e humbasin mundësinë për të votuar dhe të bëhen pjesë e ndryshimit në Shqipëri. Ajo theksoi se vota përmes zarfit ka peshë dhe fuqi për të sjellë kthesën që vendi ka nevojë. Duke denoncuar presionet ndaj votuesve në administratë, ajo u kujtoi qytetarëve se fotografimi i votës është i paligjshëm dhe i dënueshëm. Sipas saj, vota është e fshehtë dhe nuk mund të lexohet apo deformohet nga askush.

    Topalli: Ai që paguan sondazhet, ai del ‘më i bukuri’, edhe me diferencë, gjë të cilën ai përpiqet ta shfrytëzojë, por memoria jonë nuk është aq e shkurtër, sa të mos kujtojmë atë që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjithmonë fituese dilte Kamala Harris dhe pastaj rezultoi që ai kishte diferencën në humbje më të madhe që kishin pasur në 20 vitet e fundit kandidatët që kishin humbur zgjedhjet

    Të gjitha janë strategji që kundërshtari politik i zgjedh, por ndërkohë unë besoj dhe dua ta them, më lejoni t’ju them shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë që 2025 është viti juaj, ky është momenti juaj, zarfi që ju vjen në shtëpi, fleta e votimit që ju vjen në shtëpi, ato kanë një peshë, kanë një zë, kanë një fuqi të jashtëzakonshme për të bërë ndryshimin që Shqipëria ka nevojë.

    Ndaj, dhe keni mundësinë për të mos humbur kohë, për të votuar numrin 1, dhe për t’u bërë pjesë e një ndryshimi për të cilin ju do të jeni krenar dhe në një moment të caktuar të jetës suaj ju do të thoni; unë kontribuova për kombin tim në një moment kur ishte thelbësore për të marrë një kthesë të jashtëzakonshme në drejtimin e duhur’.

    Dua t’ju them që nëse dikush i detyron që ata të fotografojnë apo të marrin me video votën e tyre për shkak të presionit që i bëjnë familjarë në administratën këtu, ata sigurisht janë njerëz të lirë dhe nuk e bëjnë një gjë të tillë, por sigurisht që duhet ta dinë që është edhe një shkelje e ligjit dhe kjo dënohet.

    Ndërkohë dua t’ju them që të mos kenë asnjë frikë, që pasi të votojnë për numrin 1, dhe ndryshimin e madh në vendlindjen e tyre, vota e tyre nuk mund të lexohet dhe nuk deformohet.Kështu që ju lutem mos humbni kohë dhe votoni tek zarfi që ju ka mbërritur apo do ju mbërrijë në shtëpi, keni edhe një sqarues ku ju tregon që ju mund të merrni në telefon numrin sqarues që keni fletën e votimit në vendin përkatës dhe kështu mund t’ju vijë nga DHL personi i duhur i cili individualisht duhet t’ju dorëzojë dhe do t’ju marrë zarfin.

  • Italia përfshihet nga moti i keq, disa zona mund të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

    Italia përfshihet nga moti i keq, disa zona mund të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

    Një valë e madhe e motit të keq po godet rajonin e Piemontes, me kryeqytet Torinon. Mëngjesin e sotëm lumi Po ka dalë nga shtrati  në një zonë qendrore të Torinos, ndërsa jashtë qytetit të Biella u shemb një urë për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Elbo.
    Në atë moment, në urë nuk kishte këmbësorë apo makina. Në zonat malore të Piemonte, një sërë rrëshqitjesh kanë ndodhur për shkak të reshjeve të pandërprera. Pranë qytetit të Biella u vendos që të ndalohej trafiku i trenave.
    Në rajonin e vogël veriperëndimor të Valle d’Aosta, në kufi me Francën, një valë e fortë moti i keq ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në tridhjetë e pesë komuna.

    Ekspertët e thirrur për të riparuar dëmet kanë vështirësi për të arritur në zonë dhe, sipas raportimeve, rajoni është gati të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
    Rajoni Emilia Romagna, me kryeqytet Bolonja, është gjithashtu në gatishmëri. Alarmi është vendosur të qëndrojë “në të kuqe” deri pasditen e së premtes.

  • Moti i keq godet Italinë veriore, disa rajone mund të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

    Moti i keq godet Italinë veriore, disa rajone mund të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

    Një valë e madhe e motit të keq po godet rajonin e Piemontes, me kryeqytet Torinon. Mëngjesin e sotëm lumi Po ka dalë nga shtrati në një zonë qendrore të Torinos, ndërsa jashtë qytetit të Biella u shemb një urë për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Elbo.
    Në atë moment, në urë nuk kishte këmbësorë apo makina. Në zonat malore të Piemonte, një sërë rrëshqitjesh kanë ndodhur për shkak të reshjeve të pandërprera. Pranë qytetit të Biella u vendos që të ndalohej trafiku i trenave.
    Në rajonin e vogël veriperëndimor të Valle d’Aosta, në kufi me Francën, një valë e fortë moti i keq ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në tridhjetë e pesë komuna.
    Ekspertët e thirrur për të riparuar dëmet kanë vështirësi për të arritur në zonë dhe, sipas raportimeve, rajoni është gati të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
    Rajoni Emilia Romagna, me kryeqytet Bolonja, është gjithashtu në gatishmëri. Alarmi është vendosur të qëndrojë “në të kuqe” deri pasditen e së premtes.

  • Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Spanjë

    Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Spanjë

    Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e jashtëzakonshme gjatë natës pasi 6 cm (2.4 inç) shi ra në destinacionin popullor turistik në vetëm dy orë.
    Asnjë lëndim nuk është raportuar nga autoritetet spanjolle dhe gjendja e jashtëzakonshme u hoq të dielën në mëngjes. Kreu i shërbimeve të urgjencës të Lanzarote tha për mediat lokale se disa shtëpi ishin zhytur në ujë, me ujërat e përmbytjeve duke lënë pas një “sasi të madhe balte”.
    “Ne kemi punuar gjithë natën, duke ndjekur 300 thirrje gjatë natës, shumë prej tyre në Arrecife dhe Teguise”, tha Enrique Espinosa të dielën.

    Sipas mediave lokale, shërbimet e urgjencës morën pjesë në më shumë se 150 incidente në Costa Teguise dhe mbi 70 në Arrecife.
    Zona e San Bartolomé u godit keq, sipas qeverisë së Lanzarote. Pamjet dramatike që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një valë të madhe të përmbytjeve që rrjedhin me shpejtësi nën një urë, duke lënë makina të bllokuara në rrugët e përmbytura.
    Kanariet janë veçanërisht të prekshme nga përmbytjet kur goditen nga shiu intensiv, pasi klima e tyre e thatë dhe shkëmbi vullkanik nënkuptojnë se toka nuk thith mirë vëllime të mëdha uji. Shiu i rrëmbyeshëm erdhi nga stuhia Olivier, e cila përfshiu Kanariet, Spanjën kontinentale dhe Portugalinë ditët e fundit, duke shkaktuar disa alarme moti.
    Shërbimi meteorologjik i Spanjës ka lëshuar paralajmërime për motin për shumë zona të vendit nga e diela deri të martën, duke përfshirë stuhi në verilindje, shi në ishujt Balearik dhe erë në pjesë të bregdetit verior dhe jugor.