Tag: jashtëzakonisht

  • SHBA nuk komenton zgjedhjet në Shqipëri, Bimo: Udhëzimi i Rubios vendos administratën vetëm për interesat amerikane

    SHBA nuk komenton zgjedhjet në Shqipëri, Bimo: Udhëzimi i Rubios vendos administratën vetëm për interesat amerikane

    Ish-ambasadori në Amerikë, Roland Bimo flet për heshtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet në Shqipëri, ku thotë se administrata e Trump më shumë po sheh punët e veta, interesat e amerikanëve. Sipas ish-ambasadorit Bimo, amerikanët përballen me 2 probleme jashtëzakonisht të mëdhaja: paraja blen shumë politikë, dhe e dyta, politika po blen politikat e shërbimeve sekrete.
    ”Situata botërore është jashtëzakonisht e ndërlikuar. Udhëzimi i Rubios duket se përcjell përpjekjet e Trump për luftuar stablishmentin, ku janë globalistët ata që kanë luftuar Amerikën duke kërkuar fantazma nëpër botë dhe e kanë kthyer SHBA në një vend të botës së tretë. Sipas Trump, duke i referuar një presidenti në vitet e fundit të 1800, ku thotë se nuk dalim jashtë shtetit për të ndjekur monstrat, dëshirojmë lirinë dhe pavarësinë e të gjithë kombeve të tjera, ne interesohemi për punët tona.

    Udhëzimi i Rubios ka titullin që po bëhet nga kjo ‘luftë’ dhe nuk duhet të ndërhymë në vendet e tjera. Vlerat që ata mbrojnë në këto momente kur në Gaza po bëhet gjenocidit, hollohen kaq shumë, sa nuk kanë asnjë të drejtë apo jo për zgjedhjet, sepse vetë janë në pozitë jashtëzakonisht të vështirë. Amerikanët përballen me 2 probleme jashtëzakonisht të mëdhaja: paraja blen shumë politikë, dhe e dyta, politika po blen politikat e shërbimeve sekrete”.

  • Studimi: Mosha biologjike e trurit tuaj mund të parashikojë se sa gjatë do të jetoni

    Studimi: Mosha biologjike e trurit tuaj mund të parashikojë se sa gjatë do të jetoni

    Një analizë e re gjaku mund të zbulojë se sa shpejt po plaken organet tuaja – dhe çfarë do të thotë kjo për shëndetin tuaj, sipas BBC.
    Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë për të matur moshën biologjike të trurit – duke rezultuar të jetë një nga parashikuesit më të mirë të shëndetit dhe jetëgjatësisë në të ardhmen.

    Në një studim të ri, studiuesit analizuan mostrat e gjakut të marra nga 45 000 të rritur, duke matur nivelet e tyre të më shumë se 3,000 proteinave.
    Shumë nga këto proteina ishin të lidhura me organe specifike, përfshirë trurin, duke i lejuar ata të vlerësonin një ‘moshë biologjike’ për secilin sistem organesh.
    Kur profili i proteinave të një organi ndryshonte ndjeshëm nga mesatarja për moshën kronologjike të dikujt (numri i ditëlindjeve që kanë pasur), ai klasifikohej si ‘jashtëzakonisht i moshuar’ ose ‘jashtëzakonisht i ri’.
    “Nga të gjitha organet e matura, truri dallohej si parashikuesi më i mirë i rezultateve shëndetësore”, zbuluan studiuesit.
    “Truri është portieri i jetëgjatësisë”, tha në një deklaratë Prof. Tony Wyss-Coray, autori kryesor i studimit të ri të botuar në “Nature Medicine”.
    “Nëse keni një tru të vjetër, keni një probabilitet më të lartë vdekshmërie. Nëse keni një tru të ri, ndoshta do të jetoni më gjatë”, tha ai.
    Pjesëmarrësit me një tru jashtëzakonisht të plakur kishin 12 herë më shumë gjasa të diagnostikoheshin me sëmundjen e Alzheimerit brenda një dekade sesa ata të së njëjtës moshë me një tru biologjikisht të ri.
    Një tru i plakur gjithashtu rriti rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me 182% gjatë një periudhe 15-vjeçare, ndërsa truri i ri ishte i lidhur me një ulje prej 40% të vdekshmërisë.
    “Vlerësimi i trurit dhe organeve të tjera në aspektin e moshës së tyre biologjike mund të sjellë një epokë të re të mjekësisë parandaluese”, tha Wyss-Coray.
    “Kjo është, idealisht, e ardhmja e mjekësisë”, tha ai.
    “Sot, shkon te mjeku sepse të dhemb diçka, dhe ata shikojnë për të parë se çfarë nuk shkon. Ne po përpiqemi të kalojmë nga kujdesi për të sëmurët në kujdesin shëndetësor dhe të ndërhyjmë përpara se njerëzit të preken nga sëmundje specifike të organeve”, shtoi ai.
    Ekipi tani po punon për të komercializuar testin, i cili sipas tyre mund të jetë i disponueshëm në dy deri në tre vitet e ardhshme – me shumë mundësi duke filluar me organe kyçe si truri, zemra dhe sistemi imunitar.
    ATSH

  • Kancelari Merz pas takimit me Trump: Jam jashtëzakonisht i kënaqur me bisedimet me presidentin amerikan!

    Kancelari Merz pas takimit me Trump: Jam jashtëzakonisht i kënaqur me bisedimet me presidentin amerikan!

    Kancelari gjerman Friedrich Merz u shpreh se ishte “jashtëzakonisht i kënaqur” me takimin me presidentin amerikan, Donald Trump.

    Sipas tij, diskutimi hodhi themelet për një bashkëpunim të frytshëm në prag të samiteve të ardhshme të G7 dhe NATO-s.
    “Trump është një njeri me të cilin mund të komunikoj shumë mirë në një nivel personal”, u tha kancelari gjerman gazetarëve pas takimit.
    Merz vuri në dukje gjithashtu se pavarësisht karrierave të tyre të ndryshme, të dy udhëheqësit gjetën shumë të përbashkëta, të cilat, tha ai, krijojnë një lidhje të veçantë “Ne kemi shumë të përbashkëta, edhe nëse rrugët tona në politikë janë të ndryshme. Kjo krijon një mirëkuptim të ndërsjellë.”

    Top Channel

  • Kallas paralajmëron : Bota duhet të jetë ‘jashtëzakonisht e shqetësuar’ për marrëdhëniet Rusi-Kinë

    Kallas paralajmëron : Bota duhet të jetë ‘jashtëzakonisht e shqetësuar’ për marrëdhëniet Rusi-Kinë

    Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian shprehu shqetësim të thellë të shtunën lidhur me bashkëpunimin në rritje mes Rusisë dhe Kinës, sidomos në sfondin e raportimeve për praninë e trupave të Koresë së Veriut në frontin ukrainas.

    Gjatë një fjalimi në Dialogun Shangri-La në Singapor, një nga konferencat më të rëndësishme globale për sigurinë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, tha se bota duhet të jetë “jashtëzakonisht e shqetësuar” për ndikimin që kjo aleancë mund të ketë në rendin global të sigurisë.

    “Kur Kina dhe Rusia flasin për udhëheqje të përbashkët dhe për rishikime të rendit global, duhet të jemi të vetëdijshëm për pasojat. Siguria jonë është shumë e ndërlidhur dhe është thelbësore të mbrojmë të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh Kallas, duke theksuar se shtetet më të vogla janë ato që mbrohen më shumë nga rregullat ndërkombëtare.

    Në të njëjtën konferencë, Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, lëshoi paralajmërime të forta për rritjen e kërcënimit që paraqet Kina, veçanërisht për sigurinë në rajonin Indo-Paqësor. Ai i bëri thirrje aleatëve të SHBA-së që të mos mbështeten vetëm te Uashingtoni, por të rrisin në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për mbrojtjen, duke përmendur nivelin 5% të PBB-së si shembull.

    Hegseth nënvizoi se SHBA-të do të forcojnë praninë e tyre ushtarake jashtë vendit për të përballuar qëndrimin gjithnjë e më agresiv të Pekinit ndaj Tajvanit. Ai paralajmëroi se ushtria kineze “po përgatitet për marrëveshjen e vërtetë” dhe se kërcënimi është i afërt dhe real. Kina, e cila nuk e njeh pavarësinë e Tajvanit, ka shtuar praninë ushtarake në afërsi të ishullit dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta marrë atë.

    Megjithatë, përfaqësuesi i delegacionit kinez në konferencë mohoi akuzat e SHBA-së, duke i cilësuar si të pabaza dhe të nxitura politikisht. Përplasja e fortë në Singapor nxjerr në pah tensionet e thelluara ndërkombëtare dhe frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm global.

  • Pas pak orësh mbyllet fushata, Rama: Në 19:30, bashkë për Tiranën dhe Shqipërinë 2030 në BE

    Pas pak orësh mbyllet fushata, Rama: Në 19:30, bashkë për Tiranën dhe Shqipërinë 2030 në BE

    Kryesocialisti Edi Rama po bëhet gati që të finalizojë këtë fushatë elektorale në ditën e fundit, ku pas pak do të mbajë edhe mitingun përmbyllës dhe të fundit në Tiranë për Partinë Socialiste, për t’i lënë rrugë më tej procesit të votimit më 11 maj.
    Me anë të një video-mesazhin në llogarinë personale të rrjetit social Facebook, kreu i mazhorancës njoftoi tubimin përmbyllës të socialistëve, duke lajmëruar se do ishte me pjesëmarrjen vetëm të mbështetësve nga qarku i Tiranës, pasi në të tjerat kishte nisur organizimi i strukturave për punët me komisionet.
    Gjithashtu ai dha edhe lajmin e shifrave në rritje të votave të diasporës në ardhje në ditët e fundit, pas apeleve të dhëna, duke e cilësuar “pjesëmarrje të lartë”.
    Gjithashtu shprehu kënaqësinë që i dhanë për herë të parë mundësinë diasporës për të votuar, duke shtuar se ishte kurioz për gjykimin që ata do japin dhe se do e respektonte atë vendim.
    “Jam jashtëzakonisht i lumtur që ne i dhamë mundësinë të votojnë dhe jashtëzakonisht i lumtur që po e shfrytëzojnë këtë mundësi për votën e parë në histori të shqiptarëve jashtë, por edhe këtë sfidë të Shqipërisë në historinë e 11 majit. Dhe patjetër jam kurioz që ta shoh vendimin e diasporës, gjykimin e diasporës dhe patjetër me respektin më të madh”, tha kryesocialisti.
    Në fund ai lëshoi edhe një mesazh për mbështetësit, për “Shqipërinë 2030 në BE”.
    Video-Mesazhi i plotë i Edi Ramës në Facebook:
    “Orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhën pas pak, 19:30 kemi Tiranën, edhe vetëm Tiranën, se gjithë të tjerët kanë qendruar nëpër qarqet e tyre, për përgatitjet e fazës tjetër të procesit, organizimi, trupat e komisionerëve etj., etj., ndërkohë që në 19:30 Tirana do i japë mesazhin e fundit të gjithë Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ata ndodhen dhe më vjen shumë mirë që ka pasur një lëvizje domethënëse në ditët e fundit nga ana e atyre që kishin mbetur ende pa i dërguar zarfat, numrat janë shumë inkurajues, të shohim si do mbyllet pjesëmarrja, por pa diskutim trendi qysh në krye të herës na tregoi se do kishte një pjesëmarrje shumë të lartë nga jashtë kufijve. Jam jashtëzakonisht i lumtur që ne i dhamë mundësinë të votojnë dhe jashtëzakonisht i lumtur që po e shfrytëzojnë këtë mundësi për votën e parë në histori të shqiptarëve jashtë, por edhe këtë sfidë të Shqipërisë në historinë e 11 majit. Dhe patjetër jam kurioz që ta shoh vendimin e diasporës, gjykimin e diasporës dhe patjetër me respektin më të madh. Në 19:30, edhe pak, do jemi së bashku me Tiranën dhe për Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

  • Çiklistët shembin propagandën e Ramës me ‘Giro d’Italia’: Jashtëzakonisht e rrezikshme, nuk dihet ku të del gropa në rrugë

    Çiklistët shembin propagandën e Ramës me ‘Giro d’Italia’: Jashtëzakonisht e rrezikshme, nuk dihet ku të del gropa në rrugë

    Kryeministri Edi Rama ka paguar 7 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për të bërë propagandë parazgjedhore me garën e famshme të çiklistëve ‘Giro d’Italia’.

    Tre etapa të kësaj gare do zhvillohen në Shqipëri: në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

    Por përtej skandalit të shpenzimit të 7 milionë euro të shqiptarëve, çiklistët garues kanë mbetur të tronditur nga situata që kanë gjetur në Shqipëri.

    Faqja e madhe e lajmeve për botën e çiklizmit, ‘Cycling News’, shkruan se “Giro d’Italia fillon të premten pasdite me etapën e parë nga tre të tilla që do të zhvillohen në Shqipëri, por çiklistët kanë hasur vështirësi në zbulimin e etapave, me trafikun dhe punimet rrugore që kanë rezultuar të gjitha pengesa në ditët para Grande Partenza (Nisjes së Madhe)”.

    Gianni Meersman, drejtori sportiv i skuadrës Alpecin-Deceuninck tha se skuadra e tij u detyrua të merrte biçikletat në makinë pasi tha se ideja e eksplorimit të Tiranës me biçikletë ishte ‘jashtëzakonisht e rrezikshme’.

    “E eksploruam me makinë,” tha Meersman. “Gjatë rrugës, po diskutonim nëse duhej ta provonim me çiklistë”.

    “Pastaj pamë Astanën në mes të trafikut dhe papritmas vendosëm se nuk do ta bënim. Kjo ishte jashtëzakonisht e rrezikshme.”

    Edhe ekipe të tjera nuk vendosën të rrezikojnë nëpër Tiranë, duke thënë se trafiku ishte çmenduri.

    Wout van Aert i skuadrës Visma tha se kjo eksperiencë ishte hektike.

    Van Aert përdori fjalën “e paparashikueshme” për të përshkruar gjendjen e rrugëve, ndërsa punëtorët e rrugëve ishin në detyrë deri të mërkurën dhe të enjten, duke shtruar asfalt të freskët në rrugë.

    “Nuk është dramatike kudo, por është e paparashikueshme se ku do të shfaqen gropat. [Nuk është] menduar si kritikë, por është thjesht ndryshe nga ajo me të cilën jemi mësuar”, tha Van Aert.

    Një raport nga faqja daneze e internetit Feltet tregoi se riparimet dhe shtrimi i asfaltit të freskët ishin ende duke vazhduar në ditët para se të niste gara.

    “Ne udhëtuam rreth fazës së parë [të mërkurën] dhe gjëja pozitive është se ata kanë filluar riparimin e rrugëve për nesër”, erdhi një rrëfim okular nga Bjarke Vodder Nielsen, një çiklist danez që jeton në Shqipëri.

    “Nuk kam parë kurrë kaq shumë punëtorë asfalti në një rrugë shqiptare”, tha ai.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 23 prill 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 23 prill 2025

    Showbiz E Mërkurë, 23 Prill 2025 09:00
    DashiNë përpjekje për të ditur se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, mund të përpiqeni dëshpërimisht të planifikoni, organizoni dhe parashikoni të gjitha kurthet. Mbani në mend se thjesht nuk mund të llogarisni gjithçka. Ka shumë të papritura në rrugë.
    DemiKushtojini vëmendje detajeve në vend që thjesht t’i anashkaloni ato pa kujdes. Ju jeni të mirë për të parë pikëpamjen e madhe të gjërave, por sot është jashtëzakonisht e rëndësishme që të vini re gjërat e vogla. Këto detaje do të bëjnë të gjithë ndryshimin në planin afatgjatë.

    BinjakëtJu jeni përballë një opozite të ashpër. Të tjerët po ju kthejnë në realitet dhe nuk ju pëlqen domosdoshmërisht shumë. Humori juaj nuk është aq i mirë, pavarësisht se sa shumë përpiqeni ta falsifikoni atë. Mos u trego i ashpër me veten. Kjo kohë e vështirë do të kalojë.
    GaforrjaGjatë javëve të fundit, ju mund të keni nxitur një ide që ju ka ardhur në mënyrë të papritur. Tani ju po filloni të shihni të gjitha arsyet pse kjo ide nuk do të funksionojë ose pse duhet t’i mendoni gjërat më qartë. Mos u huto.
    LuaniDo të jeni jashtëzakonisht produktivë. Etika juaj e punës do të jetë e fortë dhe nuk do ta keni problem të krijoni një listë dhe t’i përmbaheni asaj. Ju keni gjithçka që ju nevojitet për ta bërë këtë një ditë jashtëzakonisht të suksesshme në vendin e punës ose kudo që të ndodheni.
    VirgjëreshaJu jeni shumë të ndjeshëm ndaj qëndrimit të njerëzve të tjerë. Nëse njerëzit janë nervozë rreth jush, atëherë do të ndani të njëjtën ndjesi. Bëni çmos që të mos bini në këtë kurth. Mbani një ndarje mendore midis vetes dhe të tjerëve.
    PeshorjaEmocionet tuaja janë të qëndrueshme dhe të bazuara, por në të njëjtën kohë, ju jeni në gjendje të ëndërroni dhe të fantazoni. Ky kombinim i energjisë po ju ndihmon të përdorni më të mirën e të dy botëve duke u treguar krijues dhe imagjinativ, duke qëndruar gjithashtu praktik.
    AkrepiJini të përgatitur për sinjale të fuqishme që do t’ju vijnë – aq të fuqishme sa nuk do të jeni në gjendje t’i shpërfillni ato. Edhe pse në përgjithësi do të tërhiqeshit nga një qasje më delikate, kimia me një person do t’ju duket e parezistueshme.
    ShigjetariSituatat më në fund po kthehen në favorin tuaj. Njerëz të tjerë po i shohin gjërat me sytë tuaj dhe kjo po ndihmon për të krijuar një mirëkuptim shumë më të madh mes jush dhe njerëzve me të cilët punoni. Vetëm ji vetvetja dhe shpërblimet do të vijnë.
    BricjapiKujdes nga ata që janë shumë të etur. Jeni të tunduar të kapeni me njerëz që janë argëtues dhe krijues, por që nuk i kanë këmbët të vendosura fort në tokë. Sigurohuni që të shoqëroheni me njerëz që ju ndihmojnë, jo t’ju largojnë nga ekuilibri.
    UjoriRealiteti i një situate të caktuar është bërë më i qartë dhe ju po i shihni gjërat me një grup sysh më praktik. Si rezultat, ju jeni në gjendje të tokëzoni veten dhe të mos lejoni që emocionet tuaja t’ju shpërqendrojnë nga puna. Produktiviteti juaj është i lartë.
    PeshqitDuket se të gjithë po e vënë punën e tyre mbi ju. Ju po merrni të gjitha punët që askush tjetër nuk dëshiron të bëjë. Mbaje kokën lart. Bëni punën tuaj me një buzëqeshje dhe mos u shqetësoni. Puna juaj tani do t’ju sjellë gjëra më të mëdha dhe më të mira në rrugë.