Tag: jashtëm

  • Ministri i Jashtëm Italian: Ne do ta njohim shtetin e Palestinës nëse ajo njeh Izraelin

    Ministri i Jashtëm Italian: Ne do ta njohim shtetin e Palestinës nëse ajo njeh Izraelin

    Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, theksoi se “Italia është në favor të zgjidhjes me dy shtete për dy popuj, por njohja e shtetit të ri palestinez duhet të kryhet njëkohësisht me njohjen -nga ana e saj- të shtetit të Izraelit”.

    “Ne jemi të interesuar për paqen, jo për fitoren e njërit mbi tjetrin. Ne jemi vendi që priti më shumë refugjatë nga Gaza”, shtoi kreu i diplomacisë italiane. “Nuk mund të pranojmë më shumë masakra dhe zi buke, ka ardhur koha për një armëpushim të menjëhershëm.
    Ne jemi miq të Izraelit, por ua kemi thënë të gjitha këto”, përfundoi Tajani. Të gjitha partitë opozitare italiane i bënë sot thirrje qeverisë së Giorgia Melonit që të ndjekë menjëherë shembullin e Francës dhe të vazhdojë me njohjen e shtetit palestinez.
    “Ky është një hap i nevojshëm në mënyrë që një proces paqeje në Lindjen e Mesme të mund të fillojë përsëri”, theksuan Partia Demokratike, Lëvizja Pesë Yje, e Majta Italiane me Ekologjistët dhe radikalët e partisë “Më shumë Evropë”.

    Top Channel

  • Ministri i Jashtëm i Italisë: Do ta njohim Palestinën, nëse ajo njeh Izraelin

    Ministri i Jashtëm i Italisë: Do ta njohim Palestinën, nëse ajo njeh Izraelin

    Italia mbështet zgjidhjen me dy popuj, dy shtete, por njohja e shtetit të ri palestinez duhet të ndodhë njëkohësisht me njohjen e shtetit të Izraelit nga ana e tij, deklaroi  ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

    “Ne jemi të interesuar për paqen, jo për fitoren e njërit mbi tjetrin dhe ne jemi vendi në botë që ka mirëpritur numrin më të madh të refugjatëve nga Gaza”, theksoi ai, në hapje të Këshillit Kombëtar të “Forza Italia”-s.

    “Nuk mund të pranojmë më masakra dhe uri”, theksoi ai.

    “Ka ardhur koha për një armëpushim të menjëhershëm. Ne jemi miq të Izraelit, por ia kemi thënë Izraelit këtë”, shtoi Tajani.

    Ndërkohë, Franca do ta njohë Palestinën si shtet, postoi presidenti Emmanuel Macron në platformën X të enjten në mbrëmje.

    “Në përputhje me angazhimin e saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca të njohë shtetin e Palestinës”, shkroi Macron.

    “Do ta shpall solemnisht këtë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator të këtij viti”, theksoi ai.

    “Paqja është e mundur”, shkroi ai më tej.

    Ai tha se u takon francezëve ta demonstrojnë këtë së bashku me izraelitët, palestinezët dhe partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë.

     

  • Vajza mbyti me tel babain në Fier/ Klodiana Lala zbulon detajet: Dyshohet për bashkëpunëtorë të jashtëm

    Vajza mbyti me tel babain në Fier/ Klodiana Lala zbulon detajet: Dyshohet për bashkëpunëtorë të jashtëm

    Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se për krimin në familje që ka ndodhur sot në fshatin Frashër të Patosit, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa është arrestuar vajza 26-vjeçare dhe është shoqëruar nëna e saj.
    Lala tha se vajza 26 vjec ka vrarë babain duke e shtrënguar me tel.
    “Ajo pretendon se babai ishte fanatik. Ajo punonte në serë; po punohet sa i përket gjurmëve të gishtërinjve, pavarësisht se vajza e ka pranuar, mbart sekrete. Duhet parë nëse ka patur njerëz të tjerë të jashtëm të përfshirë në këtë ngjarje”, tha Lala.

  • Turqia kërcënon Izraelin! Ministri i jashtëm, Fidan: Do të ndërhyjmë nëse tentohet ndarja e Sirisë

    Turqia kërcënon Izraelin! Ministri i jashtëm, Fidan: Do të ndërhyjmë nëse tentohet ndarja e Sirisë

    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankaraja do të ndërhyjë nëse bëhet përpjekje për të ndarë Sirinë.

    Gjatë një konference të përbashkët për media me homologen e tij nga Salvadori, Alexandra Hill, të mbajtur në Ankara, Fidan deklaroi se Izraeli nuk dëshiron stabilitet përreth vetes dhe po përpiqet ta ndajë Sirinë përmes trazirave të dhunshme në provincën jugore të Suweidas, ku shumicë është komuniteti druze.
    “Si Turqi, nuk mund të qëndrojmë të heshtur ndaj një veprimi të tillë”, ka thënë Fidan, duke theksuar se përplasjet mes fraksioneve druze dhe atyre beduine mund të ishin parandaluar vetëm përmes një ndërhyrjeje ushtarake nga qeveria qendrore siriane.
    Në korrik, pati përleshje mes fiseve arabe beduine dhe grupeve të armatosura druze në Suweida, në jug të Sirisë. Situata u përkeqësua më 16 korrik, kur ushtria izraelite kreu sulme pranë pallatit presidencial sirian dhe selive të Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
    “Do ta konsiderojmë si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë kombëtare dhe do të ndërhyjmë nëse tentohet ndarja apo destabilizimi”, u shpreh Fidan duke paralajmëruar Izraelin.
    Ankaraja ka luajtur rol kyç në vendosjen e një armëpushimi në Siri, pas sulmeve ajrore izraelite që kishin në shënjestër Damaskun, si dhe rajonet Suweid dhe Daraa, me arsyetimin e mbrojtjes së komunitetit druzi.

    Top Channel

  • “Një çështje krenarie kombëtare”- Irani refuzon të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit

    “Një çështje krenarie kombëtare”- Irani refuzon të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit

    Irani nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit. Sipas Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Aragchi, Teherani nuk do të bëjë hapa pas, pavarësisht sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe dëmeve që rezultojnë nga kjo. Pasurimi është ndalur sepse “dëmi është i rëndë dhe i rëndë”, tha ministri për transmetuesin amerikan Fox News të hënën.
    “Tani është ndalur sepse, dëmet janë serioze dhe të rënda. Por padyshim, ne nuk mund të heqim dorë nga pasurimi ynë sepse është një arritje e shkencëtarëve tanë. Dhe tani, më shumë se kaq, është një çështje krenarie kombëtare. Programi ynë bërthamor, programi ynë i pasurimit, nuk është diçka e importuar nga jashtë që mund të shkatërrohet nga bombardimet. Është zhvilluar nga ne vetë; është një arritje nga ne vetë. Teknologjia është aty. Shkencëtarët janë atje. Njerëzit që drejtojnë këto objekte janë atje. Ndërtesat mund të rindërtohen. Objektet mund të rindërtohen. Makineritë mund të zëvendësohen sepse teknologjia është aty. Sulmi i fundit vërtetoi se nuk ka mundësi ushtarake ti dëmtojë ato”, tha Abbas Araghchi, Ministri i Jashtëm i Iranit.
    Kur u pyet nëse uraniumi i pasuruar u ruajt pavarësisht sulmeve amerikane, ministri i jashtëm tha se nuk kishte “informacion të detajuar” mbi këtë çështje. Megjithatë, Agjencia Kombëtare e Energjisë Atomike e Iranit po përpiqet të përcaktojë saktësisht se çfarë ndodhi me materialin e pasuruar.
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në shërbimin e tij online Truth Social, iu referua deklaratave të Araghchi se objektet bërthamore ishin dëmtuar: “Sigurisht që janë dëmtuar, siç e kam thënë tashmë. Dhe do ta bëjmë përsëri nëse është e nevojshme”, kërcënoi Trump. Në mosmarrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit, këtë javë janë planifikuar negociata të reja midis Iranit dhe të ashtuquajturave vende të E3-s – Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe. Takimi është planifikuar të zhvillohet të premten në Stamboll në nivelin e zëvendësministrave të jashtëm, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ismail Baghai, sipas faqes së internetit të gazetës së përditshme “Etemad”. (

  • Grushta në Kryeministri: Ministrat e Ramës përleshen me njëri-tjetrin

    Grushta në Kryeministri: Ministrat e Ramës përleshen me njëri-tjetrin

    Një përplasje e ashpër mendohet se ka tronditur zyrat e Kryeministrisë, ku në hollin (para dhomën) që të çon drejt zyrës së Edi Ramës ka shpërthyer një sherr mes ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe ministrit të Jashtëm, Igli Hasani, bëjnë me dije për Syri-n burimet.

    Situata është përshkallëzuar kur Malaj ka ngritur tonet dhe është afruar në mënyrë kërcënuese ndaj Ministrit të Jashtëm, Igli Hasanit.

    Në momentet tensionuese, Malaj thuhet se ka tentuar ta godasë me grusht Hasanin, ndërsa të pranishmit kanë mbetur të shtangur.

    Por në këtë moment, ka ndërhyrë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili arriti të shmangte përplasjen fizike.

  • Irani i thotë “Jo” presionit të Europës: Negociata vetëm me respekt

    Irani i thotë “Jo” presionit të Europës: Negociata vetëm me respekt

    Në një veprim të koordinuar me Shtetet e Bashkuara dhe regjimin izraelit, ministrat e jashtëm evropianë kërcënuan Iranin lidhur me çështjen bërthamore, pavarësisht viteve të dështimit për të përmbushur angazhimet e tyre sipas Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPOA).
    Ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë, së bashku me kreun e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, zhvilluan një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm iranian, Abbas Araqchi.
    Tre shtetet evropiane kërkuan rifillimin e menjëhershëm të negociatave bërthamore.
    Ata paralajmëruan se, nëse nuk arrihet ajo që ata e quajnë “progres i prekshëm”, do të nisnin përsëri rikthimin e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit.
    Këto kërcënime vijnë ndërsa palët evropiane vazhdojnë të shkelin detyrimet e tyre nga JCPOA, duke përsëritur njëkohësisht retorikën e Washingtonit dhe Tel Avivit.
    Në vitet e fundit, shtetet evropiane kanë mbështetur në heshtje fushatën e “presionit maksimal” të SHBA-ve, duke u bashkuar me politika që synojnë izolimin dhe dobësimin e Iranit.
    Pavarësisht dështimit të tyre të vazhdueshëm për të respektuar marrëveshjen bërthamore, evropianët tani i kërkojnë Iranit të pranojë një proces njëanshëm, pa ofruar asnjë garanci për përmbushjen e detyrimeve nga ana e tyre.
    Sipas Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mekanizmi i aktivizimit mund të përdoret vetëm nga shtetet që mbeten pjesëmarrëse në JCPOA.
    Duke pasur parasysh shkeljet e përsëritura, vendet evropiane praktikisht e kanë përjashtuar veten nga kjo marrëveshje. Megjithatë, ato po ushtrojnë presion ndaj Iranit për të hyrë në një proces që nuk sjell asnjë përfitim për popullin iranian.
    Zyrtarët e Republikës Islamike theksojnë se Irani nuk do të heqë dorë nga programi i tij paqësor bërthamor, duke përfshirë pasurimin e uraniumit.
    “Teherani ka bërë të qartë se çdo negociatë duhet të bazohet në respekt të ndërsjellë dhe të zhvillohet pa kushte paraprake. Gjithashtu, Irani thekson se nuk do të negociojë nën presion apo detyrim, duke theksuar se politikat shtytëse kanë dështuar vazhdimisht të arrijnë rezultatet e dëshiruara nga palët perëndimore”, shkruan media iraniane.

  • Ekspozita “Armiku i jashtëm” nga Bashkim Shehu, me karikatura të revistës “Hosteni” përgjatë viteve 1945-1990

    Ekspozita “Armiku i jashtëm” nga Bashkim Shehu, me karikatura të revistës “Hosteni” përgjatë viteve 1945-1990

    Nga Julia Vrapi
    Karikatura të revistës politiko-humoristike “Hosteni” përgjatë viteve 1945-1990 në ekspozitën “Armiku i jashtëm”. Ekspozita e kuruar nga Bashkim Shehu u hap në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare. “Hosteni” një revistë satirike, ku kjo ekspozitë hedh dritë mbi mënyrën se si është përfytyruar “armiku i jashtëm” në Shqipëri në diktaturë. Kuratori Bashkim Shehu në hapje të ekspozitës tha se kjo është e fokusuar në një nga dy shtyllat e totalitarizmit shqiptar. “Njëra është njeriu i ri dhe tjetra është vetë-izolimi total i vendit. Këtu merrem me anën tjetër, me dimensionin tjetër të regjimit totalitar në Shqipëri: me vetë-izolimin e vendit, i cili ishte në funksion të kontrollit total. Kjo ishte arsyeja e marrëzishme e vetë-izolimit të vendit”, shprehet Bashkim Shehu kurator i ekspozitës. Në hapjen e ekspozitës “Armiku i jashtëm” krahas kuratorit, sipas COD ndanë reflektime dhe kujtime për rolin e “Hostenit” në jetën publike të kohës edhe Zhani Ciko dhe Përparim Kalo, duke sjellë një pasqyrë të gjallë të kontekstit historik dhe kulturor të atyre viteve. Në fjalën e tij në ekspozitën që u hap në Qendrën për Hapje dhe Dialog-COD Përparim Kalo i njohur edhe si një koleksionist i veprave të artit në vendin tonë solli në vëmendje kur në vitin 1972 u njoh me karikaturistët Agim Pojani si dhe Agim Sulaj, ndërsa revista “Hosteni” sipas tij u bë si një dritare për të komunikuar me botën e jashtme. COD shprehej më herët se ekspozita është një kujtesë vizuale dhe kulturore për mekanizmat e propagandës së kohës. Vendet zyrtarisht mike të Shqipërisë pakësoheshin kohë mbas kohe, duke u shndërruar menjëherë në vende armike në një proces, që solli vetizolimin total të vendit. Ekspozita në COD u hap në prani të kuratorit Bashkim Shehu, drejtuesve të COD, profesorëve të Universitetit të Arteve, artistëve të ndryshëm, studiuesve e më gjerë.
    Ekspozita në COD
    Ekspozita “Armiku i jashtëm”, që është e kuruar nga Bashkim Shehu dhe përmban karikatura të revistës politiko-humoristike “Hosteni” përgjatë viteve 1945-1990 do të vijojë deri më 23 gusht për publikun në COD. Ekspozita që u hap në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) gjithashtu është në vijim edhe të atyre më parë, që janë hapur për publikun, duke u bërë dhe pjesë e jetës artistike dhe kulturore në Tiranë. Bashkim Shehu lindi më 1955 në Tiranë. Ai është diplomuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në degën Gjuhë-Letërsi, në Universitetin e Tiranës, 1975-1980. Ai gjithashtu ndoqi një kurs të Sociologjisë në Institutin e Sociologjisë, Universiteti i Budapestit (1993-1995). Ai ka punuar si skenarist dhe redaktues në studion e filmit kombëtar shqiptar (1979-1981 dhe 1991-1992); ka përkthyer nga gjuhë të ndryshme në sferën e letërsisë dhe shkencave humane që prej vitit 1995.  Shkrimtari Bashkim Shehu gjithashtu ka marrë pjesë në shumë konferenca për letërsinë, çështjet europiane dhe ballkanike në disa institucione në Barcelonë dhe gjetkë.
     

  • Ministri i Jashtëm ukrainas: Jemi të gatshëm për bisedime me Moskën

    Ministri i Jashtëm ukrainas: Jemi të gatshëm për bisedime me Moskën

    “Ukraina është gati për bisedime paqeje me Rusinë”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha.

    Ai gjithashtu përsëriti thirrjen e Kievit për një takim mes udhëheqësve të Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar se ky mund të jetë hapi më efektiv për shkuar drejt një arritje armëpushimi.
    “Ne jemi të gatshëm për negociata të tilla në çdo format, në çdo vendndodhje gjeografike”, tha ai.

    Kremlini njoftoi më herët se furnizimi i Ukrainës me armë nga Perëndimi ishte në krye të axhendës dhe se presidenca ruse po e monitoronte nga afër çështjen.
     
     

  • BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

    BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

    Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së duhej të vendosej për paketën e 18 të sanksioneve ndaj Rusisë. Por Sllovakia nuk është dakord. E hapur mbetet edhe çështja e financimit të sistemeve “Patriot” për Ukrainën.
    Ministrat e Jashtëm të Europës janë fare pranë një dakordësimi, vuri në dukje Kaja Kallas, e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme pas bisedimeve në Bruksel. Por ajo nuk mundi të komunikojë një sukses. “Jam vërtetë e mërzitur, që nuk mundëm të arrijmë një marrëveshje”, tha Kallas. Nuk u arrit të bindej Sllovakia. Në këtë mënyrë paketa e 18 e sanksioneve ndaj Rusisë dështoi në mbledhjen vendimtare. Me sanksionet e reja synohet, që Rusiatë ketë më pak të ardhura se deri tani nga eksporti i naftës në vende të treta. Ishin planifikuar tavane të reja çmimesh për naftën ruse dhe ndalimi i mjeteve lundruese, që të transportojnë naftë nga Rusia me çmime më të larta ose e sigurojnë atë. KrahasSllovakisë, sipas të dhënave të diplomatëve edhe Malta ka shprehur rezerva kundër këtyre masave. Malta druan se me pa të drejtë mund të ketë disavantazh për sipërmarrjet vendase të lundrimit, nëse ulet ndjeshëm i ashtuquajturi tavan i çmimit të naftës.

    Sllovakia kërkon zhdëmtim financiarKryeministri sllovak Robert Fico prej javësh është kundër miratimit të paketës së re të sanksioneveMe kundërshtimin e tij ai do t’i bëjë presion BE-së. Synimi i tij është tek nafta, por kërkon zhdëmtim financiar për vendin e tij, në rast se ndërpritet importi i gazit rus në Sllovaki, që mund t’i shkaktojë dëme ekonomisë së vendit.
    Sinjal jo i mirë i BE-sëE ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kallas u përpoq ta minimizojë dëmin nga dështimi. Do të bëhen përpjekje të mëtejshme tha ajo që të bindet Sllovakia. Por kjo nuk ndryshon faktin, se BE-ja nuk paraqitet unike. Pikërisht në ditën kur presidenti i SHBA-së ndryshoi kursin, duke u shprehur për herë të parë me kritika ndaj presidentit rus Vladimir Putin, BE-ja nuk është në gjendje të ndalojë rrjedhjen e parasë në arkat e luftës së Vladimir Putinit.
    Fico ka marrëdhënie të mira me KremlininMarrëveshja në BE u pengua nga Robert Fico, kryeministri që e tregon hapur afërsinë e tij me Putinin. Në fund të vitit të kaluar ai udhëtoi për në Moskë dhe u takua me Putinin. Të dy pozuan duke demonstruar harmoni. Takimi ngjalli indinjatë jo vetëm në BE, por edhe në Ukrainë. Përmbajtja e bisedimeve nuk u bë e ditur – përveçse dihet që është biseduar për furnizimet ruse me gaz në Sllovaki.
    Kush do t’i paguajë sistemet e SHBA-së të mbrojtjes nga ajri?Në takimin e ministrave të Jashtëm nuk arriti të sqarohet as çështja, se kush do t’i paguajë përveç Gjermanisë, armët e mbrojtjes nga ajri të tipit “Patriot” nga SHBA, që sikurse ofroi presidenti Trump, ato duhet të blihen dhe t’i furnizohen më tej Ukrainës. “Ne e përshëndesim vendimin e Trump për të furnizuar më shumë armë”, deklaroi Kallas, “por do të dëshironim, që kostot të ndahen”. Këtë në fakt e ka përjashtuar presidenti i SHBA-së. Ai miraton eksportin, por pagesën duhet ta bëjnë partnerët e NATO-s. Deri tani vetëm Gjermania ka siguruar se do të paguajë. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se do të blejë edhe dy sisteme të tjera të tipit “Patriot” nga SHBA, për të mbështetur Kievin. Më parë qeveria e kancelarit Scholz i furnizoi Ukrainës tre sisteme “Patriot”.
    Kostot për këto sisteme bashkë me municionin llogariten rreth një miliard dollarë. Vendet partenre në NATO Danimarka dhe Holanda janë shprehur gjithashtu pozitivisht dhe duan të shqyrtojnë mundësitë e financimit në vend. Si Danimarka edhe Holanda parimisht qysh përpara dy vjetësh kanë lënë të kuptohet se kanë gatishmëri për pjesëmarrje në funrizimet me sistemet “Patriot”. DW