Tag: jashtëm

  • ‘Goditje për demokracinë’, Berisha akuza Hasanit pas raportit të zgjedhjeve: Avokat i farsës elektorale!

    ‘Goditje për demokracinë’, Berisha akuza Hasanit pas raportit të zgjedhjeve: Avokat i farsës elektorale!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj ministrit të Jashtëm Igli Hasani, pasi ky i fundit dërgoi një letër misioneve vëzhguese ndërkombëtare menjëherë pas publikimit të raportit për zgjedhjet e 11 majit.
    Berisha e akuzoi Hasanin si një “narko-ministër” dhe “avokat të farsës elektorale”, duke e cilësuar këtë veprim si provë të qartë se shteti dhe partia janë një në Shqipëri.
    Sipas tij, një komunikim i tillë i takonte opozitës, jo Ministrisë së Jashtme.
     
     
    Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:
    Narko-ministri i Jashtëm reagoi dje në mënyrën më të papërgjegjshme, duke faktuar pakundërshtueshëm se ai, njëlloj si Altin Troplini, është një ushtar i Edi Ramës, është një avokat i farsës elektorale të 11 majit 2025.
    Për çdo qytetar shqiptar, unë shtroj pyetjen: një letër misioneve vëzhguese ndërkombëtare vetëm një orë pas publikimit të raportit të tyre, a mund t’i dërgonte ministri i Jashtëm i vendit?
    Një letër atyre misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë dhe në asnjë radhë ministri i Jashtëm nuk bëhej dot palë me PS-në veçse duke dëshmuar atë që kanë shkruar misionet e vëzhgimit se në Shqipëri partia dhe shteti ishin një dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë zgjedhje por veçse farsë.
    Pra, letra e ministrit dhe reagimi i tij mbrapa, fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale.
    Ministri vetë, është bashkë me Dumanin, një avokat i këtij krimi të shëmtuar.

  • Reagimi i Ministrit të Jashtëm/ Berisha: Fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale

    Reagimi i Ministrit të Jashtëm/ Berisha: Fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale

    “Narko-ministri i Jashtëm reagoi dje në mënyrën më të papërgjegjshme, duke faktuar pakundërshtueshëm se ai, njëlloj si Altin Troplini, është një ushtar i Edi Ramës, është një avokat i farsës elektorale të 11 majit 2025. Për çdo qytetar shqiptar, unë shtroj pyetjen: një letër misioneve vëzhguese ndërkombëtare vetëm një orë pas publikimit të raportit të tyre, a mund t’i dërgonte ministri i Jashtëm i vendit?
    Një letër atyre misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë dhe në asnjë radhë ministri i Jashtëm nuk bëhej dot palë me PS-në veçse duke dëshmuar atë që kanë shkruar misionet e vëzhgimit se në Shqipëri partia dhe shteti ishin një dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë zgjedhje por veçse farsë. Pra, letra e ministrit dhe reagimi i tij mbrapa, fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale.
    Ministri vetë, është bashkë me Dumanin, një avokat i këtij krimi të shëmtuar. Unë dënoj me forcën më të madhe këtë deklaratë, reagimin e tij. Sikundër deklaroj edhe përpjekjet e Altin Troplinit për të përdorur ligjin kundër opozitës. Keni parasysh sot se deputeti Asllan Dogjani është në ndjekje absolutisht pa asnjë shkak ligjor. Tani përpiqen, po merren me një problem të zgjedhjeve të vitit 2023 me aktivistin e PD, Shkëlqim Hoxha sepse disa paskan paguar disa bileta për të ardhur dhe votuar në Rrogozhinë. Pra, gjithçka bëhet për të mbuluar farsën,” tha Berisha.

  • Berisha sulmon sërish Igli Hasanin: Ministri i Jashtëm avokat i farsës elektorale, letër misioneve mund t’iu dërgonte opozita, jo MPJ

    Berisha sulmon sërish Igli Hasanin: Ministri i Jashtëm avokat i farsës elektorale, letër misioneve mund t’iu dërgonte opozita, jo MPJ

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj ministrit të Jashtëm Igli Hasani, pasi ky i fundit dërgoi një letër misioneve vëzhguese ndërkombëtare menjëherë pas publikimit të raportit për zgjedhjet e 11 majit.
    Berisha e akuzoi Hasanin si një “narko-ministër” dhe “avokat të farsës elektorale”, duke e cilësuar këtë veprim si provë të qartë se shteti dhe partia janë një në Shqipëri.
    Sipas tij, një komunikim i tillë i takonte opozitës, jo Ministrisë së Jashtme.
     
     
    Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:
    Narko-ministri i Jashtëm reagoi dje në mënyrën më të papërgjegjshme, duke faktuar pakundërshtueshëm se ai, njëlloj si Altin Troplini, është një ushtar i Edi Ramës, është një avokat i farsës elektorale të 11 majit 2025.
    Për çdo qytetar shqiptar, unë shtroj pyetjen: një letër misioneve vëzhguese ndërkombëtare vetëm një orë pas publikimit të raportit të tyre, a mund t’i dërgonte ministri i Jashtëm i vendit?
    Një letër atyre misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë dhe në asnjë radhë ministri i Jashtëm nuk bëhej dot palë me PS-në veçse duke dëshmuar atë që kanë shkruar misionet e vëzhgimit se në Shqipëri partia dhe shteti ishin një dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë zgjedhje por veçse farsë.
    Pra, letra e ministrit dhe reagimi i tij mbrapa, fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale.
    Ministri vetë, është bashkë me Dumanin, një avokat i këtij krimi të shëmtuar.

  • Letra skandaloze/ Berisha: Reagimi i narko-ministrit të Jashtëm fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale

    Letra skandaloze/ Berisha: Reagimi i narko-ministrit të Jashtëm fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se reagimi i ministrit të Jashtëm fakton përfshirjen e qeverisë në farsën zgjedhore të 11 majit.

    Sipas Berishës, letra që ky ministër i ka dërguar misioneve vëzhguese ndërkombëtare vetëm një orë pas raportit të tyre, është dëshmi e qartë e bashkimit të shtetit me partinë.

    Ai e akuzoi ministrin dhe prokurorin e përgjithshëm se janë “avokatë të krimit elektoral”.

    Berisha dënoi gjithashtu ndjekjen ligjore të disa përfaqësuesve dhe aktivistëve të PD, duke e cilësuar këtë si përpjekje për të mbuluar manipulimet.

    FJALA E BERISHËS:

    Narko-ministri i Jashtëm reagoi dje në mënyrën më të papërgjegjshme, duke faktuar pakundërshtueshëm se ai, njëlloj si Altin Troplini, është një ushtar i Edi Ramës, është një avokat i farsës elektorale të 11 majit 2025.

    Për çdo qytetar shqiptar, unë shtroj pyetjen: një letër misioneve vëzhguese ndërkombëtare vetëm një orë pas publikimit të raportit të tyre, a mund t’i dërgonte ministri i Jashtëm i vendit?
    Një letër atyre misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë dhe në asnjë radhë ministri i Jashtëm nuk bëhej dot palë me PS-në veçse duke dëshmuar atë që kanë shkruar misionet e vëzhgimit se në Shqipëri partia dhe shteti ishin një dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë zgjedhje por veçse farsë.
    Pra, letra e ministrit dhe reagimi i tij mbrapa, fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale.
    Ministri vetë, është bashkë me Dumanin, një avokat i këtij krimi të shëmtuar.
    Unë dënoj me forcën më të madhe këtë deklaratë, reagimin e tij.
    Sikundër deklaroj edhe përpjekjet e Altin Troplinit për të përdorur ligjin kundër opozitës.
    Keni parasysh sot se deputeti Asllan Dogjani është në ndjekje absolutisht pa asnjë shkak ligjor.
    Tani përpiqen, po merren me një problem të zgjedhjeve të vitit 2023 me aktivistin e PD, Shkëlqim Hoxha sepse disa paskan paguar disa bileta për të ardhur dhe votuar në Rrogozhinë.
    Pra, gjithçka bëhet për të mbuluar farsën.

  • “11 maji ishte funerali i zgjedhjeve”, Vasili shpërthen kundër qeverisë: Votimi nga jashtë, një damkë e zezë

    “11 maji ishte funerali i zgjedhjeve”, Vasili shpërthen kundër qeverisë: Votimi nga jashtë, një damkë e zezë

     
    Mjerisht, niveli i diplomacisë haxhiqamiliste rilindase është sot një realitet i ulur këmbëkryq në zyrën e Ministrit të Jashtëm Hasani.Ashtu si Ministri i Propagandës së Sadam Huseinit, Ali Kimiku, ashtu edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë i bën propagandë 11 majit talebanesk dhe e quan sukses të madh.
    Me një nivel mizerabël të respektit për veten, ky i ashtuquajtur Ministër i Jashtëm i shkruan OSBE-së, BE-së dhe Këshillit të Europës dhe u thotë:
    ◾️”Në këtë kuadër, më duhet të shpreh shqetësimin serioz lidhur me paragrafin hyrës të Deklaratës, i cili paraqet një pasqyrim ndjeshëm negativ dhe, sipas mendimit tonë, të paekuilibruar të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.”

    Po si mundet të vetëposhtërohet njeriu në këtë fare feje?

    Pamjet filmike pa fund, të regjistruara nga kamerat zyrtare, tregojnë mijëra manipulime të fëlliqura rilindase, me zë dhe me figurë.Foto, dokumenta e shkresa pa mbarim që tregojnë shitblerjen e votës kanë përmbytur median kombëtare dhe ndërkombëtare.
    Opinioni europian i pa me sytë e tij, gjatë misioneve vëzhguese të zgjedhjeve, talebanizmin shtetëror elektoral, pa pasur nevojë të lexojë broçkullat prej Ali Kimiku të Ministrit Hasani.Dhuna ndaj votës dhe opozitës u shfaq live në media edhe ditën e zgjedhjeve.
    Vota e diasporës më 11 maj ishte një damkë e zezë e manipulimit, e provuar me mijëra dokumenta, fakte dhe dëshmi që tregonin se deri ku mund të arrinte kriminalizimi elektoral rilindas.Teknologjia provoi që dhjetëra herë votonin rilindasit, dhe teknologjia e falimentuar nuk i ndalte askund.
    Por Ministri, në letër, me një kurajë vërtet idiote, vazhdon e shkruan:“Toni dhe korniza e këtij paragrafi hyrës rrezikon të errësojë kontekstin më të gjerë të përparimeve të bëra, përfshirë përmirësimet demokratike si rritja e transparencës, avancimi i teknologjisë zgjedhore dhe, në mënyrë të veçantë, zbatimi me sukses i votimit nga jashtë vendit.”
    Ndaj, pyetjet e mëdha janë:Si mundet që ministri të shkruajë hajvanllëqe të tilla dhe të pretendojë përparime, kur 11 maji ishte funerali i zgjedhjeve të lira në Shqipëri?Vërtet të ketë ky një deficit intelektual dhe moral kaq të madh, kur arrin të firmosë një letër të tillë?Cili është ai motiv që e bën këtë Ministër të hajë turpin me bukë deri në këtë nivel?A nuk e njeh ky Ministër konceptin më minimal të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme?Po çfarë do të thoshte ky ministër sikur të ishte në opozitë për zgjedhje si këto?
    Përfundim:Një njeri me minimumin e integritetit do të jepte dorëheqjen dhe nuk do të pranonte kurrë të ndyhej duke firmosur një letër të tillë për një karrige ministri, që sot e ke dhe nesër e lë.Por duket qartë që edhe diplomacia shqiptare është tashmë shëmbëlltyrë e talebanizmit veçse duke ndërruar çallmën e talebanëve me kollaren e ujdisur mirë të rilindasve të Edi Ramës, që hanë pa problem çdo lloj turpi me bukë për hir të kafshatës pushtetore që u hedh ai.

  • Berisha “shfrenon fantazinë”: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin

    Berisha “shfrenon fantazinë”: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin

    Kreu i PD Sali Berisha e ka shfrenuar sot fantazinë, duke u shprehur se ministri i Jashtëm ka kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë të ndryshojnë raportin e zgjedhjeve të 11 Majit.
    Në një deklaratë për mediat, Berisha ka publikuar një letër, sipas tij të dërguar nga ministri i Jashtëm Igli Hasani ndaj përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit, që sipas tij përbën një presion të paprecedent ndaj tyre për të ndryshuar tonin kritik të raportit për zgjedhjet.
    Letra, e datës 12 maj, është adresuar për Farah Karimi, koordinatore speciale e OSBE-së, si dhe për përfaqësues të misioneve të ODIHR-it, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, mes tyre Lamberto Zannier, Bjorn Soder, Simone Billi dhe Michael Gahler.
    Sipas Berishës, në letrën e Hasanit theksohet “pritshmëria që raportet të pasqyrojnë me saktësi realitetet e vëzhguara në terren”, ndërsa ministri shpreh “shqetësim serioz” për paragrafin hyrës të deklaratës paraprake të vëzhguesve, të cilin e cilëson si “thellësisht negativ dhe të pabalancuar”.

  • Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul vizitë në Izrael: Lejoni urgjentisht ndihmat humanitare

    Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul vizitë në Izrael: Lejoni urgjentisht ndihmat humanitare

    Ministri i Jashtëm gjerman thotë se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Izraelit, por i kërkoi qeverisë izraelite që të lejojë urgjentisht qasje të sigurt dhe shpërndarje të sigurtë ndihmave humanitare.

    Për të zbutur gjendjen e rëndë të palestinezëve që po vuajnë nga uria në Rripin e Gazës ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i bëri thirrje qeverisë izraelite të krijojë mundësi për kalime të sigurta përmes tokës në zonën e luftës. Vetëm në këtë mënyrë furnizimet me ndihma mund të arrijnë në sasi të mjaftueshme tek njerëzit, tha politikani i CDU-së, i cili është për një vizitë në Izrael. Ai i kërkoi qeverisë izraelite që t’u lejojë urgjentisht OKB-së dhe agjencive ndërkombëtare të ndihmës qasje të sigurt dhe, mbi të gjitha, shpërndarje të sigurt dhe efektive të ndihmave humanitare. OKB-ja paralajmëroi të martën (27.07.) për shtimin e urisë në brezin bregdetar të Mesdheut.
    “Vetëm nëpërmjet tokës, furnizimet me ndihma mund të arrijnë tek njerëzit në sasi të mjaftueshme.” tha ministri i Jashtëm gjerman. Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës duhet të kenë akses të sigurt dhe, mbi të gjitha, një shpërndarje të sigurt dhe efektive të ndihmave. Vdekjet dhe vuajtjetmidis popullatës civile në Gaza kanë arritur “dimensione të pabesueshme”. – theksoi Wadephul. Ai tha që qeveria izraelite duhet të “ofrojë ndihmë të menjëhershme, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për situatën katastrofike në Rripin e Gazës”.
    Hamasi nuk duhet të ketë më ndikimNë të njëjtën kohë ministri i Jashtëm garantoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Izraelit për të siguruar që Hamasi islamist të lirojë më në fund të gjithë pengjet, të çarmatoset dhe të mos ketë më ndikim politik në territoret palestineze. Hamasi nuk duhet të përbëjë më kurrë kërcënim për Izraelin. Hamasi palestinez është listuar si organizatë terroriste nga shumë shtete, përfshirë Gjermaninë.
    Në të njëjtën kohë Wadephul e paralajmëroi Izraelin kundër një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës. “Gjermania do të detyrohet gjithashtu të reagojë ndaj hapave të njëanshëm.” Konferenca e fundit e OKB-së në Nju Jork tregoi gjithashtu se Izraeli gjendet gjithnjë e më shumë në një pozicion minoriteti.
    Jo njohjes së shtetit palestinez për momentinLidhur me diskutimin ndërkombëtar rreth një njohjeje të mundshme të shtetit palestinez, Wadephul deklaroi se Gjermania aktualisht nuk ka plane të tilla. Nga perspektiva gjermane një zgjidhje e negociuar me dy shtete mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt bashkëjetesës paqësore. Por: “Për Gjermaninë, njohja e një shteti palestinez ka më shumë të ngjarë të jetë në fund të procesit.”
    Franca, Britania e Madhe dhe Kanadaja kanë shtuar ditët e fundit presionin ndaj Izraelit dhe kanë deklaruar se duan të njohin një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në shtator. Edhe Portugalia po e shqyrton këtë çështje.
    Pas takimeve në Tel Aviv Wadephul me homologun e tij izraelit Gideon Saar, me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, Wadephul do të takohet sot (01.08.) me përfaqësues të Kombeve të Bashkuara në Jerusalem dhe përfaqësues të Autoritetit Palestinez në Ramallah./DW

    Top Channel

  • “Paqja, në udhëkryq”/ Ministri i Jashtëm gjerman: Shumë shtete janë gati të njohin Palestinën

    “Paqja, në udhëkryq”/ Ministri i Jashtëm gjerman: Shumë shtete janë gati të njohin Palestinën

    Gjermania ka kritikuar Izraelin duke thënë se ‘po e gjen veten gjithnjë e më shumë në pozicion minoriteti’

    Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul tha se rajoni dhe procesi i paqes janë në një udhëkryq.

    Në dritën e kërcënimeve të hapura për aneksim nga pjesë të qeverisë izraelite, një numër gjithnjë e në rritje vendesh – përfshirë shumë në Evropë – janë të gatshme të njohin një shtet palestinez edhe pa një proces paraprak negociatash. Gjermania, për shkak të përgjegjësisë sonë të veçantë ndaj Izraelit, nuk mund dhe nuk duhet të mbetet e paprekur.”, u shpreh ai.

    Ëadephul tha se Gjermania do të vazhdojë të këmbëngulë për lirimin e pengjeve dhe çarmatimin e Hamasit. Sakaq bëri thirrje se Izraeli duhet të rivendosë korridoret humanitare për ndihmën shumë të nevojshme, meqenëse dërgesat e ndihmave nga ajri janë të pamjaftueshme.

    Presioni perëndimor

    Vizita e tij në Izrael vjen në një kohë kur Izraeli po përballet me presion në rritje për shkak të krizës së urisë në Gaza.

    Tre vende të G7-ës kanë njoftuar tani planet për të njohur shtetin e Palestinës – Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja.

    Ndërsa Gjermania e vonoi marrjen e këtij vendimi, ajo tha se procesi për ta bërë këtë duhet të fillojë tani.

  • Ministri i Jashtëm francez: Sistemi i ndihmë në Gaza ka krijuar një masakër të vërtetë

    Ministri i Jashtëm francez: Sistemi i ndihmë në Gaza ka krijuar një masakër të vërtetë

    Ministri i Jashtëm i Francës ka akuzuar Fondacionin Humanitar të Gazës (GHF) për krijimin e një “gjakderdhjeje” me sistemin e tij të ndihmës.
    Sipas mediave të huaja, grupi i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli është kritikuar për shpërndarjen e ndihmave që kur mori kontrollin e enklavës.
    Sipas OKB-së, qindra njerëz janë vrarë pranë vendeve të ndihmës, shkruan A2 CNN.
    Grupi e ka mbrojtur veten më parë, duke thënë se po vepron brenda një zone lufte dhe se vdekjet janë të ndara nga operacioni i tij.
    Ky grup po ashtu pretendon se ka shpërndarë më shumë se 98 milionë pako me ushqime brenda Gazës.
    Por, ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, ka bërë thirrje për përfundimin aktivitetit të këtij grupi.
    Ai thotë: “Dua të bëj thirrje për ndërprerjen e aktiviteteve të Fondacionit Humanitar të Gazës, shpërndarjes së militarizuar të ndihmës humanitare që ka gjeneruar një masakër në linjat e shpërndarjes në Gaza, gjë që është një skandal, e turpshme dhe duhet të ndalet.”
    Komentet ministri i Jashtëm francez i bëri për gazetarët pas takimit me homologun e tij qipriot në Nikosia.

  • Irani paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin, ministri i Jashtëm iranian: Nëse sulmohemi sërish, do të përgjigjemi më me vendosmëri

    Irani paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin, ministri i Jashtëm iranian: Nëse sulmohemi sërish, do të përgjigjemi më me vendosmëri

    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi të hënën se vendi i tij do t’i përgjigjej “më me vendosmëri” sulmeve të reja nga forcat e armatosura të SHBA-së ose Izraelit.

    Araghchi dukej se po reagonte ndaj kërcënimeve të reja të lëshuara më herët nga presidenti amerikan, Donald Trump.
    “Ne i kemi shkatërruar aftësitë e tyre bërthamore. Ata mund të fillojnë përsëri, por nëse e bëjnë, ne do t’i shkatërrojmë sa hap e mbyll sytë”, tha presidenti, gjatë udhëtimit të tij në Skoci.
    “Nëse sulmi përsëritet, ne nuk do të hezitojmë të reagojmë në një mënyrë më vendimtare”, reagoi ministri i jashtëm iranian nëpërmjet X.
    “Nëse ka shqetësime për devijimin e mundshëm të programit tonë bërthamor për qëllime jopolitike, opsioni ushtarak ka rezultuar joefektiv, por një zgjidhje e negociuar mund të sjellë rezultate”, shtoi ai.
    Izraeli nisi një fushatë sulmesh pothuajse të gjitha nga ajri ndaj Iranit më 13 qershor, duke vrarë oficerë të lartë ushtarakë, shkencëtarë që punonin në programin bërthamor të Republikës Islamike dhe qindra civilë. Irani u hakmor duke dërguar qindra raketa dhe dronë për të goditur Izraelin.
    Lufta zgjati 12 ditë.
    Qeveria izraelite urdhëroi sulmin, duke përmendur programin bërthamor të Iranit, të cilin thotë se e sheh si një kërcënim ekzistencial, dhe nuk ka përjashtuar sulme të mëtejshme nëse Teherani përpiqet të rindërtojë objektet e tij.
    Shtetet e Bashkuara ndërhynë në luftë duke bombarduar tre objekte kryesore bërthamore iraniane, në Fordow, Isfahan dhe Natanz.
    Sulmi izraelit ndodhi dy ditë para një takimi të planifikuar midis përfaqësuesve të Teheranit dhe Uashingtonit, raundi i gjashtë i negociatave të tyre mbi programin bërthamor iranian.
    Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë qëndrime të kundërta mbi pasurimin e uraniumit. Për Teheranin, çështja është “e panegociueshme” dhe do të vazhdojë. Për Uashingtonin, duhet të marrë fund dhe është një “vijë e kuqe”.
    Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Irani është i vetmi vend në botë pa një program armësh bërthamore që pasuron uraniumin në 60%. Për të ndërtuar bomba atomike, niveli i pasurimit duhet të arrijë në 90%.
    Izraeli dhe fuqitë perëndimore e kanë akuzuar Iranin për dekada të tëra se kërkon të zhvillojë një arsenal bërthamor. Republika Islamike e mohon këtë.

    Top Channel