Tag: jashtëm

  • Ministri i Jashtëm Iranian telefonatë me homologët nga Franca, Britania dhe Gjermania, do të diskutohet për çështje bërthamore

    Ministri i Jashtëm Iranian telefonatë me homologët nga Franca, Britania dhe Gjermania, do të diskutohet për çështje bërthamore

    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, do të zhvillojë një bisedë të përbashkët telefonike me homologët e tij nga Franca, Britania dhe Gjermania më 22 gusht për të diskutuar për bisedimet bërthamore dhe sanksionet, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA.

    Tre fuqitë evropiane kanë kërcënuar se do të aktivizojnë sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, në bazë të një mekanizmi për rivendosjen automatike të sanksioneve, nëse Irani nuk kthehet në tavolinën e negociatave për programin e tij bërthamor.
    Këto vende, së bashku me Shtetet e Bashkuara argumentojnë se Irani po e përdor programin e tij bërthamor që potencialisht të zhvillojë armë bërthamore.
    Irani mohon se synon të ketë armë bërthamore dhe argumenton se programi i tij ka qëllime paqësore.
    Teherani pezulloi negociatat me SHBA-në, që synonin frenimin e ambicieve bërthamore të Republikës Islamike, pasi Izraeli dhe SHBA-ja sulmuan ndërtesat bërthamore të Iranit në qershor.
    Izraeli dhe Irani zhvilluan luftë 12-ditore, që përfundoi me një armëpushim, pak pasi SHBA-ja përdori armë të fuqishme për të shënjestruar tre objekte bërthamore të Republikës Islamike.
    Që atëherë, inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore nuk kanë mundur që të kenë qasje në objektet bërthamore, pavarësisht se shefi i kësaj agjencie, Rafael Grossi, ka theksuar se inspektimet janë thelbësore. /rel

    Top Channel

  • Rusia frenon negociatat! Ministri i jashtëm Lavrov kërkon të përfshihet edhe Kina, zhgënjehet Trump

    Rusia frenon negociatat! Ministri i jashtëm Lavrov kërkon të përfshihet edhe Kina, zhgënjehet Trump

    Moska ka frenuar negociatat për paqe. Ministri i jashtëm, Sergei Lavrov ka deklaruar se Rusia duhet të jetë pjesë e çdo bisedimi ndërkombëtar për garancitë e sigurisë së Ukrainës, duke e quajtur përjashtimin e Kremlinit “rrugë pa krye”.

    Lavrov theksoi gjatë vizitës në Jordani se përpjekjet evropiane janë një “përshkallëzim agresiv” dhe një “përpjekje e ngathët për të bindur Trumpin”.
    Ai kërkoi gjithashtu që të përfshihet edhe Kina si aleate e Rusisë dhe të jetë një nga garantuesit e sigurisë, duke ringjallur një propozim të vitit 2022.
    Deklaratat vijnë pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë se ka nisur përgatitjet për një takim mes Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy. Presidenti Donald Trump tha se ishte i gatshëm të lejonte një takim fillestar mes tyre pa praninë e tij, por mbetet i gatshëm të ndërhyjë “nëse është e nevojshme”.Moska ka reaguar me kujdes ndaj kësaj ideje. Lavrov paralajmëroi se një takim i tillë kërkon “kujdes maksimal”
    Ndërkohë, disa vende si Vatikani, Zvicra dhe Hungaria janë përmendur si të gatshme për të pritur një takim të mundshëm, por situata e orëve të fundit nuk duket optimiste.
    Një dron rus shpërtheu të mërkurën në territorin e Polonisë, ndërsa reagoi menjëherë ministri i jashtëm, Radoslav Sikorski, duke e cilësuar provokimin e radhës nga Moska.
    Po ashtu, orët e fundit mediat raportojnë se zbatimi i “Nenit 5” të NATO-s po artikulohet gjithnjë e më shumë nga liderët europianë në lidhje me Ukrainën, e cila në fakt nuk është midis 32 vendeve të aleancës.

    Top Channel

  • Zvicra: Nuk do ta arrestojmë Putinin nëse vjen për bisedime paqeje me Zelenskyn, pavarësisht urdhrit të ICC-së

    Zvicra: Nuk do ta arrestojmë Putinin nëse vjen për bisedime paqeje me Zelenskyn, pavarësisht urdhrit të ICC-së

    Zvicra do t’i jepte “imunitet” presidentit rus Vladimir Putin nëse ai viziton vendin për bisedime paqeje me Ukrainën, tha të martën ministri i Jashtëm zviceran.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi bisedime intensive me udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë të hënën, përfshirë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë të cilave ai telefonoi Putinin dhe sugjeroi që të dy udhëheqësit të takoheshin për të arritur një marrëveshje paqeje.
    Në një postim në Truth Social, ai tha se kishte filluar të organizonte një samit, megjithëse ofroi detaje të pakta.

    Presidenti francez Emmanuel Macron sugjeroi të martën se një takim i tillë mund të zhvillohet në Gjenevë.
    Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani u pajtua, duke thënë se qyteti zviceran “mund të jetë vendi i duhur”.
    Putin, i cili ka qenë subjekt i një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale që nga viti 2023 për krime lufte në Ukrainë, nuk do të arrestohej nëse do të vinte në vendin alpin për të marrë pjesë në një “konferencë paqeje”, njoftoi Ministri i Jashtëm Zviceran Ignazio Cassis, duke shtuar se Zvicra ishte “e gatshme për një takim të tillë”.
    “Ne gjithmonë e kemi sinjalizuar gatishmërinë tonë, por kjo natyrisht varet nga vullneti i fuqive të mëdha”, tha Cassis.
    Por Kremlini ende nuk ka rënë dakord publikisht që Putini të takohet me Zelenskyn.
    “Çdo kontakt që përfshin zyrtarë të lartë duhet të përgatitet me kujdesin më të madh”, tha ministri i Jashtëm rus./vizionplus.tv

  • Ministri i Jashtëm rus: Ne nuk duam territore, por mbrojtje për rusët

    Ministri i Jashtëm rus: Ne nuk duam territore, por mbrojtje për rusët

    Rusia nuk ka synuar kurrë thjesht të pushtojë territore në Ukrainë, qoftë në Krime, Donbas apo Novorosia qëllimi i saj ka qenë të mbrojë rusët që historikisht kanë jetuar në këto troje.

    Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, një ditë pas samitit në Shtëpinë e Bardhë, ku sipas Donald Trump-it, është diskutuar edhe për “shkëmbime të mundshme territoresh”.
    “Dua të nënvizoj edhe një herë se kurrë nuk kemi folur thjesht për pushtimin e disa territoreve.

    As Krimea, as Donbasi, as Novorosia nuk kanë qenë objektiva si territore në vetvete.

    Qëllimi ynë ka qenë mbrojtja e njerëzve, e popullit rus, që ka jetuar në këto toka për shekuj me radhë, që i ka zbuluar këto toka, ka derdhur gjak për to, si në Krime ashtu edhe në Donbas, ka ndërtuar qytete si Odesa, Nikolaev dhe shumë të tjera, porte, fabrika, uzina”, deklaroi ministri, sipas agjencisë Ria Novosti.

  • Akuzat për ndalimin e rrjedhjes së naftës, Ukraina i kundërpërgjigjet Hungarisë

    Akuzat për ndalimin e rrjedhjes së naftës, Ukraina i kundërpërgjigjet Hungarisë

    Ministri i Jashtëm i Ukrainës i është kundërpërgjigjur Hungarisë, pasi kjo e fundit tha se rrjedha e naftës ruse në vend ishte ndalur pas një sulmi ndaj një tubacioni nga Kievi.
    “Ukraina ka sulmuar përsëri tubacionin e naftës që të çon në Hungari, duke i ndërprerë furnizimet”, shkroi ministri i Jashtëm i Hungarisë në një postim në rrjetin social ‘X’.
    “Ky sulm i fundit kundër sigurisë sonë energjetike është skandaloz dhe i papranueshëm!”, vijoi ai më tej, shkruan A2 CNN.
    Peter Szijarto akuzoi Brukselin dhe Kievin se “po përpiqen ta fusin Hungarinë në luftë” me Rusinë.
    “Le të jem i qartë: kjo nuk është lufta jonë”, shtoi ai, shkruan A2 CNN.
    “Ne nuk kemi të bëjmë fare me të, dhe për sa kohë që ne jemi në krye, Hungaria do të qëndrojë jashtë saj”, vijoi ai.
    Hungaria ka bërë çdo përpjekje për të ruajtur varësinë e saj nga Rusia
    Duke iu përgjigjur postimit, ministri i jashtëm i Ukrainës tha se “është Rusia, jo Ukraina, ajo që e filloi këtë luftë dhe refuzon ta përfundojë atë”.
    Andrii Sybiha tha se Hungarisë i është thënë “për vite me radhë” se Moska është një partnere e pabesueshme.
    “Pavarësisht kësaj, Hungaria ka bërë çdo përpjekje për të ruajtur varësinë e saj nga Rusia. Edhe pasi filloi lufta në shkallë të plotë”, shtoi ai.
    “Tani mund t’ua dërgoni ankesat dhe kërcënimet miqve tuaj në Moskë”, përfundoi Sybiha.

  • Shihej si ministri i Jashtëm i ardhshëm, arrestohet diplomati i lartë kinez

    Shihej si ministri i Jashtëm i ardhshëm, arrestohet diplomati i lartë kinez

    Liu Jianchao, një diplomat i lartë kinez që është parë si ministri i Jashtëm i ardhshëm, është ndaluar nga autoritetet, raporton Wall Street Journal.
    Liu u ndalua pasi u kthye në Pekin në fund të korrikut nga një udhëtim pune, thanë burime të afërta me çështjen.
    Zyra e Informacionit të Këshillit të Kinës e cila pret pyetjet e gazetarëve për qeverinë kineze dhe Partia Komuniste kineze nuk kanë komentuar.
    61-vjeçari ka drejtuar trupën e partisë që merret me menaxhimin e lidhjeve me partitë e huaja politike. Pasi mori detyrën në 2022, Liu ka udhëtuar në më shumë se 20 vende dhe ka takuar zyrtarë nga më shumë se 160 vende.
    Agjenda e tij e ngjeshur, sidomos takimet me ish-sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken në Uashington, përforcuan pritshmëritë se ai po përgatitej për t’u bërë ministri i Jashtëm i ardhshëm.
    Hetimi i tij shënon nivelin më të lartë për një diplomat pasi Kina rrëzoi ish-ministrin e Jashtëm dhe të mbrojturin e presidentit Xi Jinping, Qin Gang, në vitin 2023 pas thashethemeve për një lidhje jashtëmartesore.
    I lindur në provincën verilindore të Jilin, Liu u diplomua në Universitetin e Studimeve të Huaja në Pekin dhe studioi marrëdhënie ndërkombëtare në Oksford para se të niste punë si përkthyes në ministri.
    Ai ka shërbyer në misionin e Kinës në Britani dhe më vonë si ambasador në Indonezi e Filipine. Gjatë periudhës që punonte si zëdhënës i minsitrisë, ai u dallua për komentet me nota humori dhe mbrojtjen e interesave të Kinës.

  • ‘Ishte bërë shumë ‘miqësor me armikun’/ Arrestohet në Kinë diplomati i lartë pas kthimit nga SHBA

    ‘Ishte bërë shumë ‘miqësor me armikun’/ Arrestohet në Kinë diplomati i lartë pas kthimit nga SHBA

    Autoritetet kineze kanë ndaluar dhe marrë në pyetje, Liu Jianchao, 61 vjeç, drejtor i Departamentit Ndërkombëtar të Partisë Komuniste Kineze dhe një nga kandidatët kryesorë për postin e ministrit të Jashtëm.

    Sipas burimeve të Wall Street Journal, zyrtarët e policisë politike të Partisë, një prej institucioneve më të fuqishme e të frikshme në vend, shkuan në banesën e tij dhe e dërguan në një vend të panjohur, pa dhënë shpjegime.

    Në Kinë, raste të tilla zakonisht lidhen me akuza për korrupsion ose “sjellje të papërshtatshme”, si në vitin 2023, kur ish-ministri Qin Gang u shkarkua pas vetëm shtatë muajsh në detyrë për një lidhje jashtëmartesore. Megjithatë, kur bëhet fjalë për figura të afërta me presidentin Xi Jinping, çdo hetim mbetet top sekret.

    Liu, i lindur pranë Changchun në verilindje të Kinës, ka ndërtuar një karrierë të gjatë diplomatike, duke u njohur për angazhimin në politikën e jashtme dhe zotërimin e shkëlqyer të anglishtes.

    Ai ka shërbyer edhe në zyrën kundër korrupsionit të Partisë, një strukturë që ka goditur dhjetëra zyrtarë të lartë gjatë dekadës së fundit.

    Sipas Corriere della Sera, Liu u zhduk nga skena publike në korrik, menjëherë pas një vizite në Shtetet e Bashkuara, në një periudhë kur marrëdhëniet mes Pekinit dhe Uashingtonit ndodhen në pikën më të ulët prej dekadash.

    Ai shihej në SHBA si një figurë e hapur ndaj dialogut dhe shpesh e konsideronin “ministrin e ardhshëm të Jashtëm në hije”.

    Kontakti i tij i shpeshtë me politikanë dhe biznesmenë perëndimorë, si dhe imazhi i një diplomati të pavarur e aktiv, mund të jenë interpretuar në Pekin si ambicie personale, një gabim i rëndë në një sistem ku çdo iniciativë duhet të vijë nga lart.

    Në klimën aktuale të përplasjes strategjike midis dy fuqive më të mëdha botërore, ky perceptim mund të ketë mjaftuar që Liu të etiketohej si “mik i armikut”, dhe kjo t’i hapte derën ndërhyrjes së policisë politike.

  • ‘Korrupsioni lë pa ujë Këlcyrën’ Tritan Shehu: SPAK nuk heton aferën 3 mln euro

    ‘Korrupsioni lë pa ujë Këlcyrën’ Tritan Shehu: SPAK nuk heton aferën 3 mln euro

    Edhe pse u shpenzuan rreth 3 milionë euro për rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm dhe të jashtëm të ujësjellësit, sot Këlcyra vijon të jetë pa ujë.

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu denoncon aferën korruptive që la Këlcyrën pa ujë, ndërsa premtimin e Ramës për 24 orë ujë e mori era.

    Dega e PD-së në Këlcyrë ka kallëzuar në SPAK kryetarin e bashkisë, të zgjedhur me vota të manipuluara, por institucionet vazhdojnë të heshtin.

    “Qyteti prej dy ditësh është pa ujë, pasi stacioni i pompimit ka dalë jashtë funksioni – dhe kjo, pa kaluar as tre vite nga përurimi i tij.

    Edhe pse u shpenzuan rreth 3 milionë euro për rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm dhe të jashtëm të ujësjellësit, sot Këlcyra përjeton këtë krizë. Vetëm për rrjetin e jashtëm, me rrjedhje të lirë nga fshati Gerdas (Fratar) deri në depozitën e ujit, u investua rreth 1 milion euro. Megjithatë, as kjo linjë nuk sjell asnjë metër kub ujë në depo.

    Ky korrupsion masiv, me pasoja të rënda për popullsinë dhe ekonominë, është denoncuar disa herë pranë organeve përkatëse. Dega e PD-së në Këlcyrë ka kallëzuar në SPAK kryetarin e bashkisë, të zgjedhur me vota të manipuluara, por institucionet vazhdojnë të heshtin.

    Një gjumë letargjik mbi kallëzimet për atë që po ndodh, ndërsa Rama me premtimet e tij është “zhdukur” shkruan Shehu.

  • VIDEO/ Ministri i Jashtëm serb takim në Uashington me sekretarin Marco Rubio

    VIDEO/ Ministri i Jashtëm serb takim në Uashington me sekretarin Marco Rubio

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është takuar të mërkurën me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në Departamenti amerikan të Shtetit në Uashington.

    Nuk është e qartë se cila ishte tema e bisedës gjatë takimit dhe Rubio e Gjuriq nuk folën për media pas takimit.

    Në këtë takim ishte i pranishëm edhe zyrtari i lartë i Byrosë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në DASH, Brendan Hanrahan dhe nënsekretarja Allison Hooker.

    Hanrahan gjatë korrikut kishte vizituar disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë.

    Gjatë qëndrimit në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar se temë e diskutimit me zyrtarin amerikan ishte nevoja për bashkëpunim ekonomik mes dy shteteve.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se më 7 gusht do të hyjnë në fuqi tarifat e reja tregtare. Sipas vendimit, Serbia do të goditet me 35 për qind tarifa.

    Ndërkaq gazetarët e pranishëm në momentet e shtrëngimit të duarve, e kanë pyetur sekretarin Rubio për sanksionet dhe bisedimet me Rusinë.

    ‘Do të kemi më shumë për të thënë rreth kësaj më vonë gjatë ditës. Ambasadori WEitkoff po kthehet tani. Pak minuta më parë, kam biseduar me të për telefon. Do të kemi disa diskutime të tjera gjatë ditës, dhe shpresojmë që së shpejti të kemi disa njoftime. Ndoshta pozitive, ndoshta jo. Do ta shohim’, tha Rubio.

  • ‘Hasani, avokat i farsës’/Berisha: Letër misioneve mund t’u dërgonte opozita, jo MPJ

    ‘Hasani, avokat i farsës’/Berisha: Letër misioneve mund t’u dërgonte opozita, jo MPJ

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj ministrit të Jashtëm, Igli Hasani duke e quajtur “narko-ministri” madje e ka cilësuar atë si një avokat i farsës elektorale të 11 majit.
    Në një dalje për medait, Berisha ngriti pyetjen se si mund të dërgohej një letër nga ministri i Jashtëm për misionet ndërkombëtare të vëzhgimit vetëm një orë pas publikimit të raportit të tyre.
    Sipas kreut të PD, vetëm opozita mund të vepronte kështu, ndërsa veprimi i ministrit tregon se në Shqipëri partia dhe shteti janë bërë një dhe zgjedhjet ishin vetëm një farsë.
    “Një letër atyre misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë dhe në asnjë radhë ministri i Jashtëm nuk bëhej dot palë me PS-në veçse duke dëshmuar atë që kanë shkruar misionet e vëzhgimit se në Shqipëri partia dhe shteti ishin një dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë zgjedhje por veçse farsë”, thote Berisha.
    Pjesë nga fjala e kreut të PD Berisha
    Narko-ministri i Jashtëm reagoi dje në mënyrën më të papërgjegjshme, duke faktuar pakundërshtueshëm se ai, njëlloj si Altin Troplini, është një ushtar i Edi Ramës, është një avokat i farsës elektorale të 11 majit 2025.
    Për çdo qytetar shqiptar, unë shtroj pyetjen: një letër misioneve vëzhguese ndërkombëtare vetëm një orë pas publikimit të raportit të tyre, a mund t’i dërgonte ministri i Jashtëm i vendit?
    Një letër atyre misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë dhe në asnjë radhë ministri i Jashtëm nuk bëhej dot palë me PS-në veçse duke dëshmuar atë që kanë shkruar misionet e vëzhgimit se në Shqipëri partia dhe shteti ishin një dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë zgjedhje por veçse farsë.
    Pra, letra e ministrit dhe reagimi i tij mbrapa, fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale.
    Ministri vetë, është bashkë me Dumanin, një avokat i këtij krimi të shëmtuar. Unë dënoj me forcën më të madhe këtë deklaratë, reagimin e tij. Sikundër deklaroj edhe përpjekjet e Altin Troplinit për të përdorur ligjin kundër opozitës.
    Keni parasysh sot se deputeti Asllan Dogjani është në ndjekje absolutisht pa asnjë shkak ligjor. Tani përpiqen, po merren me një problem të zgjedhjeve të vitit 2023 me aktivistin e PD, Shkëlqim Hoxha sepse disa paskan paguar disa bileta për të ardhur dhe votuar në Rrogozhinë. Pra, gjithçka bëhet për të mbuluar farsën.