Gjatë bisedimeve me Ministrin e Jashtëm të Marokut Nasser Bourita në Pekin, ministri i jashtëm kinez Wang Yi vuri në dukje se bashkësia ndërkombëtare duhet të bashkohet përballë situatës aktuale të emergjencës. Ai tha se është e nevojshme të promovohet një armëpushim gjithëpërfshirës në Gaza me ndjenjën më të madhe të urgjencës për të lehtësuar katastrofën aktuale humanitare.
Wang tha se parimi i “palestinezëve që qeverisin Palestinën” duhet të zbatohet vërtet. Gaza dhe Bregu Perëndimor janë të dyja territore të patjetërsueshme të Palestinës. Çdo marrëveshje qeverisjeje dhe rindërtimi pas luftës duhet të respektojë vullnetin e popullit palestinez dhe të mbrojë të drejtat legjitime të kombit palestinez.
Wang theksoi gjithashtu domosdoshmërinë për t’iu përmbajtur fort zgjidhjes me dy shtete, për të mbledhur më shumë konsensus ndërkombëtar dhe për të formuar një qëndrim më të unifikuar.
Kina gjithmonë e ka mbështetur fuqimisht kauzën e drejtë të popullit palestinez për rivendosjen e të drejtave të tyre legjitime kombëtare tha Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.
Tag: jashtëm
-

Wang :Parimi “palestinezët qeverisin Palestinën” duhet të zbatohet
-

Programi bërthamor i Iranit, ministri i Jashtëm: Kemi paraqitur një propozim të drejtë dhe të balancuar
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se kishte paraqitur një propozim “të drejtë dhe të balancuar” për fuqitë europiane mbi programin bërthamor të Teheranit për të parandaluar rivendosjen e sanksioneve të OKB-së ndaj Republikës Islamike.
“Irani paraqet një propozim krijues, të drejtë dhe të balancuar që adreson shqetësimet reale dhe është i dobishëm për të dyja palët”, shkroi Araghchi në X mbrëmë.
Ai shtoi se propozimi iu paraqit dje Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë, një grup vendesh të njohura si E3, si dhe Bashkimit Evropian.
“Zbatimi i kësaj ideje mund të bëhet shpejt dhe të lejojë që vijat e kuqe përkatëse të pajtohen për të parandaluar një krizë”, paralajmëroi ai, duke shtuar se “Irani nuk mund të jetë aktori i vetëm përgjegjës”.
Deklarata e ministrit iranian erdhi ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet, përveç ndonjë ngjarjeje të papritur, të japë dritën jeshile sot për të rivendosur sanksionet ndaj Teheranit. Sipas burimeve diplomatike, Irani nuk ka nëntë votat e nevojshme për të ruajtur status quo-në dhe për të parandaluar rivendosjen e sanksioneve deri në fund të muajit.
“Ajo që po bëjnë europianët është politikisht e anshme dhe e motivuar politikisht. Ata po bëjnë një gabim në disa nivele duke u përpjekur të keqpërdorin mekanizmin e përfshirë në Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA)”, u tha sot gazetarëve në Gjenevë zëvendësministri i jashtëm iranian Saeed Hatibzadeh. Ai tha se të gjitha opsionet ishin në tryezë nëse diplomacia dështonte.
“Nëse europianët ndjekin këtë rrugë, ata po maksimizojnë paparashikueshmërinë dhe janë përgjegjës për çdo rrezik të mundshëm në të ardhmen”, tha ai. Vendet e E3 janë ndër ato që nënshkruan marrëveshjen ndërkombëtare të vitit 2015 (JCPOA) që vendosi kufizime në aktivitetet bërthamore iraniane në këmbim të heqjes së sanksioneve ndaj Teheranit.
Marrëveshja kishte për qëllim të parandalonte Iranin nga blerja e armëve bërthamore, një qëllim që fuqitë perëndimore dhe armiku i saj i betuar Izraeli kanë dyshuar prej kohësh se ai po e ndjek, diçka që Teherani e mohon.Top Channel
-

Polonia akuzon Hungarinë, ministri i jashtëm: Po shantazhoni BE-në me Ukrainën, e keni kaluar kufirin
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, kritikoi ashpër Hungarinë, duke e akuzuar për shantazh kundrejt Bashkimit Evropian në procesin e anëtarësimit të Ukrainës.
Deklarata e fortë u bë gjatë Konferencës vjetore të Strategjisë Evropiane të Jaltës, e mbajtur në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
“Mund ta shantazhoni të gjithë BE-në me çështjet tuaja dypalëshe, por ka gjithmonë një kufi,” tha Sikorski, duke shtuar më pas se: “Hungaria ka shkuar përtej kufijve të arsyeshëm.”
Ukraina dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE pak ditë pas fillimit të pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.
Megjithatë, përparimi i negociatave ka mbetur i bllokuar për shkak të vetos së vendosur nga kryeministri hungarez Viktor Orban, një lider që prej kohësh është kritikuar për qëndrimet e tij pro-Kremlinit dhe raportet e ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.
Pozicioni i Hungarisë ka shkaktuar irritim në disa kryeqytete evropiane, përfshirë Varshavën, e cila prej fillimit të luftës ka qenë një ndër mbështetëset më të mëdha të Kievit.
Fjalimi i Sikorskit sinjalizon një rritje të presionit diplomatik ndaj Budapestit, në përpjekje për të shmangur bllokimin e mëtejshëm të zgjerimit të BE-së në lindje.Top Channel
-

Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik
Shërbimi diplomatik i Republikës së Shqipërisë duhet të fokusohet në objektivin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian dhe shtetet kryesore të unionit.
Këto porosi u dhanë nga kryeministri Edi Rama ambasadorëve të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës, të cilët u mblodhën sot në Tiranë, në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve Diplo2025, “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”,
Rama paralajmëroi ndryshime në ligjin për funksionimin dhe organizimin e trupës diplomatike të Shqipërisë, si dhe mbështetje të shtuar financiare. Në Konferencën e Ambasadorëve, Diplo2025, kreu i qeverisë tha tashmë ekziston një draft, që do dërgohet në parlament për miratim.
“Rritja e Akademisë së Diplomacisë sipas modeleve më të mira europiane është një hap shumë i nevojshëm, i domosdoshëm i cili më në fund po hidhet, ndërkohë që i domosdoshëm është edhe reformimi i kuadrit normativ të shërbimit të jashtëm. Një draft për këtë reformim është gati dhe së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë do të miratojmë të gjithë kuadrin e ri që do t’i mundësojë Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të jetë më moderne dhe më efektive në përmbushjen e nevojave tona, që do të rrisë njëkohësisht kërkesën ndaj përfaqësuesve por edhe mbështetjen e përfaqësive diplomatike. Për të shfrytëzuar siç duhet potencialin që kemi, duhet një motivim edhe më i madh financiar i trupës sonë të shërbimit të jashtëm”,- tha Rama. -

Izraeli mesazh të qartë për luftën në Gaza, ministri i Jashtëm: Do përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet dhe të çarmatoset
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, tha të martën se lufta në Gaza mund të përfundojë nëse pengjet do të liroheshin dhe lëvizja islamiste palestineze Hamas do të dorëzonte armët.
Saar e bëri deklaratën në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij danez në Jerusalem, një ditë pasi Hamasi përsëriti qëndrimin e tij të kahershëm se do të lironte të gjithë pengjet nëse Izraeli do të pranonte të përfundonte luftën dhe të tërhiqte forcat e tij nga Qyteti i Gazës.
Top Channel
-

Ministri i Jashtëm izraelit: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm nëse pengjet lirohen dhe Hamasi dorëzon armët
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar tha se lufta në Gaza mund të mbaronte nëse të gjitha pengjet do të liroheshin dhe lëvizja islamiste palestineze Hamas do të dorëzonte armët.
Saar e bëri deklaratën në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij danez në Jerusalem, një ditë pasi Hamasi përsëriti qëndrimin e tij të kahershëm se do të lironte të gjithë pengjet nëse Izraeli do të pranonte të përfundonte luftën dhe të tërhiqte forcat e tij nga Qyteti i Gazës.
Izraeli goditi dje një bllok ndërtesash të larta në Qytetin e Gazës, duke intensifikuar ofensivën.Kulla Sussi është ndërtesa e dytë shumëkatëshe që shkatërrohet brenda pak ditësh. Të premten, Izraeli shkatërroi kullën më të lartë në qytetin e Gazës./vizionplus.tv
-

Hungaria injoron vendimet në Bosnjë-Hercegovinë, Szijjarto i drejtohet Dodikut si president
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto është takuar të enjten me Millorad Dodikun në Budapest dhe i është adresuar në cilësinë e presidentit, pavarësisht se mandati i është revokuar edhe zyrtarisht. Ministri i Jashtëm hungarez ka thënë se shteti i tij e respekton vullnetin e popullit që “i ka zgjedhur liderët në mënyrë demokratike në zgjedhje”. Dodiku nuk është më president i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Bosnje-Hercegovinës, dhe një vendimi tjetër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ia ka marrë mandatin. Autoritetet hungareze kanë raporte të mira me Dodikun, dhe Budapesti zyrtar e ka bllokuar çdo përpjekje të Bashkimit Evropian për ta sanksionuar atë.
“Ne besojmë se kjo qasje ndaj liderëve të Ballkanit Perëndimor, që përfshin sanksione dhe nënçmime, nuk duhet të jetë zgjidhje, dhe nuk duhet të jetë qasje e cila aplikohet në politikat ndërkombëtare”, ka thënë Szijjarto. Ai ka shtuar se ndikimi i jashtëm në Ballkanin Perëndimor ka rezultuar tradicionalisht me destabilizim. Sa i përket referendumit joligjor që kanë planifikuar autoritetet e entitetit serb, që lidhet me vendimin ndaj Dodikut, ai ka thënë se, as ata, dhe as Brukseli, nuk duhet të vendosin për të ardhmen e Republikës Sërpska. Asambleja e Republikës Sërpska ka thënë se do ta organizojë një referendum më 25 tetor për mosnjohje të vendimeve të Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës, Komisionit Zgjedhor dhe Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka përcaktuar më parë se nivelet më të ulëta qeveritare nuk mund të organizojnë referendume për çështje shtetërore. -

Përplasja brenda qeverisë italiane, Tajani i përgjigjet Salvinit për deklaratat ndaj Macron: Për politikën e jashtme flet Meloni dhe unë. Jo trupa në Ukrainë!
“Gjithmonë duhet të kujtojmë se forca e ideve në politikë është më e rëndësishme sesa forca e fjalëve!”
Ministri i Jashtë italian Antonio Tajani zgjedh një qasje filozofike dhe pedagogjike për të shmangur zgjatjen e polemikave të shkaktuara nga vërejtjet e kolegut të tij zëvendëskryeministër Matteo Salvini kundër Presidentit francez Emmanuel Macron.
Ministri i Jashtëm i rikthehet temës disa herë, por kurrë nuk e përmend drejtpërdrejt kolegun e tij, shkruan ‘La Corriere’. Ai thekson se politika e jashtme është përgjegjësi e “Presidentes Giorgia Meloni dhe Ministrit të Jashtëm” (domethënë, vetë atij).
I veshur me një këmishë të bardhë të lirshme dhe atlete sportive, pamja e zëvendëskryeministrit të Forza Italia tregon tashmë mungesën e vullnetit të tij për ta kthyer mosmarrëveshjen me presidentin francez në një çështje diplomatike.
“Nuk ka krizë diplomatike” midis Francës dhe Italisë , thekson ai vazhdimisht. “Unë nuk përfshihem në grindje me askënd. Secili është i lirë të shprehë mendimin e tij; në një demokraci, do të ishte për të ardhur keq nëse një kryetar partie nuk do të mund të shprehte idetë e veta.”
Lidhur me meritat, Ministri i Jashtëm sqaroi:”Edhe ne jemi të bindur se dërgimi i trupave italiane në Ukrainë nuk është një zgjidhje. Por ne po punojmë intensivisht për të siguruar që i gjithë Perëndimi të ketë një qëndrim të unifikuar.”
Lidhja gjithashtu pajtohet me këtë, duke lëshuar një deklaratë zyrtare që synon të qetësojë polemikën: “Me vendosmëri absolute, qetësi, mirësi dhe logjikë të shëndoshë, ne përsërisim: mos lejoni kurrë ushtarët italianë të luftojnë në Ukrainë ose Rusi. Jo ushtrive evropiane ose borxheve evropiane për të blerë armë.”
Tajani u përgjigj: “Ne nuk jemi në favor të dërgimit të trupave, por mund të japim një kontribut të rëndësishëm duke pasur parasysh përvojën tonë të gjerë në pastrimin e minave si në tokë ashtu edhe në det. Pastaj do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Është bërë përparim edhe në aspektin e koordinimit.”
Lideri i Forza Italia-s ngre zërin, duke theksuar edhe një herë një qëndrim që nuk është i gatshëm ta bëjë kompromis.
Top Channel
-

Nuk ka përballje Putin-Zelensky deri sa të bihet dakord për axhendën, ministri i jashtëm rus: Takohemi kur…
Takimi mes Vladimir Putin dhe Zelenskyt nuk ka asnjë shenjë në horizont se do të ndodhë.
Këtë e bën të ditur ministri i jashtëm rus, Lavrov i cili megjithatë këmbëngul se presidenti rus mbetet i gatshëm të takohet kur të ketë një agjendë të gatshme për takimin e tyre.
Duke folur për programin e NBC TV “Meet the Press with Kristen Welker”, Lavrov gjithashtu tha se Rusia kishte pranuar të ishte fleksibile mbi një numër pikash të ngritura nga presidenti amerikan Donald Trump, raportoi Reuters.Top Channel
