Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha të premten se përmirësimi i bilancit të jashtëm të ekonomisë ka qenë përcaktues në tendencën e forcimit të Lekut në kursin e këmbimit valutor.Në raportimin e tij vjetor para Kuvendit, Guvernatori u shpreh se pozicioni i jashtëm i ekonomisë është konsoliduar, falë rritjes së mëtejshme të eksporteve, remitancave dhe investimeve të huaja direkte.“Gjatë vitit 2024, eksportet totale shënuan vlerën e 9.1 miliardë eurove, duke u rritur me 11% krahasuar me vitin paraardhës, të nxitura nga të ardhurat nga turizmi në vlerën e 5 miliardë eurove. Po ashtu, remitancat arritën 1 miliard euro, ndërsa flukset hyrëse nga investimet e huaja direkte në 1.6 miliard euro. Në tërësi, bilanci i shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë ka shënuar përmirësim gjatë tre viteve të fundit, duke regjistruar minimume të deficitit të llogarisë korrente dhe duke u pasqyruar në trendin forcues të kursit të këmbimit. Në pasqyrim të këtyre dinamikave, borxhi i jashtëm ra në 40.6% të PBB-së, ndërsa rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë kanë arritur pranë nivelit të 7 miliardë eurove, duke ofruar një garanci të rritur për stabilitetin financiar të vendit,” tha Sejko.Kursi mesatar i këmbimit euro-lek pësoi rënie për të katërtin vit radhazi dhe preku një minimum të ri historik për vitin 2024. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, në rënie me 7.4% krahasuar me vitin 2023.Sejko vuri në dukje gjithashtu se pozicioni fiskal është përmirësuar më tej, sikurse tregohet nga reduktimi i deficitit buxhetor dhe i borxhit publik, respektivisht në nivelet 0.7% dhe 53.8% të PBB-së, për fundin e vitit 2024.Gjithashtu, sistemi bankar ka përmirësuar treguesit e qëndrueshmërisë, ka rritur bazën e depozitave dhe ka zgjeruar ndjeshëm portofolin e kredisë. Këto zhvillime kanë rritur aftësinë e sistemit bankar për të furnizuar ekonominë me fonde të qëndrueshme dhe me kosto të ulëta, si dhe kanë mundësuar zgjerimin e përdorimit të instrumenteve moderne të pagesave.Në pasqyrim të këtyre zhvillimeve, Shqipëria njohu përmirësim të vlerësimit të rrezikut të borxhit sovran nga agjencitë e specializuara ndërkombëtare, çka kontribuon në uljen e kostove të financimit të ekonomisë shqiptare në tregun e huaj.Sipas Guvernatorit, kjo tablo pasqyron – ndër të tjera – edhe kontributin e Bankës së Shqipërisë, nëpërmjet politikës monetare dhe makroprudenciale, të mbikëqyrjes dhe rregullimit të kujdesshëm të sistemit bankar, si dhe të masave për nxitjen e zhvillimit të tregut financiar dhe të sistemit të pagesave.“Pas një faze normalizimi gjatë viteve 2022 – 2023, qëndrimi i politikës monetare u bë më akomodues gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024 dhe vitit 2025. Kjo qasje u diktua nga nevoja për të rikalibruar kushtet monetare në një ambient me inflacion në rënie. Në këtë kuadër, ne ndërmorëm dy ulje të normës bazë të interesit, duke e zbritur atë nga niveli 3.25% në fillim të vitit 2024, në 2.5% në muajin korrik 2025. Paralelisht me të, ne intensifikuam blerjet e valutës në tregun vendas, duke tërhequr thuajse 914 milionë euro prej tij gjatë vitit 2024, dhe duke vijuar me ritme të ngjashme edhe gjatë vitit 2025. Rritja e prezencës në tregun valutor synon frenimin e shpejtësisë së forcimit të kursit të këmbimit të Lekut, qetësimin e aktivitetit në tregun valutor, si dhe minimizimin e pasojave potenciale negative në stabilitetin monetar dhe financiar të vendit, pasoja të cilat mund të burojnë nga krijimi i pozicioneve spekulative apo nga rritja e volatilitetit të kursit,” tha Sejko.Sipas tij, këto masa kanë sjellë një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të financimit për familjet dhe bizneset. Normat e interesit të kredisë në Lek janë reduktuar, ndërsa kreditimi ka përfituar gjithashtu nga një qasje më pozitive e bankave ndaj tij. Për rrjedhojë, kredia për sektorin privat shënoi një rritje vjetore prej 15.7% në fund të vitit 2024, dhe 14% në tremujorin e tretë të vitit aktual. Kjo kredi, sipas tij, ka mbështetur konsumin dhe investimet e sektorit privat, duke ruajtur një kompozim të mirë valutor dhe një cilësi të mirë të portofolit të kredisë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: jashtëm
-

VIDEO/ Tragjedi në Romë, turisti japonez humb jetën pasi bie nga muri i jashtëm i Panteonit
Një turist japonez vdiq të premten në mbrëmje në Romë pasi ra nga muri i jashtëm i Panteonit , një nga monumentet më ikonike të Italisë.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, 69-vjeçari ishte ulur në murin e jashtëm të Panteonit kur, në rrethana të paqarta, ra në një hendek rreth shtatë metra të thellë që rrethon monumentin. Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por burri u nxor pa ndjenja dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.
Policia e Romës ka nisur një hetim për rrethanat e aksidentit. Sipas mediave italiane, turisti ndodhej në Romë me vajzën e tij, e cila u tha autoriteteve se babai i saj humbi ekuilibrin pasi papritmas u ndje keq.
Zona përreth murit të jashtëm të Panteonit është veçanërisht e mbushur me turistë që ndalojnë për të pushuar ose për të bërë foto. Panteoni, i ndërtuar nga perandori romak Hadrian dhe i njohur për kupolën e tij imponuese me hapjen karakteristike, mbetet një nga monumentet më të vizituara në Itali.
Hyrja në monument ishte falas deri në vitin 2023, kur u prezantua një biletë prej pesë eurosh – një vendim që kishte shkaktuar reagime, por nuk e uli popullaritetin e tij. Vetëm në vitin 2024, më shumë se katër milionë njerëz e vizituan atë, me radhë që formoheshin çdo ditë në Piazza della Rotonda.
-

Tragjedi në Romë, turisti japonez humb jetën pasi bie nga muri i jashtëm i Panteonit
Një turist japonez vdiq të premten në mbrëmje në Romë pasi ra nga muri i jashtëm i Panteonit , një nga monumentet më ikonike të Italisë.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, 69-vjeçari ishte ulur në murin e jashtëm të Panteonit kur, në rrethana të paqarta, ra në një hendek rreth shtatë metra të thellë që rrethon monumentin. Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por burri u nxor pa ndjenja dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.
Policia e Romës ka nisur një hetim për rrethanat e aksidentit. Sipas mediave italiane, turisti ndodhej në Romë me vajzën e tij, e cila u tha autoriteteve se babai i saj humbi ekuilibrin pasi papritmas u ndje keq.Zona përreth murit të jashtëm të Panteonit është veçanërisht e mbushur me turistë që ndalojnë për të pushuar ose për të bërë foto. Panteoni, i ndërtuar nga perandori romak Hadrian dhe i njohur për kupolën e tij imponuese me hapjen karakteristike, mbetet një nga monumentet më të vizituara në Itali.
Hyrja në monument ishte falas deri në vitin 2023, kur u prezantua një biletë prej pesë eurosh – një vendim që kishte shkaktuar reagime, por nuk e uli popullaritetin e tij. Vetëm në vitin 2024, më shumë se katër milionë njerëz e vizituan atë, me radhë që formoheshin çdo ditë në Piazza della Rotonda.Top Channel
-

Pezullohen përgatitjet për takimin Trump-Putin, shtyhet takimi i ministrave të Jashtëm të të dy vendeve
Shpresat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për një samit me homologun e tij rus, Vladimir Putin, duket se po shuhen, pasi një takim përgatitor midis ministrave të Jashtëm të të dy vendeve, i cili ishte planifikuar të zhvillohej këtë javë, është shtyrë, raportoi CNN.
Moska u përgjigj duke komentuar se “diçka për të cilën nuk është rënë dakord nuk mund të shtyhet”, raportoi agjencia e lajmeve RIA, duke cituar zëvendësministrin e jashtëm Sergei Ryabkov.
Ryabkov theksoi gjithashtu se takimi midis dy ministrave kërkon përgatitje.Trump ka thënë vazhdimisht se dëshiron paqe në Ukrainë. Pas një telefonate me Putinin javën e kaluar, presidenti amerikan tha se Ministrat e Jashtëm të SHBA-së dhe Rusisë, Marco Rubio dhe Sergei Lavrov, do të takoheshin.
Por CNN raportoi të hënën, se takimi ishte shtyrë për momentin, pasi Rubio dhe Lavrov kanë pikëpamje të ndryshme se si t’i jepet fund luftës në Ukrainë.
Rrjeti televiziv amerikan shtoi se nuk ishte e qartë se çfarë ndikimi do të kishte shtyrja e samitit midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, i cili është planifikuar të mbahet në Budapest./vizionplus.tv -

Takimi me Trump/ Bullgaria ‘thyen’ rregullat e BE, do të lejojë fluturimin e Putinit për në Budapest
Bullgaria, vend anëtar i BE-së, sinjalizoi, se do të lejojë fluturimin e presidentit rus Vladimir Putin përmes hapësirës së saj ajrore drejt Budapestit, ku do të zvhillohet takimi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
“Nëse bëhen përpjekje për arritjen e paqes, dhe nëse kushti për këtë është, që të ketë një takim, atëherë është logjike që të mundësohet zhvillimi i këtij takimi ashtu siç është e udhës”, është shprehur ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev, sipas një njoftimi të radios shtetërore në Sofje në kuadrin e takimit të këshillit të ministrave të BE-së në Luksemburg.
Një itinerar i mundshëm fluturimi nga Moska për në Budapest kalon mbi Detin e Zi, mbi Bullgari dhe Serbi. Hapësira ajrore e Bullgarisë si vend anëtar në BE pas fillimit të luftës sulmuese të Rusisë ndaj Ukrainës është e mbyllur për avionët rusë. Itinerare të tjera të mundshme janë në veri përmes Bjellorusisë dhe Polonisë ose Detit Baltik, Gjermanisë dhe Çekisë.
Lavrov dhe Rubio përgatisin takimin e presidentëve
Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe SHBA-së, Sergej Lavrov dhe Marco Rubio, kanë telefonuar për të përgatitur takimin e mundshëm të presidentëve lidhur me luftën në Ukrainë. Këtë e bënë të ditur Ministritë e Jashtme në Moskë dhe në Uashington. Sipas një njoftimi nga Moska janë biseduar hapa konkrete, për të vënë në jetë ato për çfarë është rënë dakord gjatë telefonatës të enjten (16.10.2025) e kaluar ndërmjet presidentëve Vladimir Putindhe Donald Trump.
Një zëdhënës i Rubios tha në Uashington, se qëllimi konkret është një “zgjidhje e qendrueshme për luftën ruso-ukrainase”, sikurse synon presidenti Trump. Pas telefonatës me Putinin, Trump deklaroi, se së shpejti do të takohet me kreun e Kremlinit në kryeqytetin hungarez, Budapest. Deri tani ende nuk është përcaktuar një datë. Paraprakisht është planifikuar një takim i ministrave të jashtëm, për të përgatitur samitin e dytë Trump-Putin.Të dy presidentët u takuan për herë të parë në mes të gushtit në shtetin federal të SHBA-së, Alaskë./DwTop Channel
-

Takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Wadephul: Ballkani Perëndimor pjesë e familjes europiane
Zhvillohet në Belfast takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.
Britania e Madhe si kryesuese e radhës së këtij formati fokuson temat e pajtimit, sigurisë, integrimit rajonal dhe migracionit.
Qëllimi i takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në formatin e Procesit të Berlinit është mbështeja e shteteve të Ballkanit Perënimdor në rrugën e afrimit me BE-në.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul,përpara nisjes për në Belfast deklaroi, se “Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes europiane. Ndaj është për ne e qartë: Rrugën e nisur drejt BE-së do ta përshkojmë bashkë me të gjashtë vendet e rajonit.
Katalizatori në procesin e antarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor është procesi i Berlinit. Ky funksion është më i rëndësishëm se kurrë. Sepse njerëzit kanë filluar ta humbasin besimin për një të ardhme të shpejtë në BE. Por këtë ne nuk mund ta pranojmë, sepse në rast të kundërt kërcënon një kthim në kohët e vjetra të armiqësive dhe një rol më i madh i Rusisë dhe Kinës.
Në Procesin e Berlinit synohet gjithashtu të arrihet nxitja e bashkëpunimit të përditshëm dhe përmirësimet e prekshme në jetën e njerëzve – qoftë përmes punës ndërkufitare me rininë, qarkullimin e lirë dhe njohjen reciproke të diplomave. ”Forca simbolike e Belfastit në procesin e pajtimit
Ministri Wadephul duke iu referuar procesit të vështirë të pajtimit dhe afrimit ndërmjet popujve në Ballkanin Perëndimor me një të kaluar luftrash e konfliktesh ende të pazgjidhura, nënvizon në deklaratën e tij: “Natyrisht që në rrugën e pajtimit pjesërisht ka ende shumë hapa për të bërë. Ndaj edhe për këtë arsye vendi, që e kanë zgjedhur miqtë tanë britanikë si nikoqir të këtij takimi të ministrave të Jashtëm, ka një rëndësi të veçantë: Belfasti është simbol se si pas një përçarjeje prej dekadash pajtimi shoqëror u bë i mundur. Jo brenda natës, por me durim, vullnet politik, e në radhë të parë falë guximit të shumë njerëzve, që në situata të vështira vazhdimisht arrijnë ta kuptojnë dhe të afrohen me njeri-tjetrin”, thekson ministri i Jashtëm gjerman.
Britania e Madhe kryesuese e radhës së Procesit të Berlinit
Pikërëndesat e kryesisë britanike të radhës në këtë proces sivjet janë temat e pajtimit, sigurisë, integrimit rajonal dhe migracionit. Më 22 tetor do të pasojë samiti i kryetarëve të shteteve dhe qeverive në Londër.
Që prej vitit 2014 Procesi i Berlinit mbështet bashkëpunimin rajonal ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Krahas Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në këtë format marrin pjesë edhe disa vende të BE-së si dhe Mbretëria e Bashkuar dhe disa institucione të BE-së.
/dwTop Channel
-

Procesi i Berlinit në Belfast, kryediplomati gjerman: Ka shumë hapa për të bërë në rrugën e pajtimit në BP
Zhvillohet në Belfast takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit. Britania e Madhe si kryesuese e radhës së këtij formati fokuson temat e pajtimit, sigurisë, integrimit rajonal dhe migracionit.
Qëllimi i takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në formatin e Procesit të Berlinitështë mbështeja e shteteve të Ballkanit Perënimdor në rrugën e afrimit me BE-në.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul,përpara nisjes për në Belfast deklaroi, se “Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes europiane. Ndaj është për ne e qartë: Rrugën e nisur drejt BE-së do ta përshkojmë bashkë me të gjashtë vendet e rajonit.
Katalizatori në procesin e antarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor është procesi i Berlinit. Ky funksion është më i rëndësishëm se kurrë. Sepse njerëzit kanë filluar ta humbasin besimin për një të ardhme të shpejtë në BE. Por këtë ne nuk mund ta pranojmë, sepse në rast të kundërt kërcënon një kthim në kohët e vjetra të armiqësive dhe një rol më i madh i Rusisë dhe Kinës.
Në Procesin e Berlinit synohet gjithashtu të arrihet nxitja e bashkëpunimit të përditshëm dhe përmirësimet e prekshme në jetën e njerëzve – qoftë përmes punës ndërkufitare me rininë, qarkullimin e lirë dhe njohjen reciproke të diplomave. “
Forca simbolike e Belfastit në procesin e pajtimit
Ministri Wadephul duke iu referuar procesit të vështirë të pajtimit dhe afrimit ndërmjet popujve në Ballkanin Perëndimor me një të kaluar luftrash e konfliktesh ende të pazgjidhura, nënvizon në deklaratën e tij: “Natyrisht që në rrugën e pajtimit pjesërisht ka ende shumë hapa për të bërë. Ndaj edhe për këtë arsye vendi, që e kanë zgjedhur miqtë tanë britanikë si nikoqir të këtij takimi të ministrave të Jashtëm, ka një rëndësi të veçantë: Belfasti është simbol se si pas një përçarjeje prej dekadash pajtimi shoqëror u bë i mundur. Jo brenda natës, por me durim, vullnet politik, e në radhë të parë falë guximit të shumë njerëzve, që në situata të vështira vazhdimisht arrijnë ta kuptojnë dhe të afrohen me njeri-tjetrin”, thekson ministri i Jashtëm gjerman.
Britania e Madhe kryesuese e radhës së Procesit të Berlinit
Pikërëndesat e kryesisë britanike të radhës në këtë proces sivjet janë temat e pajtimit, sigurisë, integrimit rajonal dhe migracionit. Më 22 tetor do të pasojë samiti i kryetarëve të shteteve dhe qeverive në Londër.
Që prej vitit 2014 Procesi i Berlinit mbështet bashkëpunimin rajonal ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Krahas Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në këtë format marrin pjesë edhe disa vende të BE-së si dhe Mbretëria e Bashkuar dhe disa institucione të BE-së. /DW/
-

Lufta në Gaza/Ministri i Jashtëm turk: Është bërë shumë përparim në bisedimet e paqes
Ministri i Jashtëm i Turqisë ka thënë se bisedimet për të zbatuar planin 20-pikësh të paqes të Donald Trump në Gaza kanë bërë “shumë përparim”.
Sipas mediave të huaja, Hakan Fidan tha se diskutimet janë përqendruar në sigurinë, një armëpushim, shkëmbimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë, si dhe kohën për tërheqjen e forcave izraelite.
Fidan shtoi se një armëpushim do të shpallet nëse arrihet një rezultat pozitiv në bisedime.
Kujtojmë se Izraeli i ka vijuar sulmet në Gaza, pavarësisht paralajmërimeve të Presidentit Donald Trump, për ndaljen e plotë të bombardimeve.
Vetëm ditën e sotme, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 10 persona u vranë dhe mbi 60 të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet izraelite. -

“Diplomacia ekonomike, prioritet për Shqipërinë 2030”, Spiropali: Po forcojmë rrjetin e atasheve ekonomikë
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vuri në dukje rëndësinë strategjike që diplomacia ekonomike zë në agjendën e Shqipërisë për vitet në vijim, duke e cilësuar atë si një nga prioritetet kryesore në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030”.
Në një takim me nëpunësit e shërbimit të jashtëm, të cilët po marrin pjesë në trajnimin për Diplomacinë Ekonomike, Spiropali theksoi se përgatitja profesionale dhe praktike e kësaj trupe është thelbësore për promovimin e profilit ekonomik të vendit. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, z. Reinout Caspar Vos.
“Diplomacia ekonomike, prioritet për Shqipërinë 2030
Me hyrjen në zyrë mëngjesin e sotëm, përshëndeta nëpunësit e shërbimit të jashtëm të Shqipërisë, që po marrin pjesë në trajnimin e Diplomacisë Ekonomike, me praninë e Ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, z. Reinout Caspar Vos.
Përgatitja e trupës së shërbimit të jashtëm me aftësitë praktike në promovimin e profilit ekonomik të vendit është pjesë e vizionit për forcimin e rrjetit të atasheve ekonomikë dhe ndërtimin e një platforme unike për investitorët e huaj në vend”, shprehet ajo.Top Channel
-

Diaspora dërgoi në Kosovë mbi 900 milionë euro për tetë muajt e parë të 2025
Sipas të dhënave të fundit, diaspora ka dërguar në Kosovë rreth 928.5 milionë euro gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025. Shuma e dërguar përmes remitancave vazhdon të jetë një burim jetik për ekonominë e Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar statistikat e bilancit të pagesave, remitancave, investimeve direkte etj.BQK njofton se remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në korrik 2025 shënoi 785.06 milionë euro, që paraqet rritje prej 31.27 milionë euro ose 4.15% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin gusht 2025 ishin rreth 143.4 milionë euro, duke arritur kështu vlerën 928.48 milionë euro (preliminare) për tetë muajt e parë të vitit 2025.“Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit gusht kanë qenë përmes IFJB me 41.02% përmes bankave komerciale me 17.19% dhe kanaleve tjera me 41.79%”, thuhet në njoftim.Ndërkaq, BQK ka dhënë statistika edhe lidhur me investimet direkte.“Investimet Direkte në Kosovë deri në fund të korrikut 2025 ishin 540.94 milionë euro që paraqet një rritje prej 24.24% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 212.78 milionë euro”, thuhet në raport.Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar po ashtu lidhur me borxhin e jashtëm bruto.“Borxhi i jashtëm bruto – i cili përfshinë borxhin publik dhe privat në fund të tremujorit të dytë 2025, arriti vlerën 4.43 miliardë euro, e cila paraqet rritje prej 218.19 milionë euro krahasuar me tremujorin paraprak. Kontribuuesi kryesor i rritjes së borxhit të jashtëm në Kosovë ishte sektori privat për 133.13 milionë euro, ndërsa borxhi publik u rrit për 85.05 milionë”.Ndërkaq, sa i përket borxhit të sektorit publik – në fund të tremujorit të dytë 2025 arriti vlerën 1.02 miliardë euro duke marrë pjesë me 23.03% në gjithsej borxhin e jashtëm.Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë, i cili në fund të tremujorit të dytë 2025 ishte 857.81 milionë euro.BQK ka prezantuar edhe të dhëna për borxhin e sektorit privat.“Borxhi i sektorit privat – të tremujorit të dytë 2025 arriti vlerën 3.41 miliardë euro. Pjesëmarrësit në borxhin privat janë bankat komerciale 21.10% kompanitë në relacion të investimeve direkte 27.31% dhe sektorët tjerë 51.59%”.Bilanci tregtarDeficiti në mallra deri në fund të korrikut 2025 arriti 3.19 miliardë euro, ose 19.03% më i lartë se vitin e kaluar.Eksportet shënuan 528.27 milionë euro (rënie prej 1.71%).Importet arritën 3.72 miliardë euro (rritje prej 15.57%).Llogaria e shërbimeveShënoi bilanc pozitiv prej 1.11 miliardë euro, duke u rritur 22.25% krahasuar me korrikun 2024.Të ardhurat parësoreBilanc pozitiv prej 184.93 milionë euro, nga 113.88 milionë euro vitin e kaluar, me një rritje prej 62.39%.Të ardhurat dytësore dhe remitancatTë ardhurat dytësore shënuan bilanc pozitiv prej 1.15 miliardë euro (+2.74%).Remitancat deri në korrik 2025 arritën 785.06 milionë euro (+4.15% krahasuar me 2024).Vetëm në gusht 2025 remitancat ishin 143.4 milionë euro, duke e çuar totalin për tetë muajt e parë në 928.48 milionë euro (preliminare).Kanale të remitancave: IFJB 41.02%, bankat komerciale 17.19%, kanalet tjera 41.79%.Llogaria financiareAsetet deri në fund të korrikut: 376.32 milionë euro bilanc pozitiv.Detyrimet financiare: 900.63 milionë euro bilanc pozitiv.Investimet direkteInvestimet e huaja direkte në Kosovë: 540.94 milionë euro deri në korrik (+24.24%).Investimet direkte jashtë Kosovës: 212.78 milionë euro.Asetet rezervëU rritën për 201.48 milionë euro (+30.22%), duke arritur në 201.48 milionë euro nga 154.73 milionë në 2024.Rritjes i kontribuoi rritja e depozitave (+264.06 milionë €), ndërsa investimet në letra me vlerë ranë me 62.58 milionë €.Pozicioni i investimeve ndërkombëtareAsetet ndërkombëtare u rritën me 280.91 milionë €, duke arritur në 8.41 miliardë €.Detyrimet ndërkombëtare u rritën me 468.12 milionë €, duke arritur në 10.96 miliardë €.Rritjes i kontribuoi: investimet direkte (+93.85 milionë €), letrat me vlerë (+59.94 milionë €) dhe asetet rezervë (+187.58 milionë €).Rënie shënuan investimet tjera (-60.46 milionë €).Borxhi i jashtëm brutoNë fund të TM2 2025: 4.43 miliardë euro, rritje prej 218.19 milionë € krahasuar me TM1.Sektori privat kontribuoi me +133.13 milionë €, ndërsa sektori publik me +85.05 milionë €.Borxhi publik dhe privatBorxhi publik: 1.02 miliardë euro (23.03% e gjithsej borxhit të jashtëm).Prej tyre, 857.81 milionë euro i takojnë borxhit të jashtëm të qeverisë.Borxhi privat: 3.41 miliardë euro. Struktura: 21.10% bankat komerciale, 27.31% kompanitë në relacion me IHD, 51.59% sektorët tjerë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
