Tag: jashtëm

  • Borxhi i jashtëm arrin në 10 mld euro, ekspertët: Të zbulohen borxhet e fshehta dhe të mirëmenaxhohet kursi i këmbimit

    Borxhi i jashtëm arrin në 10 mld euro, ekspertët: Të zbulohen borxhet e fshehta dhe të mirëmenaxhohet kursi i këmbimit

    Në 10.1 miliardë euro ka arritur huaja që vendi ynë ka ndaj institucioneve ndërkombëtare sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, duke u zgjerua me 139 mln euro në fundvit.
    Ekspertët e ekonomisë e shohin me optimizëm ecurinë e këtij treguesi, duke u bazuar në situatën ekonomike të vendit.
    “Në raste kur ulet kostoja e borxhit të jashtëm që nuk është një ulje e përhershme se ne nuk e komandojmë dot kursin e këmbimit, qeveritë bëhen më dorëlëshuara për shpenzime dhe kur kostoja rritet nga valutat, ne prodhojmë një borxh të madh që dëmton rritjen ekonomike, stabilitetin financiar dhe redukton mbështetjen reale për shtresat në nevojë”, shprehet Arben Malaj, ekspert ekopnomie.
    “Shqipëria duke patur një trend pozitiv dhe vlerësim të mirë nga Standard and Pours por dhe nga inst. Ndërkombëtare ka bërë të mundur që kostoja të vij në rënie dhe interesi që merret ky borxh të vij në rënie. Kjo jep shenja pozitive për atë çfarë ne do të paguajmë”, thotë eksperti bankar, Artur Ribaj.
    Por një forcim i monedhës vendase dhe zhvlerësim i euros duket se e ka ndihmuar borxhin e jashtëm i cili në raport më PBB shënoi rënie në fund të 2024 në 41.5%. Teksa rreth 71% e borxhit të jashtëm është në euro dhe pjesa e mbetur në valutat e tjera.
    “Kur euro ishte me 120-140 borxhi ishte shumë i lartë. Kur euro vajti me 100 borxhi i jashtëm ra por kjo nuk ishte merita e menaxhimit të financave por nga luhatjet e kursit të këmbimit”, shton Malaj.
    “Forcimi i lekut dhe rediktimi me euron ka ndikuar shumë. Nëse do të ksihim të kundërtën do rrezikonim që masa e borxhit të rritej deri në 30%. Ruajtja e një raporti të tillë do të vazhdojë të kemi një ecuri nën kontroll”, përfundon Ribaj.
    Ekspertët japin sugjerimet për evidentimin e borxhit dhe menaxhimin e duhur të tij.
    “Besoj që borxhi i përgjithshëm do të ketë një trend ulës nëse do ketë rritje të madhe ekonomike menaxhim i kursit të këmbimit, dhe të jemi më të përgjegjshëm kur marrim borxh”, tha më tej Malaj.
    “Ndoshta duhet të bëjmë ushtrimin e FSAP-it, Shqipëria ka bërë në 2013 një vlerësim të situatës financiare mund të zbulonte borxhe të tjera të fshehta që mund të mos jenë të evidentuara. Ashtu sic ndodhi në atë periudhë u gjetën borxhe të kompanive me kapital shtetëror dhe punime të bëra nga buxheti i shtetit dhe të papaguara ende”, thekson eksperti bankar.
    Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 46% e borxhit të jashtëm të Shqipërisë zotërohet nga qeveria, ndërkohë që pjesa e mbetur paraqitet e shpërndarë midis sektorëve të tjerë, bankave të nivelit të dytë dhe Bankës Qendrore. (TCH)

  • ”Për Serbinë, armiku i jashtëm janë gjithmonë shqiptarët e kroatët”, Pollo: Marrëveshja hap pozitiv

    ”Për Serbinë, armiku i jashtëm janë gjithmonë shqiptarët e kroatët”, Pollo: Marrëveshja hap pozitiv

    Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo ka komentuar marrëveshjen për mbrojtjen firmosur mes sy vendeve anëtare të NATO-s Shqipëria dhe Kroacia dhe një vendi që aspiron të anëtarësohet, Kosova, si një zhvillim pozitiv. Pollo e ka cilësuar reagimin e presidentit serb Vuçiç si një reagim të paarsyeshëm, për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve të brendshme politike që po kalon ai në këtë moment. Sipas tij, Vuçiç ka reaguar në mënyrë jo porpocionale e të paarsyeshme për të tërhequr vëmendjen, për të krijuar idenë e armikut të jashtëm.
    ”Është hap pozitiv, bashkëpunimi mes shteteve të NATO-s në formate më të vogla dhe me shtete pro NATO-s. është normalitet brenda aleancës. Sa i takon reagimit të Serbisë, do të bija dakord me opozitën serbe, se në këtë moment politikisht të vështirë për Vuçiç, ai reagon në mënyrë jo porpocionale e të paarsyeshme për të tërhequr vëmendjen, për të krijuar idenë e armikut të jashtëm, gjithmonë armiqtë përhershëm, shqiptarët kroatët, për të zbutur tensionin e shoqërisë serbe, studentët që protestojnë jo thjesht aksidentin që ndodhi në novi sad por për gjithë keqqeverisjen, shtetin ligjor që mungon,korrupsionn në nivele të larta, terma ë njohur në vendin tonë.

    Janë 3 shtete që kanë gjetur gjuhën e përbashkët në rajon, Serbia është një shtet që po militarizohet më shumë se të tjerët, ka politika rezivioniste, në raport me Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën, një faktor destabilizimi fatkeqësisht jo i njohur si i tillë as nga lojtarët e mëdhenj nga SHBA e BE, por mbetet i tillë nga vendet e rajonit
    Nëse rrethanat politike dhe diplomatike do e lejonin, do ishte e imagjinueshme të bashkoheshin, nuk ka dramacitet që justifikon deklaratat, mund të bashkoheshin dhe dy shtetet e tjera të NATO-s, Mali i Zi dhe Maqedonia”.

  • Thellohet tatëpjeta e Euros/ Ekspertët tregojnë çfarë po e dobëson monedhën

    Thellohet tatëpjeta e Euros/ Ekspertët tregojnë çfarë po e dobëson monedhën

    Rreth 4% e zhvlerësuar krahasuar me një vit më parë, por duke vijuar tatëpjetën edhe në 2025, kjo është situata në të cilën ndodhet euro aktualisht.

    Monedha europiane vijon të humbas terren duke u këmbyer për 98.96 lekë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
    Është turizmi, remitancat por dhe afrimi i zgjedhjeve parlamentare sipas ekspertëve që po dobësojnë më tej këtë valutë.
    “Shohim që muaji shkurt dhe mars me ngrohjen e temperaturave kemi sjellë dhe nëncmimin e euros për shkak të rritjes së numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Fenomeni i dytë është dhe rritja e remitancave kanë sjellë së fundmi emigrantët kanë sjellë më shumë para këto muaj duke ndikuar drejtëpërdrejtë tek euro. Ne kemi parë që investimet e huaja direkte janë në nivelet më të larta në pasuritë e patundshme dhe këto të fundit i kanë transaksionet në euro.”, shprehet Romina Radonshiq, ekspert ekonomie.
    Efekti i zhvlerësimit të euros ka sjellë humbje në të ardhurat e buxhetit të shtetit. 160 milionë euro më pak u regjistruan nga TVSH në import në 2024. Ndërsa më pak fitime kanë patur edhe eksportuesit. Por nga ana tjetër kjo situatë po favorizon ndjeshëm borxhin e jashtëm.
    “Banka e nivelit të dytë po japin më pak kredi në euro për të menaxhuar riskun. Por fituesit kryesor është qeveria për shkak të borxhit të jashtëm që ka në euro dhe të ardhurat i ka në lekë kur konvertohen në euro ajo ka mundësi që të lajë këtë borxh të jashtëm.”, shton më tej ekspertja e ekonomisë.
    Në tendencë rënëse ndodhet edhe monedhat e tjera kryesore. Dollari Amerikan këmbehet për 91.36 lekë, paundi britanik 118.15 lekë dhe franga zviceriane 103.61 lekë.
    ECURIA E EUROS
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    Mars 2024 102.93 lekëMars 2025 98.96 lekë
    TREGU VALUTOR
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    Dollari 91.36 lekëPaundi britanik 118.15 lekëFranga zviceriane 103.61 lekë