Tag: jashtëm

  • “Ta anëtarësojmë Kanadanë në BE”, propozimi i papritur: Mos e lini në dorë të Trumpit!

    “Ta anëtarësojmë Kanadanë në BE”, propozimi i papritur: Mos e lini në dorë të Trumpit!

    Me vendosjen e tarifave që zhytën botën në kaos, Donald Trump ngjalli jo vetëm frikën e tërmetit të mundshëm që pret ekonominë globale: Ai dëshmoi gjithashtu se i bën realitet dëshira e veta, pavarësisht pasojave dhe kundërshtive që mund të hasë.

    E në këtë këndvështrim, po shihen me shqetësim edhe thirrjet e tij provokuese për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të të SHBA-së. Në këtë situatë, ish-ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel ka dalë me një thirrje të papritur: Ai sugjeron që Kanadasë t’i ofrohet anëtarësimi i pjesshëm në Bashkimin Evropian.
    “Mbase jo si një anëtar i integruar plotësisht si të tjerët, por ndoshta pjesërisht të paktën. Europa duhet t’i rezistojë pretendimeve të presidentit Donald Trump për ta bërë Kanadanë pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ish-ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel.
    Për çdo rast, Kanadaja është më europiane se disa anëtarë të BE-së, shtoi Gabriel, i cili shërbeu si ministër i Jashtëm nga viti 2017 deri në 2018 dhe ishte zëvendëskancelar nga 2013 deri në 2018, kur Angela Merkel ishte shefe e ekzekutivit gjerman. Presidenti amerikan Trump ka ushtruar presion të madh ndaj fqinjit të tij verior përmes tarifave, duke bërë që Kanada të vendosë tarifa për importet e disa automjeteve nga SHBA.

    Top Channel

  • “SHBA, besnike ndaj NATO-s”, Rubio: Ne nuk do të largohemi nga Aleanca Ushtarake

    “SHBA, besnike ndaj NATO-s”, Rubio: Ne nuk do të largohemi nga Aleanca Ushtarake

    Ndryshe nga shqetësimet për tërheqje të mundshme të SHBA nga NATO, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio u shpreh se SHBA i mbetet besnik NATO-s.

    Fillimi i takimit dy ditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s, u la në hije nga tarifat e importit të vendosura nga Uashingtoni për mallrat dër të tjera edhe nga Evropa, të mërkurën. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Xavier Bettel foli për një “moment të së vërtetës” që do të tregonte, nëse SHBA do të donte të ende të kishte të bënte me Evropën. Në këtë kontekst edhe ministrja e Jashtme gjermane në detyrë, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit) e bëri të qartë rëndësinë e sigurisë ekonomike për aftësinë mbrojtëse. Siguria ekonomike është “pjesë e sigurisë sonë të përgjithshme”, theksoi ajo në Bruksel.
    Në muajt e fundit, Trump kishte vënë vazhdimisht në pikëpyetje klauzolën e mbrojtjes reciproke të NATO-s dhe kërkonte që partnerët e NATO-s të rrisnin buxhetet e tyre të mbrojtjes në pesë për qind të PBB-së së tyre përkatëse. Deklaratat nga Uashingtoni nxitën frikën në mesin e diplomatëve të NATO-s në Bruksel se SHBA-të mund të tërhiqet të paktën pjesërisht nga NATO.
    Histeria e pajustifikuar
    Sipas Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, SHBA janë të përkushtuara ndaj NATO-s. Kjo nuk ka ndryshuar, tha Rubio në Bruksel para takimit dy ditor me krerët e departamenteve nga 32 vendet anëtare që filloi të enjten.
    Presidenti amerikan Donald Trump e ka bërë të qartë se ai mbështet NATO-n. “Ne do të mbetemi në NATO,” tha Rubio në Bruksel të enjten. Sipas Rubios, Shtetet e Bashkuara janë edhe “më aktive se kurrë” në NATO. “Histeria dhe ekzagjerimi” që keni parë në mediat ndërkombëtare dhe në disa media amerikane për këtë çështje janë të pajustifikuara. “Por ne duam që NATO të jetë më e fortë.”
    Në të njëjtën kohë, ai theksoi se NATO duhet të forcojë aftësitë e saj për t’u përgatitur për kërcënimet ekzistuese. Për këtë qëllim, ai konsideron të përshtatshme shpenzime të mbrojtjes në pesë përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Rubio pranoi se SHBA nuk e kanë arritur ende këtë objektiv.
    E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është “që partnerët tanë (…) të kenë më shumë aftësi”, “Ne duam që NATO të jetë më e fortë. Ne duam që NATO të jetë më efikase. Dhe e vetmja mënyrë që NATO të jetë më e fortë dhe më efektive është që partnerët tanë (…) të kenë më shumë aftësi,” tha Rubio.
    Investimet në sigurinë kombëtare ndoshta jo popullore
    Rubio tha se e kupton se, pas dekadash të ndërtimit të sistemeve gjithëpërfshirëse të sigurimeve shoqërore, mund të jetë jopopullore të devijosh prej tyre dhe të investosh më shumë në sigurinë kombëtare. Por ngjarjet e viteve të fundit, duke përfshirë luftën aktuale në zemër të Evropës, janë një kujtesë se një fuqi e fortë mbetet e nevojshme si pengesë.
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka hedhur poshtë frikën për një tërheqje të shpejtë të trupave amerikane nga Evropa. Nuk ka plane për këtë, tha ai në Bruksel. Ai vazhdon t’i konsiderojë SHBA një partner të besueshëm.
    Tema të tjera në takimin dy ditor në Bruksel lidhen me situatën në Ukrainë dhe negociatat për armëpushimin që Uashingtoni po zhvillon aktualisht me Moskën dhe Kiyvin. Përveç anëtarëve të NATO-s, në takim marrin pjesë edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ministri i Jashtëm ukrainas Andrij Sybiha dhe përfaqësues të Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë dhe Zelandës së Re.
    /DW

    Top Channel

  • Krerët e NATO-s mblidhen në Bruksel, nervozizëm për Rubion: Transatlantist apo jo?

    Krerët e NATO-s mblidhen në Bruksel, nervozizëm për Rubion: Transatlantist apo jo?

    Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s mblidhen të enjten për një samit dy ditor në Bruksel, ku sytë duket se do të jenë të drejtuar nga shefi i diplomacisë amerikane.

    Kur Marco Rubios iu dha fillimisht roli në administratën e re të presidentit Donald Trump, shumica e europianëve u gëzuan, sepse ai shihej një “transaltantist” i zjarrtë, kujton REL.
    Por tani sipas diplomatëve, në radhët e aleancës ka një lloj nervozizmi. Ndërsa disa thonë “ai ende na kupton ne dhe aleancën”, ata pyesin se sa ndikim ka realisht ai brenda Qeverisë amerikane dhe çfarë do të thotë ai kur bëhet fjalë për Ukrainën, Rusinë dhe Kinën.
    Ashtu si Pete Hegsethe në samitin e ministrave të mbrojtjes në muajin shkurt, Rubio do të këmbëngulë në mesazhin se aleatët evropianë duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtje dhe të ketë në shumë hise sa i përket ndarjes së barrës. Aleatët sërish shpresojnë se SHBA-ja do të rikonfirmojë angazhimin e saj ndaj NATO-s dhe nenit 5 të traktatit, që ka të bëjë me mbrojtjen e ndërsjellë.
    Duke qenë se takimet e vetme të tjera të NATO-s para samitit të qershorit janë takime joformale të ministrave të Jashtëm që do të mbahen në Turqi në mesin e majit dhe të Mbrojtjes në fillim të qershorit, takimi i kësaj jave shërben, në shumë mënyra, si provë gjenerale për samitin e Hagës që do të mbahet më 24-26 qershor.
    Qëllimi i atij takimi është i qartë: Të mbajë të bashkuar aleancën, duke rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtje. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po kërkon që të çdo aleat të zotohet se do të shpenzojë të paktën 3.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të ketë raporte të rregullta mbi përparimin, me shpresën se kjo do ta qetësojë presidentin amerikan, Donald Trump.

    Top Channel

  • Manisteriali i parë për 2025-ën, ministrat e Jashtëm takohen në Bruksel në 4 dhe 5 prill

    Manisteriali i parë për 2025-ën, ministrat e Jashtëm takohen në Bruksel në 4 dhe 5 prill

    Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Bruksel më 3-4 Prill për ministerialin e parë të vitit 2025, duke hapur rrugën për diskutime të rëndësishme mbi sigurinë.

    Lajmi u bë e ditur nga vetë faqja zyrtare e Ambasadës amerikane në Shqipëri, përmes një postimi në Facebook.
    Ambasada shprehet se ky çast historik shënon gjithashtu ministerialin e parë të Sekretarit Rubio në krye të Departamentit të Shtetit.
    “Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Bruksel më 3-4 Prill për ministerialin e parë të vitit 2025, duke hapur rrugën për diskutime të rëndësishme mbi sigurinë. Ky çast historik shënon gjithashtu ministerialin e parë të Sekretarit Rubio në krye të Departamentit të Shtetit”, thuhet në postim.

    Top Channel

  • Manisteriali i parë për 2025-ën, ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Bruksel në 4 dhe 5 prill

    Manisteriali i parë për 2025-ën, ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Bruksel në 4 dhe 5 prill

    Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Bruksel më 3-4 Prill për ministerialin e parë të vitit 2025, duke hapur rrugën për diskutime të rëndësishme mbi sigurinë.
    Lajmi u bë e ditur nga vetë faqja zyrtare e Ambasadës amerikane në Shqipëri, përmes një postimi në Facebook.

    Ambasada shprehet se ky çast historik shënon gjithashtu ministerialin e parë të Sekretarit Rubio në krye të Departamentit të Shtetit.
    “Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Bruksel më 3-4 prill për ministerialin e parë të vitit 2025, duke hapur rrugën për diskutime të rëndësishme mbi sigurinë. Ky çast historik shënon gjithashtu ministerialin e parë të Sekretarit Rubio në krye të Departamentit të Shtetit”, thuhet në postim.

  • “Britania mbështet Kosovën”, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar viziton Prishtinën

    “Britania mbështet Kosovën”, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar viziton Prishtinën

    Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David  Lammy, ka vizituar Kosovën. Ai u takua me presidenten Vjosa Osmanit, ndërsa mbajtën edhe një konferencë për  shtyp.
    Në fjalën e tij Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar e vuri theksin te normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit.Lexo edhe :Related Posts
    “Janë disa gjëra që duam t’i shohim. Normalizim të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Britania padyshim është kontribuuese e madhe në KFOR. E kam vizituar KFOR-in herën e fundit që isha këtu dhe do ta vizitoj prapë. Shpresoj që qeveria e ardhshme të adresojë nevojat e gjithë qytetarëve, përfshirë progresin në integrimin e serbëve në Kosovë dhe angazhimin e fuqishëm në dialogun e udhëhequr nga BE”, tha Sekretari i Jashtëm britanik.

    Sipas sekretarit britanik formimi i qeverisë së re në Kosovë është i rëndësishëm në situatën ku gjendet Kosova.
    “E mirëpres progresin pozitiv që keni arritur në procesin zgjedhor në shkurt dhe shpresoj që do të vazhdohet se shpejti për të formuar qeverinë e re që është esenciale në këto momente sfiduese”, tha Lammy.
    Kryediplomati  i Mbretërisë së Bashkuar u shpreh se për vendin e tij është e rëndësishme që Kosova të shënojë progres në rrugën euroatlantike.
    Presidentja Vjosa Osmani tha se  një pikë tjetër kyçe ishte edhe bashkëpunimi  i dy vendeve në fusha të ndryshme.
    “Sot diskutuam për thellimin e bashkëpunimit tonë strategjik në fusha kyçe, përfshirë mbrojtjen dhe ekonominë. Siç diskutuam gjatë takimit, e vlerësoj shumë faktin që e keni mirëpritur propozimin tim për një thellim dhe zgjerim të partneritetit në këto dy fusha, si dhe atë të ekonomisë. Jemi të përkushtuar të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të ekipeve dhe institucioneve tona për ta konkretizuar këtë partneritet dhe për t’i dhënë formën e duhur”, tha Osmani.
    Osmani ka përsëritur se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet  pavarësisht përballjes me provokimet e vazhdueshme te Serbisë.
    Ajo bëri edhe njëherë thirrje për vendosjen para përgjegjësisë  të autorëve të sulmit   të shtatorit 2023 në Banjskë.
    Mbrëmjen e të martës  kryediplomati britanik u prit në Prishtinë nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili theksoi faktin që ende nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, teksa Millan Radoiçiç endet i lirë dhe i mbrojtur nga aparati shtetëror serb./vizionplus.tv

  • Sekretari i Jashtëm britanik në Kosovë, takim me Kurtin dhe Osmanin, fokusi te forcimi i lidhjeve mes dy shteteve

    Sekretari i Jashtëm britanik në Kosovë, takim me Kurtin dhe Osmanin, fokusi te forcimi i lidhjeve mes dy shteteve

    Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor, që, sipas Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit në luftimin e imigracionit të parregullt dhe krimit të rëndë të organizuar.
    Të martën mbrëma, kryediplomati britanik u prit në Prishtinë nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrat e Qeverisë së tij.
    Kurti ka biseduar me Lammyn, ndër të tjera, rreth situatës aktuale në rajon dhe asaj gjeopolitike në Evropë, si dhe për çështjet e sigurisë, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

    Kreu në detyrë i ekzekutivit kosovar “theksoi faktin që ende nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, teksa Millan Radoiçiq endet i lirë dhe i mbrojtur nga aparati shtetëror serb”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.
    Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq – për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023, kur kishte mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
    Autoritetet në Serbi nuk pranojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët në Kosovë thonë se ato i kanë ofruar mbrojtje atij.
    Kurti ka shtuar se Radoiçiq “duhet të ekstradohet në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim të drejtë për veprat e tij”.
    Një takim mes Lammyt dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është paraparë të zhvillohet në mëngjesin e së mërkurës.
    Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka vlerësuar vizitën e Lammyt në vend, duke thënë se ajo “thekson angazhimin e përbashkët për forcimin e lidhjeve mes dy shteteve dhe avancimin e paqes e stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.
    Homologia kosovare e Lammyt, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka informuar sekretarin e Jashtëm britanik për, siç është thënë në një komunikatë të MPJD-së, “sfidat e sigurisë në Ballkan, përfshirë veprimet destabilizuese të Serbisë dhe ndikimin rus, të cilat vazhdojnë të rrezikojnë stabilitetin rajonal”.
    MPJD është shprehur më tej se “partneriteti mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë të forcohet dhe të thellohet, me fokus në përmirësimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe politikës ndërkombëtare”.
    I pranishëm në takimin e Lammyt me kabinetin qeverisës të Kosovës mori pjesë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili ka thënë se miqësia mes Kosovës dhe Britanisë është e kamotshme dhe e fortë.
    Lammy pritet të takojë edhe trupat paqeruajtëse britanike në Kosovë, të cilat shërbejnë në kuadër të misionit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).
    Sekretari i Jashtëm britanik, pas qëndrimit në Kosovë, pritet ta vizitojë edhe Serbinë, ku është paraparë, sipas Qeverisë britanike, nënshkrimi i një marrëveshjeje të re bashkëpunimi për luftimin e bandave në qendër të krizës me imigracionin ilegal dhe për sigurimin e kufijve të Mbretërisë së Bashkuar.
    Mbretëria e Bashkuar do të jetë mikpritëse e një takimi të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, në Londër, në vjeshtën e sivjetme, i cili, ndër tjerash, ka për qëllim të mbështesë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit./rel

  • Bombardime ndaj Iranit? Khamenei paralajmëron për ‘hakmarrje të fortë’ ndaj çdo ‘agresioni të jashtëm’

    Bombardime ndaj Iranit? Khamenei paralajmëron për ‘hakmarrje të fortë’ ndaj çdo ‘agresioni të jashtëm’

    Në përgjigjen e tij të parë ndaj kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për të “bombarduar” Iranin, lideri suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka paralajmëruar se çdo “agresion i jashtëm” do të përballet me “hakmarrje të fortë”.

    Duke folur me një kongregacion gjatë namazit të Fitër Bajramit në Teheran të hënën, Khamenei tha se agresioni i jashtëm nuk ka gjasa, por vendi është i përgatitur për çdo eventualitet.

    “Ne nuk besojmë se ka gjasa të ketë ndonjë agresion të jashtëm, por nëse ndodh ndonjë akt agresioni, ata padyshim do të marrin një goditje të fortë hakmarrëse,” tha ai.

    “Dhe nëse ata mendojnë të nxisin rebelim brenda vendit tonë – ashtu siç kanë bërë në vitet e kaluara – vetë populli iranian do t’u përgjigjet atyre.”

    Vërejtjet e tij erdhën një ditë pasi Trump kërcënoi Iranin me bombardime dhe tarifa dytësore, nëse nuk arrinte një marrëveshje me SHBA-në mbi programin e tij bërthamor.

    Irani ka refuzuar negociatat e drejtpërdrejta me administratën Trump, por ka mbajtur kanalet diplomatike të hapura për të adresuar çështjet e diskutueshme bërthamore, përmes negociatave indirekte.

    Qeveria e Iranit iu përgjigj letrës së Trump përmes Omanit javën e kaluar, duke vënë në dukje mosgatishmërinë e saj për t’u përfshirë në negociata të drejtpërdrejta nën kërcënimet ushtarake, siç deklaroi Ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi të enjten.

    Letra e Trump thuhet se i kërkonte Iranit të negocionte një marrëveshje të re bërthamore për të zëvendësuar marrëveshjen e vitit 2015, e cila u vu në sfond pasi SHBA u tërhoq nga ajo në maj 2018 gjatë presidencës së parë të Trump.

    “Nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje, do të ketë bombardime”, citohet të ketë thënë Trump në një intervistë. “Do të jetë bombardim i ngjashëm me të cilin ata nuk kanë parë kurrë më parë.”

    “Ka një shans që nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje, unë do të vendos tarifa dytësore ndaj tyre siç bëra katër vjet më parë.”

    Të dielën, presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian përjashtoi gjithashtu negociatat e drejtpërdrejta me SHBA, por shprehu gatishmërinë e administratës së tij për t’u përfshirë në bisedime indirekte.

    Khamenei tha gjithashtu se muaji i shenjtë i Ramazanit të këtij viti ishte “i hidhur” për muslimanët në mbarë botën për shkak të ngjarjeve në Gaza dhe Liban, duke e mbajtur SHBA-në bashkëpunëtore në mizoritë izraelite kundër palestinezëve.

    Ai e përshkroi Izraelin si një “forcë përfaqësuese” të fuqive perëndimore në rajonin e Azisë Perëndimore, duke pohuar se “grupi kriminal” duhet “çrrënjosur nga Palestina”.

    “Të dinë të gjithë se qëndrimi ynë mbetet i njëjtë si më pare, dhe armiqësia e SHBA-së dhe regjimit sionist mbetet e pandryshuar”, tha ai.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, gjithashtu mori fjalën e tij X të hënën për të dënuar kërcënimin me bombardim të Trump kundër Iranit.

    Ai e përshkroi kërcënimin nga një kryetar shteti, si një “fyerje tronditëse për vetë thelbin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

    “Dhuna lind dhunën, paqja lind paqen. SHBA mund të zgjedhë kursin…; dhe të pranojë PASOJAT,” shkroi ai./ AA.

  • Thellohet tatëpjeta e Euros/ Ekspertët: Turizmi dhe afrimi i zgjedhjeve parlamentare po dobësojnë monedhën

    Thellohet tatëpjeta e Euros/ Ekspertët: Turizmi dhe afrimi i zgjedhjeve parlamentare po dobësojnë monedhën

    Rreth 4% e zhvlerësuar krahasuar me një vit më parë, por duke vijuar tatëpjetën edhe në 2025, kjo është situata në të cilën ndodhet euro aktualisht.

    Monedha europiane vijon të humbas terren duke u këmbyer për 98.96 lekë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
    Është turizmi, remitancat por dhe afrimi i zgjedhjeve parlamentare sipas ekspertëve që po dobësojnë më tej këtë valutë.
    “Shohim që muaji shkurt dhe mars me ngrohjen e temperaturave kemi sjellë dhe nëncmimin e euros për shkak të rritjes së numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Fenomeni i dytë është dhe rritja e remitancave kanë sjellë së fundmi emigrantët kanë sjellë më shumë para këto muaj duke ndikuar drejtëpërdrejtë tek euro. Ne kemi parë që investimet e huaja direkte janë në nivelet më të larta në pasuritë e patundshme dhe këto të fundit i kanë transaksionet në euro.”, shprehet Romina Radonshiq, ekspert ekonomie.
    Efekti i zhvlerësimit të euros ka sjellë humbje në të ardhurat e buxhetit të shtetit. 160 milionë euro më pak u regjistruan nga TVSH në import në 2024. Ndërsa më pak fitime kanë patur edhe eksportuesit. Por nga ana tjetër kjo situatë po favorizon ndjeshëm borxhin e jashtëm.
    “Banka e nivelit të dytë po japin më pak kredi në euro për të menaxhuar riskun. Por fituesit kryesor është qeveria për shkak të borxhit të jashtëm që ka në euro dhe të ardhurat i ka në lekë kur konvertohen në euro ajo ka mundësi që të lajë këtë borxh të jashtëm.”, shton më tej ekspertja e ekonomisë.
    Në tendencë rënëse ndodhet edhe monedhat e tjera kryesore. Dollari Amerikan këmbehet për 91.36 lekë, paundi britanik 118.15 lekë dhe franga zviceriane 103.61 lekë.
    ECURIA E EUROS
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    Mars 2024 102.93 lekëMars 2025 98.96 lekë
    TREGU VALUTOR
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    Dollari 91.36 lekëPaundi britanik 118.15 lekëFranga zviceriane 103.61 lekë

    Top Channel

  • Danimarka i përgjigjet kritikave amerikane për Groenlandën

    Danimarka i përgjigjet kritikave amerikane për Groenlandën

    Ministri i Jashtëm i Danimarkës i është përgjigjur kritikave të udhëheqjes amerikane për menaxhimin e Grenlandës, duke thënë se nuk flasin kështu “aleatët e ngushtë” dhe se SHBA mund të forcojë sigurinë e saj pa marrë nën kontroll territorin.

    “Ne jemi të hapur ndaj kritikave, por për të qenë i sinqertë, ne nuk e vlerësojmë tonin me të cilin paraqitet”, tha ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen në një video në gjuhën angleze të postuar në X.

    “Kjo nuk është mënyra se si ju i drejtoheni aleatëve të ngushtë, dhe unë ende i konsideroj Danimarkën dhe SHBA-në si aleatë të ngushtë”, shtoi ai.