Tag: jashtëm

  • Ministri izraelit: Lufta e Iranit nisi që më 7 tetor

    Ministri izraelit: Lufta e Iranit nisi që më 7 tetor

    Gideon Sa’ar

    IZRAELI- Ministri i Jashtëm i Izraelit tha se “lufta e Iranit kundër Izraelit” filloi me sulmet e udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor 2023.
    “Që më 8 tetor 2023, një ditë pas masakrës së tmerrshme, shkrova: Dje ishte dita e parë e luftës së Iranit kundër Izraelit,”- shkroi në Facebook Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Sa’ar.
    Ai tha se sulmi ndaj Iranit ishte i nevojshëm për të “larguar nga Izraeli kërcënimin e shfarosjes”.
    “Në situata të tilla, vendimmarrësit duhet të pyesin veten jo vetëm se cilat do të jenë fitimet dhe kostot e veprimit ushtarak, por edhe cila do të jetë kostoja e mosveprimit. Në këtë rast: vendosja e Izraelit në rrezik shfarosjeje”, vazhdoi ai.
    Irani, i cili ka mbështetur Hamasin, ka mohuar se ka pasur ndonjë rol në sulmet e 7 tetorit. Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së në atë kohë, tha disa ditë pas sulmit se administrata Biden nuk kishte prova të drejtpërdrejta që lidhnin Teheranin me planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit. Dhe zyrtarë të shumtë të inteligjencës, ushtrisë dhe kongresit me qasje në inteligjencën e klasifikuar i thanë CNN se nuk u gjetën prova të drejtpërdrejta që tregojnë se Irani ishte i përfshirë drejtpërdrejt.
    Sa’ar shtoi se ka folur me një numër homologësh të tij ndërkombëtarë, përfshirë ministrat e jashtëm nga India, Gjermania, Franca, Italia, Hungaria, Paraguai, Panamaja dhe Qiproja, si dhe nga Bashkimi Evropian.
    “Ne tashmë kemi arritje të rëndësishme në operacionin e guximshëm dhe mbresëlënës të IDF-së në Iran. Këto duhet të thellohen”, shkroi ai.

  • “Nis në adoleshencë”/ Onkologu ngre alarmin: Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja

    “Nis në adoleshencë”/ Onkologu ngre alarmin: Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja

    Studimet e deritanishme mendohet se faktori kryesor që e përcakton këtë lloj kanceri është gjenetika, por nuk përjashtohen edhe disa faktorë të jashtëm siç është përdorimi i marijuanës.
    Sotiraq Senjo, kirurg onkolog në QSUT tha në një emision televiziv se kanceri i testikujve është një nga format më të shpeshta të kancerit te meshkujt, nga 15-35 vjeç, por nuk përjashtohen edhe të moshuarit.
    Sotiraq Senjo:
    “Është parë që të ketë një lidhje gjenetike, pacientët që kanë histori në familje kanë më tepër predispozitë për ta shfaqur. Janë bërë shumë studime për faktorët e jashtëm, i vetmi studim që ka treguar rezultat është bërë në Suedi dhe ka konfirmuar se të rinjtë që përdorin marijuanë kanë një incidencë 50 për qind më shumë se të tjerët për t’u prekur nga ky lloj kanceri.
    Në vendin tonë zë 1 për qind të patologjive, por është tumori më i shpeshtë i moshave të reja. Në Shqipëri janë afërsisht 80 raste në vit, por falë kimioterapisë ka ardhur duke u mjekuar shumë mirë dhe është arritur një mbijetesë 95 për qind, ndërsa në hapat e parë kjo sëmundje është 99 për qind e shërueshme”.

  • Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi: Franca të kundërshtojë ‘ndërhyrjen’ e NATO-s në Azi-Paqësor

    Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi: Franca të kundërshtojë ‘ndërhyrjen’ e NATO-s në Azi-Paqësor

    Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi shprehu shpresën se Franca do të kundërshtonte “ndërhyrjen” e NATO-s në rajonin e Azi-Paqësorit gjatë një telefonate me ministrin e Jashtëm francez Jean-Noël Barrot.
    Wang shpresonte që Parisi do të “merrte qëndrimin e duhur dhe do të kundërshtonte ndërhyrjen e NATO-s në çështjet e Azi-Paqësorit”, theksoi ministria e Jashtme kineze.

    Ministri i Jashtëm kinez bëri thirrje gjithashtu për përpjekje të përbashkëta për të “mbështetur multilateralizmin, për të mbrojtur tregtinë e lirë dhe për të kundërshtuar praktikat unilaterale dhe kërcënuese”.
    “Kina i kushton rëndësi angazhimit të Francës për të mbështetur politikën e një Kine dhe beson se Franca do ta zbatojë këtë angazhim”, shtoi ai.
    Wang Yi tha gjithashtu se “çështja” e Ukrainës është “thelbësisht e ndryshme” nga “çështja e Tajvanit”.
    Barrot, nga ana tjetër, foli kundër “luftërave tregtare dhe tarifave doganore”.
    ”Franca është e gatshme të vazhdojë të zgjidhë siç duhet tensionet ekonomike dhe tregtare përmes konsultimeve”, theksoi Barrot.
    Barrot tha se Parisi “gjithmonë e konsideron Kinën si një mik dhe partner, ndjek me vendosmëri politikën e një Kine të vetme dhe shpreson të ruajë shkëmbime të nivelit të lartë dhe komunikim të ngushtë strategjik me Kinën”. ATSH

  • Projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm/ Testim për të gjithë diplomatët dhe krijimi i Akademisë Diplomatike

    Projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm/ Testim për të gjithë diplomatët dhe krijimi i Akademisë Diplomatike

    Të gjithë diplomatët shqiptarë, pa përjashtim, do t’i nënshtrohen një testimi për të matur njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale. Ky është një nga elementët kryesorë të një projektligji të ri për Shërbimin e Jashtëm, i depozituar së fundmi në Kuvend nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
    Sipas projektligjit, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, të gjithë diplomatët aktualë do të testohen, pavarësisht gradës apo përvojës që kanë akumuluar ndër vite në ambasadat shqiptare në botë. Qëllimi është rritja e profesionalizmit dhe garantimi i një shërbimi diplomatik më cilësor. Procedurat dhe kriteret e këtij testimi do të përcaktohen me akte nënligjore.
    Një tjetër risi e projektligjit është krijimi i Akademisë Diplomatike, një institucion i ri në varësi të ministrisë, i cili do të shërbejë për trajnimin e diplomatëve të rinj dhe për ngritjen profesionale të atyre ekzistues. Akademia do të bashkëpunojë me struktura homologe ndërkombëtare për të ofruar kurse dhe trajnime në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
    Projekti synon gjithashtu të përmirësojë ligjin ekzistues, i cili është hartuar rreth 25 vite më parë, dhe të sjellë një reformë të thellë në mënyrën e funksionimit të Shërbimit të Jashtëm. Ndër objektivat kryesore janë edhe zgjerimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe garantimi i pastërtisë së figurës së personelit diplomatik.
    Ky ligj vjen në një kohë kur diplomacia shqiptare synon të rritë rolin e saj në arenën ndërkombëtare, ndërsa testimi dhe trajnimi i detyrueshëm pritet të shërbejë si një filtër për një përfaqësim më të denjë dhe profesional të Shqipërisë në botë.

  • Denoncimet e PD/ Kedhi: Eurodeputetët reflektuan! Komisioni i Jashtëm i PE nuk vlerësoi qeverinë, por popullin shqiptar

    Denoncimet e PD/ Kedhi: Eurodeputetët reflektuan! Komisioni i Jashtëm i PE nuk vlerësoi qeverinë, por popullin shqiptar

    Anëtari i Brain Gain i PD-së, Nikola Kedhi, në një intervistë në SYRI TV me moderatorë Armela Ferko, theksoi se Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, nuk ka vlerësuar qeverinë për integrimin në BE, por sipas  tij, ka vlerësuar qytetarët shqiptarë.

    Kedhi tha se nga denoncimet e PD për farsën zgjedhore të 11 majit, ka sjellë reflektim nga ana e eurodeputetëve.

    “Deklaratat e euro parlamentarëve dhe qëndrimi e EPP në ansamble, kanë të gjithë rëndësinë e tyre. E bëjnë që ky proces jo vetëm të bjerë, por të jetë dhe shumë me ndryshe me çka ndodhi në 2021. Në 2021 pati aludime, pati denoncim për një farsë zgjedhore por nuk u pasua me veprimet e duhura që do të kërkonte denoncimin e farsë zgjedhore. Kjo gjë po ndodh në këtë rast në këto votime sepse kemi këtë denoncim, jo vetëm brenda por dhe në arenën ndërkombëtare. Të gjithë këto denoncime që ka bërë z.Berisha dhe PD në përgjithësi, janë reflektuar në institucione të ndryshme dhe në dokumenta të ndryshme, të cilat prodhojnë këto institucione. Dhe ky është dhe rasti që ka kaluar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë. Po themi për rrugëtimin e Shqipërisë në BE, ku nuk kishim një votim të një dokumenti rutinën, siç janë për vendet që janë aplikonte për në BE. Por pati ndryshim në këtë dokument për të reflektuar gjithë këto shqetësimet për procesin zgjedhor. Natyrisht që ata do të thonë, që jemi të lumtur që Shqipëria vazhdon ecën drejt rrugëtimit evropian, sepse kjo nuk varet nga një qeveri specifike, por është një dëshirë e popullit shqiptar. Vlerësimi i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, nuk është një vlerësim për qeverinë aktuale, as si ka qeverisur z.Rama apo si e ka bërë ai procesin zgjedhor. Ai është një vlerësim për popullin shqiptar, që ka synim të shkojë drejt BE, dhe më e rëndësishmja drejt standarteve që nënkupton ky proces i anëtarësimit në BE. Pjesa më e rëndësishme aty ishin shkeljet  që vinin në dukje, problemet për procesin zgjedhor, mungesën e standarteve për procesin zgjedhor, polarizimin që ekziston këtu dhe problemet me mediat e të tjera. “ tha Kedhi.

  • “Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE

    “Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE

    Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Partia Demokratike do të zhvillojë një betejë shumëplanëshe kundër ‘farsës elektorale’ dhe paralajmëroi edhe protesta. Ai shtoi se shqiptarët brenda dhe jashtë vendit janë të vendosur të rrëzojnë regjimin e Tiranës.
    Kryedemokrati Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm Igli Hasani, duke deklaruar nga Brukseli se ata po përpiqen të ndikojnë në përmbajtjen e raportit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit.
    “Edi Rama dhe ministri i Jashtëm kanë ndërhyrë te OSBE ODIHR për të ndryshuar raportin për zgjedhjet. Do të angazhohemi me të gjitha mënyrat, deri edhe protesta, Edi Ramës do i ngecë në fyt farsa elektorale. PD do zhvillojë betejë shumëplanëshe. Çështjen për Shqipërinë, që të jetë vend i njerëzve të lirë, e zgjidhin shqiptarët, forcat ndërkombëtare e damkosin Edi Ramën, shqiptarët e rrëzojnë. Shqiptarët jashtë vendit kanë revoltë ndaj regjimit të Tiranës”.
    Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:
    Çfarë përpjekjesh ka bërë Rama zoti Berisha?
    Edi Rama ka bërë përpjekje shumë të mëdha për të ndryshuar raportin, për të ndryshuar jo vetëm këtu, por për të ndryshuar raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë.
    Por sot, përveç këtij miratimi në Komisionin e Jashtëm të raportit për Shqipërinë, dhe me këtë rast shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë deputetët e këtij komisioni, në mënyrë të veçantë kryetarin McAllister, koordinatorin e grupit të PPE, zotin Gahler dhe deputetë të tjerë, me të cilët patëm dje takime intensive dhe paraqitëm rastin si duhet për qëndrimet e tyre, për diskutimet e tyre, për denoncimin publik që ata i bënë në këtë komision regjimit të Edi Ramës dhe zgjedhjeve të tij.
    Por sot ne ishim në Asamblenë Politike të PPE se ishte dita e dytë. Edhe sot pati përqendrim përsëri te Shqipëria.
    Kërkesa e zonjës Vokshi, që rezoluta e miratuar në Valencia, e cila parashikoi pikë për pikë farsën elektorale të 11 Majit dhe dokumente të tjera për Shqipërinë, të sensibilizojnë më shumë institucionet ndërkombëtare që kryesohen nga personalitete të qendrës së djathtë evropiane dhe qeveritë e qendrës së djathtë të BE, kërkesë që u prit me shumë mbështetje dhe interes nga drejtuesit e PPE, por edhe diskutantët.
    Në këtë seancë sot, përsëri eurodeputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të PPE, zoti Gahler, mori fjalën ku mbështeti fuqishëm të gjitha denoncimet e raportit të OSBE/ODIHR dhe në mënyrë të veçantë u ndal në denoncimin e pjesëmarrjes së krimit të organizuar në zgjedhje, bashkëpunimin e politikës me krimin në Shqipëri.
    Ndër të tjera unë dua të informoj shqiptarët dhe komunitetin ndërkombëtar se një nga qëllimet e këtij udhëtimi ishte të denoncoja pranë autoriteteve të këtij tempulli, ndërhyrjet banditeske, ndërhyrjet e turpshme në formë presionesh të Edi Ramës dhe ministrit të jashtëm pranë vëzhguesve të OSBE/ODIHR në mënyrë që të mund të ndryshojnë raportin.
    Pra, unë them se udhëtimi, qëndrimi dyditor në tempullin e demokracisë evropiane, realizoi qëllimet e tij.
    Por unë pata edhe një takim me drejtuesit e PD për Brukselin dhe diskutuam gjerësisht për një plan. Qytetarët europianë do i dalin zot votës së tyre të shkelmuar nga narkoregjimi i Edi Ramës.
    Po paralajmëroni protesta në institucionet ndërkombëtare?
    Paralajmërojmë të gjitha format e angazhimit të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit për votën e tyre. Edi Ramës do i ngecë në fyt vota e diasporës dhe dhunimi që iu bëri zgjedhjeve.

  • Erë e re mes Tiranës e Athinës! Gerapetritis takon Hasanin: Ju mbështesim për integrimin! Kujdes minoritetin

    Erë e re mes Tiranës e Athinës! Gerapetritis takon Hasanin: Ju mbështesim për integrimin! Kujdes minoritetin

    Qysh në fillim nga mënyra e pritjes te përqafimet dhe shtrëngimet e herëpashershme të duarve, u duk se takimi mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë do të rrezatonte një atmosferë tepër miqësore, pas shumë muajve problematikë në marrëdhëniet dypalëshe.

    Duke iu referuar zhvillimeve gjeopolitike globale të dhimbshme, kreu i diplomacisë greke, Gjerapteritis, ka theksuar se bashkëpunimi rajonal, veçanërisht mes vendeve fqinje, merr një rëndësi të jashtëzakonshme për forcimin e stabilitetit dhe mirëqenies në rajon dhe se hijet që kanë rënduar në marrëdhëniet mes Athinës e Tiranës duhet të zhduken dhe të mos përsëriten.
    “Duhet të shohim nga e ardhmja me një këndvështrim pozitiv, mbi bazën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe në kërkim të marrëdhënieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë. Duke lënë pas nacionalizmat ballkanikë dhe faktorët që sjellin prapambetje dhe destabilizim.Është në interes të të dy popujve që të kultivojmë interesat e përbashkëta dhe të punojmë për të luftuar stereotipet”, u shpreh ministri i jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapteritis.
    Gerapetriti i është referuar respektimit të plotë dhe të detyrueshëm për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të Pakicës Kombëtare Greke, që përbën një përparësi të madhe për Athinën.
    “Pakica Kombëtare Greke është një nga hallkat më të forta në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona. Prej shekujsh përbën një urë komunikimi dhe mirëkuptimi mes dy popujve.E njëjta gjë mund të thuhet edhe për numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi”, tha Gerapteritis.
    Ministri i jashtëm grek ka bërë me dije edhe një fakt që pak ishte i njohur për origjinën e homologut të tij shqiptar.
    “Kemi fatin e mirë që në Shqipërinë fqinje të shërbejë si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme një njeri me aftësi të jashtëzakonshme dhe një njeri që flet gjuhën tonë: Gjuhën e arsyes evropiane. Por edhe gjuhën greke, për shkak të prejardhjes së tij greke, të cilën sot e nderon”, tha ai.
    Nga ana e tij, ministri Hasani theksoi lidhjet historike mes dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për thellimin e marrëdhënieve strategjike.
    “Sot me mikun tim, afirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe në një frymë miqësie, partneriteti dhe respekti të ndërsjellë. Këto marrëdhënie bazohen në interesat tona strategjike, në partneritetin tonë në NATO dhe synimin e përbashkët për një Evropë më të bashkuar“, tha Hasani.
    Gjithashtu. kryediplomati shqiptar ka shtuar se ky është një moment i përshtatshëm për zgjidhjen e një sërë çështjesh të pazgjidhura të trashëguara nga e kaluara.
    “Sa i përket çështjeve të hapura, ndamë bindjen se ky është momenti i duhur për t’i trajtuar me qasje të pjekur dhe konstruktive. Është në interesin e përbashkët të të dy vendeve që këto çështje që burojnë nga e kaluara historike apo sfida të së tashmes, të adresohen në mënyrë të përgjegjshme përmes dialogut të hapur, mekanizmave të dakordësuar dhe në respekt të së drejtës ndërkombëtare“, u shpreh Hasani.
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Igli Hasani më pas është pritur edhe nga presidenti i Greqisë, një pritje që nuk bëhet për gjithë ministrat e Jashtëm që vizitojnë Greqinë.

    Top Channel

  • Ministri i Jashtëm grek zbulon origjinën e Hasanit: Flet gjuhën tonë për shkak të prejardhjes

    TIRANË-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është me origjinë greke. Këtë e ka zbuluar homologu i tij grek Jorgo Gjerapetriti gjatë takimit në Athinë.
    “Kemi fatin e mirë që në Shqipërinë fqinje të shërbejë si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme një njeri me aftësi të jashtëzakonshme dhe një njeri që flet gjuhën tonë: Gjuhën e arsyes evropiane. Por edhe gjuhën greke, për shkak të prejardhjes së tij greke, të cilën sot e nderon”, tha ai.

  • Hasani nesër në Athinë për “Detin”! Ministri i Jashtëm për mediat greke: Dialog për çështjet e pazgjidhura

    Hasani nesër në Athinë për “Detin”! Ministri i Jashtëm për mediat greke: Dialog për çështjet e pazgjidhura

    “Çështjet e pazgjidhura dypalëshe mund të përballohen dhe të zgjidhen”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm Igli Hasani në një intervistë për gazetën  TA NEA, para vizitës së tij në Athinë.

    “Qeveria shqiptare mbetet e hapur dhe plotësisht e angazhuar për promovimin e dialogut për të gjitha çështjet dypalëshe që janë pezull. Nëpërmjet dialogut të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit konstruktiv, ne besojmë se është e mundur të adresohen të gjitha çështjet përkatëse në mënyrë që përputhen me rregullat ndërkombëtare, duke u bazuar në lidhjet e thella historike dhe afërsinë gjeografike që lidhin dy popujt tanë prej brezash. Këto lidhje të përhershme kanë ndihmuar në formimin e një marrëdhënieje që duhet të vazhdojë të udhëhiqet nga bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë. Vizita ime në Athinë është një mundësi për të ndërtuar mbi këtë themel dhe për të riafirmuar përkushtimin tonë të përbashkët për dialog konstruktiv”, tha ministri Hasani.
    Hasani  ka nënvizuar gjithashtu se Tirana vlerëson veçanërisht mbështetjen e vazhdueshme të Athinës  për integrimin evropian të Shqipërisë.

    “Me Shqipërinë në një fazë kyçe për anëtarësimin në BE, tashmë janë hapur katër grup-kapituj negociatash, ky është momenti i duhur për forcimin e lidhjeve jo vetëm në kontekstin evropian, por edhe në fusha si infrastruktura, burimet e rinovueshme të energjisë dhe shkëmbimet ndërnjerëzore. Mbështetja e vazhdueshme e Greqisë do të mbetet thelbësore ndërsa punojmë për të sjellë më afër vendet dhe shoqëritë tona”, shtoi ministri i Jashtëm.
    Ndërsa u  pyet nëse është e arritshme  për Shqipërinë të anëtarësohet deri në vitin 2030, Hasani u përgjigj: Shqipëria gjendet në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Pas reformave të gjera, tani ndodhemi në një fazë vendimtare të procesit të anëtarësimit, me katër grup-kapituj negociatash që tashmë janë hapur. Përparimi në fusha kyçe, si sundimi i ligjit, qeverisja demokratike dhe administrata publike  ka vendosur një bazë të qëndrueshme. Objektivi ynë është të fillojmë së shpejti mbylljen e kapitujve dhe të përfundojmë negociatat deri në vitin 2027-të, duke përgatitur Shqipërinë për anëtarësim deri në vitin 2030-të.
    I pyetur se ku bazohet përqindja e lartë e votave që siguroi Rama nga emigrantët shqiptarë në Greqi në zgjedhjet e 11 Majit shefi i diplomacisë tha se ky fakt pasqyron besimin vazhdueshëm në udhëheqjen e kryeministrit shqiptar, angazhimin e qeverisë për reforma thelbësore dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen evropiane.
    /vizionplus.tv

  • Hasani nesër në Athinë për “detin”, ministri i Jashtëm për mediat greke: Dialog për çështjet e pazgjidhura

    Hasani nesër në Athinë për “detin”, ministri i Jashtëm për mediat greke: Dialog për çështjet e pazgjidhura

    “Çështjet e pazgjidhura dypalëshe mund të përballohen dhe të zgjidhen”.

    Kështu është shprehur ministri i Jashtëm, Igli Hasani në një intervistë për gazetën  TA NEA, para vizitës së tij në Athinë.
    “Qeveria shqiptare mbetet e hapur dhe plotësisht e angazhuar për promovimin e dialogut për të gjitha çështjet dypalëshe që janë pezull. Nëpërmjet dialogut të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit konstruktiv, ne besojmë se është e mundur të adresohen të gjitha çështjet përkatëse në mënyrë që përputhen me rregullat ndërkombëtare – duke u bazuar në lidhjet e thella historike dhe afërsinë gjeografike që lidhin dy popujt tanë prej brezash. Këto lidhje të përhershme kanë ndihmuar në formimin e një marrëdhënieje që duhet të vazhdojë të udhëhiqet nga bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë.Vizita ime në Athinë është një mundësi për të ndërtuar mbi këtë themel dhe për të riafirmuar përkushtimin tonë të përbashkët për dialog konstruktiv”, u shpreh ministri Hasani.

    Hasani ka nënvizuar gjithashtu se Tirana vlerëson veçanërisht mbështetjen e vazhdueshme të Athinës  për integrimin evropian të Shqipërisë.
    “Me Shqipërinë në një fazë kyçe për anëtarësimin në BE – tashmë janë hapur katër grup-kapituj negociatash – ky është momenti i duhur për forcimin e lidhjeve jo vetëm në kontekstin evropian, por edhe në fusha si infrastruktura, burimet e rinovueshme të energjisë dhe shkëmbimet ndërnjerëzore. Mbështetja e vazhdueshme e Greqisë do të mbetet thelbësore ndërsa punojmë për të sjellë më afër vendet dhe shoqëritë tona”, tha ministri i Jashtëm.
    Ndërsa u  pyet nëse është e arritshme  për Shqipërinë  të anëtarësohet deri në vitin 2030, Hasani u përgjigj: Shqipëria gjendet në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Pas reformave të gjera, tani ndodhemi në një fazë vendimtare të procesit të anëtarësimit, me katër grup-kapituj negociatash që tashmë janë hapur. Përparimi në fusha kyçe – si sundimi i ligjit, qeverisja demokratike dhe administrata publike – ka vendosur një bazë të qëndrueshme. Objektivi ynë është të fillojmë së shpejti mbylljen e kapitujve dhe të përfundojmë negociatat deri në vitin 2027-të, duke përgatitur Shqipërinë për anëtarësim deri në vitin 2030-të.
    I pyetur se ku bazohet përqindja e lartë e votave që siguroi Rama nga emigrantët shqiptarë në Greqi në zgjedhjet e 11 Majit shefi i diplomacise tha se ky fakt pasqyron besimin e vazhdueshëm në udhëheqjen e kryeministrit shqiptar, angazhimin e qeverisë për reforma thelbësore dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen evropiane./vizionplus.tv