Tag: jashtëm

  • Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

    Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, i ka dërguar një mesazh falenderimi homologëve të saj në Belgjikë dhe Danimarkë pas vendimeve të të dyja vendeve për hapjen e Ambasadave respektive në Tiranë.
    Duke shprehur mirënjohjen ndaj dy ministrave të jashtëm, Spiropali shkruan në rrjetin social X se “këto hapa ndërmerren në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE.”
    “Mirënjohje e sinqertë për Ministrin e Jashtëm belg Maxime Prévot dhe Ministrin e Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen mbi vendimet e rëndësishme për hapjen e Ambasadave respektive në Tiranë.
    Këto hapa ndërmerren në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE.
    E vlerësojmë besimin e këtyre vendeve mike në reformat e Shqipërisë, stabilitetin dhe kontributin tonë në sigurinë rajonale, si dhe mirëpresim thellimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare, duke çuar përpara angazhimin tonë të përbashkët për një Europë më të fortë dhe më të sigurt”, ka shkruar Spiropali.

  • NATO do të vazhdojë të blejë armë nga SHBA për Ukrainën

    NATO do të vazhdojë të blejë armë nga SHBA për Ukrainën

    Shtetet e NATO-s në takimin e ministrave të Jashtëm në Bruksel ranë dakord, që edhe vitin e ardhshëm të lëvrojnë miliarda për blerjen e armëve dhe municoneve për Ukrainën. Çdo muaj do të blihen për të paktën një miliardë dollarë amerikan (900 milion euro) armatime nga prodhimet e SHBA-së. Bëhet fjalë për blerjen e raketave pritëse për sistemet e mbrojtjes ajrore, por edhe për sisteme ofensive, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Gjithsej mund të nevojiten rreth 15 miliardë dollarë, thuhet më tej.
    Gjermania premton së shpejti miliona të mëtejshme
    Edhe Gjermania, sipas ministrit të Jashtëm Johann Wadephul do të marrë pjesë me një volum të konsiderueshëm. Ministri kritstiandemokrat deklaroi, se Gjermania do të lëvrojë gjithsej 200 milion dollarë (rreth 172 milionë euro) për dy paketa të reja me armatime nga SHBA-ja për Ukrainën.

    Kjo shumë nuk do të llogaritet për vitin 2026. Armatimet do të blihen bashkarisht me Poloninë, Norvegjinë dhe Holandën në një paketë të financuar ndërkohë me 500 milion dollarë. Ministri Wadephul deklaroi gjithashtu, se Gjermania do të paguajë shtesë edhe 25 milionë euro në një fond të NATO-s për pajisjen e ushtareve dhe ushtarëve me mjetet e nevojshme për dimrin si dhe për kujdesin shëndetësor.
    Çështje të hapura pas takimit Witkoff-Putin
    Rutte e konsideron të pasigurtë rezultatin e bisedimeve që po zhvillohen ndërkohë mbi mundësinë e përfundimit të luftës ndaj Ukrainës. Në një sfond të tillë është e rëndësishme, që Ukraina të mund të negociojë nga një pozitë mundësisht sa më e mirë ushtarake me Rusinë.
    Ministri i Jashtëm Wadephul u shpreh edhe më pesimist. Ai tha, se përshëndet të gjitha bisedimet, që kanë për qëllim fundin e luftës. Por për momentin nuk shoh asnjë vullnet serioz nga pala ruse, për t’u vendosur në modusin e bisedimeve.
    Pas bisedimeve të të dërguarit të SHBA-së Steve Witkoff me presidentin rus Vladimir Putin, Ukraina ka nisur për konsultime në Bruksel dhe në SHBA kryenegociatorin e saj, Rustem Umjerov. Ky në kuadër të takimit të NATO-s pati mundësi të takohet me këshilltarët kombëtarë të sigurisë të vendeve të NATO-s si dhe me kryetarët e shteteve dhe qeverive europiane, vuri në dukje presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj. Pas kësaj do të përgatitet një takim me SHBA-në.

  • Maduro konfirmon bisedën me Trump: Pata një telefonatë të respektueshme dhe të përzemërt

    Maduro konfirmon bisedën me Trump: Pata një telefonatë të respektueshme dhe të përzemërt

    Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka konfirmuar publikisht se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, në një moment të tensionuar të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Duke folur në televizionin shtetëror, Maduro deklaroi se telefonata, e zhvilluar rreth dhjetë ditë më parë, ishte “respektuese dhe e përzemërt”.
    “Fola me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Mund të them se biseda ishte respektuese dhe madje e përzemërt”, tha Maduro.
    Maduro theksoi se ai vendosi të fliste tani për të shmangur “diplomacinë e mikrofonit” dhe përhapjen e informacionit të pasaktë nga mediat ndërkombëtare.
    “Nuk më pëlqen diplomacia me mikrofonë; kur ka çështje të rëndësishme, ato duhen trajtuar me qetësi derisa të zgjidhen!”
    Maduro kujtoi përvojën e tij si ministër i jashtëm për gjashtë vite nën udhëheqjen e Hugo Chavez-it, duke thënë se kjo e ka mësuar rëndësinë e maturisë diplomatike. Ai theksoi se çështjet delikate duhet të trajtohen me qetësi dhe diskrecion derisa të zgjidhen.
    “Gjatë gjashtë viteve të mia si ministër i jashtëm, mësova maturinë diplomatike dhe më pas, në këto vite si president, me përvojën e të qenit ministër i jashtëm dhe duke qenë i mentoruar nga Komandanti ynë Chavez, e vlerësoj maturinë”, tha Maduro, duke iu referuar udhëheqësit të ndjerë venezuelian Hugo Chavez, gjatë të cilit ai ishte ministër i jashtëm.
    Sipas tij, telefonata me Trump mund të përfaqësojë një hap drejt një “dialogu të respektueshëm” mes Caracasit dhe Uashingtonit, duke shtuar se Venezuela do të synojë gjithmonë paqen dhe zgjidhjen diplomatike të mosmarrëveshjeve.
    Megjithatë, Maduro nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme rreth përmbajtjes së bisedës, duke u kufizuar të theksojë se shpreson që kontakti të shërbejë për të forcuar paqen, pavarësinë dhe dinjitetin e Venezuelës. Ai e mbylli deklaratën me një thirrje besimi dhe lutjeje.
    “Me hir të Zotit dhe Komandantit tonë të Komandantëve, Zotit tonë Jezu Krisht, gjithçka do të shkojë mirë për paqen, pavarësinë, dinjitetin dhe të ardhmen e Venezuelës”, tha ai.
    Komentet e tij erdhën pasi Donald Trump konfirmoi gjithashtu se kishte folur me udhëheqësin venezuelian, në një periudhë që konsiderohet si një nga krizat më serioze diplomatike midis dy vendeve në vitet e fundit.

  • ‘E kthen Shqipërinë në nyje me rëndësi’, lajmi I mirë nga selia e NATO-s/ Spiropali: Vitin e ardhshëm presim…

    ‘E kthen Shqipërinë në nyje me rëndësi’, lajmi I mirë nga selia e NATO-s/ Spiropali: Vitin e ardhshëm presim…

    Në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, Shqipëria do të presë në Tiranë Forumin e Korridorit VIII.
    Lajmin e ka dhënë sot ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, teksa ndodhej për një vizitë pune në selinë e NATO-s, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
    Ajo shpjegoi se së bashku me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, dakordësuan me ministrat e Jashtëm të Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, për mbajtjen në Tiranë të Forumit gjatë muajit shkurt 2026.
    “Për Shqipërinë, Korridori VIII mbetet një korridor historik dhe strategjik, me rëndësi politike, ekonomike, infrastrukturore, të sigurisë Euro-Atlantike që lidh Adriatikun me Detin e Zi, dhe e kthen Shqipërinë në një nyje me rëndësi në rajon dhe më gjerë”, shkruan Spiropali mes të tjerash.
    Ajo thekson se Korridori VIII është “historik dhe strategjik, me rëndësi politike, ekonomike, infrastrukturore dhe të sigurisë Euro-Atlantike”.
    Postimi i plotë i ministres së Jashtme, Elisa Spiropali:
    “NATO, Bruksel- Shqipëria gati të mirëpresë Forumin e Korridorit VIII.
    Së bashku me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, dakordësuam me Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë për mbajtjen në Tiranë të Forumit gjatë muajit shkurt 2026.
    Për Shqipërinë, Korridori VIII mbetet një korridor historik dhe strategjik, me rëndësi politike, ekonomike, infrastrukturore, të sigurisë Euro-Atlantike që lidh Adriatikun me Detin e Zi, dhe e kthen Shqipërinë në një nyje me rëndësi në rajon dhe më gjerë”.

  • U arrestua dje në Bruksel, lirohet Federica Mogherini! Prokurorët: S’ka rrezik të largohet nga vendi

    U arrestua dje në Bruksel, lirohet Federica Mogherini! Prokurorët: S’ka rrezik të largohet nga vendi

    Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Federica Mogherini, e ndaluar dje, 2 dhjetor, në kuadër të një hetimi për mashtrim që përfshiu Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm dhe Kolegjit të Europës, u lirua gjatë natës, rreth orës 01:00.
    Kështu raportojnë mediat italiane si La Repubblica apo Corriere della Sera. Janë liruar edhe dy të ndaluarit e tjerë, Stefano Sannino dhe një drejtues i Kolegjit.
    “Sipas deklaratës së policisë gjyqësore federale belge, pas intervistimit, tre individët u njoftuan zyrtarisht për akuzat që rëndojnë mbi ta. Akuzat lidhen me mashtrim dhe korrupsion në tendera, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata u liruan, pasi nuk konsiderohen të rrezikuar për arratisje”, njoftojnë prokurorët.
    Hetimi lidhet me postin aktual të Mogherinit, si rektore e Kolegjit të Europës.
    Dyshohet se Shërbimi i Jashtëm i BE-së, që kryen funksionet diplomatike të Unionit, zgjodhi përmes një tenderi abuziv në vitin 2022 Kolegjin e Europës për zhvillimin e Akademisë Diplomatike të BE-së, një program pilot 9-mujor për kualifikimin e diplomatëve.
    Pak kohë para shpalljes së tenderit, Kolegji i Europës bleu një ndërtesë në Bruges (në Belgjikë) për 3.2 milionë euro, në një kohë vështirësish financiare për Komisionin Europian, nga i cili përfiton pjesën më të madhe të fondeve.
    Ndërtesa kishte si funksion strehimin e studentëve pjesëmarrës, ndërsa tenderin me vlerë 654 mijë euro e fitoi pas blerjes së ndërtesës.
    Ky ishte treguesi kryesor që ngjalli dyshime se drejtuesi i shërbimit të jashtëm të BE-së në atë kohë, Stefano Sanino, kishte parapërgatitur fituesin e tenderit.
    Kolegji i Europës dyshohet se fitoi një garë të pandershme përballë universiteteve të tjera prestigjoze europiane për organizimin e Akademisë.

  • Hetimi vuri në pranga Federica Mogherini-n, çfarë janë Kolegji i Europës dhe Shërbimi i Jashtëm i BE-së

    Hetimi vuri në pranga Federica Mogherini-n, çfarë janë Kolegji i Europës dhe Shërbimi i Jashtëm i BE-së

    Në kuadër të hetimit mbi një mashtrim të dyshuar lidhur me formimin e financuar nga BE-ja për të rinjtë diplomatë, këtë mëngjes Prokuroria Evropiane (EPPO) ka kryer kontrolle në Kolegjin e Evropës në Bruges dhe në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (SEAE) të BE-së në Bruksel.
    Tre të dyshuar janë ndaluar, mes tyre rektorja e Kolegjit të Evropës dhe ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i SEAE, Stefano Sannino.
    Por çfarë janë dhe çfarë funksionesh kanë këto dy institucione?
    Kolegji i Evropës
    Kolegji i Evropës është një institucion i pavarur i studimeve pasuniversitare mbi çështjet evropiane, i themeluar në vitin 1949 me seli në Bruges në Belgjikë, në Tiranë në Shqipëri dhe në Varshavë në Poloni, pranë parkut historik Natolin.
    Origjinat e Kolegjit lidhen me Kongresin e Hagës të vitit 1948, kur Salvador de Madariaga, në bashkëpunim me Winston Churchill, Alcide De Gasperi dhe Paul-Henri Spaak, propozoi idenë e krijimit të një kolegji ku të rinjtë e diplomuar nga vende të ndryshme të mund të studionin dhe të jetonin së bashku.
    Në atë kohë, një grup qytetarësh të Bruges, i udhëhequr nga prifti Karel Varleye, arriti me sukses të propozojë qytetin belg si seli të institucionit. Kolegji, në fillimet e tij, nuk kishte një trupë pedagogjike të përhershme; ligjëratat mbaheshin nga akademikë të shquar dhe herë pas here nga funksionarë qeveritarë nga e gjithë Evropa.
    Në vitin 1992, pas ndryshimeve të ndodhura me rënien e komunizmit në Evropën Qendrore dhe Lindore, u hap me kërkesë të qeverisë polake një kampus i dytë në Varshavë, pranë parkut historik Natolin. Një kampus i tretë u krijua në vitin 2024 në Tiranë, Shqipëri.
    Pranimi në Kolegjin e Evropës është shumë selektiv dhe studentët zakonisht vlerësohen në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të vendit të origjinës. Kërkesa për regjistrim bëhet me nismën e një komiteti kombëtar ose personalisht në rast se vendi i origjinës së kandidatit nuk ka një të tillë.
    Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm
    Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (SEAE) është një shërbim i Bashkimit Evropian përgjegjës për çështjet e jashtme të BE-së. I krijuar nga Traktati i Lisbonës, ai hyri në funksion më 1 dhjetor 2010. Ka selinë në Bruksel, Belgjikë.
    Shërbimi për Veprim të Jashtëm mbështet aktivitetin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe i përgjigjet atij. Në fakt, Shërbimi përbën Ministrinë e Jashtme të Bashkimit Evropian dhe menaxhon politikën e jashtme dhe aktivitetin diplomatik të tij.
    Shërbimi ka natyrë burokratike dhe diplomatike dhe nuk ka autonomi politike: Vendimet mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë merren nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit, i kryesuar nga Përfaqësuesi i Lartë.
    Veçantia e postit të Përfaqësuesit të Lartë reflektohet në veçantinë e Shërbimit në raport me institucionet dhe strukturat e tjera të Bashkimit Evropian.
    Për shkak të pozicionimit të tij ndërmjet Komisionit dhe Këshillit dhe origjinës së tij hibride, Shërbimi është një organizëm unik, i pajisur me autonomi të veçantë dhe me rëndësi për aktivitetin e Komisionit dhe Këshillit.
    Ky është shërbimi i parë diplomatik multinacional. Kur të jetë në funksion të plotë, do të jetë shërbimi diplomatik më i madh në botë, së bashku me atë amerikan.
    Që nga shkurti 2025, sekretare e përgjithshme është funksionarja spanjolle Belén Martínez Carbonell.

  • Bosnja nuk lejon uljen në Banjallukë të avionit ku udhëtonte ministri i Jashtëm i Hungarisë. Ja cili është shkaku..

    Bosnja nuk lejon uljen në Banjallukë të avionit ku udhëtonte ministri i Jashtëm i Hungarisë. Ja cili është shkaku..

    Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës nuk ka pranuar ta lejojë një avion ushtarak – i cili po e barte ministrin e jashtëm të Hungarisë – të ulej në Republikën Sërpska të Bosnjës të mërkurën, duke thënë se Budapesti e kishte mbështetur liderin serb të Bosnjës në veprime që minonin sovranitetin e vendit. 
    Ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez, tha se Hungaria nuk ka dhënë ndonjë shpjegim pse ministri i Jashtëm, Szijjarto, ndodhej në avionin që kërkonte të ulej në Banjallukë, qytetin kryesor të entitetit serb në Bosnje. 
    Szijjarto e vizitoi Serbinë fqinje të mërkurën për të biseduar për hollësitë sesi Hungaria mund ta ndihmojë Beogradin pas ndalimit të furnizimeve me naftë të papërpunuar nga Kroacia. 
    Helez tha se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe Szijjarto kishin mbështetur hapur liderin separatist serb të Bosnjës, Millorad Dodik, në veprime që “minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Bosnje e Hercegovinës”. 
    “Si ministër i Mbrojtjes së Bosnjës, detyra ime është t’i mbroj rendin kushtetues, ligjet dhe interesin e Bosnjës”, shkroi Helez në një postim në Facebook. 
    “Prandaj, kam vendosur të mos e miratoj këtë fluturim derisa të sigurohet transparencë e plotë dhe respekt ndaj shtetit tonë”, tha ai. 
     

  • Ministrit të Jashtëm të Hungarisë i ndalohet ulja e avionit në Banjaluka

    Ministrit të Jashtëm të Hungarisë i ndalohet ulja e avionit në Banjaluka

     

    Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës nuk ka pranuar ta lejojë një avion ushtarak që të ulej në Republikën Sërpska të Bosnjës ditën e sotme, në bordin e të cilit ndodhej ministri i Jashtëm i Hungarisë, duke deklaruar se Budapesti e kishte mbështetur liderin serb të Bosnjës, në veprime që minonin sovranitetin e vendit.

    Ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez deklaroi se Hungaria nuk ka dhënë ndonjë shpjegim pse ministri i Jashtëm Peter Szijjarto ndodhej në avionin që kërkonte të ulej në Banjallukë, qytetin kryesor të entitetit serb në Bosnje.

    Szijjarto kishte vizituar Serbinë ditën e sotme për të biseduar për hollësitë sesi Hungaria mund ta ndihmojë Beogradin pas ndalimit të furnizimeve me naftë të papërpunuar nga Kroacia.

    Helez tha se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe Szijjarto kishin mbështetur hapur liderin separatist serb të Bosnjës, Millorad Dodik, në veprime që ‘minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Bosnje e Hercegovinës’.

     ‘Si ministër i Mbrojtjes së Bosnjës, detyra ime është t’i mbroj rendin kushtetues, ligjet dhe interesin e Bosnjës. Prandaj, kam vendosur të mos e miratoj këtë fluturim derisa të sigurohet transparencë e plotë dhe respekt ndaj shtetit tonë’, tha ai.

  • Bosnja nuk lejon uljen në Banjalluka të avionit ushtarak ku udhëtonte ministri i Jashtëm i Hungarisë

    Bosnja nuk lejon uljen në Banjalluka të avionit ushtarak ku udhëtonte ministri i Jashtëm i Hungarisë

    Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës nuk ka pranuar ta lejojë një avion ushtarak, në bordin e të cilit ndodhej ministri i Jashtëm i Hungarisë, që të ulej në Republikën Sërpska të Bosnjës të mërkurën (26 nëntor), duke thënë se Budapesti e kishte mbështetur liderin serb të Bosnjës, në veprime që minonin sovranitetin e vendit.
    Ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez (në foton kryesore), tha se Hungaria nuk ka dhënë ndonjë shpjegim pse ministri i Jashtëm Peter Szijjarto ndodhej në avionin që kërkonte të ulej në Banjallukë, qytetin kryesor të entitetit serb në Bosnje.
    Szijjarto e vizitoi Serbinë fqinje të mërkurën për të biseduar për hollësitë sesi Hungaria mund ta ndihmojë Beogradin pas ndalimit të furnizimeve me naftë të papërpunuar nga Kroacia, informon Radio Evropa e Lirë.

    Helez tha se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe Szijjarto kishin mbështetur hapur liderin separatist serb të Bosnjës, Millorad Dodik, në veprime që “minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Bosnje e Hercegovinës”.
    “Si ministër i Mbrojtjes së Bosnjës, detyra ime është t’i mbroj rendin kushtetues, ligjet dhe interesin e Bosnjës”, shkroi Helez në një postim në Facebook.
    “Prandaj, kam vendosur të mos e miratoj këtë fluturim derisa të sigurohet transparencë e plotë dhe respekt ndaj shtetit tonë”, tha ai.
    Dodiku u largua nga posti i presidentit të Republikës Sërpska në gusht, pasi u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar, Christian Schmidt, që e mbikëqyr marrëveshjen e paqes, e cila e ka mbajtur Bosnjën të bashkuar që nga përfundimi i luftës ndëretnike të viteve ‘90.
    Dodik është mburrur me mbështetjen që Orbani ia ofronte politikave të tij.
    Ai dhe aleati i tij, Sinisha Karan, i cili i fitoi zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska gjatë fundjavës, u takuan me Orbanin në Budapest të mërkurën.

  • Nga Serbia udhëtonte drejt Bosnjës/ Ministrit të Jashtëm të Hungarisë i ndalohet ulja, zbulohet arsyeja

    Nga Serbia udhëtonte drejt Bosnjës/ Ministrit të Jashtëm të Hungarisë i ndalohet ulja, zbulohet arsyeja

    Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës nuk ka pranuar ta lejojë një avion ushtarak që të ulej në Republikën Sërpska të Bosnjës ditën e sotme, në bordin e të cilit ndodhej ministri i Jashtëm i Hungarisë, duke seklaruar se Budapesti e kishte mbështetur liderin serb të Bosnjës, në veprime që minonin sovranitetin e vendit.

    Ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez deklaroi se Hungaria nuk ka dhënë ndonjë shpjegim pse ministri i Jashtëm Peter Szijjarto ndodhej në avionin që kërkonte të ulej në Banjallukë, qytetin kryesor të entitetit serb në Bosnje.
    Szijjarto kishte vizituar Serbinë ditën e sotme për të biseduar për hollësitë sesi Hungaria mund ta ndihmojë Beogradin pas ndalimit të furnizimeve me naftë të papërpunuar nga Kroacia.
    Helez tha se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe Szijjarto kishin mbështetur hapur liderin separatist serb të Bosnjës, Millorad Dodik, në veprime që “minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Bosnje e Hercegovinës”.
    “Si ministër i Mbrojtjes së Bosnjës, detyra ime është t’i mbroj rendin kushtetues, ligjet dhe interesin e Bosnjës. Prandaj, kam vendosur të mos e miratoj këtë fluturim derisa të sigurohet transparencë e plotë dhe respekt ndaj shtetit tonë”, tha ai.

    Top Channel