Tag: jashtë

  • Gjykatë për votuesit e diasporës, ankesat do të bëhen online

    Gjykatë për votuesit e diasporës, ankesat do të bëhen online

    [email protected], është adresa ku shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që nuk e gjejnë emrin në listën e zgjedhësve ose kanë pasaktësi në të dhënat e tyre, mund të bëjnë kërkesë për të votuar.
    Kjo adresë është e vlefshme dhe gjykata angazhohet vetëm për shtetasit që kanë probleme në listat e zgjedhësve dhe që jetojnë në diasporë . Gjykimi do të mbahet në mungesë të paditësit.

    KLGJ ka vendosur që Gjykata e Tiranës të jetë e vetmja gjykatë në rang vendi që do të shqyrtojë kërkesat e shtetasve që jetojnë jashtë vendit dhe që online shprehin interes për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025. Pritet që gjykata e kryeqytetit të përballet me një volum të lartë kërkesash të tilla.

  • Flitet për një lidhje jashtë Big Brother, reagojnë ashpër familjarët e Egli Takos

    Flitet për një lidhje jashtë Big Brother, reagojnë ashpër familjarët e Egli Takos

    Showbiz E Hënë, 31 Mars 2025 09:13
    Gjatë këtyre ditëve bëri bujë të madhe një deklaratë e ish-banorit Gert Ferra për Egli Takon.
    Ai tha se banorja është në një lidhje jashtë duke aluduar për një djalë që quhet Mario, i cili njëherësh është trajner i fitnesit.

    Për këtë ka reaguar në Fan Club kunati i Eglit, Xhulio Todhe, duke treguar të vërtetën.
    I njëjti thekson se në këtë histori nuk ka asgjë të vërtetë dhe se po bëhet gjithçka për vëmendje.
    Tutje shton se ai e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës për në Big Brother dhe se e njohin të gjithë.
    “Më duket pak qesharake çfarë nuk shikojmë, çfarë nuk dëgjojmë, kanë dalë shumë veta që flasin por familjari i Eglit jam unë dhe nusja ime.Eglin e kam shoqëruar që nga dita e parë, më njohin të gjithë, nuk e di nga i shohin këta filma”, u shpreh ai.
    Ndër tjerash shtoi: “Ti shiko kush i bën çdokush do pak vëmendje. Shumë e lehtë për të zgjidhur. Po e kam shok djalin në fjalë. Nuk ka asgjë të keqe, se këtu në Shqipëri kështu funksionon ta bëjnë direkt dashnor”.

  • Pushohen nga puna të gjithë punonjësit e Institutit për Paqe në SHBA

    Pushohen nga puna të gjithë punonjësit e Institutit për Paqe në SHBA

    Punonjësit në Institutin Amerikan të Paqes filluan të marrin letra nga puna që hyjnë në fuqi menjëherë të premten mbrëma, thanë pesë persona për Politico. Ndërsa shtrirja e plotë e pushimeve nga puna nuk ishte menjëherë e qartë, George Foote, këshilltari i jashtëm për një kohë të gjatë i Usip, tha se pothuajse të gjithë punonjësit me bazë në SHBA kishin marrë njoftime për pushime nga puna, me disa përjashtime, duke përfshirë nënkryetarët rajonalë përgjegjës për koordinimin me punonjësit jashtë vendit.

    Ai tha se midis 50 dhe 80 staf jashtë shtetit ishin “braktisur në thelb” pasi Departamenti për Efiçencën e Qeverisë duket se kishte shkurtuar fondet për udhëtimet, pagat dhe komunikimet.

    Edhe pse stafi jashtë shtetit nuk ka marrë ende njoftime për pushime nga puna, ata janë udhëzuar të përgatiten për zhvendosje brenda dy javëve të ardhshme.

    Instituti, një organizatë e pavarur e financuar nga Kongresi, promovon mekanizmat e zgjidhjes së konflikteve dhe nxit paqen botërore. Ajo ka një fond prej afro 80 milionë dollarësh dhe një ndërtesë të caktuar selie në Uashington.

  • 11 maji, KSHZ cakton 93 Vendet e Numërimit të Votave

    11 maji, KSHZ cakton 93 Vendet e Numërimit të Votave

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi caktoi sot, Vendet e Numërimit të Votave për zgjedhjet e datës 11 maj 2025.

    Vendet e Numërimit të Votave të miratuara plotësojnë kriteret e përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Sipas vendimit të KQZ, VNV janë përgjithësisht salla me përmasa të mëdha ose palestra sportive, plotësojnë kriterin teknik të sipërfaqes bazuar në numrin e QV-ve të ZAZ-së.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    VNV janë përgjithësisht brenda territorit të ZAZ-ve, ofrojnë lehtësi logjistike të transportit rrugor nga QV-të e ZAZ-së, ofrojnë kushte për aplikimin e teknologjisë mbështetëse për numërimin e votave si dhe kanë sistem të pandërprerë të furnizimit me energji elektrike.

    Në zgjedhjet për Kuvend do të jenë 93 VNV.

    Gjithashtu, u miratuan disa shtesa në vendimin “Për caktimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Shtesat konsistuan në miratimin e 230 qendrave të votimit në ambiente private në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.

    Komisioneri miratoi Procedurën Standarde të Operimit (PSO) për përgatitjen e zarfave me dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë.

    Procedura Standarde e Operimit ka për qëllim detajimin e procedurave standarde teknike të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor që do t’i dërgohet zgjedhësve nga jashtë.

    Ky dokument është i strukturuar në 8 krerë në përmbajtje të të cilëve janë të specifikuara si fazat/hapat e përgatitjes së zarfave me dokumentacionin zgjedhor; materialet dhe pajisjet e nevojshme për këtë proces; procedurën e përgatitjes së setit me dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë; personelin përgjegjës që angazohet për këtë proces; detyrat/veprimet që kryen personeli për secilën nga fazat e përgatitjes së  dokumentacionit zgjedhor; trajnimi i nevojshëm; organizimi i ambientit të punës; organizimi i turneve dhe punonjësve.

    Referuar kësaj procedure, personeli i atashuar për procesin e përgatitjes së zarfeve me dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë duhet të nënshkruajë deklaratën e konfidencialitetit, si dhe të ketë akses të autorizuar në ambientet e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor.

  • Më vjen të qaj për drejtësinë e ‘bukur e të ndershme’ nga jashtë’/ Doris Pack: Është keqpërdorur duke goditur Berishën e opozitën

    Më vjen të qaj për drejtësinë e ‘bukur e të ndershme’ nga jashtë’/ Doris Pack: Është keqpërdorur duke goditur Berishën e opozitën

    Më vjen të qaj për drejtësinë e ‘bukur e të ndershme’ nga jashtë’/ Doris Pack: Është keqpërdorur duke goditur Berishën e opozitën

    Presidentja e Nderit të EPP Women, Doris Pack e ftuara speciale në konferencën “Fuqia e grave në politikë”, organizuar nga LDGSH tha se, shanset edhe pse në kohë të vështira të bëhej pjesë e BE, por me një kryeministër që i pëlqen vetja dhe jo qytetarët, një gjë e tillë ëhstë e pamundur të realizohet. Ajo u shpreh se, është fatkeqësi që Shqipëria po humbet të rinjtë dhe familjet e reja për shkak të migrimit të tyre, si pasojë e politikave të qeverisë Rama.

    Është e paimagjinueshme theksoi ndër të tjera, Pack që pas rikthimit në Shqipëri, një kryeministër artist si Rama, të shkatërronte zemrën e Tiranës e të vendit, Teatrin Kombëtar.

    “Çdo gjë u tha. Jam këtu si një mike e vendit tuaj e qytetarëve, një mike e përjetshme, sepse e kam parë që nga fillimi. Dhe më ‘91, e takova Sali Berishën për herë të parë në Bruksel, në grupin e EPP, u takuam dhe ma prezantuan si dikush që po bën demokracinë në vend dhe e kreu. Çfarë është ndryshuar tashmë dhe çfarë është bërë në 2-dhjetëveçarët e fundit të Sali Berishës. Kemi pasur edhe probleme, por nëse je i hapur, duhet të thuash të vërtetën, nëse është ose jo në avantazhin e politikanëve.

    Në kohë të vështira, Shqipëria ka pasur shansin të jetë në BE. Nëse një pozicion i tillë si Rama që i pëlqen vetja dhe jo njerëzit. Erdha në Tiranë, dje dhe thashë të gjej zemrën e Tiranës, por ishte shkatërruar nga Rama, që ishte zemra, Teatri Kombëtar që nga covidi. S’e kam kuptuar që një lider vendi si artist bëri atë që kreu. Uroj shumë që të gjitha angazhimet e Albanës dhe atyre që mbështesin PD të kenë në maj, rezultat të mirë që ky vend të jetë shtëpi për vetë qytetarët. Edhe në fshatin tim të vogël, 100 mijë shqiptarë jetojnë aty. Edhe kujdestarja ime është shqiptare.

    Shqipëria po humbet të rinjtë dhe familje të reja që mund të jenë e ardhmja e vendit. Jam plot vlerësime që gratë këtu kanë bërë vitet e fundit, dhe veçanërisht kur kjo parti e parë për ne ka pasur vështirësi që s’dua t’u rikthehem. Ajo që më bën të qaj, është se në këtë vend ku drejtësia duket e ndershme e bukur nga jashtë, është një vend ku drejtuesi i partisë ishte në arrest shtëpie dhe ishte një deputet për një vit e më shumë në arrest shtëpie dhe dikush tjetër në burg. Drejtësia është keqpërdorur në këtë vend, që vetë presidenti i komisionit duhet të mbyllë sytë e të shikojnë e t’i vënë një emër, ata duhet t’i ndihmojnë që ta menaxhojnë situatën.

    Ndaj isha shumë falënderuese që komiteti ekzekutiv i EPP së grave të vinte këtu para zgjedhjeve. PD është kthyer të vetë PD, dhe Berisha është në aleancën e CDU, dhe lideri Merz, jam e sigurtë, do të kemi dikë që do të ketë sytë e hapur për të parë këtë vend dhe jo vetëm qeverinë, e papranueshme për mua. Në vendet tona, dhe vij nga Gjermania dhe shikoj se si gratë po shikojnë me distancë politikën, pasi janë në një situatë që janë në shumicën e kohës në median sociale, jo gjthm, i adresojnë gjërat siç duhen. Në Shqipëri jam e sigurt që do ta fuqizoni njëra-tjetrën dhe në do t’u ndihmojnë”, u shpreh Pack.

  • Zgjedhjet e 11 Majit, caktohen 93 Vendet e Numërimit të Votave

    Zgjedhjet e 11 Majit, caktohen 93 Vendet e Numërimit të Votave

    Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi caktoi sot, vendet e numërimit të votave për zgjedhjet e 11 Majit 2025. Janë 93 vende numërimi, përgjithësisht salla me përmasa të mëdha ose palestra sportive, që plotësojnë kriterin teknik të sipërfaqes bazuar  në numrin e QV-ve të ZAZ-së.
    Vendet e numërimit të votave janë përgjithësisht brenda territorit të ZAZ-ve, ofrojnë lehtësi logjistike të transportit rrugor nga QV-të e ZAZ-së, ofrojnë kushte për aplikimin e teknologjisë mbështetëse për numërimin e votave si dhe kanë sistem të pandërprerë të furnizimit me energji elektrike.

    “Gjithashtu, u miratuan disa shtesa në vendimin nr. 285, datë 18.03.2025, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për caktimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”. Shtesat konsistuan në miratimin e 230 qendrave të votimit në ambiente private në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.
    Komisioneri miratoi Procedurën Standarde të Operimit (PSO) për përgatitjen e zarfave me dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë.
    Procedura Standarde e Operimit ka për qëllim detajimin e procedurave standarde teknike të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor që do t’i dërgohet zgjedhësve nga jashtë. Ky dokument është i strukturuar në 8 krerë në përmbajtje të të cilëve janë të specifikuara:

    fazat/hapat e përgatitjes së zarfave me dokumentacionin zgjedhor;
    materialet dhe pajisjet e nevojshme për këtë proces;
    procedurën e përgatitjes së setit me dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë;
    personelin përgjegjës që angazohet për këtë proces;
    detyrat/veprimet që kryen personeli për secilën nga fazat e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor;
    trajnimi i nevojshëm;
    organizimi i ambientit të punës;
    organizimi i turneve dhe punonjësve.

    Reruar kësaj procedure, personeli i atashuar për procesin e përgatitjes së zarfave me dokumenetacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë duhet të nënshkruajë deklaratën e konfidencialitetit, si dhe të ketë akses të autorizuar në ambientet e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor.”, thuhet në njoftim.

  • Vendimet e reja të KQZ/ Celibashi miraton vendet e numërimit të votave dhe qendrat private të votimit

    Vendimet e reja të KQZ/ Celibashi miraton vendet e numërimit të votave dhe qendrat private të votimit

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi caktoi sot, Vendet e Numërimit të Votave për zgjedhjet e datës 11 maj 2025.
    Vendet e Numërimit të Votave të miratuara plotësojnë kriteret e përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi.
    Sipas vendimit të KQZ, VNV janë përgjithësisht salla me përmasa të mëdha ose palestra sportive, plotësojnë kriterin teknik të sipërfaqes bazuar në numrin e QV-ve të ZAZ-së.

    VNV janë përgjithësisht brenda territorit të ZAZ-ve, ofrojnë lehtësi logjistike të transportit rrugor nga QV-të e ZAZ-së, ofrojnë kushte për aplikimin e teknologjisë mbështetëse për numërimin e votave si dhe kanë sistem të pandërprerë të furnizimit me energji elektrike.
    Në zgjedhjet për Kuvend do të jenë 93 VNV.
    Gjithashtu, u miratuan disa shtesa në vendimin “Për caktimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
    Shtesat konsistuan në miratimin e 230 qendrave të votimit në ambiente private në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.
    Komisioneri miratoi Procedurën Standarde të Operimit (PSO) për përgatitjen e zarfave me dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë.
    Procedura Standarde e Operimit ka për qëllim detajimin e procedurave standarde teknike të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor që do t’i dërgohet zgjedhësve nga jashtë.
    Ky dokument është i strukturuar në 8 krerë në përmbajtje të të cilëve janë të specifikuara si fazat/hapat e përgatitjes së zarfave me dokumentacionin zgjedhor; materialet dhe pajisjet e nevojshme për këtë proces; procedurën e përgatitjes së setit me dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë; personelin përgjegjës që angazohet për këtë proces; detyrat/veprimet që kryen personeli për secilën nga fazat e përgatitjes së  dokumentacionit zgjedhor; trajnimi i nevojshëm; organizimi i ambientit të punës; organizimi i turneve dhe punonjësve.
    Referuar kësaj procedure, personeli i atashuar për procesin e përgatitjes së zarfeve me dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë duhet të nënshkruajë deklaratën e konfidencialitetit, si dhe të ketë akses të autorizuar në ambientet e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor.
     

  • Gjesti flet për lidhjen jashtë shtëpisë: Donte të hidhej nga çatia

    Gjesti flet për lidhjen jashtë shtëpisë: Donte të hidhej nga çatia

    Gjesti duke darkuar me Eglin i ka rrëfyer për lidhjen e tij romantike jashtë shtëpisë. Banori ka treguar një rast ekstrem, kur partnerja e tij tentoi të hidhej nga çatia. Sipas Gjestit, sjelljet e saj janë njësoj si të Eglit.

    Gjesti: Po të them për lidhjen time jashtë. Gjestet i ka pasur njësoj si të tuat. Unë e shikoja që hypi në çatinë e shtëpisë. Kam parë tmerr me sy sepse bënte gjeste, donte të hidhej. Këto drama që pashë, thash do më mbetet në dorë. Nuk guxoja të bëja asgjë sepse thoja po ta lë më mbetet komplet mua përgjegjësia. Hyra në depresion dhe ato simptomat e tua, duke i hyrë shumë thellë ishin të njëjtat.
    Egli: Kisha 20 vetë që i haja me dhëmbë për budalliqet që bëje ti. Prit ore se është presion i madh.

  • Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë do zgjidhin gjithçka

    Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë do zgjidhin gjithçka

    Gjesti dhe Egli Tako kanë diskutuar sërish pas përfundimit të spektaklit të së martës.
    Ata kanë sqaruar njëri-tjetrin për gjërat brenda, veprimet dhe gjërat e tyre që nga fillimi.
    Banorja ia ka bërë me dije se nuk është futur për hakmarrje pasi në këtë rast nuk do të kishte folur fare.
    “Të kam dhënë fjalën dhe nuk të sulmoj. Kam mbyllur gojën sepse besoja së më ke jashtë”, tha ajo

    Gjesti nga ana tjetër i tha se kur të dalin jashtë do të zgjidhin gjithçka, për këto që kanë ndodhur në këtë format
    “Mua më ke lënë të kuptoj që je një djalë që bie në dashuri. Tani arrij të kuptoj, kam dalë në një konkluzion që je natyrë aventuriere dhe shpirt i lirë”, i tha ndër tjerash Tako.
    Gjesti i ka përmendur disa herë se nuk bën plane dhe se ka dëshirë që të rrjedhin gjërat.

  • Egli “kërcënon” Gjestin: Ti ke një detyrim shumë të madh jashtë për njerëzit

    Egli “kërcënon” Gjestin: Ti ke një detyrim shumë të madh jashtë për njerëzit

    Një bisedë mes Egli Takos dhe Gjestit në oborrin e Big Brother VIP Albania 4 ka sjellë sërish në vëmendje marrëdhënien e tyre të dikurshme dhe pritshmëritë e publikut.
    Teksa qëndronin jashtë, Egli i tha Gjestit se ai “ka llogari për të dhënë për njerëzit jashtë shtëpisë”, duke nënkuptuar pritshmëritë e audiencës lidhur me raportin e tyre.
    I befasuar nga kjo deklaratë, Gjestin e pyeti për çfarë e kishte fjalën saktësisht, ndërsa Egli sqaroi se bëhej fjalë për ata që kishin besuar se dyshja do të vazhdonte lidhjen e tyre deri në fund të spektaklit.

    Në fillim të Big Brother VIP Albania 4, Egli dhe Gjesti krijuan një lidhje romantike, por gjithçka ndryshoi kur Egli u eliminua nga shtëpia.
    Jashtë saj, ajo u njoh me disa deklarata të Gjestit për të, të cilat duket se ndikuan në vendimin e saj për të mos e vazhduar më marrëdhënien pas rikthimit në lojë.
    Ky moment ka ngjallur diskutime mes fansave të formatit, të cilët janë ndarë në mendime në lidhje me qëndrimin e tyre ndaj njëri-tjetrit dhe rrjedhën që ka marrë raporti i tyre.