Ka nisur prodhimi i fletëve të votimit që do të përdoren për zgjedhësit nga jashtë që janë regjistruar për të votuar për parlamentaret e 11 majit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një komunikim me gazetarët, u shpreh se brenda datës 8prill pritet të vijnë në Shqipëri.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur prodhimi i fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit duke parashikuar mesin e muajit prill si afatin me të parë për dërgimin e tyre.
“Ka nisur prodhimi, brenda datës 17 do të filloje dërgimi i tyre”, tha Celibashi.
Zarfet do të shpërndahen në 85 shtete anë e mbanë globit ku kriteri kryesor që i ka vendosur KQZ operatorit postar, është dorëzimi i tij në dorë të aplikantit e jo personave të tjerë.
“Duhet t’ia jap personit në dorë pasi në të kundërt përfundon te persona të tjerë apo zyra të tjera”.
Sipas KQZ, votimi nga jashtë ka kushtuar mesatarisht rreth 37.5 euro për fletë votimi me një vlerë totale rreth 9.2 milionë euro.
Tag: jashtë
-

Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja
-

Zgjedhjet e 11 majit/ Ish-kreu i KQZ-së, Kume: Votat jo të komanduara, por zgjedhja më e mirë
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume në një intervistë televizive, diskutoi zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe rëndësinë e procesit zgjedhor. Ai theksoi se subjektet politike janë më shumë të interesuara për rezultatin sesa për procesin vetë.
Kume u shpreh se ndihma e misionit të vëzhguesve të OSBE-së është thelbësore dhe se çdo përpjekje për të penguar këtë mision do të kishte pasoja negative për imazhin e vendit. Ai theksoi se raportet e OSBE-së janë të lexuara dhe interpretuara në mënyra të ndryshme nga palët politike, duke theksuar se kjo nuk ka sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm në procesin zgjedhor. Duke folur për kontributin e shqiptarëve nga jashtë në formësimin e Kuvendit të Shqipërisë, Kume nënvizoi se rreth 250,000 votues nga diaspora do të marrin pjesë në zgjedhje, duke përbërë rreth 12% të totalit të pjesëmarrësve. Ai beson se vota e shqiptarëve nga jashtë mund të jetë më e informuar dhe më pak e ndikuar nga interesi politik, duke shpresuar që ata të zgjedhin kandidatin më të mirë për të qeverisur.
“Subjektet politike nuk kanë të parin procesin zgjedhor, por rezultatin. Nuk u intereson që të sillen më mirë se tjetri apo jo por objektivi në garën zgjedhore. Sido që të ketë qenë procesi zgjedhor tek ne, në asnjë rast nuk kemi patur këtu ndërhyrje në punën e vëzhguesve të OSBE, por misioni i tyre është në terren duke mbledhur informacion për ecurinë e procesit. Sjellja më e keqe e mundshme mund të jetë goditja e misionit të OSBE-së. Të gjithë e lexojnë në fund raportin e OSBE mbi zgjedhjet ashtu si duan. Për mua efekti më i keq i kësaj është që në vend që të korrigjojmë të këqijat që na vihen në tavolinë nga gjykimi i të tjerëve, por palët thonë se kanë të drejtë bazuar në raport. Cfare ka prodhuar kjo? Asgjë.
Në 11 maj do të kemi kontribute edhe të shqiptarëve nga jashtë në formësimin e kuvendit të Shqipërisë. Janë diku te 250 mijë votues që pritet të votojnë që janë rreth 12% e gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje. Pra rritet numri i shqiptarëve që do shprehin votën e tyre dhe midis votës sonë në Shqipëri dhe votës së atyre nga jashtë unë pres të kemi një diferencë mes votave në kuptimin e asaj që vota e tyre mund të jetë më inteligjente. Vota e tyre mund të jetë me më pak ngarkesa nga sa i japim këtu si komunitet. Pres që të mos jetë e komanduar si votë nga interesi politik ose dëshira politike, por bashkë me këtë duhet të zgjedhin më të mirin që premton se do të qeverisë më mirë në krahasim me të tjerët”, u shpreh ai. -

Nis printimi i fletëve të votimit, brenda 8 prillit vijnë në Shqipëri për t’iu dërguar diasporës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur zyrtarisht prodhimi i fletëve të votimit për zgjedhësit nga jashtë vendit në parlamentaret e 11 majit.
Gjatë një komunikimi me gazetarët, Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, njoftoi se fletët po printohen nga një kompani sllovene dhe se brenda datës 8 prill pritet të vijnë në Shqipëri.
“Midis 8-9-10 fillojmë përgatitjen e zarfave dhe dokumentacionin që do t’u dërgohet votuesve, duke shpresuar që ky process të realizohet brenda datës 15-17 Prill. Kohë e mjaftueshme sipas parashikimeve kontraktuale që do të kemi me operatorin e shërbimit postar për të dërguar zarfat, për t’i dhënë kohë rreth 3-4 ditë për të plotësuar fletën e votimit dhe koha për t’u kthyer në KQZ deri në 19:00 të datës 11 Maj”, tha Celibashi.Sa i përket mënyrës së votimit, Celiabshi u shpreh se KQZ ka përgatitur edhe një udhëzues që do të lehtësojë votuesit.
“Po ndërtojmë një sistem të ndihmës dhe këshillimit për votuesit nga jashtë nëse kanë nevojë për sqarime për procedurat e votimit. Në setin e dokumentacionit, që do t’u dërgojmë do të jerë edhe një udhëzues që sqaron qartësisht se çfarë duhet të bëjë votuesi nga jashtë”, tha Celibashi.
Nga diaspora pritet të votojnë rreth 245, 935 votues, ndërsa KQZ njoftoi gjithashtu se ka nisur procesin e përgatitjes teknike të pajisjeve të votimit elektronik që do të zhvillohet në Vorë dhe në njësinë 10 në kryeqytet./vizionplus.tv -

“9.2 milionë euro për postën DHL”, Celibashi: Fletët e votimit do të dërgohen në Diasporë deri më 17 prill
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka dhënë disa të dhëna mbi votën e diasporës.
Celibashi gjatë fjalës së tij bën të ditur se numri përfundimtar i otuesve nga jashtë pas verifikimeve teknike është 245, 935. Ndërkohë sa i takon vlerës totale të kontraktimit me operatorin shpërndarës që i është besuar postës DHL është llogaritur tek 9.2 milion Euro.
Po ashtu Komisioneri ka njoftuar se ka nisur printimi i fletëve të votimit e cila do të bëhet nga një kompani sllovene si për votat e diasporës po ashtu edhe për votimet brenda vendit. Sa i takon fletëve të votimit Celibashi bën të ditur se pritet të jenë gati mes datave 7 dhe 8 Prill.
“Sa i përket votimit nga jashtë ashmë e kemi të zgjedhur edhe operatorin e shërbimit postar. Do të jetë kompania DHL Internacional Albania shpk, që do ta kryejë shërbimin e dërgimit të fletëve të votimit tek votuesit dhe kthimit mbrapsht në KQZ. Koston e paguan shteti shqiptar nga buxheti i shtetit. Vlera totale e kontraktimit me këtë operator është 9.2 milion Euro, pra nga 12.5 milionë Euro që ishte fondi i vënë në dispozicion KQZ për koston e këtij shërbimi ne do të paguajmë 9.2 milionë Euro me një çmim mesatar për dërgesë vajtje ardhje 37.52 Euro.
Sot besoj formalizojmë edhe në një kontratë këtë marrëdhënie mes KQZ dhe këtij operatori. Ka filluar procesi i printimit të fletëve të votimit për votimin jashtë vendit dhe besojmë se nga komunikimi që është duke prodhuar këto fletë votimit, kompaninë sllovene po prodhohen në Slloveni fletët e votimit si për votimin brenda vendit po ashtu edhe jashtë, por kemi nisur me printimin e fletëve të votimit për jashtë vendit. Besoj që midis datave 7 dhe 8 do të kemi fletat e votimit për jashtë dhe midis datës 8, 9 dhe 10 do të fillojmë përgatitjen për zarfet dhe çdo dokumentacioni tjetër i cili do tu dërgohet votuesve jashtë vendit, duke shpresuar që gjithë ky proces të bëhet brenda datës 15 Prill. Është kohë e mjaftueshme sipas parashikimeve kontraktuale që kemi me operatorin e shërbimit postar për të dërguar zarfat, për tu dhënë kohë 3, 4 apo më shuam ditë zgjedhësve nga jashtë për të vendosur dhe koha për tu kthyer mbrapsht në KQZ”, deklaron Komisioneri Celibashi.
Ndërkohë Celibasahi bën të ditur se është duke u përfunduar edhe një tutorial që do të jetë në ndihmë të votuesve nga jashtë për procesin e votimit.
“Jemi duke përfunduar një spot dhe tutorial për gjithë sa do duhet të dijë dhe bëjë votuesi nga jashtë dhe me shumë mundësi brenda dy apo tre ditëve do të bëhet publike përmes mediave. Ndërkohë po ndërtojmë një sistem ndihmës për këshillim të votuesve nga jashtë.
Kemi përcaktuar tashmë edhe vendin e numërimit për votimin nga jashtë. Do të jetë pallati i sportit tek parku Olimpik i Tiranës. Do të jetë i aksesueshëm dhe i mbikëqyrur nga media dhe vëzhgues. I monitoruar me kamera live në 24/7. Numri përfundimtar i votuesve nga jashtë është 245, 935 zgjedhës”, shprehet Celibashi. -

Si e priti vendimin e lënies jashtë listës së kandidatëve? Lavdrim Krashi përgjigjet në Quo Vadis
Deputeti socialist Lavdrim Krashi tha se lënia jashtë listës së kandidatëve ishte një suprizë.
I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj në Quo Vadis në Vizion Plus, nëse ka komunikuar me Edi ramën për këtë vendim, Krashi dha pak detaje, duke kërkaur të ruaj konfidencialitetin e bisedës.
Pjesë nga biseda:Borakaj: Si e pritët vendimin që nuk do ishe në lista? E kishe folur më parë me Ramën?
Krashi: Në radhë të parë unë jam një person ku puna e anëtarit të deputetit ka qenë puna e 15-të. Sa i takon pyetjeve personale më lejoni të ruaj konfedicianilitetin e komunikimit, por nuk do të thotë se ka patur komunikim.
Borakaj: Po drejtuesi i qarkut?
Krashi: E njëjtë. Drjtuesit e qarkut kanë një problem të madh, i vlerësoj, por plotfuqishmëria që ata kanë është qasje jo e drejtë. Mendoj që qasja që duhet patur është që duhet t’i lihet roli deputetit të qarkut, kryetarit të partisë së qarkut, apo kryetarit të Bashkisë. Kryetari i Qarkut duhet të ketë rol koordinatori, jo i plotfuqishëm. -

EMRI/ Sarandë, burri plagos me thikë bashkëshorten, gruaja jashtë rrezikut për jetën
Një ngjarje e rëndë është shënuar vetëm pak minuta më parë në Sarandë, ku burri ka plagosur me thikë bashkëshorten.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku Miranda Budini ka mbetur e plagosur në bark me thikë.
Ajo është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes.
Policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.
-

Tragjike! Punonjësi gjen trupin e një foshnje të porsalindur në një qese mbeturinash, arrestohet nëna 30-vjeçare
Një grua është arrestuar pasi djali i saj i porsalindur u gjet i vdekur jashtë një kishe në Londër.
Nëna 30-vjeçare u dërgua në një spital pranë për “të gjithë kujdesin e nevojshëm mjekësor”, tha Policia Metropolitane. Ajo ndodhet në spital, raporton Independent.
Trupi i djalit të porsalindur u zbulua brenda një qeseje të zezë nga një punonjës i mbeturinave jashtë Kishës së All Saints, në Notting Hill.
Scotland Yard (forca policore e Londrës) tha se një autopsi mjeko-ligjore mbi foshnjën do të bëhet këtë javë, ndërsa detektivët mundohen të zbulojnë rrethanat që çuan në vdekjen e tij.
“Ne besojmë se gruaja është nëna e foshnjës dhe jam i sigurt se ajo po merr mbështetjen e nevojshme ndërkohë që oficerët vazhdojnë punën e tyre për të kuptuar atë që ndodhi. Unë e kuptoj që lajmet e këtij arrestimi mund të shkaktojnë shqetësim në komunitetin tonë, por kur merremi me hetime të kësaj natyre, prioriteti ynë është të sigurohemi që të gjithë linjat që përfshihen në ngjarje të hetohen plotësisht”, tha detektivi Owen Renauden, kreu i policisë së Kensington dhe Chelsea.
“Unë vlerësoj nivelin e lartë të vëmendjes që ka marrë ky hetim, por ne i kërkojmë publikut të mos spekulojë”, tha ai.Top Channel
-

Vota e diasporës/ KLGJ krijon platformën për të shqyrtuar ankesat e emigrantëve: Afat deri më 11 prill
Foto ilustruese
TIRANË- Emigrantët shqiptarë që kanë aplikuar për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, por nuk e gjejnë emrin e tyre në listë, kanë afat të ankohen deri më 11 prill në Këshilli i Lartë Zgjedhor (KLGJ). Në portalin e KLGJ është krijuar një faqe enkas për diasporën shqiptare ku mund të ankohen.
Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më 6 mars, KLGJ ngriti platformën elektronike për të zgjedhësit në diasporë, që nuk gjejnë emrin në listat e votimit. Kërkesat e zgjedhësve për të votuar do të dërgohen në adresën [email protected], e më pas brenda 48 orësh Gjykata e Tiranës duhet t’i marrë në shqyrtim.
“Kur zgjedhësi që ka paraqitur kërkesë në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë vëren se nuk është i regjistruar në këtë listë, ose regjistrimi i tij ka pasaktësi, ai ka të drejtë të paraqesë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Kërkesa mund të paraqitet edhe online nëpërmjet një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kërkesa sipas kësaj pike përjashtohet nga taksa gjyqësore. Gjykata shqyrton dhe vendos për kërkesën, sipas kësaj pike, nëpërmjet kësaj platforme brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës. Emrit dhe të dhënave të tjera të zgjedhësit, që i shtohen listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i bashkëngjitet vendimi i Gjykatës”, thuhet në Kodin Zgjedhor.
Në total janë 245,975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Deri më tani raportohet se u është refuzuar kërkesa 48,180 qytetarëve për shkak të gabimeve në fazën e rregjistrimit apo dokumentacionit jo të plotë. Në mesnatën e 4 marsit u mbyll aplikimi online në platforën PER. Për herë të parë, emigrantët do të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 majit./ZËRI

