Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka folur së fundmi për procesin e rikuperimit të Jasharit, duke u ndalur te rikthimi i mundshëm në fushë.
“Sa i përket Jasharit, mendoj se ai mund të ribashkohet ngadalë me ekipin duke filluar nga e mërkura. Do t’i duhet kohë. Gjatë pushimit, do të përpiqemi të organizojmë një miqësore sepse, sidoqoftë, të mos harrojmë se ai mbërriti në fillim të gushtit, luajti vetëm 45 minuta në një miqësore në Dublin dhe më pas u lëndua.
Ai praktikisht ka qenë jashtë futbollit për tre muaj e gjysmë. Kështu që ai duhet të rikthehet në ritmin e gjërave dhe do të duhet pak kohë. Por vetëm rikthimi i tij në ekip është i rëndësishëm, veçanërisht për të, sepse është një djalë që dëshiron të kthehet. Por do të duhet kohë për ta riintegruar dhe, mbi të gjitha, që ai të rifitojë formën e tij të mirë fizike”- tha Allegri.
Tag: jasharit
-

Rikthimi i Jasharit në fushë, flet Allegri
-

Simboli i sakrificës për lirinë e Kosovës
Sot, më 7 mars, Kosova dhe shumë shqiptarë nëpër botë po kujtojnë një prej figurave më legjendare të historisë së tyre: Adem Jasharin.
Adem Jashari ishte kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmorë më 7 mars 1998 në të njëjtin fshat, gjatë Sulmit në Prekaz. Pas luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.
Së bashku me vëllain e tij Hamzën, Adem Jashari ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore–ushtarake serbe, të cilët më vonë e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari ra heroikisht së bashku me 58 anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikat në historinë e luftërave. Ai njihet si “Komandanti Legjendar i UÇK-së”. Urdhëri “Hero i Kosovës” iu dha atij në vitin 2008 nga Kryeministri i Kosovës.
Jeta dhe Vepra Patriotike
Adem Jashari lindi në një familje me tradita patriotike. Ishte djali i tretë i mësuesit Shaban Jashari. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa Shkollën e Mesme Teknike e përfundoi në qytetin e Skënderajit. Adem Jashari gjithmonë ishte i vetëdijshëm se vetëm krisma e pushkës do ta çlironte Kosovën nga okupimi serbo-sllav. Rrallëherë e shihje pa armë. Ai ishte rritur në frymën e trimërisë, heroizmit dhe atdhedashurisë, nga e cila ia kishte mbjellur heroizmin babai i tij Shabani. Në vitin 1991, Adem Jashari u zhvendos në Shqipëri sipas marrëveshjes së autoriteteve kosovare me Ramiz Alinë, për t’u trajnuar me vullnetarët e parë, që më vonë u bashkuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Më 28 shkurt 1998, një grup luftëtarësh të udhëhequr nga Adem Jashari, sulmuan patrullat e policisë serbe duke vrarë katër policë dhe plagosur dy. Familjen Jashari e luftuan forcat serbosllave në Kosovë në vitet e 90-ta, por ky fakt u mbajt i fshehur nga opinioni i gjerë, nga ana e politikanëve të moderuar shqiptarë dhe nga qeveria e Beogradit, si mënyrë për të ruajtur status-kuonë. Beteja e parë mes Ademit dhe shokëve të tij kundër Forcave Federale Jugosllave u bë në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991. Shtëpia e Jasharajve ishte rrethuar nga një numër i madh i forcave të sigurimit serbosllav duke kërkuar dorëzimin e tij. Adem Jashari sëbashku me shokët e tij, e thyen rrethimin dhe më vonë morën pjesë në disa aksione kundër ushtrisë jugosllave dhe policisë. Shtëpia e Adem Jasharit në Prekaz u sulmua përsëri nga forcat e policisë federale jugosllave më 22 janar të vitit 1998. Sulmi u përballua përsëri me sukses.
Sulmi mbi Prekaz
Sulmi i parë ndaj Familjes Jashari
Më 30 dhjetor 1991, forca të mëdha policore serbe, të mbështetura edhe nga forcat ushtarake jugosllave, rrethuan shtëpinë e Shaban Jasharit në Prekaz. Sigurimi Shtetëror Serb ishte në dijeni për arritjen e këtyre luftëtarëve në Prekaz. Në Kullë ndodheshin: Adem Jashari, me vëllezërit Rifatin dhe Hamzën dhe me bashkëluftëtarët, Sahit Jashari, Fadil Kodra e me trima të tjerë të Kodrajve e të Lushtakëve të Prekazit. Përleshja kishte zgjatur prej mëngjesit e deri në orën 15:00 të asaj dite. Trimave të lirisë u kishin shkuar në ndihmë qindra liridashës të tjerë, në mesin e tyre edhe daja i Adem Jasharit, Osman Geci, nga Llausha. Meqenëse bërthamës çlirimtare, në krye të së cilës ishte Adem Jashari, po i arrinin përforcime nga të gjitha anët, forcat serbe u detyruan të tërhiqen. Ato e kishin kuptuar se luftëtarët e lirisë po i mbanin armët për të luftuar kundër tyre. Prej 30 dhjetorit të vitit 1991, Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët e tij nuk e ndërprenë luftën e armatosur kundër pushtuesit serb, deri në çlirimin e Kosovës. Ai edhe ishte i zgjedhuri i trimave dhe asnjë nga shokët nuk e kishte vënë në dyshim asnjëherë pozitën e tij të prijësit. Adem Jashari tashmë ishte bërë komandant legjitim i formacioneve ushtarake çlirimtare, që më vonë do të quhen UÇK-ja. Ai ishte në dijeni paraprakisht për të gjitha aksionet që ishin kryer kundër forcave serbe në Kosovë, që prej vitit 1991 deri më 1998. Në shumicën e këtyre aksioneve ai kishte marrë pjesë edhe vetë. Gjatë periudhës së viteve 1991-1994, vetëm në Skënderaj e në Drenas, në këto aksione janë vrarë dhjetëra policë. Ndërsa më 23 mars të vitit 1993, me urdhërin e komandantit Adem Jashari, në udhëkryqin e hekurudhës në Drenas, është sulmuar automjeti i policisë serbe, me ç’rast janë vrarë 5 dhe janë plagosur 6 policë serbë. Këtë aksion e kishin kryer Sami Lushtaku, Ilaz Kodra dhe Rafet Rama. Gjatë viteve të veprimtarisë ilegale guerile, Adem Jashari ka koordinuar pothuajse të gjitha aksionet që kanë ndodhur, jo vetëm në Drenicë, por në mbarë Kosovën. Në vjeshtë të vitit 1994, Shërbimi Sekret Serb zë në befasi dhe e arreston njërin prej bashkëveprimtarëve të Adem Jasharit, Besim Ramën nga Prekazi. Në procesin gjyqësorë të organizuar kundër tij, Gjykata e Qarkut në Prishtinë i dënoi prej 6 deri në 20 vjet burg: Adem Jasharin, Besim Ramën, Ilaz Kodrën, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Fadil Kodrën, Zenun Kodrën, Nuredin Lushtakun, Sami Lushtakun, Sahit Jasharin, ldriz Asllanin, Ali Jonuzin dhe Jakup Nurën. Adem Jashari u dënua me 20 vjet burg në mungesë. Për aktivitetin luftarak, qëllimin e Adem Jasharit dhe të bërthamës së tij çlirimtare, e dinin edhe politikanët pacifistë shqipfolës, të cilët këto zhvillime i përcillnin me skepticizëm dhe mosbesim. Kishte edhe raste kur aktiviteti i tij interpretohej me dubioza të liga dhe me kualifikime antikombëtare. Prania e grupeve të armatosura ilegale në Kosovë, në gjysmën e dytë të viteve 90-ta, shkaktoi konfuzione të caktuara në rrjedhat politike. Të gjithë kryeparët e partive politike pacifiste, pa dallim, u distancuan nga aktiviteti ushtarak i këtyre grupeve çlirimtare të udhëhequra nga Adem Jashari dhe konfirmuan para faktorit ndërkombëtar, si alternativë të vetme, lëvizjen pacifiste.
Përleshja e parë frontale në Rrezallë të Re
Më 25 nëntor 1997, policia serbe kishte pësuar disfatë në Lagjen Binakaj të Vojnikut, në përpjekje për ta arrestuar luftëtarin Abedin Sokol Rexha. Të nesërmen, më 26 nëntor, forca të shumta të policisë ishin nisur në relacionin Skënderaj-Llaushë-Rrezallë e Re. Në vendin e quajtut Klisyra, në drejtim të Turiqecit, kishte zënë pritë komandanti Adem Jashari me njëzet luftëtarët e tij. Atë ditë, forcat serbe, në këtë pritë, u sulmuan në befasi. Edhe pse ato kishin armatim të rëndë dhe ishin me numër të madh, që në fillim e humbën orientimin, meqë sulmi i rrufeshëm i çlirimtarëve të Adem jasharit dhe i vetë Komandantit nuk u linte shteg për t’i akorduar veprimet luftarake. Forcave policore u kishte shkuar në ndihmë një helikopter ushtarak, i cili vërtitej mbi vendbetejë. Piloti nuk kishte guxim të lëshohej më poshtë për t’iu shkuar në ndihmë të plagosurve, meqë ndodhej në rreze të veprimit të armëve të luftëtarëve të Adem jasharit. Gjatë tërheqjes së turpshme në drejtim të Skënderajt, forcat serbe qëllojnë shkollën e fshatit Llaushë, me ç’rast merr plagë vdekjeje mësuesi Halit Geci, ndërsa plagoset edhe arsimtari tjetër, Shaban Rreci, nga Llausha. Serbët kthehen të mundur. Shtypi, i quajtur i lirë dhe i pavarur i Beogradit e përshkruan ngjarjen, duke u mbështetur kryesisht në versionin zyrtar serb. Pranohet botërisht humbja e betejës, por paralajmërohen ndeshje të reja. Pranohet po ashtu fakti se policia serbe qysh moti e kishte humbur kontrollin gjatë natës në Drenicë, ndërsa tanimë po e humbiste kontrollin edhe gjatë ditës. Shtypi zyrtar i Beogradit propagandonte me të madhe se në Kosovë kishin hyrë dhe vepronin grupe “terroristësh” nga shumë shtete të Evropës dhë nga ato islamike. Më 28 nëntor të vitit 1997, me rastin e varrimit të mësuesit dëshmor Halit Geci në fshatin Llaushë, me miratimin e Adem Jasharit, tre luftëtarë të lirisë: Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj, dalin publikisht të maskuar, por me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me armë automatike. Ata shpalosin qëllimin e luftës çlirimtare, si alternativë të vetmë për ta shporrur nga Kosova pushtuesin serb. Brohoritjet e mijëra pjesëmarrësve në varrim, për UÇK-në, konfirmonin plebishitin alternativ të lëvizjes paqësore. Trimat dhe trimëreshat e komandantit Adem Jashari, tanimë lëviznin lirshëm në Drenicë dhe në Dukagjin.
Rrethimi i Tretë i Kullës së Jasharëve në Prekaz më 5, 6 dhe 7 Mars 1998
Kulla dhe shtëpia e Adem Jasharit, të shkatërruara gjatë Sulmit në Prekaz
Në orët e hershme të mëngjesit të 5 marsit 1998, në Prekaz u sulmua sërish familja Jashari nga Ushtria Serbe dhe forcat policore serbe. Forcat sulmuese përbëheshin nga transportues të blinduar dhe pjesëtarë të policisë, të mbështetura nga artileria nga një fabrikë municioni në afërsi. Lagjen Jashari e kishin rrethuar me 100 policë serbë. Sulmi zgjati 3 ditë dhe 2 netë.
Forcat Serbe filluan sulmin pa asnjë paralajmërim. Pas kësaj kanë filluar të shtënat e automatikëve dhe mitralozëve. Nga një shtëpi, policia serbe qëllonte me mortaja, pasuar nga gazi lotësjellës. Shumica e familjes së gjërë e Jasharajve u mblodhën në një dhomë të vetme, e cila ishte e murosur me tulla. Një predhë pastaj ra përmes çatisë, duke vrarë një numër të anëtarëve të familjes. Granatimet e vazhdueshme për 52 orë ia mundësuan policisë më në fund të hyjë në shtëpi.
Organizata “Amnesty International”, në një raport të bërë për rastin, tha se sulmi kishte për qëllim eliminimin e të gjithë dëshmitarëve. Adem Jashari së bashku me 56 anëtarët e familjes së tij u vranë. Gjithsej 58 persona janë vrarë, në mesin e tyre 18 ishin gra dhe 10 fëmijë nën moshën 16 vjeçare. Këtij sulmi i mbijetoi vetëm vajza e vogël e familjes, Besarta Jashari, e cila asokohe ishte vetëm 11 vjeçare.
Nga ana tjetër televizioni serb “B-92” lajmëroi për 62 policë serbë të vrarë në Prekaz.
Pas mbarimit të Luftës
Memoriali “Adem Jashari” në Prekaz, Kosovë
Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bë simboli i pavarësisë për shqiptarët e Kosovës dhe për shqiptarët kudo që janë. Kështu shumë prej tyre veshën bluza me fotografinë e tij pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj të dielën, më 17 shkurt të vitit 2008. Mbishkrimi në bluzat ishte ″Bac u kry”, duke iu referuar shprehjes së përdorur gjatë homazheve në varrin e tij me rastin e shpalljes së pavarësisë, si realizim i qëllimit sublim të të gjithë jetës dhe veprimtarisë së Adem Jasharit.
-

Pas Ardon Jasharit, Tare gati të sjellë edhe një tjetër shqiptar te Milan
6 Gusht 2025
18:36
Telesport
Pak minuta më parë, Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë futbollisti i vetëm shqiptar te Milan.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se drejtuesit e Milanit po punojnë për të transferuar një qendërmbrojtës, duke qenë të pasigurt për të ardhmen e Malick Thiaw. 23-vjeçari gjerman është përfolur shumë për një largim nga kuqezinjtë këtë sezon, ai mund të përdoret në një operacion shkëmbimi me Dusan Vlahovic te Juventus. Përveç Juventusit, për Thiaw ka interes edhe nga ekipe të tjera të njohura.
Në këtë mënyrë, drejtuesit e Milanit po ndjekin tre emra për të forcuar qendrën e mbrojtjes: Pietro Comuzzo i Fiorentinës, Giovanni Leoni i Parmës dhe Berat Gjimshiti i Atalantës.
Ndryshe nga dy emrat e parë të cilët janë të rinj dhe ka një lloj pasigurie nëse do arrinin të përshtateshin menjëherë te Milan, për Gjimshitin nuk ka kush dyshime duke ditur që është një mbrojtës me përvojë dhe eksperiencë dhe një nga më të mirët në Serie A. Gjimshiti është përfolur shpesh për një transferim te Milan, por me ardhjen e Igli Tares si drejtor sportiv, transferimi i tij është më afër se kurrë. -

Jashari kthehet në stërvitje me Brugge, por Milan qëndron në pritje
Portali belg HLN jep përditësime mbi situatën e Ardon Jasharit. Mesfushori është rikthyer në stërvitje me Club Brugge, megjithëse ka kryer punë të personalizuar.
Vëmendja e Jasharit mbetet te Milani, me këta të fundit që kanë shtuar presionin te Brugge.Kuqezinjtë ndjekin prej kohësh futbollistin dhe janë të gatshëm të plotësojnë dëshirat e palëve për të mbërritur te akordi i shumëpritur.
Vlen gjithashtu të përmendet se lojtari nuk u ftua për Superkupën e Belgjikës, sfidë e luajtur vetëm pak ditë më parë. Jashari shënoi 3 gola dhe dhuroi 4 asiste me Brugge në sezonin e kaluar. -

Rritet optimizmi për Jasharin te kuqezinjtë, Club Brugge nuk e grumbullon për Superkupën
Për tifozët kuqezinj, kjo histori është kthyer në një “telenovelë” të pafund. Ardon Jashari dhe Milani duan njëri-tjetrin, prej javësh e ndjekin njëri-tjetrin në distancë. Pengesa kryesore? Club Brugge, i cili vazhdon të qëndrojë i palëkundur në kërkesën e tij prej 40 milionë eurosh, shumë që “Djalli” nuk ka ndërmend ta paguajë.
Tani ka një zhvillim të ri që ndez optimizmin te kuqezinjtë: Jashari nuk ishte grumbulluar nga Brugge për Superkupën e Belgjikës kundër Saint-Gilloise. Një sinjal i fortë që konfirmon se mes lojtarit dhe klubit ka krisje serioze. Që nga fillimi i përgatitjeve, Jashari stërvitet veçmas grupit dhe së fundi ka munguar edhe në fotografinë zyrtare të skuadrës, një tjetër shenjë që e tregon si të “ndarë në shtëpi”.
Marrëdhënia mes Milanit dhe Jasharit është e qartë, dashuri reciproke. Në kampin kuqezi nuk ka asnjë dyshim. Igli Tare dhe trajneri Massimiliano Allegri e shohin mesfushorin e kombëtares zvicerane, të lindur në vitin 2002, si pjesën që mungon për të plotësuar një mesfushë të ndërtuar mbi ekuilibër dhe cilësi, përkrah Modrić, Ricci dhe Fofana.
Oferta e Milanit mbetet e pandryshuar; 32 milionë euro + 6 milionë bonuse. Shifër që në “Casa Milan” konsiderohet më se e drejtë. Brugge, nga ana tjetër, vazhdon të kërkojë 35 milionë euro si bazë fikse dhe 5 milionë në formë bonusesh për të arritur në totalin e kërkuar prej 40 milionësh.
Ndërkohë, tensioni mes Jasharit dhe klubit belg rritet dita-ditës. Është e pamundur të injorohet fakti se lojtari ka shpallur qartë dëshirën për t’u bashkuar me Milanin, ndërsa klubet e tjera të interesuara janë tërhequr sapo kanë mësuar se prioriteti absolut i futbollistit është “Djalli”.
Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Igli Tare është takuar së fundi me agjentin e Jasharit për të përgatitur një “sulm të ri”, ndonëse pa e rritur ofertën. Brugge, i cili e sheh veten çdo ditë e më shumë me “shpinën pas murit”, do ta ketë gjithnjë e më të vështirë ta mbajë një lojtar të pakënaqur dhe të ikur mendërisht. Milani tashmë ka rifituar besimin dhe finishi duket më pranë se kurrë. -

Jashari-Milan, çfarë ndodhi sot! Lëvizja e cila parashikon transferimin kuqezi?
19 Korrik 2025
19:04
Telesport
Milan ka bërë një hap të rëndësishëm drejt nënshkrimit të mesfushorit zviceran Ardon Jashari, pasi agjentët e lojtarit u takuan sot me drejtorin sportiv Igli Tare në Casa Milan. 21-vjeçari raportohet se ka rënë dakord për kushtet personale me Milanin për një kontratë që zgjat deri në qershor të vitit 2030, me një vlerë prej 2.4 milionë euro në sezon.
Klubet ende nuk kanë finalizuar çmimin e transferimit, por negociatat po shkojnë mirë dhe optimizmi për arritjen e një marrëveshjeje të plotë po rritet. Milan po synon të forcojë opsionet në mesfushë para sezonit të ri, dhe aftësitë teknike dhe taktike, si dhe potenciali për zhvillim i Jasharit e kanë bërë atë një objektiv kryesor.
Transferimi i Jasharit është pjesë e strategjisë së klubit për të investuar në talentët e rinj dhe për të ndërtuar një ekip konkurrues që synon të rivalizojë në Serie A dhe në kompeticionet europiane në vitet në vijim. Milani do te shpenzoje gati 37 mln euro bashke me bonuse… -

Ardon Jashari ndan rrugët me Bryzh, Igli Tare nuk e ndryshon ofertën për shqiptarin
Marrëdhënia mes Ardon Jasharit dhe Milanit nuk është mbyllur ende. Pavarësisht mungesës së zhvillimeve të fundit konkrete në negociatat mes klubit italian dhe Klub Bryzhit, shpresat në kampin kuqezi janë ende të gjalla.
Sinjalet vijnë drejtpërdrejt nga vetë lojtari, mesfushori zviceran nuk ka pozuar për fotografinë zyrtare të ekipit belg, një detaj që, për shumëkënd, është tregues i qartë i dëshirës së tij për t’u transferuar në Milano.
OBJEKTIVI- I lindur në vitin 2002, Jashari është bërë tashmë një objektiv i deklaruar i Milanit. Mesfushori, sipas burimeve të afërta me klubin, ka arritur një marrëveshje parimore me klubin italian. Por problemi qëndron te kërkesat e Bryzhit. Klubi belg nuk heq dorë nga shifra prej 40 milionë eurosh pa bonuse, ndërsa oferta e Milanit ndalet në 32.5 milionë plus bonuse, që do ta çonin shumën totale në rreth 35-36 milionë euro.
NGËRÇI- Përplasja financiare ka sjellë një ngërç që, sipas portalit belg “HLN”, mund ta afrojë Jasharin më shumë me një qëndrim të mundshëm në Belgjikë. “Gjasat që Jashari të qëndrojë te Bryzhi janë rritur pak”, shkruan portali, duke shtuar se Milani për momentin e ka vendosur mesfushorin në pritje.
DËSHIRA- Megjithatë, dëshira e Jasharit mbetet e qartë dhe mungesa e tij në ndeshjen miqësore kundër Lokomotiv Zagrebit, duket më shumë si një mesazh për drejtuesit kuqezinj, Tare dhe Furlani, sesa një masë ndëshkuese nga klubi belg.
IRONIA- Në një kthesë ironike të fatit, zgjidhja për këtë çështje mund të vijë… nga rivali historik, Interi. Nëse zikaltrit arrijnë të mbyllin transferimin përfundimtar të Aleksandër Stankoviç, mesfushori që konsiderohet si pasuesi i Jasharit te Bryzhi, atëherë hapet rruga për kalimin e zviceranit te Milani. Interi kërkon një klauzolë riblerjeje maksimale prej 25 milionë eurosh për Stankoviç, ndërsa Bryzhi këmbëngul për 30 milionë. Diferenca prej 5 milionësh po negociohet, me synimin për të arritur marrëveshjen përfundimtare. Nëse palët bien dakord, atëherë ëndrra e Jasharit për të veshur fanellën kuqezi mund të bëhet realitet. Për momentin, topi është ende në fushën e negociatave. -

Milan gjen akordin me Jasharin, Tare drejt finalizimit me sukses të operacionit me Club Brugge
Agjenti i Jasharit ka tashmë një marrëveshje me Milanin për një kontratë pesëvjeçare me 2.8 milionë euro neto në sezon. Drejtori sportiv Igli Tare, në këtë pikë, duhet të gjejë një marrëveshje jo të lehtë me Club Brugge, klub që zakonisht nuk bën zbritje, siç e dinë mirë te Milani pas operacionit me De Ketelaere në verën e vitit 2022.
Dhe në tavolinë diskutohen shifra pak a shumë të njëjta: CDK u blen pas një negociate të gjatë për 32 milionë plus 3 milionë bonus, në total 35, ndërsa tani shuma që kërkojnë belgët është pak më e lartë. Djalli ka rritur ofertën, duke ofruar 33 milionë plus 5 milionë bonus, tani pak larg 35 plus 5 milionë bonus që kërkon pala tjetër.Futja në lojë e Borussia Dortmundit nuk shqetëson shumë Milanin, i cili është i sigurt për marrëveshjen me lojtarin. Brugge shpresonte për një ankand për yllin e tyre, por kështu nuk do të ndodhë. Tare dëshiron të mbyllë sa më shpejt negociatat pa zgjatur shumë. Dhe nëse belgët do të ngulin këmbë, ekziston një plan B: Javi Guerra, mesfushor i Valencias që ka një vlerësim prej 25 milionë eurosh.
Por atmosferë është optimiste, edhe sepse Brugge po kërkon tashmë zëvendësuesin e Jasharit, që mund të vijë pikërisht nga Milano, por nga ana e Interit. Në fakt, klubi belg pëlqen Aleksandar Stankovic, i lindur në 2005, nga Interi, i cili ishte huazuar te Lucerna; priten kontakte të reja mes klubeve, dhe marrëveshja do të ishte përfundimtare me të drejtë riprorëshitje në favor të zikaltërve. -

Pozicioni i Zhegrovës i paqartë, Igli Tare i “fiksuar” pas Ardon Jasharit
Adriatik BALLA
Merkato ka hyrë në fazë të nxehtë të saj, ku klubet nxitojnë për të bërë blerjet e dëshiruara dhe për të afruar lojtarë cilësorë që bëjnë diferencë. Milani është vënë tanimë nën kontrollin e Igli Tares, i cili ka nisur kërkimet në treg për lojtarë cilësorë, e mes tyre ka pikasur edhe dy shqiptarë që luajnë për Zvicrën. Nga ana tjetër, me kontratën që i skadon pas një viti, e ardhmja e Edon Zhegrovës është e pasigurt. Kosovari nuk do ta vazhdoj kontratën e tij dhe klubi i Lilës mund ta shesë këtë verë në mënyrë që të përmirësojë situatën financiare pas transferimit të Marius Broholmit.
Zhegrova i përshtatshëm për tregun
A është transferimi i Marius Broholmit një sinjal për largimin e tij? Duke mos u paraqitur me fanellën e Lilës që nga 14 dhjetori, Edon Zhegrova nuk e ka të garantuar vendin e titulluarit për edicionin e ri 2025/2026. Dhe kështu mund të largohet nga Lila qysh këtë verë, gjashtë muaj pas paraqitjes së tij të fundit. Me një vit të mbetur në kontratën e tij, sulmuesi i krahut të djathtë, 26-vjeçari përfaqëson një nga vlerat më të mëdha të skuadrës në treg. “Duke pasur parasysh situatën e tij kontraktuale, sigurisht që do të ketë një mundësi largimi”, pranoi Bruno Genesio në shkurt. Ashtu si trajneri i tij, Lille është në dijeni të situatës dhe mund të jetë i interesuar për largimin me një tarifë të ulët, një vit pasi ua kishte mbyllur derën klubeve tjera pavarësisht rritjes së interesimit për të.
Hezitimi i klubeve të interesuara
Edhe pse interesimi është zbehur për shkak të problemeve fizike, situata e tij dhe profili i lojtarit mbeten aset serioz në treg. Javë më parë interesim shfaqën dy ekipet e Serie A, Atalanta dhe Napoli. Një mundësi tjetër është Bundesliga e Gjermanisë. Ai ëndërron të luajë një ditë në vendin e tij të lindjes dhe Leipzigu është përmendur në të kaluarën e largët. Pa harruar klubet e Premier Leagues që kishin bërë përpjekje serioze një vit më parë. Por klubet e Premier Leagues hasën në kokëfortësinë e presidentit të Lillet, Olivier Letang. Ai dha lejen për ta blerë Marius Broholmin vetëm pak ditë pas hapjes së afatit kalimtar. Blerja u bë për të zëvendësuar Mitçel Bakerin apo Edon Zhegrovën? Ardhja e tij gjithsesi përforcon idenë e largimi të Edon Zhegrovën, i cili e kishte informuar klubin se nuk do ta vazhdonte kontratën. Ai shpesh ka dhënë sinjale se dëshira e tij është të paraqitet për ndonjë klub të madh evropian.
Tare i “fiksuar” pas Jasharit
Igli tare vijon nga puna për të përforcuar Milanin këtë sezon, teksa sytë e drejtorit të ri sportiv të kuqezinjve vijojnë të jenë te shqiptarët. Pas Granit Xhakës, “Djalli” ka shfaqur interes dhe për Ardon Jasharin, 22-vjeçarin shqiptar që luan për Zvicrën. Ai ka shkëlqyer sezonin e fundit me Klub Bruzh në Belgjikë dhe kjo ka ngjallur interesin e shumë klubeve, me Milanin që duket se ka kaluar në “pole-position”. Siç bëjnë me dije mediat italiane, kuqezinjtë kanë dërguar ofertën e parë drejt klubit belg, plot 30 milionë euro për shërbimet e Jasharit. Gjithsesi, sipas asaj që raportohet në Zvicër, kjo ofertë pritet të refuzohet nga Bruzhe, e cila kërkon deri në 35 milionë euro, një tjetër ofertë që mund të shkojë drejt klubit belg në ditët në vijim. Jashari është kthyer në një prioritet për Taren.