Tag: jasharin

  • Fjalët e Tares, goli i anuluar, fanella për Jasharin… Mbrëmja e çuditshme e Gimenez, ndoshta e fundit si kuqezi?

    Fjalët e Tares, goli i anuluar, fanella për Jasharin… Mbrëmja e çuditshme e Gimenez, ndoshta e fundit si kuqezi?

    Një mbrëmje shumë e vështirë për Santiago Gimenez. Një gol i shpërdoruar, një tjetër i shënuar, por i anuluar, ndërkohë që para ndeshjes drejtori sportiv Igli Tare fliste për një shkëmbim, që mund ta largojë nga kuqezinjtë. E gjitha kjo e bëri ndeshjen Lecce-Milan 0-2 një nga më të komplikuarat në karrierën e tij. Nëse edhe ndër më të rëndësishmet, do ta tregojë e hëna.
    Gimenez mbërriti në Lecce mes polemikave; nga dëmtimi i Jasharit prej tij në stërvitje (jashtë për dy muaj) dhe thashethemet e merkatos. Megjithatë, meksikani ishte i vetmi sulmues i pastër në dispozicion të Milanit. Për koincidencë, ishte 29 gusht, si në vitin 1999, kur në një tjetër Lecce-Milan, shënoi golin e parë me kuqezinjtë Shevchenko.
    Kuptohet, Gimenez nuk është Sheva, por kërkon rrugën e tij. Ndeshja e tij ishte e komplikuar. Shumë luftë, pak efikasitet. Rasti më i madh në pjesën e parë; pasim i Fofana, por goditje e gabuar jashtë. Pas pushimit, kontroll i bukur mbi asistin e Saelemaekers dhe gol me të djathtën. Shënoi, festoi dhe tregoi një fanellë për Jasharin, si mënyrë për të kërkuar falje. Sidoqoftë, kryesori Marinelli e anuloi golin dhe gjithçka iu shemb.
    Fatmirësisht për Milanin, golat e Loftus-Cheek dhe Pulisic sollën fitoren dhe pak qetësi. Gimenez mund të ngushëllohet me punën për skuadrën dhe kombinimin në aksionin e golit të anuluar. Sidoqoftë, sapo zbardhi kjo e shtunë, e vetmja temë për të është merkatoja.
    Në prag të ndeshjes, Igli Tare deklaroi: “Po vlerësojmë me Romën shkëmbimin mes Dovbyk dhe Gimenez. Nëse do të bëhet, do ta dimë pas ndeshjes. T’i mbajmë të dy? Jo, me një ndeshje në javë duhet skuadër e balancuar”.
    Në fund të ndeshjes, Allegri shtoi: “Shoqëria do të vendosë çfarë është më e mira për Milanin”.
    Milani duket i prirur ta bëjë shkëmbimin, Roma po mendon seriozisht, Dovbyk është i tunduar nga Milani, por mungon ende një “po” për ta mbyllur marrëveshjen. Gimenez do t’i kalojë minutat dhe orët në vazhdim duke menduar për të ardhmen e tij.

  • Milani drejt akordit për Jasharin, më afër se kurrë “tymit të bardhë” me Club Brugge

    Milani drejt akordit për Jasharin, më afër se kurrë “tymit të bardhë” me Club Brugge

    Dukej se kishte dështuar si negociatë merkatoje, e ngecur në një rrugë pa dalje, por papritur gjithçka është rihapur. Milan dhe Club Brugge, në mënyrë të papritur, duken tani pranë marrëveshjes për Ardon Jasharin, një objektiv i deklaruar i kuqezinjve prej më shumë se një muaji. Ende nuk jemi në fazën përfundimtare të marrëveshjes, por oferta e Igli Tares, e njëjtë ekonomikisht (33.5 milionë euro, plus bonuse që mund të arrijnë deri në 38 milionë), ka ndryshuar në termat e saj. Marrëveshja mund të arrihet falë shtrirjes së pagesës në 4 vite në vend të 5.
    Kontaktet janë të vazhdueshme në këto orë, sepse në këtë pikë po diskutohen realisht detajet e fundit. Lajmi konfirmohet edhe nga Belgjika, ku gazetari Sacha Tovalieri ka folur hapur për një marrëveshje të arritur me lojtarin, i cili është gati të firmosë një kontratë 5-vjeçare me kuqezinjtë.
    A jemi gati? Ende jo. Por dita e djeshme ka qenë shumë pozitive, po ashtu edhe kontaktet pas ditësh tensionesh dhe ndonjë provokimi të vogël. Nga “Casa Milan” këtë herë vjen optimizëm, nyjet e fundit të një negociate veçanërisht të komplikuar po zgjidhen dalëngadalë. Ende nuk mund të thuhet se Jashari do të jetë lojtar i Milanit, por mund të thuhet me siguri se kuqezinjtë dhe Brugge nuk kanë qenë kurrë kaq pranë një shtrëngimi duarsh.
    Kështu, në ditën e Luka Modric, që do t’i sjellë skuadrës klas dhe eksperiencë, “Djalli” mund të sigurojë një lojtar për të cilin flitet shumë mirë dhe që mund të shënojë, ose të paktën shpresohet nga kuqezinjtë, një epokë të re.

  • Club Brugge cakton çmimin për Jasharin, 41 milionë euro. Milani po reflekton si të veprojë

    Club Brugge cakton çmimin për Jasharin, 41 milionë euro. Milani po reflekton si të veprojë

    Ka zhvillime të reja në lidhje me Ardon Jasharin. Sipas asaj që ka mësuar redaksia e TMW, Club Brugge ka vendosur çmimin për mesfushorin  shqiptaro-zviceran, të cilin Milani po përpiqet ta vendosë nën urdhrat e Massimiliano Allegrit prej javësh. Belgët, për ta lënë të largohet, nuk kërkojnë më pak se 41 milionë euro, shumë e largët nga ajo që kuqezinjtë ofruan herën e fundit.
    A do të ketë një ofertë të re nga “Djalli”? Tani mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e klubit nga “Via Aldo Rossi” do ta rrisin ofertën deri në atë shumë, ndonëse për momentin duket diçka pak e mundshme. Oferta e fundit që Milani i ka paraqitur Brugge ishte 33.5 milionë euro fikse, plus 2 milionë në formë bonusesh të lehta për t’u arritur.
    Giorgio Furlani, Igli Tare dhe Massimiliano Allegri do të vlerësojnë se çfarë do të bëjnë më tej, me Brugge që ndërkohë ka marrë një ofertë formale nga NEOM i Arabisë Saudite dhe i ka komunikuar edhe vetë Jasharit se kjo është shifra që duhet të sjellë në rast se preferon një destinacion tjetër.
    Drejtuesit kuqezinj, bashkë me trajnerin, do të vendosin në orët në vijim nëse do të vazhdojnë ta ndjekin Jasharin apo do të fokusohen diku tjetër, duke qenë se shifra e kërkuar nga belgët është shumë e lartë, veçanërisht duke pasur parasysh se me më shumë se 40 milionë euro mund të synohen edhe objektiva të tjerë.

  • Presidenti i Milaniti: Për Jasharin nuk duam të ofrojmë më shumë, dëshiron të vijë te ne me çdo kusht

    Presidenti i Milaniti: Për Jasharin nuk duam të ofrojmë më shumë, dëshiron të vijë te ne me çdo kusht

    Në shtëpinë kuqezi vijon ndjekja për Ardon Jasharin, por presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, ka sqaruar pozicionin e klubit sa i përket mesfushorit të Club Brugge: “Nuk duam të ofrojmë shumë, ai dëshiron të vijë me çdo kusht”.
    Fjalë që nuk lënë vend për interpretime, duke treguar qartë si strategjinë e Milanit, ashtu edhe vullnetin e lojtarit për ta mbyllur marrëveshjen me kushte të arsyeshme.
    Një konfirmim ky për atë që më herët kishte nënvizuar edhe Igli Tare, me Milanin të bindur se ka paraqitur një ofertë “të rëndësishme dhe të përshtatshme” për lojtarin dhe që nuk ka ndërmend të bëjë rritje të mëtejshme.
    Qëllimi i klubit kuqezi është të mos ndikohet nga spekulimet dhe të mos heqë dorë nga Jashari, por pa e rritur më tej ofertën aktuale prej 33.5 milionë eurosh + bonuse (nga të cilat 2 milionë janë lehtësisht të arritshme), duke garantuar praktikisht një shumë fikse prej 35.5 milionë eurosh.
    Kjo ofertë nuk është refuzuar zyrtarisht nga Club Brugge, por sipas disa gazetarëve pranë klubit belg është konsideruar si “e pamjaftueshme”, gjë që ka shkaktuar edhe pakënaqësi te drejtori Igli Tare për mënyrën si po zhvillohet negociata.
    Një përballje e vërtetë, me Milanin që kërkon ta mbyllë marrëveshjen sa më shpejt, duke shfrytëzuar dëshirën e vetë Jasharit për t’u transferuar te kuqezinjtë, ndërsa Brugge synon ta zvarrisë operacionin dhe ndoshta të hapë një ankand me klubet e Premier League.

  • Sot afati i fundit, Milan pret në 24 orë Jasharin

    Sot afati i fundit, Milan pret në 24 orë Jasharin

    Oferta, sipas drejtorit të Milanit Igli Tare për Ardon Jasharin, është rritur. Një vlerë fikse prej rreth 32.5 milionë eurosh, nga 33.5 milionë euro, plus 5 milionë eurot e zakonshme në bonuse. Kjo është e mjaftueshme për Milanin, dhe topi, natyrisht, i kalon Klub Bryzh, një klub që vazhdon të jetë i vështirë për t’u bindur.

    Sipas TMW klubi belg, shmangu dje dhënien e ndonjë përgjigjeje për çështjen e Ardon Jasharit. Në të vërtetë, ka një nervozizëm të caktuar që po shfaqet nga Belgjika. Ata pretendojnë ta shesin shqiptarin në Premier League. Megjithatë, afati prej njëzet e katër orë nuk janë kohë e mjaftueshme për ta bërë Premier League të konkretizojë.

    Sidoqoftë, çështja është krejt tjetër: Jashari dëshiron vetëm Milanin. Gjë që, sigurisht, është një kthesë e madhe në një histori që mund të përshkruhet vetëm si groteske. Fakti është se, në Via Aldo Rossi, ata presin një përgjigje sot. Milani dhe Tare kanë nxitim; ata duan ta paketojnë lojtarin për Maks Alegrin dhe ta integrojnë mesfushorin me pjesën tjetër të skuadrës. Milan nuk pret shumë.

    Vazhdo leximin

  • Përgjigjja e Club Brugge për Jasharin vonon, por sinjali i qartë vjen nga… dhoma e zhveshjes

    Përgjigjja e Club Brugge për Jasharin vonon, por sinjali i qartë vjen nga… dhoma e zhveshjes

    “Telenovela” për transferimin e Ardon Jasharit te Milani rrezikon të ketë mbërritur në episodin vendimtar. Një “trailer” e ka dhënë Igli Tare, drejtori sportiv i kuqezinjve, i cili dje ka dhënë një deklaratë për “Gazzetta dello Sport”, në të cilën bëri përmbledhjen e negociatave me Club Brugge për Ardon Jasharin:
    “Jemi në marrëdhënie të mira me Brugge, kemi bërë një ofertë të mëtejshme për Jasharin, ofertë që e konsiderojmë shumë të rëndësishme dhe të denjë për vlerën e lojtarit. Nuk kemi ndërmend të shkojmë më tej”.
    Pritja – Rilançimi, pra, ka ndodhur. Milani ka rritur ofertën në 33.5 milionë euro, plus bonuse, duke kaluar shifrën fikse prej 35 milionësh, me shtesa të tjera që mund ta çojnë paketën totale në rreth 38 milionë euro. Tani pritet përgjigjja e Club Brugge. Dje ajo nuk ka mbërritur. Belgët ishin të angazhuar në ndeshjen e parë të kampionatit, në orën 18:30 kundër Genk, të cilën e fituan 2-1, edhe pa Jasharin.
    Sinjali – Sidoqoftë, një tjetër sinjal ka mbërritur. Në videon e shpërndarë nga klubi belg para ndeshjes së djeshme, nuk ka asnjë referencë për Ardon Jasharin midis dollapëve të personalizuar të lojtarëve të Club Brugge në dhomat e zhveshjes të skuadrës vendase. Mesfushori në fjalë po pret dhe shpreson që Milani të marrë dritën jeshile nga klubi i tij pas dy muajsh negociata.

  • Milan insiston për Jasharin! Tare: Kemi bërë propozim tjetër

    Milan insiston për Jasharin! Tare: Kemi bërë propozim tjetër

    Milan vazhdon të ushtrojë presion për të arritur te Ardon Jashari. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare ka bërë me dije se klubi ka bërë një tjetër ofertë te Brugge.
    “Ne kemi marrëdhënie shumë të mirë me Club Brugge dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin. Besojmë se është një ofertë e rëndësishme, që përshtatet me vlerën e lojtarit. Nuk kemi ndërmend të shkojmë përtej kësaj oferte”, deklaroi Tare.

  • E konfirmon Tare: Kemi bërë ofertë tjetër për Jasharin

    E konfirmon Tare: Kemi bërë ofertë tjetër për Jasharin

    Igli Tare, drejtor sportiv i Milanit, ka konfirmuar se klubi italian ka dërguar një ofertë të re për Ardon Jasharin te Club Brugge.
    Në një prononcim të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Tare deklaroi se kjo është oferta e fundit dhe nuk do të shkohet përtej çmimit të ofruar.
    “Ne kemi marrëdhënie shumë të mirë me Club Brugge dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin. Besojmë se është një ofertë e rëndësishme, që përshtatet me vlerën e lojtarit. Nuk kemi ndërmend të shkojmë përtej kësaj oferte”, deklaroi Tare.
    Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një ofertë prej 33.5 milionë eurosh, plus 2 ose 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

  • Igli Tare jep ultimatumin: Kjo është oferta jonë e fundit për Jasharin!

    Igli Tare jep ultimatumin: Kjo është oferta jonë e fundit për Jasharin!

    27 Korrik 2025

    13:22

    Telesport

    Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai e quan ofertë finale dhe që nuk ndryshon dot më.
    “Ne kemi një marrëdhënie të mirë me klubin belg dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin. Nuk shkojmë më shumë se kaq”, ka deklaruar drejtori sportiv i “Djallit”.
    Oferta e parë e Milanit ishte 32.5 milionë euro plus 2 milionë bonuse. Kjo e fundit shkoi në 33.5 milionë euro, me bonuse që e çojnë gjithsej ofertën në 35 milionë euro.
    Belgër javën e kaluar theksuan se çmimi i kërkuar për Jasharin është 40 milionë euro, por pritet ta pranojnë ofertën.

  • Milan largon Rojal, dritë jeshile për Jasharin

    Milan largon Rojal, dritë jeshile për Jasharin

    Drejtori sportiv i Milanit Igli Tare është gati të paraqesë ofertën e tij të re Klub Bryzh për Jasharin.cilët janë gati të japin përgjigje, falë dhe dëshirës së lojtarit për të veshur fanellën e kuqezinjëve.

    E vetmja gjë që mungonte ishte njoftimi zyrtar, dhe tani është këtu: Emerson Rojal është një lojtar i ri i Flamengos. Pasi mbërriti te AC Milan verën e kaluar, pas vetëm një viti me kuqezinjtë, plot ulje-ngritje dhe i shënuar nga një dëmtim i keq në pulpë, mbrojtësi brazilian ka vendosur të kthehet në shtëpi, duke nënshkruar një kontratë me klubin e Rio de Zhanero deri në vitin 2028.

    Ai do të mbajë veshur fanellën me numër 22.

    Vazhdo leximin