Tag: jashari

  • Aktori Xhevdet Jashari: Më mirë thuaj jam serb se kosovar, jemi vetëm shqiptarë

    Aktori Xhevdet Jashari: Më mirë thuaj jam serb se kosovar, jemi vetëm shqiptarë

    Aktori i njohur Xhevdet Jashari ka ndezur një debat të gjerë publik me deklaratat e tij të drejtpërdrejta kundër përdorimit të termit “kosovar”, duke e konsideruar atë si një shpikje serbe dhe një formë ndarjeje mes shqiptarëve.Në një intervistë të fundit, Jashari u shpreh me tone të forta: “Fjala Kosovë është serbisht, më mirë thuaj jam serb. Mallkuar qoftë ai që thotë jam kosovar. S’ka kosovar, ka vetëm shqiptarë.”Sipas tij, termi “kosovar” është imponuar me qëllim për të ndarë identitetin shqiptar dhe për të dobësuar lidhjet kombëtare. “Terminologji që e ka shpik serbi, ti me e pranu…? Më dhemb shumë kur dikush thotë ‘jam kosovar’, shumë shumë më dhemb,” tha ai.Aktori që njihet për rolet e tij patriotike dhe angazhimin në çështje kombëtare, vijoi më tej: “Çka me thonë unë që jam shqiptar i Maqedonisë, apo ai i Preshevës? Ne jemi shqiptarë. Nuk jemi as serbë, as maqedonas. Ai që thotë ‘jemi kosovarë’, bën ndarjen mes shqiptarëve.”Deklarata të tilla kanë nxitur komente të shumta në rrjetet sociale dhe opinion publik, ku disa e mbështesin qëndrimin e Jasharit si një reagim kundër identiteteve të fragmentuara, ndërsa të tjerë e kritikojnë për qasje përjashtuese ndaj një termi që për shumë qytetarë të Kosovës ka kuptim të përkatësisë gjeografike apo kulturore.Çështja e termit “kosovar” ka qenë shpesh objekt debatesh në shoqërinë shqiptare, veçanërisht në kontekstin e ndërtimit të një identiteti të përbashkët kombëtar përtej kufijve shtetërorë. Deklaratat e fundit të Xhevdet Jasharit kanë rikthyer këtë debat në qendër të vëmendjes.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Aktori i njohur Xhevdet Jashari ka ndezur një debat të gjerë publik me deklaratat e tij të drejtpërdrejta kundër përdorimit të termit “kosovar”, duke e konsideruar atë si një shpikje serbe dhe një formë ndarjeje mes shqiptarëve.Në një intervistë të fundit, Jashari u shpreh me tone të forta: “Fjala Kosovë është serbisht, më mirë thuaj jam serb. Mallkuar qoftë ai që thotë jam kosovar. S’ka kosovar, ka vetëm shqiptarë.”Sipas tij, termi “kosovar” është imponuar me qëllim për të ndarë identitetin shqiptar dhe për të dobësuar lidhjet kombëtare. “Terminologji që e ka shpik serbi, ti me e pranu…? Më dhemb shumë kur dikush thotë ‘jam kosovar’, shumë shumë më dhemb,” tha ai.Aktori që njihet për rolet e tij patriotike dhe angazhimin në çështje kombëtare, vijoi më tej: “Çka me thonë unë që jam shqiptar i Maqedonisë, apo ai i Preshevës? Ne jemi shqiptarë. Nuk jemi as serbë, as maqedonas. Ai që thotë ‘jemi kosovarë’, bën ndarjen mes shqiptarëve.”Deklarata të tilla kanë nxitur komente të shumta në rrjetet sociale dhe opinion publik, ku disa e mbështesin qëndrimin e Jasharit si një reagim kundër identiteteve të fragmentuara, ndërsa të tjerë e kritikojnë për qasje përjashtuese ndaj një termi që për shumë qytetarë të Kosovës ka kuptim të përkatësisë gjeografike apo kulturore.Çështja e termit “kosovar” ka qenë shpesh objekt debatesh në shoqërinë shqiptare, veçanërisht në kontekstin e ndërtimit të një identiteti të përbashkët kombëtar përtej kufijve shtetërorë. Deklaratat e fundit të Xhevdet Jasharit kanë rikthyer këtë debat në qendër të vëmendjes.

  • Më dhemb shumë/ Aktori Xhevdet Jashari: Më mirë thuaj jam serb, se kosovar, s’ka kosovarë, ka vetëm shqiptarë

    Më dhemb shumë/ Aktori Xhevdet Jashari: Më mirë thuaj jam serb, se kosovar, s’ka kosovarë, ka vetëm shqiptarë

    Aktori i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Xhevdet Jashari, i cili u bë i famshëm me rolin e “Arif Hikmetit” në serialin “O sa mirë”, është rikthyer në skenën e aktrimit pas një pauze pesëvjeçare.
    Pas një qëndrimi në Gjermani, Jashari është rikthyer në rajon dhe i është bashkuar kastës së aktorëve në serialin e ri “Bashkallajk”, duke marrë vëmendje edhe për ndryshimin e madh në pamje.
    Megjithatë, përveç rikthimit të tij artistik, Jashari ka tërhequr vëmendje të madhe me deklaratat e forta që ka dhënë në një intervistë për “Tëvë 1”.
    Ai ka shprehur pakënaqësinë e thellë ndaj përdorimit të termit “kosovar”, duke e konsideruar atë si një produkt të propagandës serbe.
    “Kosovar është serbisht. Kosovar janë ata që vetë fjala Kosovë vjen prej serbëve. Vetë fjala Kosovë, vjen prej serbëve. Duhet m’i ardhë shumë rond atij shqiptari që thotë ‘jam kosovar’. Ndarjes që i bëjnë, fatkeqësisht ka shumë, por për mua janë shumë pak. Më dhemb shumë kur dikush thotë kosovar, shumë shumë më dhemb”, – tha Jashari, me tone të ashpra dhe të ngarkuara emocionalisht.

    Ai theksoi se e do shumë Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës, por se nuk pranon ndarjen identitare mes shqiptarëve, duke e parë si të rrezikshme dhe të dëmshme për unitetin kombëtar.
    “Ç`ka me thonë unë që jam shqiptar i Maqedonisë, që e du Kosovën, i du shumë shqiptarët e Kosovës. Ç`ka me thënë ai i Preshevës. Ne jemi shqiptar. Nuk jemi serb, nuk jemi maqedonas. Mallkuar koftë ai që bën ndarjen e shqiptarëve, ai që thotë kosovar jena. Jo bre s’jeni kosovar.
    Ma mirë thuj serb jam, se kosovar. S’je bre kosovar, ti je shqiptar. Terminologji që e ka shpik serbi e ti me pranu. Se di qysh e pranojnë qata. Secili njeri e ka të drejtën e vet me e shpreh qysh ndjehet”, tha aktori.
    Gjithashtu, aktori theksoi se çdo njeri ka të drejtë të ndjehet si dëshiron, por se ai vetë e refuzon plotësisht përdorimin e termit “kosovar”, duke e cilësuar si një “terminologji që e ka shpik serbi”.

  • “Ma mirë thuj jam serb, se kosovar”, aktori i njohur bën deklaratën e fortë: S’ka kosovarë, ka vetëm shqiptarë

    “Ma mirë thuj jam serb, se kosovar”, aktori i njohur bën deklaratën e fortë: S’ka kosovarë, ka vetëm shqiptarë

    Aktori Xhevdet Jashari ndez debat me deklaratën kundër përdorimit të termit ‘kosovar’.
    Sipas tij, termi “kosovar” është krijuar nga serbët dhe përdorimi i tij nga shqiptarët është i dhimbshëm dhe i papranueshëm.
    “Fjala Kosovë është serbisht, më mirë thuaj jam serb”, tha Jashari.
    “S’je bre kosovar, je shqiptar. Terminologji që e ka shpik serbi, ti me e pranu…”, deklaroi ai.
    “Mallkuar qoftë ai që thotë jam kosovar.
    S’ka kosovar, ka vetëm shqiptarë”, vijoi ai.
    “Kosovar është serbisht. Kosovarw janë ata që vetë fjala Kosovë vjen prej serbëve. Vetë fjala Kosovë, vjen prej serbëve.
    Duhet mi ardhë shumë rond atij shqiptari që thotë jam kosovar. Ndarjes që i bëjnë, fatkeqësisht ka shumë, por për mua janë shumë pak.
    Më dhemb shumë kur dikush thotë kosovar, shumë shumë më dhemb”, ka thënë Jashari.
    Ai shtoi më tej se identifikimi si “kosovar” është një ndarje e padrejtë mes shqiptarëve dhe se ky term është i papranueshëm.
    “Çka me thonë unë që jam shqiptar i Maqedonisë, që e du Kosovën, i du shumë shqiptarët e Kosovës.
    Çka me thënë ai i Preshevës. Ne jemi shqiptarw. Nuk jemi serb, nuk jemi maqedonas. Mallkuar koftë ai që bën ndarjen e shqiptarëve, ai që thotë kosovar jena. Jo bre s’jeni kosovar.
    Ma mirë thuj serb jam, se kosovar. S’je bre kosovar, ti je shqiptar. Terminologji që e ka shpik serbi e ti me pranu.
    Se di qysh e pranojnë qata. Secili njeri e ka të drejtën e vet me e shpreh qysh ndjehet”, ka përfunduar aktori.

  • Igli Tare e ka të lehtë! Mesfushori shqiptar e ka ëndërr Milanin dhe e ka thënë hapur

    Igli Tare e ka të lehtë! Mesfushori shqiptar e ka ëndërr Milanin dhe e ka thënë hapur

    15 Qershor 2025

    11:38

    Telesport

    Milani është në pozita të favorshme për të blerë mesfushorin shqiptar të Club Brugge, Ardon Jashari. Igli Tare jo rastësisht po tenton të afrojë këtë lojtar. Ai është tifoz i Milanit.
    Lojtari i Zvicrës ka zbuluar publikisht pasionin e hershëm që ka për ngjyrat kuqezi. Ai është një nga mesfushorët më premtues dhe e kanë kërkuar disa klube europiane, por zgjedhja e tij pritet të jetë “Djalli”.
    Kur u përball me Milanin në sezonin e kaluar, Jashari foli me emocion: “M’u realizua ëndrra të luaja kundër Milanit. Jam krenar. Mendova për nënën, familjen. Kur isha tetë vjeç, ndoqëm në stadium ndeshjen Milan–Barcelona. Që atëherë, ëndrra ime ishte të luaja në këtë stadium”.
    Me pak fjalë, Milani e ka rrugën të shtruar.

  • Ismajli larg Empolit, Jashari kërkohet nga Mançester Siti, Berisha jashtë Kombëtares

    Ismajli larg Empolit, Jashari kërkohet nga Mançester Siti, Berisha jashtë Kombëtares

    Adriatik BALLA
    Disa lojtarë të përfaqësueses tonë kanë dalë direkt në treg. Kjo ka ndodhur menjëherë sapo është mbyllur sezoni në kampionatet ku luajnë. Kështu, qendërmbrojtësi Ardian Ismajli do të largohet nga skuadra e Empolit këtë verë, kur edhe i skadon kontrata. Kështu shkruan “Transferfeed”. Ismajli nuk pritet ta vazhdojë kontratën me skuadrën italiane. Largimi i tij u bë edhe më i mundshëm pas rënies së Empolit në Serie B. Empoli nuk arriti që ta sigurojë mbijetesën për edicionin e ardhshëm në Serie A. Kampionatin e përfundoi në vendin e 18-të me 31 pikë. Reprezentuesi i Shqipërisë, Ismajli, është lider i mbrojtjes tek Empoli. 28-vjeçari pati edhe shumë probleme me lëndime gjatë edicionit 2024/25. Ai skuadrës së Empolit i mungoi në 13 ndeshje. Ismajli ka përvojë të madhe në kampionatin italian. Ka kohë që raportohet se mund të bëhet bashkëlojtar me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani te Napoli. Ai Empolit iu bashkua në verën e vitit 2021 nga Spezia për dy milionë euro.
    Merkato/ Jashari në planet e Mançester Sitit
    Mançester Siti raportohet se e ka përfshirë mesfushorin shqiptar Ardon Jashari në listën e futbollistëve të cilët synon t’i transferojë gjatë verës. Madje gjiganti anglez tashmë ka kontaktuar për futbollistin. Siç ka raportuar Florian Petenberg, gazetar i “Sky Sports” në Gjermani, pos Sitit mesfushori 22-vjeçar po monitorohet edhe nga Borusia Dortmund dhe Bajer Leverkusen. “Mësohet se Mançester Siti e ka vënë Ardon Jasharin në listën e vet për verë. Sezon i shkëlqyeshëm për mesfushorin difensiv 22-vjeçar nga Kub Bruzh. Tashmë ka pasur kontakt me Mançester Sitin”, ka shkruar Pletenberg në rrjete sociale të martën. Siç ka thënë ai, Jashari vlerësohet më shumë se 35 milionë euro. Një ditë më parë, Jashari që luan te Klub Bruzhit në Belgjikë, u zgjodh lojtari i sezonit. Reprezentuesi i Zvicrës luajti 52 ndeshje në këtë edicion, duke realizuar katër gola dhe duke asistuar gjashtë herë. Me ekipin belg ka kontratë deri në vitin 2029.
    Portieri/ Berisha nuk mori as këtë herë një ftesë
    Zgjedhjet Silvinjos në Kombëtare normalisht që kanë ngritur edhe disa polemika, pasi emra të diskutueshëm janë lënë sërish jashtë listët së 27 futbollistëve të grumbulluar. Një prej rasteve më të fundit dhe që merr vëmendje kryesore është ai i Lindon Selahit, kampion në Kroaci me Rijekën, i cili megjithëse ka shfaqur formë të mirë, është thirrur vetëm një herë nga trajneri brazilian në fillimin e tij si trajner dhe prej kohësh nuk ka marrë asnjë ftesë për në Kombëtare. Gjithashtu, Enea Mihaj, që ka realizuar sezonin më të mirë në karrierën e tij në Portugali, nuk u përfshi në listë. Disa thonë se kjo mungesë mund të lidhet edhe me faktin se Mihaj është martuar dje dhe ka dashur të marrë pak kohë për veten. Në vendin e tij është thirrur talenti i Benfikës, Adrian Bajrami. Nju tjetër emër i diskutuar është Etrit Berisha. “Gardiani” kuqezi” ka mbajtur një qëndrim të ftohtë për zhvillimet në Kombëtare, por nuk janë të paktë ata që mendojnë se Berisha është prekur që e ka parë veten jashtë, duke ditur peshën që ai ka luajtur në kualifikueset e Europianit 206 dhe më vonë.

  • Lojtari më i mirë i kampionatit belg/ Vlerësim për lojtarin shqiptar

    Lojtari më i mirë i kampionatit belg/ Vlerësim për lojtarin shqiptar

    Mesfushori me origjinë shqiptare, i cili aktivizohet në radhët e Clube Brugge, zhvilloi një edicion mjaft të mirë, i pari me fanellën e kësaj skuadre.
    Ardon Jashari është vlerësuar si lojtari më i mirë në elitën e kampionatit belg.
    Në 35 ndeshje të kampionatit, Jashari realizoi 3 gola ndërsa dhuroi 4 asiste. Me interes të madh, pritet të shihen paraqitjet e tij në sezonin që vjen.

  • E trishtë/ ​Ndahet nga jeta themeluesja e Partisë Socialdemokrate

    E trishtë/ ​Ndahet nga jeta themeluesja e Partisë Socialdemokrate

    Është ndarë nga jeta aktivistja e njohur politike dhe themeluesja e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Kaqusha Jashari. Lajmi u konfirmua nga familjarët e saj mëngjesin e kësaj të marte. Kaqusha Jashari do të kujtohet si një ndër zërat më të fortë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe si një figurë që la gjurmë të thella në historinë moderne të Kosovës. E angazhuar për dekada në jetën politike, ajo u dallua si grua e vendosur, e cila nuk hoqi dorë nga ideali për një shoqëri më të drejtë, demokratike dhe progresive.
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu ngushëllimet e saj të thella për ndarjen nga jeta të zonjës Jashari, duke e cilësuar atë si një prej figurave më të njohura dhe më të rëndësishme të historisë politike të vendit.
    “Ajo dha kontribut të pandërprerë në periudha vendimtare për vendin,” u shpreh Osmani, duke shtuar se jeta dhe vepra e saj mishërojnë përkushtimin ndaj atdheut, si një zë i fuqishëm në kohë sfidash, themeluese dhe udhëheqëse e një partie politike, deputete e zgjedhur nga populli dhe një krijuese e spikatur në fushën e artit.
    Presidentja gjithashtu shprehu mbështetje për familjarët e saj, duke i inkurajuar të gjejnë forcë në përballimin e kësaj humbjeje të madhe. Varrimi i Kaqusha Jasharit do të bëhet pasditen e kësaj të marte në orën 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës, ku pritet të marrin pjesë figura të larta shtetërore, përfaqësues politikë dhe qytetarë të shumtë që e vlerësonin dhe respektonin punën e saj të palodhur për Kosovën.

  • Finalja Belge, Ardon Jashari i rrëmben kupën Anderlechtit të Besnik Hasit

    Finalja Belge, Ardon Jashari i rrëmben kupën Anderlechtit të Besnik Hasit

    Me një paraqitje të sigurt dhe të pjekur në zemër të mesfushës, Ardon Jashari ka hyrë në histori të dielën mbrëma, duke fituar trofeun e tij të parë si profesionist dhe duke i rrëmbyer Kupën e Belgjikës Anderlechtit të drejtuar nga Besnik Hasi.22-vjeçari, pjesë e përfaqësueses së Zvicrës dhe një nga emrat në ngjitje të futbollit europian, ishte titullar gjatë gjithë ndeshjes finale, ku Club Brugge triumfoi 2-1 ndaj rivalëve nga Brukseli. Jashari mbajti ritmin e lojës dhe dha qetësinë që i duhej skuadrës në një mbrëmje me tension të lartë.Romeo Vermant ishte autor i dy golave për Bruggen në minutën e 40-të dhe të 61-të, ndërsa Anderlecht reagoi vonë me golin e Luis Vazquez në kohën shtesë, por pa mundur të ndryshojë fatin e finales. Kështu, Brugge fitoi për herë të 12-të Kupën e Belgjikës, duke konfirmuar dominimin historik në këtë garë.Për Jasharin, ky nuk ishte vetëm një sukses kolektiv, por edhe një moment personal kulmor. Me 48 ndeshje në këtë sezon, 4 gola dhe 6 asistime, mesfushori me origjinë shqiptare po kalon edicionin më të mirë të karrierës, ndërsa trofeu i Kupës i shton peshë emrit të tij në arenën ndërkombëtare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Me një paraqitje të sigurt dhe të pjekur në zemër të mesfushës, Ardon Jashari ka hyrë në histori të dielën mbrëma, duke fituar trofeun e tij të parë si profesionist dhe duke i rrëmbyer Kupën e Belgjikës Anderlechtit të drejtuar nga Besnik Hasi.22-vjeçari, pjesë e përfaqësueses së Zvicrës dhe një nga emrat në ngjitje të futbollit europian, ishte titullar gjatë gjithë ndeshjes finale, ku Club Brugge triumfoi 2-1 ndaj rivalëve nga Brukseli. Jashari mbajti ritmin e lojës dhe dha qetësinë që i duhej skuadrës në një mbrëmje me tension të lartë.Romeo Vermant ishte autor i dy golave për Bruggen në minutën e 40-të dhe të 61-të, ndërsa Anderlecht reagoi vonë me golin e Luis Vazquez në kohën shtesë, por pa mundur të ndryshojë fatin e finales. Kështu, Brugge fitoi për herë të 12-të Kupën e Belgjikës, duke konfirmuar dominimin historik në këtë garë.Për Jasharin, ky nuk ishte vetëm një sukses kolektiv, por edhe një moment personal kulmor. Me 48 ndeshje në këtë sezon, 4 gola dhe 6 asistime, mesfushori me origjinë shqiptare po kalon edicionin më të mirë të karrierës, ndërsa trofeu i Kupës i shton peshë emrit të tij në arenën ndërkombëtare.

  • Euro U-17 “Shqipëri 2025”/ FSHF investon në stadiumin “Tofik Jashari”, përmirësohet sistemi i vaditjes & kryhen punime për fushën

    Euro U-17 “Shqipëri 2025”/ FSHF investon në stadiumin “Tofik Jashari”, përmirësohet sistemi i vaditjes & kryhen punime për fushën

    Finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” po afrojnë dhe gjithçka duhet të jetë gati për të pritur këtë event madhor në muajin maj. Federata e Futbollit ka intensifikuar punën për përmirësimin e infrastrukturës në disa prej terreneve stërvitore në të gjithë vendin.
    Një nga impiantet ku po kryhen investime të rëndësishme është stadiumi “Tofik Jashari” në Shijak, që është drejt përfundimit të punimeve. Në këtë impiant janë përmirësuar sistemi i vaditjes dhe po kryhen punime intensive për mirëmbajtjen e fushës përmes korrjes dhe mbjelljes së farës me qëllim që fusha të jetë në kushte të mira për zhvillimin e Europianit U-17.
    Investimet nuk do të ndalen këtu. FSHF është e angazhuar maksimalisht dhe po punon me ritme të larta për të garantuar organizimin e një turneu dinjitoz dhe të suksesshëm europian në vendin tonë.

  • FSHF ndërhyn në stadiumin “Tofik Jashari”, përmirësohet sistemi i vaditjes & kryhen punime për mirëmbajtjen e fushës

    FSHF ndërhyn në stadiumin “Tofik Jashari”, përmirësohet sistemi i vaditjes & kryhen punime për mirëmbajtjen e fushës

    16 Prill 2025

    16:26

    Telesport

    Finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” po afrojnë dhe gjithçka duhet të jetë gati për të pritur këtë event madhor në muajin maj. Federata e Futbollit ka intensifikuar punën për përmirësimin e infrastrukturës në disa prej terreneve stërvitore në të gjithë vendin.
    Një nga impiantet ku po kryhen investime të rëndësishme është stadiumi “Tofik Jashari” në Shijak, që është drejt përfundimit të punimeve. Në këtë impiant janë përmirësuar sistemi i vaditjes dhe po kryhen punime intensive për mirëmbajtjen e fushës përmes korrjes dhe mbjelljes së farës me qëllim që fusha të jetë në kushte të mira për zhvillimin e Europianit U-17.
    Investimet nuk do të ndalen këtu. FSHF është e angazhuar maksimalisht dhe po punon me ritme të larta për të garantuar organizimin e një turneu dinjitoz dhe të suksesshëm europian në vendin tonë.