Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” priti për herë të parë në një vizitë zyrtare Ambasadoren e Japonisë në Shqipëri, znj. Kato Kikuko, një moment domethënës për forcimin e lidhjeve akademike dhe kulturore mes dy vendeve. Vizita u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, duke theksuar vullnetin e përbashkët për bashkëpunim në fushën e arsimit të lartë.
Në kuadër të kësaj vizite u nënshkrua edhe një marrëveshje strategjike bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni, me synim rritjen e mundësive akademike, profesionale dhe ndërkombëtare për studentët dhe stafin e universitetit.
Marrëveshja u firmos nga Rektori, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, dhe Kryetari i Dhomës, z. Avni Ponari, në prani të të ftuarve të nderuar:• znj. Kato Kikuko, Ambasadore e Japonisë në Shqipëri• z. Gjergj Teneqexhiu, Këshilltar pranë Dhomës Shqipëri–Japoni• z. Alban Xhaferri, President i Klubit Vllaznia• z. Blendi Dibra, përfaqësues nga autoritetet vendore
Marrëveshja përfshin:• Projekte të përbashkëta zhvillimore dhe kërkimore• Praktika profesionale për studentët• Evente akademike dhe profesionale• Shkëmbim përvojash menaxheriale dhe shkencore
Ky bashkëpunim 5-vjeçar shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të Universitetit të Shkodrës dhe konsolidimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Japonisë, në funksion të zhvillimit të arsimit cilësor dhe bashkëkohor.
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!



