Berisha: Disa demokratë punuan me PS në zgjedhje! Do japin llogari
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaron se PS përdori edhe disa nga demokratët, mes tyre edhe deputetë që merrnin rrogën nga PD dhe punonin për socialistët.
Ai tha se do bëhej analizë e thellë për të gjithë, përfshi edhe drejtuesit politikë dhe atë vetë, duke denoncuar ata që ikën me pushime apo bënë fushatë për PS-në.
“Foltorja ka qëllimin e vetë, në takim dhe debat siç e keni parë pa filtra dhe me kamera. Ne regjistrojmë propozimet e tyre, i dëgjojmë, do ishte e padrejtë dhe joreale nëse pretendojmë se në foltore ne ezaurojmë debatin dhe analizën. Ajo do bëhet në çdo qelizë. Por ne symbyllurazi nuk jemi. E patë se pati nga ata demokratë në zgjedhje që kishin marrë edhe rrogën e deputetit në PD, që u bënë drejtora, këshilltarë në strukturat e narkoshtetit. Ka dhe të tjerë dhe këto më mirë se unë i dinë vetë strukturat, që gjatë fushatës nuk kanë punuar asnjë ditë. Të tjerë shkuan me pushime gjatë fushatës. Apo punuan për PS-në”, u shpreh kreu i selisë blu.
Berisha shtoi se të gjithë do japin llogari, sepse analiza do jetë e thellë dhe elektorati do shpjegohet.Natyrisht që këta do të japin llogari dhe janë strukturat që do përcaktojnë qëndrimin ndaj tyre. Do jenë strukturat që do nxjerrin propozimet, amendimet, shqetësimet. Ne jemi parti e vlerave. Do japim shpjegime dhe llogari, kjo është e domosdoshme. Mbrojtja e votës ishte me rëndësi jetike jo vetëm për PD, por edhe për Shqipërinë, ja ku e kemi këtu sot, rezolutat, forcat politik të djathta. Këto u arritën, farsa elektorale u provua. Tani jemi në farsë tjetër, do përballemi me të. Do ketë analizë për çdo njeri, për të gjithë, secilit nga ne. Edhe drejtuesit politikë, do dëgjojmë zërat e tyre, simpatizantëve, duhet t’ua shpjegojmë, nuk janë informuar dhe duhet të informohen”, vijoi kryetari i PD-së.
Ai akuzoi disa nga përfaqësuesit e opozitës se i shërbenin Ramës dhe i çonin informacione për të dëmtuar jo vetëm rezultatin e zgjedhjeve, por edhe për të nxjerr një raport pozitiv nga ndërkombëtarët.
“Pati dhe nga ata që shkuan me vrap te Rama për t’i çuar materiale që të dobësonin raportin, apo që të mohojnë farsën elektorale, narkodiktaturën, që të thoshin se zgjedhjet ishin të lira. Këta janë skllevër, janë injorantë, ne këtë e bëjmë për çdo shqiptar, për liri”, u shpreh ai.
Madje theksoi se farsën elektorale nuk e ndali dot as eksperti më i mirë që morën, duke iu referuar amerikanit Chris LaCivita.
“Morëm ekspertin më të shkëlqyer të planetit, por farsa elektorale nuk ndaloi dhe mori përmasa gjigante. Të jeni të qartë nuk mbyllet goja, analiza do bëhet e plotë”, vijoi ai.
Tag: japin
-

Berisha: Disa demokratë punuan me PS në zgjedhje! Do japin llogari
-

“Do japin llogari!”/ Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Janë skllevër dhe injorantë
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë një konference për gazetarët nga selia e PD-së, ka sulmuar demokratët të cilët janë emëruar nga qeveria në poste të rëndësishme në administratën shtetërore.
Berisha i quajti “injorantë” dhe “skllevër”, që sipas tij që shkuan me vrap te Rama për t’i çuar materiale.
Kryedemokrati theksoi gjatë fjalës së tij, se demokratët që iu bashkuan “pushtetit”, do të japin llogari.
“Do ketë analizë për çdo njeri, për të gjithë, secilit nga ne. Edhe drejtuesit politikë, do dëgjojmë zërat e tyre, simpatizantëve, duhet t’ua shpjegojmë, nuk janë informuar dhe duhet të informohen.
Pati dhe nga ata që shkuan me vrap te Rama për t’i çuar materiale që të dobësonin raportin, apo që të mohojnë farsën elektorale, narkodiktaturën, që të thoshin se zgjedhjet ishin të lira. Këta janë skllevër, janë injorantë, ne këtë e bëjmë për çdo shqiptar, për liri.
Morëm ekspertin më të shkëlqyer të planetit, por farsa elektorale nuk ndaloi dhe mori përmasa gjigante. Të jeni të qartë nuk mbyllet goja, analiza do bëhet e plotë”, ka deklaruar Sali Berisha. -

“Unë i sfiduar? Mos e pyet…”, Berisha sulmon Salianjin: Tradhtarët që i shkuan në takim, do japin llogari!
Kreu i PD Sali Berisha ka folur për takimet e Salianjit. Berisha u shpreh se nuk janë asgjë tjetër, veçse një agjendë personale.
Kreu i PD, theksoi se nuk ndjehet aspak i sfiduar ndërsa paralajmëroi se çdo person që zgjodhi turizmin në kohë fushate do të japë llogari.
“S’ka mashtrim më të madh, pasi para jush dhe të gjithë shqiptarëve, militant demokrat këto katër vite ka votuar sa kurrë më parë. Unë i sfiduar? Mos e pyet… Ai po ndjek një agjendë personale dhe kaq. I përgëzoj anëtarët dhe demokratët e Durrësit që i braktisën. Aty ishin një grup të pakënaqurish. Kishte të tjerë që punuan për PS dhe kanë frikë se do t’u dalë. Do të dalë. Ndaj duhet analiza në parti. Ata që i kanë tradhtuar militantët, ata do të japin hesap para strukturave. Nuk po paralajmëroj…Llogaridhënie po sigurisht që e paralajmëroj. I garantoj që do ketë llogaridhënie të plotë nga të gjitha strukturat. Agjenda private, disa prej tyre që njoha sepse pashë individë që ia kanë mbathur në fushatë për turizëm”, u shpreh kreu i PD Sali Berisha. -

Konica: Larot e pendës i japin me qira pendën e tyre të mykur çdo njeriu i cili u hedh një urdhër
Larot e Pendës
Nga Faik Konica
Botuar më 1923
“Në kohërat e shkuara ka patur në Francë një soj njerëzish që quheshin ‘valets de plume’, domethënë ‘hyzmeqarë të pendës’.
Në Shqipëri, ku rastet e historisë dhe aspak dëshira e popullit, e çliruan vendin, leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i ‘hyzmeqarëve të pendës’.
Gjithë ata njerëz të cilët, po të kishte mbetur Shqipëria siç ka qenë, do të ishin bërë ‘laro’, domethënë njerëz të paguar për të ndihur në vrasje e në grabitje, mbeten sot pa punë; dhe që të mos rrinë pa bukë, ndërruan formën e veprimit të tyre, dhe nga ‘laro të pisqollës’ u bënë tani ‘laro të pendës’.
Domethënë i japin me qira pendën e tyre të mykur çdo njeriu i cili u hedh një urdhër.”
ObserverKult
Lexo edhe:
SENEKA: DUHET T’U QËNDROSH LARG NJERËZVE TË PAKËNAQUR DHE ATYRE QË ANKOHEN PËR GJITHÇKA
-

“Berisha bën Ramën më të fortë”, Balliu akuzon: Protestat e tij i japin jetë pushtetit
Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Alesia Balliu, në një intervistë në Dritare TV u shpreh se Sali Berisha është arsyeja se pse Rama qëndron ende në pushtet.“Sa herë që opozita proteston me Sali Berishën në krye, aq më stabël është Rama. Sa më qesharak bëhen ata me protestat, aq më shumë pushtet i japin Ramës.” – u shpreh Balliu, mes të tjerash.
-

“Noka dhe Vokshi duhet të japin dorëheqjen”/ Demokratja u përjashtua: Kam qenë me PD në ditët e tyre më të vështira
Anila Aliaj, demokratja e cila u përjashtua nga Partia Demokratike pas një sherri me Flamur Nokën, ka deklaruar se ka 12 vite që kontribon në PD.
Gjatë një interviste televizive, Aliaj tha se faji për përjashtimin e saj nga PD është i Flamur Nokës dhe Albana Vokshit.
Sipas saj, Noka dhe Vokshi duhet të japin dorëheqjen pasi e kërkojnë njëeëzit në masë. Po ashtu, ajo tha se pret që Noka t’i kërkojë falje.
“Unë vij nga familje e persekutuar. Edhe ne ditë më të vështira unë nuk ndryshojë. Unë do kisha komunikuar me Berishën po të isha fajtore. Nëse vendos kryesia të më përjashtojë unë prap aty do jem. Kam 12 vite që kontribuojë në PD. Unë afër PD kam qenë në ditët e tyre më të vështira. Për ca të më mundojnë do ia them sy për sy. Unë pasi kam fol kam dalë, por edhe në atë moment që dol ky tha lëre të iki. Nuk e prisja reagimin e Nokës. Faj është edhe i Nokës edhe i Albanës. Faj është 50 me 50. Duhet dorëheqja e Nokës dhe Vokshit, e kërkojnë njerëzit në masë, duket nga reagimet dhe mesazhet e shumta. Ai duhet të dorëheqjet para se të më kërkojë mua falje”, u shpreh Aliaj. -

Më mirë që nuk i thamë njëri-tjetrit “të dua”, sepse disa fjalë kanë “afat skadence”
Nga Ahmed Khaled Tawfik
Nuk të thashë kurrë që të dua, as ti nuk ma the kurrë. Por më mirë kështu! Disa fjalë skadojnë për shkak të përdorimit të tepërt, të tilla si fjala “atdhe”.
Shumica e njerëzve që e citojnë fjalën “atdhe” janë ata që e shkatërrojnë pa pushim!
(Marrë nga profili në Facebook i Elmaz Fidës )
ObserverKult
Lexo edhe:
ËSHTË E BUKUR KUR NDIHMON NEVOJTARIN, PA TA KËRKUAR DHE JO PËR REKLAMË!
Ka njerëz që japin pak nga e shumta që kanë, por edhe këtë e japin për hir të famës. Kjo dëshirë e tyre e fshehtë për famë ia humb vlerën bamirësisë së tyre.Ka të tjerë që kanë pak, por e japin të gjithën.Ka njerëz të cilët besojnë tek jeta dhe bujaria e jetës. Magazinat e këtyre njerëzve nuk boshatisen kurrë.Ka njerëz që japin me gëzim dhe me gëzim shpërblehen.Ka njerëz që japin me dhimbje dhe me dhimbje pagëzohen.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Moti i keq godet edhe Greqinë, meteorologët japin alarmin për 40 orë me stuhi dhe përmbytje në të gjithë vendin
Një cikël stuhish të forta që do të fillojë sot, (9 nëntor) dhe do të zgjasë gjithsej 40 orë.
Edhe Greqia përfshihet nga moti i keq, teksa autoritete japin alarmin për përmbytje dhe dëme materiale. Meteorologu Giorgos Tsatraphyllias në një postim në Facebook, informoi mbi situatën e pritshme.
Sipas meteorologut Alpha, moti do të ndikohet nga një presion i dytë i ulët nga Italia dhe “nga pasditja e së dielës 11 shtator dhe për 24 orë” do të ndikojë zonat e : Jonit bregdet, Epiri, Etoli-Akarnania, Ilia, Mesinia, Maqedonia lindore dhe Trakia.
Sipas vlerësimit të tij, këto zona “do të kenë reshje të dendura shiu dhe shira të shpejtë (shumë ujë në një kohë të shkurtër), duke rezultuar në rrezik përmbytjesh”, informon Protothema.
Së fundmi, në lidhje me Atikën, Tsatrafillias raporton se do të ketë “fenomene lokale intensive në mesditë që do të jenë afatshkurtra, por me intensitet të konsiderueshëm”.
Nesër stuhitë do godasin detin Jon, Epirin dhe Greqinë Qendrore e Perëndimore, pasdite dhe të martën në Peloponezin perëndimor dhe në Maqedoninë qendrore e lindore, Trakinë dhe në fund ishujt e Egjeut verilindor dhe Dodekanezin.
Nesër, të hënën, nga mbrëmja deri të martën pasdite, shira dhe stuhi të forta do të ndodhin në Traki dhe në ishullin lindor dhe në Dodekanezë.
-

‘Diella është shtatzënë’, Rama habit me deklaratën e fundit: Ja sa ”fëmijë” pret
Kryeministri Edi Rama nga Dialogu Global i Berlinit deklaroi se Diella është “shtatzënë” dhe pret 83 fëmijë.
Rama deklaroi se këta 83 fëmijë do të shërbejnë si asistentë për 83 deputetët socialistë, ku do të mbajnë shënime për atë që ndodh në seanca si dhe do të japin sugjerime.
Më tej, Rama tha se nëse një deputet nuk do të jetë i pranishëm në seancë për një kohë, ky asistent virtual do të përmbledhë se çfarë është thënë për të.
“Diella është shtatzënë dhe pret 83 fëmijë, secili për çdo anëtar të Parlamentit dhe do të shërbejë si asistent dhe do të mbajë shënim, për çdo gjë që do të ndodhë dhe do të japin sugjeriume. Këta fëmijë do të kenë dijen e nënës së vet. Nëse shkon për kafe dhe harron të kthehesh, ky fëmijë do të thotë se çfarë është thënë në seancë kur ti s’ke qenë.
Mos e provoko se ajo mund të sigurojë një Ali Asllan që do të jetë me mua kudo dhe s’do të kem nevojë për ty”, tha Rama. -

Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi japin lajmin e bukur: Së shpejti….
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA