Tag: janina

  • ‘Qyteti 15-minutësh’/ Janina, vendi më i lumtur në Greqi! Peizazhe magjepsës, kuzhina e veçantë dhe lagje të vjetra

    ‘Qyteti 15-minutësh’/ Janina, vendi më i lumtur në Greqi! Peizazhe magjepsës, kuzhina e veçantë dhe lagje të vjetra

    Janina konsiderohet qyteti më i lumtur në Greqi dhe kjo sigurisht nuk është rastësi. Qyteti ju mirëpret me një peizazh të dominuar nga liqeni , dhe sapo të shkelni këmbën në të, e dini se nuk keni pse të përpiqeni të ndiheni si në shtëpi.

    Qyteti duket se ka ritmin e vet të qetë, një ritëm që të vendos shpejt në humor: njerëz miqësorë, lagje që ende ruajnë karakterin e tyre të vjetër dhe një atmosferë që kombinon jetën, artin dhe historinë në një mënyrë unike.

    Kohët e fundit, bashkia e Janinës organizoi një mision gazetaresk, duke dashur të nxjerrë në pah bukuritë e zonës, por edhe ambicien e qytetit për t’u bërë një lojtar i madh në turizmin e konferencave, i cili është tashmë në nivele shumë të larta.

    Qyteti 15-minutësh

    Janina, siç pohon bashkia e qytetit, duke cituar kërkime, është përkufizimi i një qyteti 15-minutësh. Dhe kjo për shkak se gjithçka është afër jush, mund të jeni nga njëri skaj në tjetrin vetëm në pak minuta: nga liqeni në qendër, nga kalaja në Nea Zoi ose në mjediset e universitetit , gjithçka është “pranë derës”.

    Qyteti të lejon ta jetosh pa stres, pa presion trafiku, pa ndjesinë e nxitimit. Është një qytet njerëzor, i bërë për t’u shijuar.

    Nuk është rastësi që u shpall qyteti më i lumtur në Greqi për vitin 2025, sipas Indeksit global të Qyteteve të Lumtura.

    Liqeni “diamanti i qytetit” dhe udhëtimi me varkë në ishullin Pamvotida

    Xhevahiri më i madh i Janinës nuk është askush tjetër përveç Liqenit Pamvotida.  Me ishullin e tij të vogël që qëndron krenar në mes dhe ujërat që pasqyrojnë qiellin dhe Kalanë, liqeni duket se i jep qytetit frymëmarrjen e vet.

  • “Jam profesor”/ Nikolin Janina i “Porcelanosa” del para gjykatës spanjolle, mohon trafikun e heroinës

    “Jam profesor”/ Nikolin Janina i “Porcelanosa” del para gjykatës spanjolle, mohon trafikun e heroinës

    Nikolin Janina

    SPANJË-Rreth dy vjet pas ekstradimit, pronari i kompanisë shqiptare “Porcelanosa”, Nikolin Janina, u paraqit në gjykatën e Pontevedrës në Spanjë, ku akuzohet si anëtar drejtues i një grupi kriminal përgjegjës për trafikimin e të paktën 54 kilogram lëndë narkotike heroinë.
    Sipas hetimeve të Policisë Spanjolle, Janina ka luajtur një rol kyç në organizimin e grupit kriminal që transportonte heroinën me automjete të shtrenjta, përfshirë Porsche Cayenne, nga Europa Qendrore në Spanjë. Në një operacion të vitit 2016, Policia Antidrogë arriti të sekuestronte drogën e fshehur në automjetin e përdorur nga shqiptari Rinush G., i cili ishte pjesë e rrjetit. Gjatë operacionit u gjetën 54 pako cilindrike që përmbanin 53 kilogramë e 771 gramë heroinë.
    Janina, i cili kishte ikur nga Spanja në momentin e arrestimit të grupit, u shpall në kërkim dhe u arrestua në Shqipëri në vitin 2022 pas një kërkese ndërkombëtare për ekstradim.
    Para gjykatës, pronari i kompanisë shqiptare “Porcelanosa” deklaroi se ishte një profesor matematike në Universitetin e Tiranës dhe se ai kishte pasur takime rastësore në Spanjë me një spanjoll dhe një tjetër shqiptar, të cilët janë arrestuar si pjesë e grupit që shpërndante heroinën, raportojnë mediat e huaja.
    Grupi kriminal që drejtontë Janina në Spanjë u shkatërruar në vitin 2016, në kuadër të një operacioni ku u sekuestrua një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë. Autoritet e drejtësisë Spanjolle caktuan masën e “arrestit në burg” ndaj Janinës, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Pjesëmarjes në grupe kriminale të trafikimit të narkotikëve”.
    Në datën 21 shkurt 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me policinë e Tiranës, nisën hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e pasurisë së Janinës. Përgjatë 5 muajve u kryen dhjetëra veprime hetimore, nga të cilat u përfituan të dhëna të dobishme për hetimin, që më pas kanë çuan prokurorinë e Krimeve të Rënda ti drejtohet me një kërkesë gjykatës, për vendosjen e masës së sekuestros ndaj pasurive të paluajtshme të biznesmenit Nikolin Janina. Por që më pas vendimi për sekuestro të pasurisë së tij u hoq.
    Procesi i tij gjyqësor është duke u zhvilluar dhe pritet që të ketë një zhvillim të rëndësishëm në këtë çështje kriminale ndërkombëtare./ZËRI

  • Nikolin Janina i “Porcelanosa” thirret nga gjykata spanjolle për trafikun e 54 kg heroinë: Jam profesor

    Nikolin Janina i “Porcelanosa” thirret nga gjykata spanjolle për trafikun e 54 kg heroinë: Jam profesor

    Rreth dy vjet pas ekstradimit “pa bujë”, pronari i kompanisë shqiptare “Porcelanosa”, Nikolin Janina, u paraqit para në gjykatën e Pontevedrës në Spanjë, ku është i akuzuar si anëtar drejtues i një grupi kriminal përgjegjës për trafikimin e të paktën 54 kilogram lëndë narkotike të forta në vendin iberik.
    Janina deklaroi para gjykatës se ishte një profesor matematike në Universitetin e Tiranës dhe se ai kishte pasur takime rastësore në Spanjë me një spanjoll dhe një tjetër shqiptar, të cilët janë arrestuar si pjesë e grupit që shpërndante heroinën.
    Rasti për të cilin po gjykohet Nikolin Janina i referohet ngjarjeve të ndodhura në vitin 2016.
    Në foto: Biznesmeni Nikolin Janina, para gjykatës në Spanjë
    Në 26 Prill të atij viti, Policia Antidrogë e rajonit të Pontevedra, në Spanjë, shkatërroi një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike. Në bordin e një automjeti “Porche Cayenne”, të drejtuar nga shtetasi shqiptar, i identifikuar si Rinush G., u gjet rreth 54 kilogramë heroinë. Në momentin e operacionit, sasia e heroinës së gjetur u konsiderua më e madhja e kapur për atë vit në të gjithë Europën. Sipas policisë spanjolle, një ndër të përfshirët në këtë episod trafiku ishte edhe shtetasi spanjoll, Castor G.
    Policia spanjolle arriti të arrestonte në total 6 persona, të dyshuar si të përfshirë në këtë linjë trafiku nga Europa Qendrore drejt gadishullit iberik. Personi kyç, i konsideruar në mediat spanjolle edhe si “koka e grupit kriminal”, shqiptari Nikolin Janina, i shpëtoi operacionit, pasi në atë kohë gjendej në Shqipëri.
    Nikolin Janina deklaroi së fundmi para gjykatës spanjolle se i njihte dy personat, Castor G. Dhe shqiptarin Rinush G. Sipas tij, kontaktet nuk kishin aspak lidhje me trafikun e drogës, por me aktivitetin e tij të ligjshëm tregtar të tregtisë së hidrosanitareve.
    Si u zbulua grupi kriminal
    “Boldnews.al” ka hulumtuar mbi raportimet e mediave spanjolle mbi arrestimin dhe ecurinë e hetimeve ndaj të ashtëquajturit “grup kriminal me Porche Cayenne”. Grupi u emërtua në mënyrë të tillë pasi përdorte makinat e shtrenjta për trafikimin e heroinës nga vende të ndryshme të Europës drejt Spanjës.
    Sipas dokumentave hetimore të Policisë dhe Prokurorisë spanjolle, rezulton se, më 24 shkurt 2016, shqiptari Rinush G. u nis me një Porsche Cayenne nga Barcelona në Gjermani. Më 18 mars ai lëvizi drejt Holandës për të siguruar lëndë narkotike heroinë.
    Ajo lëndë narkotike-sipas hetimit-do t’i dorëzohej spanjollit Castor Manugel G.G dhe bashkëshortes së tij, Maria del Carmen C.D. Vendi i dorëzimit ishte caktuar pranë një hoteli në qytetin Tui, ku shqiptari Rinush G. mbërriti më 19 mars.
    Por, një ndërhyrje nga Policia Kombëtare Spanjolle prishi qëllimet e bandës, duke sekuestruar drogën e fshehur në një ndarje automjeti. Aty u gjetën 54 pako cilindrike që përmbanin 53 kilogramë e 771 gramë heroinë.
    Në foto: Lënda narkotike heroinë, e kapur në vitin 2016
    Pas arrestimit në flagrancë të tre personave, Policia spanjolle vijoi operacionin, duke arrestuar edhe tre shtetas të tjerë- shqiptarin Sokol R. i cili konsideroj si përgjegjës për mbajtjen e shumave të parave dhe dy spanjollët e tjerë, Jose R.R dhe Marcos Antonio G.B.
    Prokuroria sqaron rolin e Nikolin Janinës
    Në dosjen gjyqësore që Prokuroria e Ponteverde paraqiti para Gjykatës së Porrinos jepen të dhëna mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të grupit kriminal.
    Prokuroria përshkruan se gjashtë të arrestuarit, së bashku me personin e arratisur (Nikolin Janina), ishin pjesë e “një organizate kriminale”, qëllimi i së cilës ishte “futja në Spanjë dhe më pas shitja mes konsumatorëve” e heroinës.
    Sipas prokurorisë, ata kishin “një strukturë hierarkike” me “ndarje rolesh dhe funksionesh”.
    Nga njëra anë ishte dega shqiptare, me kryetar Janinën dhe dy anëtarë të tjerë: Sokol R., “përgjegjës për marrjen e dërgesave të rregullta të parave” nga shitja përfundimtare e drogës në provincën e Pontevedra; dhe Rinush G., i cili, sipas prokurorit, ka qenë ai që ka transportuar drogën me makinë nga Evropa Qendrore në Galicia.
    Në foto: Kompania e hidrosanitareve, “Porcelanosa”, në pronësi të Nikolin Janinës
    Nga ana spanjolle, vlerësohet se personi kyç ishte Castor Manuel.
    Funksioni i tij, sipas Prokurorisë, ishte të shpërndante heroinën që rrjeti i dërgoi në provincën e Pontevedras, për të mbledhur më vonë pagesën për drogën nga “shkallët e ulëta” dhe për t’i çuar paratë në Barcelonë, për t’i dorëzuar në “kupolë” të rrjetit.
    Gruaja e tij e shoqëronte në takime. Roli i saj ishte gjithashtu të “krijonte një pamje të ligjshmërisë dhe normaliteti” në ato udhëtime dhe takime. Dy të pandehurit e tjerë shpërndanin heroinën “ndër shitësit e fundit me pakicë të substancës”.
    Arrestimi dhe ekstradimi
    Janina, një biznesmen i fuqishëm në Shqipëri, i cili ka në pronësi kompaninë “Porcelanosa”, u arrestua në Shqipëri, në vitin 2016, në zbatim të një urdhër kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet spanjolle. Por, fillimisht, ai u la i lirë, për shkak të mungesës së një Marrëveshjeje ekstradimi mes Spanjës dhe Shqipërisë.
    Në këto kushte, Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë që të komunikonte me autoritetet spanjolle, ku t’i njoftonte për pengesën ligjore për ekstradimin e Nikolin Janinës, si edhe për të vlerësuar mundësinë që dosja gjyqësore ndaj bosit të “Porcelanosa-s” të transferohej për gjykim në Shqipëri.
    Nëpërmjet komunikimit në rrugë diplomatike, gjykata e Porrinos në Spanjë njoftoi autoritetet shqiptare që nuk mund të kryhej transferimi i dosjes gjyqësore të Nikolin Janinës në Shqipëri, pasi ai po hetohej në Spanjë në kuadër të një grupi kriminal, i përbërë nga të paktën 25 persona.
    Për shkak të ngërçit ligjor, çështja e Nikolin Janinës mbeti pezull. Rasti i tij nuk iu përcoll gjykatës për shkak se nuk kishte parashikim ligjor për ekstradimin e tij drejt Spanjës, si edhe dosja hetimore ndaj tij nuk iu dorëzua autoriteteve shqiptare.
    Në mars të vitit 2022, Parlamenti ratifikoi Protokollin Shtesë të Konventës për Ekstradimet mes Shqipërisë dhe Spanjës. Në bazë të kësaj Marrëveshjeje, iu hap rruga ekstradimit të shtetasve shqiptarë drejt Spanjës dhe anasjelltas.
    Marrëveshja përfshinte ekstradimet edhe të të gjithë personave, për të cilët ishte lëshuar urdhër arresti para hyrjes së saj në fuqi, por që nuk ishte kërkuar dhe nuk kishte pasur më parë procedurë gjyqësore ekstradimi.
    Menjëherë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, autoritetet spanjolle dorëzuan drejt homologëve të tyre në Tiranë kërkesa për ekstradimin e një numri të konsiderueshëm shtetasish shqiptarë.
    Një ndër këto kërkesa ishte ri-aktivizimi i urdhër-kërkimit ndërkombëtar për efekt ekstradimi për Nikolin Janinën
    Në foto: Gjykata e Lartë shqyrtoi ekstradimin e Janinës në Qershor 2023
    Ai u arrestua sërish në Maj të vitit 2022, për llogari të autoriteteve spanjolle. Gjykata e Tiranës vendosi fillimisht masën e sigurimit 40-ditor, në pritje të dokumentave të plotë nga Spanja. Masa u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit në fund të Majit 2022.
    Ndërkohë, në shtator të atij viti, gjyqtari i Tiranës, Artan Gjermeni, pranoi kërkesën e Nikolin Janinës dhe zbuti masën e sigurimit, duke e vendosur në “arrest shtëpie”. Ky vendim ishte ndër të fundit e Gjermenit, para se ai të jepte dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, në mesin e shtatorit 2022.
    Ndërkohë, në gjykatën e Tiranës kishte nisur edhe procesi gjyqësor i themelit, për lejimin e ekstradimit.
    Gjykata e kryeqytetit, në Tetor të vitit 2022, vendosi lejimin e ekstradimit të Nikolin Janinës drejt Spanjës, pavarësisht kundërshtive të avokatëve të tij, të cilët pretenduan se kjo çështje ishte shqyrtuar edhe më parë, në episodin e vitit 2016.
    Togat e zeza të Tiranës vlerësuan se dosja e Nikolin Janinës nuk ishte shqyrtuar më parë në gjykatë. Referuar të dhënave zyrtare, gjykata konstatoi se vendimi për mos-ekstradimin e Janinës në vitin 2016 ishte një vendimmarrje e Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë, për shkak të mungesës së Marrëveshjes, dhe se ai rast nuk kishte kaluar në proces gjyqësor.
    Biznesmeni ankimoi vendimin e shkallës së parë në Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit, në 1 Mars 2023, vendosi të pranonte kërkesën e biznesmenit, duke refuzuar lejimin e ekstradimit të tij.
    Për Gjykatën e Apelit ishin të pranueshme argumentat e mbrojtjes, sipas të cilave çështja e ekstradimit të tij ishte shqyrtuar më parë dhe nuk mund të përballej dy herë për të njëjtat fakte penale.
    Rasti iu dorëzua Gjykatës së Lartë, në bazë të rekursit të Prokurorisë. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në 15 qershor 2023, vendosi përfundimisht për ekstradimin e Nikolin Janinës drejt Spanjës.
    Gjithësesi, treshja gjykues e Gjykatës së Lartë nuk kishte qëndrim unison. Dy gjyqtarët në favor të ekstradimit ishin Albana Boksi dhe Medi Bici.
    Në foto: Gjykata e Lartë lejoi ekstradimin e Janinës drejt Spanjës
    Ndërsa kryesuesi i trupës gjykuese, Ilir Panda, u shpreh kundër ekstradimit të tij. Megjithatë, vota e tij ishte thjesht “statistikës”, pasi vendimi përfundimtar i Gjykatës së Lartë ishte lejimi i ekstradimit të Nikolin Janinës.
    Pas këtij vendimi, oficerët e Interpol Tirana kanë kryer procedurat dhe e dërguan biznesmenin e “Porcelanosa-s” drejt autoriteteve spanjolle, ku përballet me akuzat e trafikut të narkotikëve.
    /Boldnews.al/

  • “Janina, kryeqyteti i Shqipërisë” (1855)

    “Janina, kryeqyteti i Shqipërisë” (1855)

    Qyteti shqiptar i Janinës, parë përmes një çarje në muret e kalasë së saj. Litografi me ngjyra nga R. Carrick, e vitit 1855.

    Litografia e anglezit Carrick “Janina, kryeqyteti i Shqipërisë”, e publikuar në Londër më 1855, ka përmasa prej 23,2cm × 32,4 cm. Në këtë vepër autori ka paraqitur dhe disa burra shqiptarë që janë ulur pranë murit dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Ata veshin rroba autentike të përditshme shqiptare, ku në veçanti vërehet fustanella dhe plisi.

    Janina ishte qendra dhe qyteti më i madh shqiptar i jugut. Janina ra në pushtimin grek në vitin 1913 gjatë Luftës së Parë Ballkanike dhe ju dorëzua Greqisë me Traktatin e Londrës, duke mos u marrë fare parasysh që shumica dërrmuese e popullsisë ishte shqiptare dhe që rajoni kishte lidhje të fuqishme me historinë shqiptare.

  • Qyteti i Janinës, qytet shqiptar dhe kryeqendër e krahinës së Çamërisë, që aktualisht ndodhet në Greqi, ka një histori të lashtë e të bujshme nga parahistoria deri në kohën e sotme

    Qyteti i Janinës, qytet shqiptar dhe kryeqendër e krahinës së Çamërisë, që aktualisht ndodhet në Greqi, ka një histori të lashtë e të bujshme nga parahistoria deri në kohën e sotme

    Abdulla Mehmeti

    JANINA

    Qyteti i Janinës, qytet shqiptar dhe kryeqendër e krahinës së Çamërisë, që aktualisht ndodhet në Greqi, ka një histori të lashtë e të bujshme nga parahistoria deri në kohën e sotme.

    Emri i këtij qyteti në periudha të ndryshme dhe në gjuhë të ndryshme njihet edhe me emrin Ionina-Ioannina-Jonina etj., që qartë lidhet nga prejardhja e njëtë me emrin e Detit Jon, emrin e krahinave të lashta pellazge-ilire Jonia (Ionia), në Anadoll (Azia e vogël) dhe në Traki, si dhe me emrin e mbretërisë së lashtë të Pajonisë (Paionia).

    Në perudhën antike ka qenë kryeqendër e mbretërisë së Epirit (mbreti Pirro, nëna e Lekës së Madh – Olimbia etj.), në periudhën e Romës Lindore ka qenë qendër e rëndësishme administrative dhe fetare, në periudhën e Perandorisë Osmane njihet si kryeqyteti i shtetit gjysmë të pavarur të Ali Pashë Tepelenës (Vilajeti i Janinës), në periudhën e Rilindjes kombëtare ishte qendër e rëndësishme e luftës për liri dhe pavarësi kombëtare, kurse pas Luftës së Dytë Botërore u shndërrua në varr masiv të shqiptarëve, lumë gjaku dhe fushë e masakrave të tmerrshme nga regjimi okupator grek mbi shqiptarët vendës të Janinës dhe të gjithë krahinës shqiptare të Çamërisë, e jo vetëm.

    Me emr të njëjtë si qyteti Janinë njihen së paku edhe një vendbanim në Kroacinë e sotme dhe një lumë në Bosnje dhe Hercegoninë, që dëshmojnë për shtrirjen e këtij emërvendi (toponimi) ilir në gjithë hapësirën e Gadishullit Ilirik.

    Aktualisht në shtetin e Gresisë me këtë emër njihet edhe qyteti i Janinës, si Komunë dhe Rreth administrativ.

    Për lashtësinë e këtij qyteti flasin shumë burime historike të shkruara dhe gjetje arkelologjike, prej të cilave mund të veçojmë vlerësimi sipas analizave shkencore që kanë dhënë studiuesit e huaj për artefaktet dhe gjurmët e një vendbanimi parahistorik, në një shpellë disa kilometër afër qytetit të Janinës (gjetjet në shpellën e Barkmadhit), të cilat sipas vlerësimit të ekspertëve janë të lashta afër 20-24 mijë vjet*.

    Emri Janinë/a ka të bëjë me:

    • Janina, qytet në Epir (Çamëri, Greqia e sotme)

    • Komuna e Janinës, Çamëri, Greqia e sotme

    • Janina (Reth administrativ-territorial), Çamëri, Greqia e sotme

    • Janina, vendbanim në Kroaci

    • Komuna e Janinës, Kroaci

    • Janina (ishull), në Greqi

    • Janina, lumë në Bosnje dhe Hercegovinë

    * „New AMS radiocarbon determinations for the Kastritsa lakeside camp, northwest Greece, and palynological and palaeolimnological evidence from an adjacent lake sediment core, place the record of human occupation at the site within a substantially different temporal and palaeoenvironmental framework than hitherto considered. The combined records suggest that human occupation commenced under a relatively mild interstadial climate c. 24,000 BP but intensified with the onset of more extreme environmental conditions.“ (Galanidou, N, Tzedakis, P C, Lawson, I T and Frogley, M R (2000) A revised chronological and palaeoenvironmental framework for the Kastritsa rockshelter northwest Greece. Antiquity, 74 (284). pp. 349-355. ISSN 0003-598X)

    (26 gusht 2022)

  • Lufta e Janinës/ Si u pushtua nga Greqia, kryeqyteti i Toskërisë!

    Lufta e Janinës/ Si u pushtua nga Greqia, kryeqyteti i Toskërisë!

    Përparim Rexhepaj, historian ushtarak ishte sot i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv për të folur për luftën e Janinës. Zoti Rexhepaj tha se kjo luftë është lënë në harresë. Ai tregoi me argumente historike se si ra Janina në duart e Greqisë.

    “Lufta e Janinës ka ngelur në harresë. Vetëm në këngët popullore ruhet kujtimi për luftën e madhe që u bë në Janinë. Bëhet fjalë për vitet 1912-1913, pra lufta e parë ballkanike, atëherë kur Greqia dhe Mali i Zi bënin aleanca të fshehura për të copëtuar trojet shqiptare.

    Greqia u fut në Luftën e Parë Ballkanike me dy armata, atë të Thesalisë me 120 mijë vetë dhe armata e Epirit me 10 mijë vetë. Armata e Thesalisë kishte detyrë të pushtonte jugun e Maqedonisë dhe Selanikun, kurse armata e Epirit duhet të sulmonte Janinën. U bënë luftime në Prevezë, në Nikopolis, te Pesë Puset dhe gradualisht trupat greke iu afruan Janinës. Janina ishte qytet shumë i fortifikuar, me fortifikime gjermane. Kishte gati 100 topa dhe 12 mitraloza. Më shumë kishte artileri korpusi i Janinës se ushtria greke. Kemi një divizion turk dhe një divizion shqiptar, përballë divizionit grek. Më 9 dhjetor 1912, kur Shqipëria ishte shpallur e pavarur, erdhi dhe një divizion tjetër nga Thesalia dhe u organizua një mësymje e përgjithshme për të marrë Janinën.

    Ismail Qemali bëri përpjekje për të mbrojtur Janinën. Ai mori vendim që të mbrohet me çdo kusht Janina dhe u çoi njoftim rretheve Beratit, Gjirokastrës, Delvinës, të merrnin masa për të mbrojtur Janinë. Dërgoi Mehdi Frashërin në Janinën dhe ai takoi Esat Pashë Janinën që ishte komandanti i korpusit të Janinës dhe ishte shqiptar. Mehdi Frashëri i tha që duhet të ngrënë flamurin shqiptar në Janinë. Por Esat Pashë Janina nuk pranoi. Ministri i Jashtëm i Greqisë i dërgoi një kërcënim Ismail Qemalit duke i thënë që nëse vazhdojnë të ndihmojnë Janinën ata do pushtojnë Vlorën.

    Në janar, grekët dërguan përforcime të tjera dhe ndërmorën një mësymje të përgjithshme, por përsëri nuk e morën, pësuan humbje të mëdha. Vetëm në Bezhan pati rreth 4,200 të vrarë. Në fund të janarit komanda greke shkarkoi gjeneral Sapunin dhe vendosën princin Konstantin. Fitorja e Greqisë, kundër forcave të Turqisë në Janinë dhe në Selanik ishte triumf i artit ushtarak francez, ndaj artit ushtarak gjerman. Se dihet që ushtria turke ishte e armatosur me armatime gjermane dhe zbatonte doktrinën gjermane, ndërsa ajo greke me armatime franceze. Kur kryeministri i Greqisë shkoi në Londër, përfaqësuesit e Anglisë dhe Francës i thanë që ta marrin sa më shpejt Janinën se Konferenca e Londrës po vendos kufijtë e rinj të shtetit shqiptar. Ata i thanë që Janinën ta merrnin me luftë, jo me negociata, se ai qytet që merrej me luftë, i takonte si plaçkë fitimtarit.