Kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se 21 janari ka qenë protesta më e dhunshme në historinë e vendit. Berisha theksoi se nuk është thirrur në gjykatë pas 12 viteve, pasi sipas tij, socialistët kanë frikë nga dëshmitë e tij.
“Në rastin konkret një radhë më parë shtron pyetjen pse nuk u thirr Sali Berisha 12 vite pasi iku nga pushteti. Nga 2013 çështja ishte duke u hetuar nga 2013 para dy javësh.
Pse nuk u thirr, kush e pengoi. Cilin institucion kontrollonte Sali Berisha, Ina Ramën apo Arta Marku. Asnjë! Nuk u thirra asnjëherë të vetme. Dhe në rastin se do të thirresha padiskutim se unë do të paraqitesha.
Por nuk u thirra se kishin frikë nga dëshmia e mia. E tëra kjo nuk u bë për shkak të dëshmisë sime. Dhe prapë kanë frikë. Çfarë ishte ajo? Protesta më e dhunshme në historinë e vendit.” tha Berisha
Tag: janari
-

“Kanë frikë nga dëshmitë e mia”/ ’21 janari’, flet Berisha: Nuk më kanë thirrur në 12 vite, sepse…
-

Rama në podkastin “Flasim”: Nga janari nuk do të ketë më pagë nën 500 euro
Nga podkasti “Flasim”, kryeministri Edi Rama tha se kryefjala e javës që lamë pas, ka qenë vendosja e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt.
“Kjo ka qenë një javë lajmesh të mira, me kryelajmin për vendosjen e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt dhe të angazhimit financiar në buxhetin afatmesëm për të arritur objektivat ambiciozë të shpallur paraprakisht, kur e kërkuam mandatin e katërt, – e thënë ndryshe për çuarjen e pensionit mesatar urban të plotë në 400 euro dhe të pensionit rural mesatar minimal në 180 euro”-tha Rama.
Duke folur për rritjen e pagave, Rama përsëriti edhe njëherë se nuk do të ketë më pagë nën 500 euro, duke filluar nga janari.
“Po ashtu, lajmi për pensionet është pasuar nga lajmi për rritjen e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha, e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale nga janari i vitit që po troket, kur paga minimale në sektorin publik dhe në atë privat, pra kur ligji që do të kalojmë në parlament i buxhetit 2026 të sanksionojë se në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro”-shtoi Rama.
Kreu i ekzekutivit përmendi edhe hapjen e grup kapitullit të fundit për negociatat me Bashkimin Europian.
“Një tjetër lajm i mirë i javës, ka qenë lajmi për hapjen e grupit të kapitullit të fundit për negociatat me Bashkimin Europian në 17 nëntor, një moment absolutisht i shumëpritur, por edhe historik në kuptimin që me këtë grupkapitull hapen përfundimisht të gjithë kapitujt e negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh. Një shpejtësi unike në procesin e të gjitha integrimeve të mëparshme europiane, që do të thotë, asgjë pra nuk na ndal dhe kemi kapërcyer të gjitha pengesat që kishin të bënin me çeljen e të gjithë kapitujve, tani duhet të kapërcejmë të gjitha pengesat që kanë të bëjnë me mbylljen e kapitujve. Po ndërkohë, ekonomia rritet, pensionet dhe pagat rriten, investimet vendase dhe të huaja shtohen, mbështetja për më të dobëtit dhe për pacientët me sëmundje të rënda zgjerohet, ndërkohë që asnjë taksë nuk parashikohet të rritet dhe puna e institucioneve përmirësohet hap pas hap”-tha Rama. -

Nga 1 janari nis sistemi bonus-malus- Sigurimet do të përcaktohen nga profili i shoferit dhe historiku i aksidenteve
Nga 1 janari, nis sistemi bonus-malus”, sigurimet do të përcaktohen nga profili i shoferit dhe historiku i aksidenteve
Nga 1 janari 2026 hyn në fuqi sistemi bonus–malus për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve. Ky sistem parashikon që drejtuesit të paguajnë prime të diferencuara, të bazuara në historikun e dëmeve dhe përvojën në drejtim.
“Bonus-malusi është shumë i dobishëm, në radhë të parë frenon aksidentet, njerëzit bëhen më të ndërgjegjshëm” tha eksperti Gëzim Hoxha.
Eksperti Hoxha shpjegon se gjatë tre viteve të para, shoferët nuk do të mund të përfitojnë bonusin e parashikuar nga ligji.
“Ne kemi 20 vjet që paguajmë, 30 vjet që paguajmë siguracione sepse kemi 30 vjet në treg dhe i gjithë ky kontribut na ikën dëm“, theksoi ai.
Ai ngre shqetësimin për mungesën e transparencës mbi fondet që kompanitë e sigurimeve mbledhin dhe që më pas duhet t’u kthehen qytetarëve në formën e bonusit.
“Sa përqind përfitohet, kjo përqindje duhet të shpërndahet. Nëse nuk është kjo, atëherë parlamenti ka vepruar gabim. Parlamenti duhet ta kishte cilësuar: kjo shumë duhet t’u shpërndahet qytetarëve. Parlamenti duhet t’i shikojë këto gjëra dhe t’i vendosë në kushte ekuilibri”, tha eksperti.
Në përllogaritjen e re të primit do të merren parasysh jo vetëm aksidentet, por edhe fuqia motorike, mosha dhe eksperienca e shoferit, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit dhe vjetërsia e makinës. Shoferët e rinj, përvoja e ulët dhe automjetet e vjetra konsiderohen rreziqe që rrisin koston e siguracionit. -

Projektbuxheti 2026/ Rama: Nga janari i 2026, rritje pensionesh pa cënuar rritjen ekonomike
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në prezantimin për Projektbuxhetin 2026. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se reformat e ndërmarra nga qeveria sollën sukses, ndërsa nënvizoi se nga janari i 2026 do të ketë edhe rritje pensionesh.
“Ne kemi angazhuar në dispozicion të pensionistëve, 1.7 miliardë euro plus që do të disbursohen gjatë mandatit tonë të katërt duke filluar nga janari i vitit që vjen dhe çdo vit do të financohet dyfishi i vitit të mëparshëm. Nga ana tjetër mund ta bëjmë pa cënuar pjesën tjetër, rritjen ekonomike të ardhurat që duhet të vendosim për të gjitha aspektet e jetës së përbashkët”, tha ai. -

21 Janari/ Berisha: Nëse thirrjen e ka marrë Taulanti me 5 mbiemra, kjo fakton lojën e turpshme të Altin “Troplinit
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

“21 Janari”/ A do të paraqitet nesër në SPAK? Berisha: Shkoj, por vetëm me një kusht…
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh i gatshëm t’i përgjigjet çdo kërkese të drejtësisë. Megjithatë, i pyetur nëse do të paraqitet ditën e nesërme në SPAK për dosjen e “21 Janarit”, Berisha deklaroi se mund të shkojë vetëm me kushtin kushtin që të marrë fletë-thirrjen. Në konferencën për mediat nga selia blu, kreydemokrati deklaroi ndër të tjera se çështja e 21 janarit po përdoret për propagandë teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka penguar hetimet e saj.
“I jam përgjigjur jetën time çdo thirrje të organeve të drejtësisë. Nuk ka koment. Por ka vetëm një kusht, që unë të marr thirrje, ata që përdorin këtë për propagandë, për të mbuluar skandalin Rama-Balluku të tunelit të Llogarasë akt i shëmtuar. 21 janari, që kur ne kemi humbur pushtetin e deri sot, është penguar të rihetohet vetëm e vetëm për shkak të Edi Ramës sepse deklaratat e qeverisë së SHBA dhe BE janë shumë të qarta. Kërkojnë hetimet nga polici te organizatori kryesor. Prej 13 vitesh kjpo çështje përdoret për propagandë. Shoferi që solli, që i përdori mish për top njerëzit, siç e tha Ben Blushi, ishte Edi Rama.”, u shpreh Berisha.Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dërguar fletëthirrje kreut të PD-së Sali Berisha për tu pyetur për 21 janarin. Ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00 si person që ka dijeni për ngjarjen. Fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, selinë e Partisë Demokratike dhe në banesën e Berishës./ZËRI
-

“PD-ja po shkon drejt absurdit”, Mërtiri: ‘21 janari’ përcakton fatin politik të Berishës
Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar situatën aktuale politike në vend, duke vlerësuar se tensionet politike janë të përqendruara brenda Partisë Demokratike dhe jo jashtë saj. Sipas Mërtirit, opozita ka humbur orientimin politik dhe është kthyer në një forcë që i shërben më shumë liderit se sa publikut. Ai theksoi se Sali Berisha po e përdor PD-në si një mjet mbrojtjeje ndaj drejtësisë dhe se brenda partisë nuk ekziston më asnjë zë kundërshtie.
Mërtiri shtoi gjithashtu se “21 Janari” mbetet një çështje me ndikim të drejtpërdrejtë në fatin politik të Berishës, ndërsa akuzoi këtë të fundit se ka zhytur opozitën në krizë për të ruajtur interesat e veta personale. “Jashtë PD nuk ka asnjë tensioni. Kemi dy forca që njëra nuk bie dot nga pushteti dhe një tjetër nuk vjen dot në pushtet. Protestat, janë shenja për të mbuluar kriza të brendshme. Opozita është forcë që e ka humbur rrugën. Në PD unë nuk pres që të ketë ndryshim, pasi të gjithë njerëzit në atë parti rreshtohen në krah të Berishës, pafytyrësisht. Të gjitha kanë hall se si duken në sytë e Berisha, se sa si duken në sytë e publikut. Më shumë se sa duhet t’i shërbejnë publikut, i shërbejnë liderit. “21 Janari”, lidhet me fatin politik të Berishës. “21 Janari” do të ketë ndikim nëse ai shpallet fajtor. Berisha është i fuqishëm për të shantazhuar dhe për të kërcënuar drejtësinë. Ai është i shqetësuar për “21 Janarin”, “Partizanin” dhe çdo dosje që është hapur kundër tij. Unë mendoj se vetë Berisha pasi u shpall “non grata”, ai u rikthye dhe bëri çmos që ta marrë partinë vetëm që të mbrohej nga gjykata.
Nuk kishte se ta bënte gjithë këtë, e ka zhytur opozitën, e ka përdorur si një instrument për t’u mbrojtur nga drejtësia. Berisha nuk po bën asgjë për ta shëndoshur PD-në, por përkundrazi po e kthen atë parti në një minorancë. Po e përdor partinë si gardh mbrojtës nga gjykata. Berisha pengon çdo zë kundërshtar në PD, nuk lë as mizën të pipëtijë dhe udhëheq drejt asgjëje. Kjo parti po shkon drejt absurdit dhe po normalizon absurdin brenda saj, dhe kjo vetëm për të mbrojtur vdekjen politike të Berishës”, tha Mërtiri dje në një media. -

21 janari në SPAK, Hoxha: “Patate e nxehtë”, duhet një hetim shumë serioz
Analisti Poli Hoxha ka komentuar këtë të martë në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, rinisjen e hetimeve për 21 janarin, çështje që tashmë i ka kaluar SPAK-ut.
Ai tha se kjo është një “patate e nxehtë” për drejtësinë shqiptare.
Sipas tij, kjo do të jetë një sfidë shumë e vështirë për drejtësinë, pasi ka kaluar shumë kohë, por duhet zbardhur, pasi është një nga plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare.Pjesë nga biseda:
Borakaj: Kur e kapi Rama opozitën?
Hoxha: Që në 8 janar, kur filloi lufta civile në PD. Kemi parë spektakël brenda një force të madhe opozitare ca me hunj, ca nga lart e ca nga poshtë dhe policia bënte sehir. Për 21 janarin, në mendimin tim, është njëlloj ngjarjeje që politika nuk ka për të gjetur paqe. Është një ngjarje që shënjon historinë 30-vjeçare. Është thirrur zoti Basha, është thirrur zoti Berisha; në varg ke gjithë klasën politike. Do thirret Nard Ndoka, sot përkrahës i Berishës, por në atë kohë ishte në krah të Edi Ramës. Do thirret Bamir Topi, Ina Rama… Për mendimin tim kjo ka qenë një “patate e nxehtë” edhe për vetë SPAK-un. Unë të vetmen shpresë e shoh te drejtësia. Sali Berisha nuk ka empati, nuk e vë veten në vendin e një demokrati. Pasuritë e dhëndrit dhe të vajzës së tij 26-vjeçare… 21 janari do të jetë i vështirë për t’u çuar deri në fund, por ka një urdhër që duhet trajtuar si vrasje shtetërore. Duhet një hetim serioz, pasi kjo ngjarje duhet mbyllur njëherë e mirë në Shqipëri. -

Dosja “21 Janari”/ Berisha thirret në SPAK (Fletëthirrja)
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është thirrur për t’u paraqitur të premten në SPAK për dosjen “21 Janari”.
Sipas informacionit të raportuar nga gazetarja Klodiana Lala, Berisha është thirrur në cilësinë e personit në dijeni.
Berisha ka mbajtur postin e kryeministrit gjatë demonstratës së 21 janarit 2011, kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Më herët për 21 Janarin u paraqit në SPAK Lulzim Basha, i cili ishte Ministri i Brendshëm në detyrë në 21 janar 2011. -

Ekskluzive/ 21 Janari, Top Channel siguron fletëthirrjen e Berishës në SPAK
Top Channel ka siguruar fletëthirrjen e kreut të PD, Sali Berisha në SPAK për dosjen e ‘21 janarit’.
Berisha është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10:00.
Top Channel