Tag: janar

  • Gripi, 12 mijë të prekur në një javë / Epidemiologët: Më të rrezikuarit janë fëmijët, piku pritet në janar

    Gripi, 12 mijë të prekur në një javë / Epidemiologët: Më të rrezikuarit janë fëmijët, piku pritet në janar

    Në vend ka nisur qarkullimi i gripit. Instituti i Shëndetit Publik ka izoluar rastet e para.

    Bashkë me të në qarkullim sipas epidemiologëve është dhe Covid dhe virozat stinore. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes kanë një tendencë në rritje.

    Vetëm në një javë rreth 12 mijë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    “Qarkullon gripi i tipit A. I njëjti tip që qarkullon në të gjithë kontinentin europian. Janë vetëm rastet e para dhe s’ka të dhëna të mjaftueshme për ashpërsinë. Deri tani raste të lehta, shtrimet në spital qoftë pediatrike dhe te rritur janë minimale.

    Bashkë me qarkullimin e gripit ka dhe qarkullim të Covid. Në lidhje me infeksionet respiratore të sipërme dhe të poshtme ka filluar një trend normal dhe i pritshëm në rritje, janë 12 mijë raste me infeksione”, pohoi ai.

    Tendenca në rritje e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes parashikohet të vijojë deri në fund të muajit janar dhe fillim të shkurtit kur pritet të arrijë kulmin. Kohë kur epidemiologët parashikojnë dhe pikun e gripit.

    “Nga eksperienca shumëvjeçare në vendin tonë piku i qarkullimit të gripit arrihet nga fillimi i muajit janar dhe fillimi i muajit shkurt.

    Ajo që është e rëndësishme dhe dallim nga COVID është temperatura e larte deri ne 38 grade e me lartë edhe 40, dhimbje e theksuar muskulare, rrufë, skuqje e lotim sysh, kollë e fortë, dobësi e theksuar”, tha ai.

    Viruset në qarkullim aktualisht kanë prekur të gjitha moshat, por sipas specialistëve më të përhapura janë tek më të vegjlit.

  • Në 10 muaj, buxheti arkëton 628 miliardë lekë

    Në 10 muaj, buxheti arkëton 628 miliardë lekë

    Të ardhurat totale arritën në rreth 628 miliardë lekë në 10 mujorin e vitit 2025, ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 578.8 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 37.7 miliardë lekë më shumë ose 6.4 % më shumë, sipas njoftimit të Ministrisë së Financave.
    Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Tetor 2025:
    Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Tetor 2025, arritën në rreth 628 miliardë lekë, një realizim në masën 99.7 % të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 37.7 miliardë lekë më shumë ose 6.4 % më shumë. Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 10 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 81.5 % të planit vjetor. Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën Janar-Tetor 2025, janë në shumën 413.7 miliardë lekë, rreth 39 milionë lekë më shumë se plani i periudhës. Krahasuar me periudhën Janar–Tetor 2024 janë mbledhur 34.3 miliardë lekë ose 9% më shumë.
    Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Tetor 2025, u realizuan në vlerën 199.7 miliardë lekë, 9.3 miliardë lekë ose 4.9% më shumë se Janar-Tetori i vitit 2024, dhe me realizim në masën 99.8% të planit të periudhës për të ardhurat doganore, për vitin 2025. Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Tetor 2025 janë 131.8 miliardë lekë, 3.7 miliardë lekë ose 2.9% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
    Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Tetor 2025, janë realizuar në shumën 58.3 miliardë lekë, 5.8 miliardë lekë ose 11% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024. Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Tetor 2025, janë në shumën 1.7 miliardë lekë, një realizim prej 103.7% kundrejt planit të periudhës. Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Tetor 2025, janë në vlerën 7.9 miliardë lekë, 460 milionë lekë ose 6.2% më shumë se Janar-Tetor 2024, si dhe realizim prej 97.2% kundrejt planit të periudhës.
    Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Tetor 2025, u realizuan në shumën 214 miliardë lekë, 25 miliardë lekë ose 13.2% më shumë se Janar-Tetori i vitit 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 472 milionë lekë më shumë.

    Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 56.7 miliardë lekë, 7.5 miliardë lekë ose 15.3% më shumë se periudha Janar- Tetor 2024, dhe me realizim në shumën prej 112 milionë lekë më shumë se plani i periudhës. Rimbursimet e dhëna, për periudhën Janar- Tetor 2025, janë në shumën 21.1 miliardë lekë, 1.4 miliardë lekë ose 7.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.
    Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 49 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 4.1% më shumë se periudha Janar-Tetor 2024, si dhe me realizim në shumën 287 milionë lekë më shumë se plani periudhës për vitin 2025. Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Tetor 2025, janë në shumën 69.5 miliardë lekë, 14.6 miliardë lekë ose 26.5% më shumë se periudha Janar-Tetor 2024.
    Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar–Tetor 2025, u realizuan në shumën 38.8 miliardë lekë, 969 milionë lekë ose 2.6% më shumë se Janar-Tetori i vitit 2024, si dhe me realizimin në shumën 510 milionë lekë ose 1.3% më shumë se plani i periudhës. Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, për periudhën Janar-Tetor 2025, u realizuan në shumën 149.1 miliardë lekë, 15.7 miliardë lekë ose 11.8% më shumë se Janar-Tetor 2024, si dhe me realizim prej 100.2% të planit të periudhës.
    Shpenzimet
    Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 10 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 578.8 miliardë lekë me një realizim në masën 96.2% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 11.5% më i lartë ose rreth 59.6 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 10 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 70.2% të planit vjetor sipas buxhetit fillestar.
    Shpenzimet korente rezultuan në rreth 511.3 miliardë lekë për periudhën 10 mujore të vitit 2025, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 10.4% më i lartë ose rreth 48.2 miliardë lekë më shumë. Krahasuar me planin ato u realizuan në masën 98.1%
    Shpenzimet kapitale rezultuan në rreth 66.4 miliardë lekë për periudhën 10 mujore të vitit 2025, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 18.7% më i lartë ose rreth 10.5 miliardë lekë më shumë. Krahasuar me planin ato u realizuan në masën 83.3%. Niveli i suficitit rezultoi në rreth 49.2 miliardë lekë për periudhën 10 mujore të vitit 2025. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i suficitit ka rezultuar 30.7% më i ulët ose rreth 21.8 miliardë lekë më pak./Monitor.al

  • Nis në Alaskë nata polare/ Qyteti Utqiagvik nuk do ta shohë më diellin deri në 22 janar 2026, pamje mbresëlënëse

    Nis në Alaskë nata polare/ Qyteti Utqiagvik nuk do ta shohë më diellin deri në 22 janar 2026, pamje mbresëlënëse

    Banorët e qytetit Utqiagvik, në Alaskë, panë dje lindjen e fundit të diellit për vitin 2025, duke shënuar fillimin e një periudhe 64-ditore errësire të vazhdueshme për pikën më veriore të kontinentit amerikan.

    Lindja e ardhshme e diellit pritet më 22 janar 2026, sipas Fox News, në një kohë kur Antarktida do të jetë në fazën e kundërt sezonale, duke përjetuar ditën polare që zgjat deri në shkurt.
    Nata polare në Rrethin Arktik, që përfshin edhe Utqiagvikun, nis me lindjen e fundit të diellit të vitit 2025. Banorët e dinë se rrezet e para të diellit do të rikthehen vetëm në janar të vitit të ri. Ndërkohë, në Polin e Jugut, Antarktida hyn në periudhën e ditës polare, me diell të pandërprerë deri në shkurt të vitit 2026.
    Shikoni lindjen e fundit të diellit në Utqiagvik në një pamje timelapse.

    A stunning timelapse captures the final sunrise and sunset of the year in Utqiaġvik, Alaska, as the northernmost U.S. town enters 65 days of polar night. 🌅 pic.twitter.com/5vkxKehhFb
    — AccuWeather (@accuweather) November 19, 2025

    Sipas shkencëtarëve, mungesa e dritës së diellit gjatë dimrit në Utqiagvik është pasojë e pjerrësisë së boshtit të Tokës, e cila shkakton variacione të mëdha sezonale. Përkundrazi, në verë, zona gëzon rreth tre muaj të mbushur me dritë të vazhdueshme.
    Pjerrësia prej 23.5 gradësh e boshtit të Tokës bën që Hemisfera Veriore të largohet nga Dielli gjatë vjeshtës dhe dimrit, duke i zhytur rajonet përtej Rrethit Arktik në muzg të zgjatur dhe errësirë të plotë.
    Për 4,400 banorët e Utqiagvikut, nata polare nuk sjell vetëm errësirë, por edhe rënie të ndjeshme të temperaturës. Mungesa e rrezeve të diellit kontribuon në formimin e Vorbullës Polare — një zonë me presion të ulët në stratosferë që shtyn ajrin arktik drejt atmosferës më të ulët, duke thelluar edhe më shumë të ftohtin e ashpër të rajonit.

    Top Channel

  • “Berisha ishte ‘zoti i shtëpisë’ më 21 janar”, Çupi: Ish-kryeministri ka bërë një gabim të madh, i cili do…

    “Berisha ishte ‘zoti i shtëpisë’ më 21 janar”, Çupi: Ish-kryeministri ka bërë një gabim të madh, i cili do…

    Analisti Frrok Çupi, i ftuar në një studio televizive tha se ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur kontroll të plotë mbi gjithçka që ka ndodhur më 21 janar të 2011, para Kryeministrisë, ku u vranë katër protestues.
    Çupi deklaroi se Berisha ka kryer një gabim të madh strategjik, pasi nuk ka tentuar të fshehë provat kryesore të krimit.
    Duke bërë një paralelizëm me zhdukjen e Remzi Hoxhës në vitet ’90, Çupi u shpreh se vetëm një veprim ekstrem i fshehjes së trupave do t’i kishte dhënë mundësi ish-kryeministrit t’i “shpëtonte” hetimit.
    “Zoti i shtëpisë ka qenë Sali Berisha. Ai ka thënë, dhe vetë çfarë thotë ai, bëhej aty. Ai ka bërë një gabim shumë të madh, sepse që shumë i sigurt në vrasje. Ishte shumë i fuqishëm se kur ishte president. Ai bëri një gabim shumë të madh, sepse nuk sekuestroi kufoma.
    Përderisa kufomat janë, kanë vdekur njerëz, nuk mund të mos gjykohet një vrasje qeveritare. Po ta kishte bërë atë njësoj si Remzi Hoxhën dhe sit ë tjera, do kishte shpëtuar. Tjetër shpëtim nuk ka. Veçse të sekuestronte kufomat dhe të mos gjendeshin.”, theksoi ai.

  • Berisha: Autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar

    Berisha: Autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar

    Berisha: Autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar
    Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se, autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar.
    Deklarata u bë pas përfundimit të dëshmisë së tij në SPAK, teksa në komunikimin me gazetarët jashtë këtij institucioni Berisha tha se Rama e organizoi 21 janarit, për shkak të egos së tij për pushtet, në atë që e cilësoi si protestën më të dhunshme në historinë e vendit.
    “Jam pyetur se çfarë ndodhi më 21 janar.
    Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, sepse kjo mosthirrje kishte të bënte vetëm me faktin se Edi Rama organizoi për epshet e pushtetit të tij, protestën më të dhunshme në historinë e vendit.
    Ky ishte shkaku i mosthirrjes.
    Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe ka rideklaruar se me 21 janar, PS kishte axhendë dhune.
    Ku janë ata mbështetësit e saj?
    Nuk janë këtu.
    Ta marrin vesh ata, pra kishte agjendë dhune.
    Kjo është e vërteta.
    Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për t’u pyetur për një ngjarje dramatike, që u kushtoi jetën 4 demonstruesve, plagosjen e mbi 120 policëve, etj.
    Tani, dëshminë time, ju mund të rrëmoni sa të doni, por do gjeni ato që kam thënë”, tha Berisha.

  • 21 Janari / Berisha mbron krimin shtetëror: Kur ka dhunë, ka edhe vrasje…

    21 Janari / Berisha mbron krimin shtetëror: Kur ka dhunë, ka edhe vrasje…

    Sali Berisha u pyet 2 orë në SPAK për 21 janarin. Pasi doli nga SPAK Berisha ngatërroi 2 herë datën kur ndodhi krimi shtetëror, duke thënë më 11 janar, dhe jo 21 janar. Berisha sulmoi edhe SPAK dhe Altin Dumanin.
    “Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe rideklaruar se më 11 janar, PS kishte axhendën dhune, ku janë ata mbështetësit e saj, nuk janë këtu. Kishte axhendë dhune. Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për tu pyetur për një ngjarje dramatike që i kushtoi jetën 4 proteuseve, plagosjen 120 policëve. Dëshminë time do gjeni ato që kam thënë. Nëse këta që ishin aty zhvilluan procedurë me ligjin dhe rregullat, kjo s’mund të thuhet për Dumanin, që po pinte kafe me Kreshnik Farrukun. I shkoi dhe në Manzë. Ai hesht por unë s’do hesht. Thirrja për të dëshmuar është procedurë normale, por jo publike. Të thërret pyet shkon, kurse Troplini pa marrë un njoftimin ia shpërndau mediave në një akt të shëmtuar duke dëshmuar se institucioni i tij është banal propagande PS”, tha Berisha.

  • U pyet 2 orë në SPAK për 21 Janarin/ Berisha i hutuar përballë gazetarëve, ngatërron datën e vrasjeve në bulevard

    U pyet 2 orë në SPAK për 21 Janarin/ Berisha i hutuar përballë gazetarëve, ngatërron datën e vrasjeve në bulevard

    Sali Berisha u pyet 2 orë në SPAK për 21 janarin. Pasi doli nga SPAK Berisha ngatërroi 2 herë datën kur ndodhi krimi shtetëror, duke thënë më 11 janar, dhe jo 21 janar. Berisha sulmoi edhe SPAK dhe Altin Dumanin.
    “Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe rideklaruar se më 11 janar, PS kishte axhendën dhune, ku janë ata mbështetësit e saj, nuk janë këtu. Kishte axhendë dhune. Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për tu pyetur për një ngjarje dramatike që i kushtoi jetën 4 proteuseve, plagosjen 120 policëve. Dëshminë time do gjeni ato që kam thënë.
    Nëse këta që ishin aty zhvilluan procedurë me ligjin de rregullat, kjo s’mund të thuhet për Dumanin, që po pinte kafe me Kreshnik Farrukun. I shkoi dhe në Manzë. Ai hesht por unë s’do hesht. Thirrja për të dëshmuar është procedurë normale, por jo publike. Të thërret pyet shkon, kurse Troplini pa marrë un njoftimin ia shpërndau mediave në një akt të shëmtuar duke dëshmuar se institucioni i tij është banal propagande PS”, tha Berisha.

  • Brazili nis me ndryshime në janar, e thotë Presidenti i CBF-së

    Brazili nis me ndryshime në janar, e thotë Presidenti i CBF-së

    Samir Xaud, president i CBF-së, “Do ta kemi këtë teknologji që nga dita e parë e ndeshjes së Kampionatit Brazilian 2026”.

    Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) do të zbatojë një sistem gjysmëautomatik të pozicionit jashtë loje duke filluar nga viti 2026, një teknologji e përparuar që përdor kamera dhe sensorë për të ndihmuar gjyqtarët.

    Ky sistem do të miratohet fillimisht në ndeshjen e parë të Kampionatit Brazilian të meshkujve, i planifikuar për 28 janar. Sipas Samir Xaud, president i CBF-së, “ne do ta kemi këtë teknologji që nga dita e parë e ndeshjes së Kampionatit Brazilian 2026”.

    Vazhdo leximin

  • Në janar vrau postierin në Kamëz, në nëntor i vendosi tritolin restorantit, kush është i riu që është shpallur në kërkim

    Në janar vrau postierin në Kamëz, në nëntor i vendosi tritolin restorantit, kush është i riu që është shpallur në kërkim

    Ervis Lami 31-vjeç është personi që është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se është njëri prej autorëve të tritolit në një restorant në Kamëz.
    Lami është një emër i njohur për policinë. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e postierit Lulzim Visha, ngjarje kjo e ndodhur në janar të këtij viti. Lulzim Visha u qëllua me pistoletë me silenciator, ndërsa makina Porsche e autorëve u gjet e djegur në Zall Herr, bashkë me armën e shkrumbuar.Lexo edhe :Related Posts
    Shkak i kësaj ngjarje të rëndë për hetuesit u dyshua se ishte konflikti për pronat.

    Në atë kohë, policia shkoi për kontroll në shtëpinë e Ervis Lamit, por nuk e gjeti aty. Në një ambient pranë shtëpisë së tij, gjeti një armë zjarri automatike me silenciator me 15 fishekë, një sëpatë, një thikë, një këllëf pistolete “Glok” dhe në oborrin e banesës u gjetën 4 gëzhoja arme.
    Për këto, policia e shpalli në kërkim 31 vjeçarin dhe arrestoi kushëririn e tij, Eduart Lami,  pasi kishte dyshime se armët përdoreshin nga të dy./vizionplus.tv

  • Janar dhe verë, zbardhet plani i Bayern për dy dritaret e merkatos

    Janar dhe verë, zbardhet plani i Bayern për dy dritaret e merkatos

    16 Nëntor 2025

    9:47

    Telesport

    Bayern ka vendosur në mbledhjen e fundit të mos jetë aktiv në merkaton e janarit.
    Skuadra aktuale konsiderohet mjaftueshëm e fortë për pjesën e mbetur të sezonit dhe lojtarëve të rinj si Lennart Karl dhe Wisdom Mike do t’u jepet mundësia për të luajtur më shumë, madje edhe si titullarë.
    Për më tepër, rikthimi i të dëmtuarve aktualë si Alphonso Davies, Itō dhe Jamal Musiala do të duket si një sesion i plotë merkatoje për tri role të ndryshme.
    Për merkaton e verës, planet janë krejt të tjera. Bayern do të rinovojë me Neuer, Upamecano, Laimer, Olise, Gnabry dhe Harry Kane. Do të largojë Jackson, Zaragoza, Palhinha, Guerreiro, Kim, Boey dhe Goretzka.
    Klubi pritet të afrojë një mbrojtës të djathtë, një qendërmbrojtës, një mesfushor qendre dhe një sulmues pykë (Vlahovic me shumë mundësi).