Tag: janar

  • I rinovoi kontratën në janar, por tani Barcelona e nxjerr në shitje për 50 milionë euro

    I rinovoi kontratën në janar, por tani Barcelona e nxjerr në shitje për 50 milionë euro

    9 Maj 2025

    17:42

    Telesport

    Barcelona dhe Ronald Araujo do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni. Drejtuesit katalanas janë të zhgënjyer nga niveli i uruguianit këtë dhe janë të gatshëm të dëgjojnë oferta nga klubet e interesuara për uruguianin.
    Në janar të këtij viti, Barcelona rinovoi me Araujo-n deri në vitin 2031, por paraqitjet aspak bindëse të 26-vjeçarit, kanë bërë që drejtuesit katalanas të ndryshojnë qëndrim për të dhe ta nxjerrin në shitje.
    “Fichajes” raporton se janë të paktën 3 klube të interesuara për uruguianin: Manchester United, Bayern Munich dhe Juventus. Nëse në janar, Barcelona e vlerësonte të paktën 80 milionë euro Araujo-n, tani mund të kënaqet me një shifër më të ulët, deri te 50 milionë euro.

  • Financat mbushin “thesin”, u mblodhën 1.8 mld euro vetëm në tre muajt e parë të vitit

    Financat mbushin “thesin”, u mblodhën 1.8 mld euro vetëm në tre muajt e parë të vitit

    Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në krahasim me janar-marsin e një viti më parë, arkëtimet janë rritur me 10.2 për qind.
    Me gjithë inflacionin e zbutur, nga tatimi mbi vlerën e shtuar mbi çmimet e ushqimeve dhe produkteve u mblodhën plotë 56.6 miliardë lekë, 9.3 për qind më tepër se një vit më parë.
    Rritja e pagave të individëve gjithashtu kontribuoi me 20.7 miliardë lekë nga 15.2 miliardë në janar-marsin e një viti më parë.
    “Ky është një lajm i mirë për buxhetin e shtetit, por jo për qytetarët dhe bizneset. Këta të fundit po paguajnë më shumë. Na mungon një analizë që të tregojë se sa janë ngushtuar evazioni dhe informaliteti. Nëpërmjet tyre ne do mund të matnim edhe performancën e përgjithshme të politikave”, shprehet Eduard Gjokutaj.

    Nga ana tjetër qeveria duket se po tregohet më dorështrënguar te shpenzimet. Në tre muajt e parë të vitit për investime shkuan mbi 147 miliardë lekë. Në raport me periudhën janar-mars 2024 shpenzimet janë zgjeruar me gati 12 për qind, por ato nuk u realizuan saç ishte planifikuar. Tepruan plotë 105 miliardë lekë.
    “Duhet analizuar me kujdes. Pse nuk janë realizuar investimet. Ky është problem. Nuk është kurim por mungesë eficence nga institucionet”, shton Gjokutaj.
    Të ardhurat ndjeshëm më të larat se shpenzimet bënë që ekonomia e vendit të mbyllej pozitivisht në dy muajt e parë të vitit me mbi 34 miliardë lekë të kursyera.

  • Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, rritje me 14.7%, turistët që na preferuan dhe ata që na braktisën

    Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, rritje me 14.7%, turistët që na preferuan dhe ata që na braktisën

    Italianët kanë mbetur grupi i dytë me peshën më të madhe të vizitorëve pas Kosovës duke u rritur në janar-shkurt me 14.7 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në janar-shkurt në vend u shënuan 126 mijë hyrje të shtetasve italianë, duke zënë gati 12% të totalit të hyrjeve.
    Kosova vijon të mbetet e para. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në dy muaj pushesit nga Kosova u rritën me 4.4 për qind në raport me janar-shkurt 2024, duke arritur në 431 mijë. Kosova zë 40.09 për qind të peshës totale të turistëve në vend duke vijuar të mbetet grupi kryesor që mban kontributin më të madh në sektor.
    Ndërkohë grupe të tjera janë Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që përkatësisht në peshën e turistëve mbajnë vendin e tretë (10.1%) dhe të katërt (9%). Si numër në janar-shkurt 2025 ishin 109 mijë shtetas nga Mali i Zi që hynë në territorin shqiptar me një rritje 18.7 për qind ndërkohë që nga Maqedonia e Veriut ishin 97.4 mijë me një rritje 9.5 për qind.Turoperatorët vlerësojnë se përpos një rritje të vizitorëve që vijnë nga këto vende më shumë ndikim kanë hyrjet që janë me qëllim tranziti dhe që përdorin Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për të udhëtuar në destinacione të ndryshme.
    Falë linjave low cost që ofrojnë një gamë më të gjerë destinacionesh sesa fqinjët, Tirana është bërë një nga pikat më dinamike të tranziteve dhe këtë mund ta konfirmosh fare mirë nëse fluturon nga dhe për në Tiranë, ku sheh shumë shtetas nga Mali i Zi dhe Kosova.
    Grupe të tjera që kanë shënuar rritje në dy muajt e parë janë gjermanët me një rritje 52 për qind, Franca me 35 për qind apo spanjollët me 33.5 për qind disa tendenca që janë vërejtur edhe gjatë vitit të shkuar. Spanjollët madje janë një prej grupeve që po vijnë në formë të organizuar prej disa kohësh edhe si efekt i hyrjes së një zinxhiri spanjoll hotelerie i vendosur në disa njësi kryesisht në rajonin e Durrësit.
    Çekia dhe Suedia janë gjithashtu dy vende nga ku numri i vizitorëve ka qenë në rritje për janar-shkurt 2025 në raport me një vit më parë teksa bie në sy një rënie me 32 për qind e polakëve. Këta të fundit janë kryesisht një grup që preferon Shqipërinë për pushimet e verës në formë të organizuar dhe vendosur kryesisht në Golem e Durrës me paketa all inclusive.
    Edhe për këtë verë ky grup është me rritje sipas konfirmimeve të turoperatorëve. Viti 2025 pritet që në tërësi të jetë një vit pozitiv për turizmin duke shfaqur tiparet e vitit 2024 si në ritmin e rritjes ashtu edhe të destinacionëve nga vijnë turistët e huaj ku Europa Perëndimore po merr një peshë të konsiderueshme dhe falë promovimit që vijon ti bëhet Shqipërisë në mediat ndërkombëtare./ Monitor

  • “Ca lidhje ka Tirana me kënetën?”, Rama i kujton Berishës të shkuarën: Nëse kërkoni nën Youtube fjalët Gërdec, 21 janar…

    “Ca lidhje ka Tirana me kënetën?”, Rama i kujton Berishës të shkuarën: Nëse kërkoni nën Youtube fjalët Gërdec, 21 janar…

    Nga Kombinati, kreu i PS, Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve socialistë të kërkojnë në youtube për PD dhe qeverisjen e Berishës për t’u njohur se çfarë ka ndodhur.
    Rama u ka kërkuar atyre të klikojnë disa numra që janë vitet e qeverisjes së PD si 1996, 2008 dhe 2011 që përkojnë me ngjarje të rënda si Gërdeci, vrasja e 4 personave më 21 janar.
    “Mbani mend disa numra dhe kur të ikni shkoni në youtube dhe bëni search, shkruani 1996, 1997, nëse nuk ju mjafton shkruani Gërdec 2008 dhe nëse nuk ju mjafton as ajo shkruani janar 2011. Aty do të shihni se kush është pala që vjen dhe ju thotë ti jepni votën që të bëjnë Shqipërinë Madhështore. Ju që atje të thoni a janë normalë këta. Pasi të keni njohur bufin e kënetës, aty ka bretkosa zhapikë, lloj lloj speciesh që janë ashtu”, tha Rama.
    Më pas ai ka vijuar të përsërisë fjalën fyese ndaj burrave shqiptarë duke i etiketuar si çyrykë.
    “Nuk e kam fjalën për punë të tjera por për faktin se shkojnë votojnë Kënetën. Shkojnë hyjnë me kokë në kënetë”, tha Rama.
    Edi Rama: Po të shohësh skuadrën tonë do të shohësh njerëz që kanë dhe do të kenë gjëra në dorë. Nga njerëz që kanë bërë dhe dinë cfarë duhet të bëjnë. Nëse marrim dhe shohim skuadrën e tyre. Ca lidhje ka Tirana me kënetën? Ka disa që nuk e dinë ca përfaqson bufi i kënetës.
    Mbani mend disa numra dhe kur të ikni shkoni në youtube dhe bëni search, shkruani 1996, 1997, nëse nuk ju mjafton shkruani Gërdec 2008 dhe nëse nuk ju mjafton as ajo shkruani janar 2011. Aty do të shihni se kush është pala që vjen dhe ju thotë ti jepni votën që të bëjnë Shqipërinë Madhështore.
    Ju që atje të thoni a janë normalë këta. Pasi të keni njohur bufin e kënetës, aty ka bretkosa zhapikë, lloj lloj speciesh që janë ashtu. Po si ka mundësi që ata janë akoma vërdallë. Jua them unë që gjysma e burrave shqiptarë janë çyrykë, nuk ju punon radiostacioni. Mua më mjafton një gjë se më mbështesin 56% e grave dhe vajzave, ne na duhen gjysma normale e burrave, ne jemi më shumë se ca ishim 4 vjet më parë.
    Më thonë ata që shohin televizor, se janë shqetësuar pse them unë s egjysma e burrave janë çyrykë, se unë s’e kuptoj dot si një burrë normal mund të niset e të hidhet në kënetë me kokë.

  • “Ca lidhje ka Tirana me kënetën?”, Rama i kujton Berishës të shkuarën: Nëse kërkoni në Youtube fjalët Gërdec, 21 janar…

    “Ca lidhje ka Tirana me kënetën?”, Rama i kujton Berishës të shkuarën: Nëse kërkoni në Youtube fjalët Gërdec, 21 janar…

    Nga Kombinati, kreu i PS, Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve socialistë të kërkojnë në youtube për PD dhe qeverisjen e Berishës për t’u njohur se çfarë ka ndodhur.
    Rama u ka kërkuar atyre të klikojnë disa numra që janë vitet e qeverisjes së PD si 1996, 2008 dhe 2011 që përkojnë me ngjarje të rënda si Gërdeci, vrasja e 4 personave më 21 janar.
    “Mbani mend disa numra dhe kur të ikni shkoni në youtube dhe bëni search, shkruani 1996, 1997, nëse nuk ju mjafton shkruani Gërdec 2008 dhe nëse nuk ju mjafton as ajo shkruani janar 2011. Aty do të shihni se kush është pala që vjen dhe ju thotë ti jepni votën që të bëjnë Shqipërinë Madhështore. Ju që atje të thoni a janë normalë këta. Pasi të keni njohur bufin e kënetës, aty ka bretkosa zhapikë, lloj lloj speciesh që janë ashtu”, tha Rama.
    Më pas ai ka vijuar të përsërisë fjalën fyese ndaj burrave shqiptarë duke i etiketuar si çyrykë.
    “Nuk e kam fjalën për punë të tjera por për faktin se shkojnë votojnë Kënetën. Shkojnë hyjnë me kokë në kënetë”, tha Rama.
    Edi Rama: Po të shohësh skuadrën tonë do të shohësh njerëz që kanë dhe do të kenë gjëra në dorë. Nga njerëz që kanë bërë dhe dinë cfarë duhet të bëjnë. Nëse marrim dhe shohim skuadrën e tyre. Ca lidhje ka Tirana me kënetën? Ka disa që nuk e dinë ca përfaqson bufi i kënetës.
    Mbani mend disa numra dhe kur të ikni shkoni në youtube dhe bëni search, shkruani 1996, 1997, nëse nuk ju mjafton shkruani Gërdec 2008 dhe nëse nuk ju mjafton as ajo shkruani janar 2011. Aty do të shihni se kush është pala që vjen dhe ju thotë ti jepni votën që të bëjnë Shqipërinë Madhështore.
    Ju që atje të thoni a janë normalë këta. Pasi të keni njohur bufin e kënetës, aty ka bretkosa zhapikë, lloj lloj speciesh që janë ashtu. Po si ka mundësi që ata janë akoma vërdallë. Jua them unë që gjysma e burrave shqiptarë janë çyrykë, nuk ju punon radiostacioni. Mua më mjafton një gjë se më mbështesin 56% e grave dhe vajzave, ne na duhen gjysma normale e burrave, ne jemi më shumë se ca ishim 4 vjet më parë.
    Më thonë ata që shohin televizor, se janë shqetësuar pse them unë s egjysma e burrave janë çyrykë, se unë s’e kuptoj dot si një burrë normal mund të niset e të hidhet në kënetë me kokë.

  • Vrasja e Jan Prengës, shtyhet seanca, Dritan Rexhepi dhe Majnishta nuk pranuan të dëshmojnë

    Vrasja e Jan Prengës, shtyhet seanca, Dritan Rexhepi dhe Majnishta nuk pranuan të dëshmojnë

    Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta, të pandehur për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, refuzuan thirrjen e Gjykatës së Posaçme për tu paraqitur që të dëshmonin në procesin gjyqësor, të ndarë Altin Hajrin i cili po gjykohet në mungesë.
    Ata nuk kanë pranuar të vijnë nga paraburgimi ku ndodhen në Fier, për të dëshmuar, teksa ishin në listën e personave të kërkuar nga SPAK që të pyeteshin.
    Seanca u shty për një datë tjetër.
    Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i akuzuar për pesë vepra penale në lidhje me rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës në 17 janar të vitit 2020.
    Porositësi i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës dyshohet se është Dritan Rexhepi, pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga, kishte vjedhur në Angli, një kontenier me kokainë në pronësi të tij dhe bashkëpunëtorëve.
    Dritan Rexhepi i arrestuar më Stamboll në 10 nëntor 2023, u ekstradua më 8 janar 2025 në Tiranë dhe u dërgua direkt në burgun 313, nën masa të rrepta sigurie.
    Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën ta fusin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë, ku u transportua në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike.
    SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje.

  • Ishte nën akuzë për korrupsion dhe klientelizëm/ SHBA-ja heq sanksionet ndaj anëtarit të kabinetit të Orbanit

    Ishte nën akuzë për korrupsion dhe klientelizëm/ SHBA-ja heq sanksionet ndaj anëtarit të kabinetit të Orbanit

    Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet që kishin vendosur në janar ndaj, Antal Rogan, kreut të kabinetit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

    Sanksionet ishin vendosur nën akuzat për korrupsion dhe klientelizëm.
    Në një njoftim të publikuar më 15 prill në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit u tha se Rogan është fshirë nga lista e sanksioneve.
    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka biseduar të martën me kryediplomatin hungarez, Peter Szijjarto, dhe e ka informuar atë me këtë vendim, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.
    Ruboi i tha Szijjartos se Rogan është hequr nga lista e sanksioneve të Departamentit të Thesarit, tha Bruce përmes një njoftimi, duke shtuar se vazhdimi i mbajtjes së tij në listën e sanksioneve nuk është në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së.
    Dy kryediplomatët po ashtu kanë biseduar për forcimin e rreshtimit SHBA-Hungari për çështje kritike dhe për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, tha Bruce.
    Orban dhe partia e tij, Fidesz kanë qenë në mesin e mbështetësve më të zëshëm në Evropë të presidentit amerikan, Donald Trump.
    Më herët gjatë këtij viti, Uashingtoni njoftoi më 7 janar për sanksionet ndaj Roganit nën dyshimet se ai ishte përfshirë në korrupsion, duke thënë se ai “përdori rolin e tij për ta pasuruar veten dhe besnikët e partisë së tij”.
    Ambasadori i atëhershëm amerikan në Hungari, David Pressman, kishte deklaruar se “korrupsioni sistematik po ndikon në vendimmarrjen e Hungarisë për çështje që kanë ndikim në sigurinë e SHBA-së dhe aleatëve tanë”.
    Pressman u largua nga posti i ambasadorit para se Trump të merrte detyrën e presidentit më 20 janar.
    Qeveria e Orbanit, që i ka quajtur sanksionet ndaj Roganit si “hakmarrje personale e ambasadorit”, ka mirëpritur njoftimin e ri të Uashingtonit për heqjen e sanksioneve, duke thënë se kjo është “shenjë e qartë se gjërat kanë ndryshuar në Uashington”.
    Zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, shkroi në X se vendimi “konfirmon ndryshimin e politikës amerikane me kthimin e Trumpit, duke zhbërë vendimet që Hungaria i sheh si vendime të padrejta që janë ndërmarrë në shenjë hakmarrjeje”./ REL

    Top Channel

  • SHBA-ja heq sanksionet ndaj anëtarit të kabinetit të Orbanit

    SHBA-ja heq sanksionet ndaj anëtarit të kabinetit të Orbanit

    Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet që kishin vendosur në janar ndaj, Antal Rogan, kreut të kabinetit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Sanksionet ishin vendosur nën akuzat për korrupsion dhe klientelizëm.
    Në një njoftim të publikuar më 15 prill në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit u tha se Rogan është fshirë nga lista e sanksioneve.
    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka biseduar të martën me kryediplomatin hungarez, Peter Szijjarto, dhe e ka informuar atë me këtë vendim, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

    Ruboi i tha Szijjartos se Rogan është hequr nga lista e sanksioneve të Departamentit të Thesarit, tha Bruce përmes një njoftimi, duke shtuar se vazhdimi i mbajtjes së tij në listën e sanksioneve nuk është në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së.
    Dy kryediplomatët po ashtu kanë biseduar për forcimin e rreshtimit SHBA-Hungari për çështje kritike dhe për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, tha Bruce.
    Orban dhe partia e tij, Fidesz kanë qenë në mesin e mbështetësve më të zëshëm në Evropë të presidentit amerikan, Donald Trump.
    Më herët gjatë këtij viti, Uashingtoni njoftoi më 7 janar për sanksionet ndaj Roganit nën dyshimet se ai ishte përfshirë në korrupsion, duke thënë se ai “përdori rolin e tij për ta pasuruar veten dhe besnikët e partisë së tij”.
    Ambasadori i atëhershëm amerikan në Hungari, David Pressman, kishte deklaruar se “korrupsioni sistematik po ndikon në vendimmarrjen e Hungarisë për çështje që kanë ndikim në sigurinë e SHBA-së dhe aleatëve tanë”.
    Pressman u largua nga posti i ambasadorit para se Trump të merrte detyrën e presidentit më 20 janar.
    Qeveria e Orbanit, që i ka quajtur sanksionet ndaj Roganit si “hakmarrje personale e ambasadorit”, ka mirëpritur njoftimin e ri të Uashingtonit për heqjen e sanksioneve, duke thënë se kjo është “shenjë e qartë se gjërat kanë ndryshuar në Uashington”.
    Zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, shkroi në X se vendimi “konfirmon ndryshimin e politikës amerikane me kthimin e Trumpit, duke zhbërë vendimet që Hungaria i sheh si vendime të padrejta që janë ndërmarrë në shenjë hakmarrjeje”.

  • Rama: Në janar 2026, paga minimale 500 euro

    Rama: Në janar 2026, paga minimale 500 euro

    Kryeministri thotë se brenda vitit 2030, synohet që papunësia në vend të ulet në 6%. Gjatë një takimi me biznese dhe punonjës në Tirana Industrial Park, Rama shtoi se do të punohet që paga minimale të shkojë në 500 euro.
    ”Në 2030 synojmë të kemi një papunësi 6%. Do të rrisim pagën minimale në 500 euro në janar 2026. Ppor, po të përjashtojmë një kategri të veçantë, që vetëm ulet në numër, paga minimale është shumë herë më e lartë.

    Ta çojmë pagën mesatare nga 830 në 1000 euro në sektroin privat brenda mandatit të katërt. Kemi nevojë të shohim me shumë më tepër optimizëm rritjen e pagave në sektorin public. Duke rritur pagat në sektorin publik, kemi nxitur edhe sektorin privat”,-tha Rama.

  • “Brenda 2030, synojmë që papunësinë ta ulim në 6%”/ Rama: Në janar 2026, paga minimale 500 euro

    “Brenda 2030, synojmë që papunësinë ta ulim në 6%”/ Rama: Në janar 2026, paga minimale 500 euro

    Edi Rama: Në 2030 synojmë të kemi një papunësi 6%. Do të rrisim pagën minimale në 500 euro në janar 2026. Ppor, po të përjashtojmë një kategri të veçantë, që vetëm ulet në numër, paga minimale është shumë herë më e lartë.
    Ta çojmë pagën mesatare nga 830 në 1000 euro në sektroin privat Brenda mandatit të katërt. Kemi nevojë të shohim me shumë më tepër optimizëm rritjen e pagave në sektorin public. Duke rritur pagat në sektorin publik, kemi nxitur edhe sektorin privat.

    Top Channel