Tag: james

  • U largua nga Kosova, Edona James shpjegon arsyet e rikthimit në Gjermani

    U largua nga Kosova, Edona James shpjegon arsyet e rikthimit në Gjermani

    Edona James, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, ka shpërthyer së fundmi me një postim të sinqertë dhe të guximshëm në rrjetet sociale, ku ka ndarë arsyet e rikthimit të saj në Gjermani.
    Ajo ka theksuar se arsyeja kryesore e largimit është një faktor i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë: pagesat. Në një reflektim të ndershëm, Edona shprehet se ka vërejtur se tregu i showbizit në Kosovë ka një hendek të madh mes mundësive financiare të artistëve të ndryshëm, ku këngëtarët janë ata që mund të fitojnë mjaftueshëm për të jetuar si në vende të tjera evropiane.
    Ajo gjithashtu shprehet hapur për këtë situatë duke thënë: “Më mirë të jem pa famë, sesa të punoj dhe të paguhem vetëm 50 euro. Për intervista nuk më japin asnjë cent.” Edona nuk i kurseu kritikat e saj për tregun kosovar, duke e quajtur atë të pamjaftueshëm dhe jo të drejtë për profesionistët që angazhohen në të.

  • LeBron James, gati për sezonin e 23-të në NBA

    LeBron James, gati për sezonin e 23-të në NBA

    LeBron James është njeriu i rekordeve të jashtëzakonshme në NBA, ndërsa pritet që të shënojë një tjetër arritje të pabesueshme në kampionatin më prestigjioz të basketbollit në botë. Ylli Lakers do të ushtrojë opsionin e tij të kontratës prej 52.6 milionë dollarësh, duke vijuar të jetë pjesë e Lakers edhe për sezonin 2025-2026.
    Vazhdimi në parket do ta bëjë “Mbretin” lojtarin e parë në histori që do të aktivizohet për 23 sezone në NBA, duke kaluar Vince Carter, me këtë të fundit që numëron 22 sezone në NBA. Pasi realizoi ëndrrën, duke luajtur bashkë me të birin, Brony, LeBron James, i cili do të mbushë 41 vjeç në dhjetor, tani është gati për një tjetër sezon si protagonist.

    Ai tashmë është në fazë rikuperimi nga dëmtimi i pësuar në “play off”, ndërsa vetë lojtar ka bërë të ditur se gjithçka po shkon mirë. “Kam shumë kohë për t’u rikuperuar nga lëndimi i gjurit, ta pushojë trupin dhe të jem i sigurt se do të jem 100 për qind i gatshëm kur të nisin përgatitjet në fund të shtatorit”, u shpreh pak kohë më parë LeBron.
    Fjalë që shuajnë dyshimet për të ardhmen e tij në NBA, duke e bërë lojtarin më të ligës. LeBron James do të ketë kohë deri të shtunën pasdite për të vendosur për këtë opsion të kontratës, që do të bënte që ai të përfitonte 580 milionë dollarë në total. Ndërkohë sezoni që po vjen do të jetë viti i parë i plotë me Luka Doncic në ekip dhe LeBron do të kërkojë një tjetër titull me Lakers, pas atij të fituar në kohën e pandemisë. Ai kishte mesatare prej 24.4 pikëve, 7.8 kërcimeve dhe 8.2 asistimeve për ndeshje gjatë në sezonit të fundit në NBA.

  • Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

    Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

    Drejtuesit e filmave të James Bond thuhet se e kanë ngushtuar listën e tyre në vetëm tre emra, pas një mori spekulimesh.
    Besohet se ylli i Saltburn, Jacob Elordi, Tom Holland i Spider-Man dhe aktori i Babygirl, Harris Dickinson, janë në krye të listës së dëshirave të Amazon, sipas Variety. Burime të brendshme thuhet se studioja dhe producentët janë të interesuar të zgjedhin një aktor britanik nën moshën 30 vjeç.
    Edhe pse Jacob, 28 vjeç, është australian, ai ende besohet të jetë në garë pasi aktori tjetër australian George Lazenby e ka luajtur më parë rolin e Bondit në filmin “On Her Majesty’s Secret Service” në vitin 1969.
    Denis Villeneuve, i njohur më së miri për regjinë e adaptimit dypjesësh të Dune nga Warner Bros, ka nënshkruar kontratë për të drejtuar filmin pa titull, nëpërmjet një njoftimi për shtyp të Amazon. Regjisori franko-kanadez, 57 vjeç, do të shërbejë gjithashtu si producent ekzekutiv i projektit së bashku me Tanya Lapointe.
    Amazon më parë kishte caktuar Amy Pascal dhe David Heyman si producentë të filmit, pasi studioja u nda nga kujdestarët e hershëm të 007, Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson.
    Lajmi vjen pak më shumë se tre vjet pasi Amazon përfundoi blerjen masive prej 8.5 miliardë dollarësh të MGM Studios, që përfshinte edhe ekskluzivitetin e James Bond.
    Nuk ka pasur një film të ri për 007 që nga filmi “ No Time to Die” i vitit 2021, filmi i fundit me Daniel Craig si agjentin sekret.

  • LeBron James gati të thyejë rekordin e sezoneve në NBA, i kërkon Lakers një skuadër fituese për titullin

    LeBron James gati të thyejë rekordin e sezoneve në NBA, i kërkon Lakers një skuadër fituese për titullin

    LeBron James do të ushtrojë opsionin e tij prej 52.6 milionë dollarësh si lojtar me Lakers për sezonin sportiv 2025-26. Kështu, ai bëhet basketbollisti i parë në histori që do të luajë sezonin e 23-të në NBA.
    James do të mbushë 41 vjeç në dhjetor, ndaj i ka kërkuar klubit që të ndërtojë një ekip pretedent. Pasi realizoi ëndrrën të luajë në një ekip me djalin e tij (Brony), tashmë ai kërkon edhe një tjetër titull kampion me Lakers, pas atij të fituar në kohën e pandemisë.
    Duket se ai e ka kaluar një dëmtim që pësoi në fazën play off. “Kam shumë kohë për t’u kujdesur për dëmtimin tim, gjurin tim, trupin tim dhe për t’u siguruar që jam sa më afër 100% kur të fillojë kampi stërvitor, në fund të shtatorit“, tha James në një intervistë.
    Sezoni i ardhshëm do të jetë viti i tij i parë i plotë me Luka Doncic si shok skuadre, një dyshe që ëndërron, por që ka nevojë për ndihmë nga pjesa tjetër e skuadrës. Agjenti i LeBron, Rich Paul, tha: “LeBron dëshiron të garojë për titullin. Ai e di që Lakers po ndërtojnë për të ardhmen”.
    “Ai e kupton këtë, por gjithashtu e di se ka një shans real për të fituar. Ne e vlerësojmë shumë partneritetin që kemi pasur për tetë vjet me klubin dhe i konsiderojmë Lakers një pjesë themelore të karrierës së tij. Ne e kuptojmë vështirësinë e fitores tani ndërsa përgatitemi për të ardhmen”, tha agjenti i “King James”.
    Në fund, agjenti i LeBron shtoi: “Ne duam të vlerësojmë se çfarë është më e mira për të në këtë fazë të jetës dhe karrierës së tij. Ai dëshiron ta bëjë çdo sezon që i ka mbetur të vlejë dhe Lakers e kuptojnë këtë, e mbështesin atë dhe duan më të mirën për të“.

  • Rekorde dhe miliona, LeBron James pritet të rinovojë me Lakers, agjenti i tij ngre dyshime: LeBron dëshiron të garojë për titullin

    Rekorde dhe miliona, LeBron James pritet të rinovojë me Lakers, agjenti i tij ngre dyshime: LeBron dëshiron të garojë për titullin

    LeBron James do të bëhet lojtari i parë në historinë e NBA që luan për 23 sezone, kur të rikthehet te Los Angeles Lakers në sezonin 2025-26.
    James, shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA, po aktivizon opsionin në kontratën e tij për sezonin e ardhshëm, me vlerë 52.6 milionë dollarë, siç bëri të ditur mediat në Amerikë gjatë fundjavës që sapo lame pas.

    Nuk dihet ende nëse James, 40 vjeç, dëshiron të luajë edhe pas këtij sezoni. James, i cili ka luajtur në 1,562 ndeshje të sezonit të rregullt, është vetëm 50 ndeshje larg thyerjes së rekordit të NBA-së që aktualisht mbahet nga anëtari i “Hall of Fame”, Robert Parish.
    Në sezonin 2024-25, James ka pasur mesatarisht 24.4 pikë, 7.8 kërcime dhe 8.2 asistime në 70 ndeshje, duke u renditur në top 22 për secilën prej këtyre kategorive. Ai është 21 herë All-Star, katër herë MVP i ligës dhe katër herë kampion i NBA-së.
    James hyri në NBA si 18-vjeçar, pasi u përzgjodh si numri 1 në Draft-in e vitit 2003 nga Cleveland Cavaliers. Megjithatë së fundmi duket se ka bërë bujë deklarata e agjentit të tij, Rich Paul lidhur me të ardhmen e LeBron:
    “LeBron dëshiron të konkurrojë për titullin. Ai e di që Lakers po ndërtojnë për të ardhmen. E kupton këtë, por gjithashtu e di që ka një mundësi reale për të fituar. E kuptojmë se sa e vështirë është të fitosh tani ndërsa përgatitesh për të ardhmen. Duam të vlerësojmë se çfarë është më e mira për LeBron në këtë fazë të jetës dhe karrierës së tij. Ai dëshiron që çdo sezon që i ka mbetur të ketë vlerë, dhe Lakers e kuptojnë këtë, e mbështesin dhe duan më të mirën për të.” theksoi agjenti i tij Paul.

  • James Rodriguez tha se Argjentina fiton me arbitra, Messi: Ti flet shumë…

    James Rodriguez tha se Argjentina fiton me arbitra, Messi: Ti flet shumë…

    11 Qershor 2025

    17:46

    Telesport

    Lionel Messi është përballur me rivalin e tij kolumbian James Rodriguez gjatë ndeshjes së Argjentinës me Kolumbinë.
    Ndeshja u mbyll në barazim 1–1 në raundin e 16-të të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Në pjesën e dytë, sulmuesi argjentinas iu afrua mesfushorit dhe shkëmbeu disa fjalë me të.
    “Ke thënë që arbitrat na ndihmuan në finale. Ti flet shumë”, i është drejtuar Messi rivalit të tij. “Nuk kam thënë asgjë”, ka qenë reagimi i James.

  • Përplasje mes Messit dhe James: The se na ndihmuan në finale, ti i jep shumë gojës…

    Përplasje mes Messit dhe James: The se na ndihmuan në finale, ti i jep shumë gojës…

    Argjentina nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi ndaj Kolumbisë (1-1) në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të të eliminatoreve të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Në një sfidë shumë të ekuilibruar, Luis Díaz kaloi Kolumbinë në avantazh në pjesën e parë, por Almada barazoi rezultatin në minutat e fundit.
    Edhe pse “Albiceleste” ishte kualifikuar tashmë për Kupën e Botës, ndeshja ishte plot tension. Kulmi u arrit me përplasjen verbale mes Leo Messit dhe James Rodríguez, pas disa deklaratave të kolumbianit disa javë më parë.
    Ish-mesfushori i Real Madridit rikujtoi finalen e humbur ndaj Argjentinës në “Copa América”, duke thënë: “Për shkak të gjërave të jashtme nuk mundëm të shpalleshim kampionë, arbitri ndikoi shumë dhe nuk na dha një ose dy penallti”.
    Messi e shfrytëzoi këtë përballje ndaj Kolumbisë për t’ia kthyer deklaratat. “Pleshti” iu afrua James-it gjatë lojës, e shikoi drejt në sy dhe i tha: “The që na ndihmuan në finale. Ti llap (i jep gojës) shumë”.
    Pas ndeshjes, James u pyet për këtë episod dhe u përgjigj shkurt: “Ajo që ndodh në fushë, mbetet në fushë”. Çështje e mbyllur, të ecim përpara.
    Nga ana sportive, Messi u rikthye titullar me Argjentinën dhe tregoi sërish shkëlqimin e tij. Megjithatë, pas daljes me karton të kuq të Enzo Fernández, trajneri Scaloni vendosi ta zëvendësonte yllin e Inter Miami, kur Argjentina ishte ende në disavantazh.

    🔥🗣 “VOS DIJISTE QUE NOS HABÍAN AYUDADO EN LA FINAL, HABLÁS MUCHO”
    El tenso cruce entre Lionel Messi y James Rodríguez. #EliminatoriasEnTyCSports pic.twitter.com/QGexwSrQm6
    — TyC Sports (@TyCSports) June 11, 2025

     

  • Kinema/ Cilët janë 10 filmat me fitimet më të mëdha në histori?

    Kinema/ Cilët janë 10 filmat me fitimet më të mëdha në histori?

    Cilat janë filmat me fitimet më të larta në historinë e kinemasë?, shkruan faqja e internetit cinema.everyeye.it.
    Sipas një liste të përditësuar 10 filmat më të mirë, kanë arritur të mbledhin miliarda dollarë duke shitur bileta në të gjithë globin.
    Duhet ta dini se, pas disa vitesh, pesë vendet e para kanë ndryshuar pikërisht këto ditë: në vendin e parë kemi ende ”Avatar” nga James Cameron, i ndjekur nga” Avengers: Endgame” nga Russo Brothers dhe më pas ”Avatar: The Way of the Water dhe Titanic”, gjithashtu nga James Cameron, por tani për herë të parë në pesë pozicionet e para është një film i animuar, filmi kinez ”Ne Zha 2”.
    Filmi i animuar e tejkaloi ”J.J. Star Wars: The Force Awakens” i Abrams, i cili kishte qenë në pesë më të mirët që nga viti 2015, duke e ngritur atë në vendin e 6-të në listë.
    Pozicionet e mbetura zihen më pas nga ”Avengers: Infinity War” nga Russo Brothers, ”Spider-Man: No Way Home” nga Jon Watts, ”Inside Out 2” nga Kelsey Mann dhe ”Jurassic World” nga Colin Trevorrow.
    Renditja e plotë:

    ”Avatar” – 2,9 miliardë
    ”Avengers: Endgame” – 2,7 miliardë
    ”Avatar: The Way of Water” – 2,3 miliardë
    ”Titanik” – 2,2 miliardë
    ”Ne Zha 2” – 2,08 miliardë
    ”Star Wars: The Force Awakens” – 2,07 miliardë dollarë
    ”Avengers: Infinity War” – 2,05 miliardë
    ”Spider-Man: No Way Home” – 1,9 miliardë
    ”Inside Out 2” – 1,69 miliardë
    ”Jurasik Park” – 1,67 miliardë

    ”Fire and Ashes” i James Cameron: a do të jetë në gjendje filmi i tretë në sagë të barazohet me dy të tjerët dhe të tejkalojë ”Ne Zha 2”?.

  • Obama përmendet në gjyqin federal kundër Diddy mes dëshmive tronditëse për drogë dhe abuzim

    Obama përmendet në gjyqin federal kundër Diddy mes dëshmive tronditëse për drogë dhe abuzim

    Ish-presidenti amerikan Barack Obama është përmendur në mënyrë të pazakontë në procesin gjyqësor federal kundër reperit të njohur Sean “Diddy” Combs, përmes një dëshmie tronditëse që lidhet me përdorimin e drogës në festat famëkeqe të tij të quajtura “freak off”.

    David James, ish-asistenti personal i Diddy-t, dëshmoi të martën në gjykatë se në këto festa merrnin pjesë personazhe të famshëm, të cilët konsumonin tableta si Percocet dhe ekstazi. Edhe pse ai sqaroi se Obama nuk ka qenë ndonjëherë i pranishëm në këto festa, tha se disa pilula kishin formën e fytyrës së ish-presidentit, duke i shtuar më tej natyrës bizare të ngjarjes.

    James gjithashtu pohoi se Diddy konsumonte vazhdimisht substanca narkotike gjatë ditës dhe mbante me vete një çantë me ilaçe, e cila përmbante qetësues, pilula për humbje peshe, viagra dhe medikamente për rritjen e fertilitetit. Sipas tij, rutina ditore përfshinte përdorimin e Percocet gjatë ditës dhe ekstazi gjatë natës.

    Në dëshminë e tij, James u emocionua dhe filloi të qante teksa tregonte për përvojën e tij të vështirë gjatë punës me Diddy. Ai u shpreh se shpesh detyrohej të organizonte seanca të quajtura “freak off” që përfshinin performanca seksuale. Në një rast, ai pranoi se kishte marrë ekstazi në një nga këto festa, e cila u filmua nga Diddy dhe më pas u përdor për ta kërcënuar me shantazh.

    James tregoi se kur filloi punën për kompaninë Bad Boy Entertainment, një ekzekutive i kishte thënë: “Kjo është mbretëria e z. Combs. Ne jemi këtu për t’i shërbyer atij.”

    Në seancën gjyqësore u përmendën edhe emra të tjerë të njohur. Këngëtari i njohur Usher u përmend nga Dawn Richards, ish-anëtare e grupit Danity Kane dhe mikeshë e ngushtë e Cassie Ventura, e cila gjithashtu ka qenë e lidhur me Diddy. Richards dëshmoi se Usher ishte i pranishëm në një darkë luksoze në vitin 2010, ku Diddy dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj Cassie në një restorant.

    Sipas dëshmisë së saj, Diddy e goditi Cassie në stomak, dhe ajo u përkul menjëherë nga dhimbja. Richards deklaroi se askush nuk ndërhyri dhe nuk specifikoi nëse të famshmit e tjerë si Ne-Yo apo bashkëthemeluesi i Interscope Records, Jimmy Iovine, e panë ngjarjen.

    Më tej, Richards shtoi se Diddy e tërhoqi Cassie për qafë dhe e goditi në fytyrë teksa dilnin nga restoranti. Ajo tha se ka qenë dëshmitare e dhunës së vazhdueshme që Diddy ushtronte ndaj Cassie: “E godiste me grushta, e mbyste, e tërhiqte, e qëllonte në gojë.”

    Në një dëshmi të mëparshme, Richards tregoi se kishte parë Diddy ta godiste Cassie me një tigan me vezë në vitin 2009 dhe më pas e kishte kërcënuar me fjalët: “Mund të zhdukesh. Ne mund të vdesim.”

    Sean “Diddy” Combs ka mohuar të gjitha akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave federale për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik seksual dhe transportim për qëllime prostitucioni. Obama përmendet në gjyqin federal kundër Diddy mes dëshmive tronditëse për drogë dhe abuzim

    Ish-presidenti amerikan Barack Obama është përmendur në mënyrë të pazakontë në procesin gjyqësor federal kundër reperit të njohur Sean “Diddy” Combs, përmes një dëshmie tronditëse që lidhet me përdorimin e drogës në festat famëkeqe të tij të quajtura “freak off”.

    David James, ish-asistenti personal i Diddy-t, dëshmoi të martën në gjykatë se në këto festa merrnin pjesë personazhe të famshëm, të cilët konsumonin tableta si Percocet dhe ekstazi. Edhe pse ai sqaroi se Obama nuk ka qenë ndonjëherë i pranishëm në këto festa, tha se disa pilula kishin formën e fytyrës së ish-presidentit, duke i shtuar më tej natyrës bizare të ngjarjes.

    James gjithashtu pohoi se Diddy konsumonte vazhdimisht substanca narkotike gjatë ditës dhe mbante me vete një çantë me ilaçe, e cila përmbante qetësues, pilula për humbje peshe, viagra dhe medikamente për rritjen e fertilitetit. Sipas tij, rutina ditore përfshinte përdorimin e Percocet gjatë ditës dhe ekstazi gjatë natës.

    Në dëshminë e tij, James u emocionua dhe filloi të qante teksa tregonte për përvojën e tij të vështirë gjatë punës me Diddy. Ai u shpreh se shpesh detyrohej të organizonte seanca të quajtura “freak off” që përfshinin performanca seksuale. Në një rast, ai pranoi se kishte marrë ekstazi në një nga këto festa, e cila u filmua nga Diddy dhe më pas u përdor për ta kërcënuar me shantazh.

    James tregoi se kur filloi punën për kompaninë Bad Boy Entertainment, një ekzekutive i kishte thënë: “Kjo është mbretëria e z. Combs. Ne jemi këtu për t’i shërbyer atij.”

    Në seancën gjyqësore u përmendën edhe emra të tjerë të njohur. Këngëtari i njohur Usher u përmend nga Dawn Richards, ish-anëtare e grupit Danity Kane dhe mikeshë e ngushtë e Cassie Ventura, e cila gjithashtu ka qenë e lidhur me Diddy. Richards dëshmoi se Usher ishte i pranishëm në një darkë luksoze në vitin 2010, ku Diddy dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj Cassie në një restorant.

    Sipas dëshmisë së saj, Diddy e goditi Cassie në stomak, dhe ajo u përkul menjëherë nga dhimbja. Richards deklaroi se askush nuk ndërhyri dhe nuk specifikoi nëse të famshmit e tjerë si Ne-Yo apo bashkëthemeluesi i Interscope Records, Jimmy Iovine, e panë ngjarjen.

    Më tej, Richards shtoi se Diddy e tërhoqi Cassie për qafë dhe e goditi në fytyrë teksa dilnin nga restoranti. Ajo tha se ka qenë dëshmitare e dhunës së vazhdueshme që Diddy ushtronte ndaj Cassie: “E godiste me grushta, e mbyste, e tërhiqte, e qëllonte në gojë.”

    Në një dëshmi të mëparshme, Richards tregoi se kishte parë Diddy ta godiste Cassie me një tigan me vezë në vitin 2009 dhe më pas e kishte kërcënuar me fjalët: “Mund të zhdukesh. Ne mund të vdesim.”

    Sean “Diddy” Combs ka mohuar të gjitha akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave federale për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik seksual dhe transportim për qëllime prostitucioni./ DailyMail – Syri.net

  • Ish-drejtori i FBI-së nën hetim për ‘kërcënim’ ndaj administratës Trump

    James Comey

    SHBA- Autoritetet amerikane po hetojnë një “kërcënim” nga ish-drejtori i FBI-së, James Comey. Gjithë çfarë ai bëri ishte një postim në Instagram që u konsiderua si një “sulm” ndaj Donald Trump. Në atë postim – i cili tani është fshirë – Comey ndau një foto që tregonte guacka që formonin mesazhin “86 47” në rërë.
    Numri i parë përdoret kur dikush dëshiron të shprehë dëshirën për t’u larguar, i dyti i referohet Donald Trump, presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara.
    “Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, sapo bëri thirrje që Presidenti Trump të vritet”, shkroi Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Christie Noem, në X. Sipas saj, shërbimet sekrete po e hetojnë këtë kërcënim dhe do të reagojnë “sipas nevojës”.

    Nga ana e tij, Comey, i cili u shkarkua në vitin 2017 nga Donald Trump, tha se nuk e kuptoi lidhjen që ata bënë me dhunën.
    “Postova një foto të disa guackave që pashë sot ndërsa ecja në plazh. Nuk e kuptova që disa njerëz i shoqërojnë këto shifra me dhunën. Nuk e kuptova, por unë kundërshtoj të gjitha format e dhunës dhe kështu e hoqa postimin,”-tha ai.
    Por nuk e sqaroi kuptimin e numrave./ZËRI