Tag: james

  • Telashe për Lakers, LeBron James do të humbasë fillimin e sezonit për shkak të nervit shiatik

    Telashe për Lakers, LeBron James do të humbasë fillimin e sezonit për shkak të nervit shiatik

    11 Tetor 2025

    17:36

    Telesport

    Nëse “vendimi i dytë” kishte të bënte me një sponsorizim pijesh, “i treti” ka të bëjë me shëndetin e LeBron James. Me sezonin e NBA-së vetëm disa ditë larg, ylli i Los Angeles Lakers është i detyruar të qëndrojë jashtë për shkak të disa problemeve me nervin shiatik.
    Ky problem do ta pengojë atë të përballet me Golden State Warriors të Stephen Curry më 21 tetor, ditën e debutimit në NBA për sezonin e ri. Basketbollisti do të duhet t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme brenda tre deri në katër javësh.
    Siç raportohet nga mediat amerikane, ai do të humbasë thuajse të gjitha seancat stërvitore të parasezonit, si dhe ka munduar në dy miqësoret e luajtura deri më tani. Trajneri JJ Redick e përshkroi problemin si “një inflamacion të një nervi”, por LeBron James nuk është gati të dorëzohet.
    “Pavarësisht se si shkojnë gjërat, jam shumë i zënë sepse nuk e di se kur do të mbarojë edhe pse fundi është afër. Ajo që e mban flakën gjallë është se dashuria ime për lojën është e paprekur dhe pasioni im për stërvitjen është po aq i paprekur”, tha LeBron James.

  • ‘Njerëzit e fuqishëm marrin kredi të mira’/ Rrjeti tallet me prokuroren që përndoqi presidentin Trump

    ‘Njerëzit e fuqishëm marrin kredi të mira’/ Rrjeti tallet me prokuroren që përndoqi presidentin Trump

    Nga Brian Flood, FOX NEWS

    Një postim i vjetër në rrjetet sociale u kthye për ta përndjekur Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, pasi një juri federale në Virxhinia e akuzoi atë për mashtrim bankar dhe dhënie deklaratash të rreme përpara një institucioni financiar.

    Në shkurt të vitit 2024, James kishte sulmuar ish-presidentin Donald Trump në platformën X, duke shkruar:

    “Kur njerëzit e fuqishëm mashtrojnë për të marrë kredi më të mira, kjo ndodh në kurriz të njerëzve që punojnë fort. Amerikanët e zakonshëm nuk mund të gënjejnë një bankë për të marrë një kredi hipotekore, dhe nëse e bëjnë, qeveria jonë do t’i ndëshkojë. Nuk mund të ketë rregulla të ndryshme për njerëz të ndryshëm”.

    Ironikisht, pikërisht ky mesazh është tani në qendër të vëmendjes pas akuzave kundër saj.

    Sipas prokurorëve, çështja lidhet me blerjen e një shtëpie në Norfolk, ku James dyshohet se ka deklaruar rrejshëm pronën si rezidencë të dytë për të përfituar kushte më të favorshme kredie, përpara se ta jepte me qira.

    Prokurorja federale e Virxhinias Lindore, Lindsey Halligan, tha se James përballet me deri në 30 vite burg për çdo akuzë, një gjobë deri në 1 milion dollarë për secilën, si dhe konfiskim pasurie në rast dënimi.

    “Askush nuk është mbi ligjin,” deklaroi Halligan, duke përdorur të njëjtën frazë që James kishte përdorur kundër Trump vitin e kaluar.

    Letitia James, e njohur për konfliktet e saj të vazhdueshme me Trumpin, më parë kishte paditur perandorinë e biznesit të tij për mashtrim civil, duke fituar një vendim prej gati 500 milionë dollarësh.

    Reagimet politike nuk munguan. Ligjvënësja republikane Elise Stefanik e akuzoi James se ka përdorur pozitën e saj për qëllime politike kundër ish-presidentit.

    “Hipokrizia e saj është e thellë,” tha Stefanik. “Ajo bëri fushatë me moton ‘askush nuk është mbi ligjin’, por tani përballet me akuza për të njëjtat mashtrime që pretendonte se kishte zbuluar te Trump”.

    Stefanik e rishpërndau postimin e vjetër të James në X, duke shtuar emoji që tregonin me gisht nga mesazhi i vitit 2024, çka shkaktoi një valë talljesh dhe reagimesh në rrjet.

    Ndërkohë, zyra e James nuk ka dhënë ende një koment për akuzat.

    Por ndërsa ajo po përballej me tallje online, demokratët dolën në mbrojtje të saj.

    Lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer, e quajti këtë një sulm politik nga Trump, duke thënë: “Kështu duket tirania. Presidenti Trump po e shënjestron Prokuroren e Përgjithshme Tish James për ‘krimin’ e ndjekjes së tij për mashtrim — dhe për ta fituar çështjen. Kjo nuk është drejtësi. Është hakmarrje”.

    James, e cila është në mandatin e saj të dytë si prokurore, ka mohuar çdo shkelje ligjore. Ajo ka thënë se kishte bërë një gabim në plotësimin e një formulari gjatë blerjes së shtëpisë, por e kishte korrigjuar menjëherë dhe se nuk kishte asnjë qëllim për të mashtruar bankën.

  • LeBron James i mashtron të gjithë me vendimin, ylli i Lakers “zhytet” në alkool

    LeBron James i mashtron të gjithë me vendimin, ylli i Lakers “zhytet” në alkool

    Bota e sportit mbajti frymën për 24 orë, duke pritur të dëgjonte se çfarë njoftimi do t’i bënte LeBron James të gjithë botës. Kjo për shkak të mënyrës se si James e publikoi ngjarjen, siç e quajti ai, “Vendimi i të gjitha vendimeve”.
    Po në këtë mënyrë ai i bëri jehonë njoftimit të tij të vitit 2010, kur kaloi nga Cleveland Cavaliers te Miami Heat. Ndërsa këtë herë të gjitha shenjat tregonin tërheqjen e tij nga basketbolli.
    Por, në minutën e fundit, 4 herë kampioni i NBA-së i habiti të gjithë: njoftimi kishte të bënte vetëm me një partneritet me një kompani konjaku. E gjithë bota e sportit mbeti e zhgënjyer nga pritja e gjatë.
    “LeBron, të gjithë duan të dinë se ku do të shkojnë talentet e tua këtë vit“, i bëri intervistuesi LeBron James të njëjtën pyetje si vendimi i vitit 2010. “Ishte e vështirë“, u përgjigj LeBron, ylli i Lakers.
    “Kam vendosur që këtë vjeshtë t’i çoj talentet e mia te Hennessy V.S.O.P.” LeBron e ripostoi videon e Hennessy (marka e alkoolit të sponsorizuar) nëpërmjet llogarisë së tij në X, duke e shoqëruar atë me dy ikona: një shkelje syri dhe një gjuhë të nxjerrë jashtë.
    Mesazhi ishte i qartë: Ia dola! Mbreti, ende në një gjendje të jashtëzakonshme fizike, nuk ka ndërmend të abdikojë dhe të largohet nga basketbolli.

  • Refuzoi pjesëmarrjen në shoqërimin e James Comey-t në publik, pezullohet nga puna agjenti i FBI-së

    Refuzoi pjesëmarrjen në shoqërimin e James Comey-t në publik, pezullohet nga puna agjenti i FBI-së

    Një agjent i FBI-së është pezulluar nga detyra pasi refuzoi të merrte pjesë në një “shëtitje publike” të ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, që pritet të paraqitet në gjykatë për akuza federale javën e ardhshme.

    Lajmi u raportua nga CBS News dhe u pasua nga interesimi i BBC-së ndaj FBI-së për koment.
    Agjenti i pezulluar kundërshtoi urdhrin, duke e cilësuar planin si të papërshtatshëm dhe potencialisht abuziv. “Shëtitja publike”, një praktikë e zakonshme për të akuzuar të profilit të lartë, konsiston në ekspozimin publik të të pandehurit gjatë transportimit në ose nga një gjykatë, zakonisht në praninë e mediave.
    Kjo metodë po konsiderohej për Comey-n, shoqëruar nga agjentë të “mëdhenj dhe të fuqishëm” të FBI-së, të veshur me jelekë antiplumb.
    James Comey, i cili drejtoi FBI-në gjatë hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-ës dhe email-et e Hillary Clinton, do të paraqitet në gjykatë më 9 tetor në Aleksandri të Virxhinias, për të përballuar akuza për gënjeshtër ndaj Kongresit dhe pengim të një procesi gjyqësor të Kongresit.
    Comey akuzohet se ka gënjyer një komision të Senatit në vitin 2020 në lidhje me rrjedhjen e informacionit të klasifikuar në media. Ai i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se ka “besim të madh në sistemin gjyqësor federal”. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me deri në pesë vjet burg.

    Top Channel

  • James Rubin: Haga duhet t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

    James Rubin: Haga duhet t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

    James Rubin

    KOSOVË-Ish zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit amerikan, James Rubin i cili ishte dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë, ka përsëritur deklaratën e tij se ish-presidenti, Hashim Thaçi nuk kishte rol kyç në vendimmarrjet e UÇK-së. Rubin këtë deklaratë e bëri në një intervistë për gazetaren e njohur, Christiane Amanpour.
    Ish-diplomati amerikan tha se nga pyetjet e gjyqtarëve kishte përshtypjen se ata ishin të anshëm dhe se ata veçse kishin marrë vendim kundër ish-krerëve të UÇK-së duke shtuar se ky tribunal duhet të bëjë gjënë e duhur dhe të lirojë ish liderët e UÇK-së.
    “Nuk është e vërtetë që gjithë shqiptarët urrejnë serbët dhe të gjithë serbët urrejnë shqiptarët, shumica e shqiptarëve dhe serbëve do donin të jetonin në paqe me njëri-tjetrin. Ky gjyq po fajëson liderët e UÇK-së për gjërat që ata nuk i kishin nën kontroll. Nga disa nga gjykatësit, pata ndjesinë se ata tashmë e kishin vendosur se UÇK-ja ishte një organizatë që funksiononte në mënyrë të përkryer dhe se Hashim Thaçi qëndronte në krye të saj, gjë që nuk është e vërtetë. Pra, ky tribunal duhet të bëjë gjënë e duhur, në thelb t’i shpallë ata të pafajshëm. Pastaj Shtetet e Bashkuara së bashku me evropianët duhet të ulen me liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe të zgjidhin këtë problem. Nuk ka asnjë arsye që Ballkani të jetë përherë kundër njëri-tjetrit dhe të ketë rrezik që lufta të shpërthejë sërish. Ky është një problem që mund të zgjidhet me udhëheqje ndërkombëtare”, tha Rubin.
    Ai përsëriti deklaratën e tij duke thënë se Thaçi nuk kishte rol kyç në UÇK.
    “Gjyqi shkon kundër asaj që gjithmonë kam kuptuar për parimin e tribunaleve për krime lufte. Qëllimi i tyre, përveç dhënies së një forme drejtësie viktimave të krimeve të luftës, është që të sigurohet që përgjegjësia individuale të jetë e drejtuar dhe e caktuar për individët që kryen krimet, dhe që fajësia kolektive dhe përgjegjësia kolektive të shfuqizohet, në mënyrë që këto luftëra që bazohen në konflikte etnike të mos vazhdojnë pafundësisht, ku të gjithë serbët mendojnë se të gjithë shqiptarët i urrejnë dhe kryejnë vrasje, dhe të gjithë shqiptarët mendojnë se të gjithë serbët i urrejnë dhe kryejnë vrasje. Kjo nuk është e vërtetë. Shumica e shqiptarëve dhe shumica e serbëve janë njerëz të shkëlqyer, dhe shumica e tyre preferojnë të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin. Por ky gjyq po i fajëson liderët e UÇK-së për gjëra që ata nuk i kishin nën kontroll.
    Unë qëndrova tre ditë të gjata me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila u shpërbë pas përfundimit të luftës. Dhe siç e dini, ne po qëndronim në një hotel së bashku në Maqedoni. Po fluturoja për në Kosovë, në mal, për të punuar në këtë marrëveshje demilitarizimi, ku pashë diçka që shumë pak njerëz e kishin parë – duke vëzhguar punën e brendshme të kësaj ushtrie ishte plotësisht e qartë se z.Thaçi, një i ri në atë kohë, nuk kishte kontroll mbi asgjë. Ai në praktikë ishte si ministri i tyre i jashtëm. Unë mund të dëshmoja për tre ditë të gjata. Por duhet të them këtu se gjykatësit, për habinë time, më bënë pyetje që dukeshin jashtëzakonisht të njëanshme. Nuk tingëllonin si pyetje që synonin të gjenin fakte”.
    Ish-ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James Rubin në Hagë tha që Hashim Thaçi nuk ishte në gjendje që të nënshkruante, sepse delegacioni shqiptar i pranishëm në Rambuje duhet që të konsultohej me komandantët në Kosovë.
    Dëshmia e James Rubin është në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka treguar para trupit gjykues se gjatë periudhës 1997-2000 ka shërbyer si ndihmëssekretar i Shtetit për çështjet publike dhe si zëdhënësi kryesor që ka raportuar drejtpërsëdrejtri përpara sekretares së shtetit, Madeleine Albright./Kosovapress.
     

  • LeBron James nuk e rinovon kontratën me Lakers: Nuk e di nëse do të jem këtu pas një viti

    LeBron James nuk e rinovon kontratën me Lakers: Nuk e di nëse do të jem këtu pas një viti

    2 Tetor 2025

    12:59

    Telesport

    30 skuadrat pjesëmarrëse në NBA kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri sportiv 2025-2026. Në Los Anxhelos, vëmendja ka qenë te LeBron James, që ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Lakers.
    I pyetur nëse “king James” do të jetë te Lakers edhe pas një viti, ai u përgjigj thatë: “Ndoshta”. Pra, e ardhmja e shënuesit më të mirë në historinë e NBS-së mbetet ende një mister.
    21 herë pjesëmarrës në “All Star Game” nuk e ka zgjatur kontratën e tij me Lakers, e cila për këtë arsye do të skadojë qershorin e ardhshëm. “Ky fakt nuk do të ketë asnjë ndikim tek unë, nuk jam i shqetësuar për të ardhmen“, tha LeBron.
    Megjithatë, ai do të mbushë 41 vjeç në dhjetor, nuk do të jetë në gjendje të luajë përgjithmonë. Ai e di këtë, Lakers e dinë dhe tifozët e ekipit kalifornian e dinë. Të gjithë presin të dinë të ardhmen e tij.

  • “Guardiola e ka përmirësuar veten edhe në golf, ja pse ai është gjeni dhe unë jo”

    “Guardiola e ka përmirësuar veten edhe në golf, ja pse ai është gjeni dhe unë jo”

    1 Tetor 2025

    10:11

    Alfred Lleshi

    Ish-trajneri i Liverpool-it, Jürgen Klopp, në një intervistë për “The Athletic” foli mbi jetën e trajnerëve në nivel të lartë, duke theksuar se nuk është aq magjepse sa mendohet: “Mendoni për një yll filmi si Daniel Craig, James Bond. Thoni: ‘Oh Zot, është James Bond, çfarë po bën tani?’
    Në realitet ai ngrihet, lan dhëmbët, shkon në set dhe xhiron të njëjtën skenë 25 herë. Nuk mendoni për këto gjëra, por unë e kam jetuar këtë jetë. Shumica e trajnerëve jetojnë vetëm për punën, tërësisht të përkushtuar. Pa këtë, nuk ka sukses”.
    Më pas solli shembullin e Pep Guardiolës: “Ai me kalimin e viteve ka përmirësuar edhe rezultatin e tij në golf… Unë nuk pata asnjë minutë kohë të luaja golf. Ja pse ai është gjeni dhe unë jo”. Dhe e mbylli me një shaka plot admirim: “Pep, si e gjen kohën të luash golf? Nuk mund ta besoj”.

  • VIDEO/ Përmbysje e madhe, Arsenali mposht Newcastle në St. James Park

    VIDEO/ Përmbysje e madhe, Arsenali mposht Newcastle në St. James Park

    Arsenal i tregon forcën Newcastle-t, duke e mundur 1-2, madje me përmbysje në St. James’ Park.
    Vendasit shënuan të parët me Woltemade, 10 minuta nga fundi i pjesës së parë.

    Në pjesën e dytë, të besuarit e Artetës shtuan presionin dhe kthyen gjithçka në favorin e tyre. Merino vendosi ekuilibrat fillimisht, përpara se Gabriel t’i dhuronte 3 pikë Arsenalit me golin e tij në fund.
     

    © BalkanWeb

  • Furtunë në SHBA/ Ngrihet padi ndaj ish-shefit të McGonigal, si e lavdëronte miku i Ramës kur u shkarkua nga Trump

    Furtunë në SHBA/ Ngrihet padi ndaj ish-shefit të McGonigal, si e lavdëronte miku i Ramës kur u shkarkua nga Trump

    Kryelajm jo vetëm në mediat amerikane, por edhe në ato botërore orët e fundit është ngritja e padive ndaj ish-drejtorit të FBI-së në SHBA, James Comey. Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, u padit nga një juri e madhe për dy akuza, deklarata të rreme të dyshuara brenda juridiksionit të degës legjislative dhe pengim të procedurave të Kongresit.
    Comey thuhet se do të dorëzohet të premten dhe paraqitja e tij në gjykatë është caktuar për orën 10:00 të mëngjesit më 9 tetor.
    “Askush nuk është mbi ligjin”, tha Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi në X. Në aktakuzë thuhet se Comey pengoi një hetim të Kongresit.
    “DREJTËSI NË AMERIKË!” postoi Donald Trump në llogarinë e tij Truth Social. “Një nga qeniet njerëzore më të këqija, me të cilat ky vend është ekspozuar ndonjëherë, është James Comey, ish-kreu i korruptuar i FBI-së. Sot ai u padit nga një juri e madhe për dy akuza për krime të ndryshme”.
    “Ai ka qenë kaq i keq për vendin tonë, për kaq kohë, dhe tani është fillimi i mbajtjes përgjegjësi për krimet e tij kundër kombit tonë. BËJENI AMERIKËN TË MADHE PËRSËRI!”
    Në vitin 2016, Comey hapi një hetim për të zbuluar nëse Rusia kishte ndikuar në zgjedhjen e Donald Trump. Ky hetim u zbulua se ishte një manovër politike.
    Jo vetëm kaq, por Comey emëroi në postin e rëndësishëm të shefit të kundërzbulimit në Nju Jork një nga njerëzit më të përfolur në botë për momentin.
    Bëhet fjalë për Charles McGonigal, i cili mbikëqyri një seri hetimesh të rëndësishme gjatë kohës që ishte në detyrë.
    Por më vonë u zbulua se ai jo vetëm ishte korruptuar nga persona të huaj, duke përfshirë këtu kryeministrin shqiptar, Edi Rama, por edhe se kishte tradhtuar vendin e tij për llogari të vendeve të tjera si Kina.
    Ngritja e padive ndaj Comey është e rëndësishme për shkak se ai dhe McGonigal kanë qenë të lidhur dhe pjesë integrale e hetimeve që më shumë kishin për qëllim që të hidhnin baltë mbi Donald Trump.
    Ndërkohë, kur Comey u shkarkua në vitin 2017 nga Donald Trump, McGonigal reagoi me zemërim.
    “James Comey është shkarkuar zyrtarisht”, tha Charles McGonigal gjatë një forumi. Ai foli së bashku me William Evanina, drejtor i Qendrës së Kundërzbulimit dhe Sigurisë në një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Politikës së Jashtme.
    “Të dy mendojmë se drejtori Comey ishte ndoshta një nga udhëheqësit më të dashur që kemi pasur në një numër vitesh duke komanduar një rol udhëheqës në FBI”, tha McGonigal. “Mendoj se shumë prej nesh, që u nominuan për pozicione udhëheqëse prej tij, do ta vlerësojmë gjithmonë në respekt ndërsa përparojmë në karrierën tonë në FBI”.

  • Trump përshkallëzon hakmarrjen politike/ Paditet ish-drejtori i FBI-së James Comey, rrezikon 5 vjet burg

    Trump përshkallëzon hakmarrjen politike/ Paditet ish-drejtori i FBI-së James Comey, rrezikon 5 vjet burg

    Departamenti i Drejtësisë ngriti të enjten një padi ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, James Comey, për dy akuza që lidhen me dëshminë e tij para Kongresit. 
    Comey, i cili prej kohësh është kritikuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, akuzohet se ka gënjyer Kongresin gjatë dëshmisë së tij në shtator 2020 lidhur me faktin nëse ai kishte autorizuar rrjedhjen e informacionit të klasifikuar në media.. 
    Duke iu përgjigjur aktakuzës, zoti Comey e deklaroi veten të pafajshëm dhe tha se kishte besim te drejtësia. 
    “Nuk kam frikë. Jam i pafajshëm. Kam besim në sistemin federal të drejtësisë”. 
    Padia vjen disa ditë pasi Trump i bëri thirrje zyrtarit më të lartë të zbatimit të ligjit në vend, Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi, që të hetojë më agresivisht kundërshtarët e tij politikë, përfshirë zotin Comey. 
    Trump kërkoi ta ndiqte penalisht dhe të shkarkonte prokurorin që rezistoi të ngrinte akuza kundër armiqve politikë të presidentit.  
    Presidenti ka ndërmarrë hapa të shpejtë dhe drastikë për të hequr çdo pengesë brenda qeverisë, për të zbatuar besnikërinë, për të ndëshkuar armiqtë e tij dhe për të shuar mundësinë e mospajtimit publik që mund të lindë nga lëvizjet e tij. 
    Comey është akuzuar për deklarata të rreme dhe pengim të një procedure kongresionale, dhe mund të përballet me deri në pesë vite burg nëse shpallet fajtor, tha Departamenti i Drejtësisë në një deklaratë.