Munir Nasraui duket se nuk di të qëndrojë larg telasheve. Babai i Lamin Jamal, ka kritikuar përsëri probleme sot teksa ndiqte në stadium ndeshjen mes Betisit dhe Barcelonës.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se në stadiumin e Betisit në Sevilje, babai i futbollistit të katalanasve, ka krijuar telashe me sjelljet dhe gjestet e tij, edhe me provokime ndaj mbështetësve vendas.
Ndaj është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë në mënyrë që situata të qetësohej dhe të shmangeshin përplasje në tribunën e stadiumit mes tifozëve të Betisit dhe babait të futbollistit katalanas.
Tag: jamal
-

VIDEO/ Babai i Jamal nuk di të qëndrojë larg telasheve, sherr me tifozët në tribunë
-

Skandali, Lamine Jamal një nga lojtarët më të abuzuar në baza racore në rrjetet sociale
Adriatik BALLA
Një studim për racizmin në futboll ka gjasa të zbulojë një megaskandal të futbollit botëror, ku lojtarë me ngjyrë janë viktima të thirrjeve raciste si në fushë, në rrugë dhe në rrjetet sociale. Duket e pabesueshme por në rrjetën e dhunuesve kanë rënë edhe yje të futbollit botëror, përfshi dhe një nga talentet më premtuese të futbollit botëror të viteve të fundit. Kështu, një studim ka arritur në përfundimin se Lamine Jamal merr më shumë abuzime racore në rrjetet sociale sesa të gjithë lojtarët e tjerë të La Ligës së bashku. Sulmuesi i Barcelonës, i cili u shënjestrua nga tifozët e Real Madridit në “Santiago Bernabeu” në vitin 2024, është figura kryesore e urrejtjes online në Spanjë. Fenomeni i racizmit është rritur si në stadiume ashtu edhe online vitet e fundit në futbollin spanjoll, dhe kohët e fundit është përballur me më shumë vëmendje publike dhe dënime penale. Fytyra e fushatës kundër tij ka qenë Vinicius Junior, i cili merr numrin e dytë më të lartë të sulmeve racore online.
Studimi, i kryer nga Observatori Spanjoll i Racizmit dhe Ksenofobisë (Oberaxe), përdor një sistem AI të quajtur FARO për të zbuluar sulmet racore. Gjatë sezonit të kaluar u regjistruan gjithsej 33,438 sulme me përmbajtje të raportueshme. “El País” ka publikuar gjetjet, dhe rezultatet tregojnë se Lamine Jamal ka marrë 60% të të gjithë abuzimeve racore online. Mes yllit të Barcelonës dhe Viniciusit (29%), ata përbëjnë gati 90% të të gjitha sulmeve, me Kilian Mbape, Alejandro Balde, Brahim Diaz dhe Inaki Uilliams si shënjestrat e tjera kryesore.
Studimi zbuloi se lojtarët e Barcelonës (32%) dhe Real Madridit (34%) janë më të shënjestruarit, të ndjekur nga Real Valadolid (17%), Valencia (8%), Athletic Club (6%), Real Sociedad (5%) dhe Atletiko Madrid (5%). Nga platformat e analizuara, “Oberaxe” zbuloi se “Facebook” është platforma më aktive në luftimin e racizmit. Komentet apo postimet abuzive u hoqën në 62% të rasteve, ndërsa platforma më e keqe në kontrollimin e gjuhës së urrejtjes është “Tëitter”/”X”. Platforma e Elon Musk heq vetëm 10% të përmbajtjeve të raportuara me abuzim racor. La Liga ka rritur përpjekjet për të luftuar racizmin në stadiume, por në një kontekst global, shumë mendojnë se dënimet e dhëna nga autoritetet spanjolle nuk janë mjaftueshëm të qëndrueshme apo të ashpra për të vepruar si pengesë. Kërkohet rritje e vigjilencës dhe ndëshkimi i rasteve. -

Uilliams vuan si Jamal, humb thirrjen e dytë në kombëtaren spanjolle
Niko Uilliams do të humbasë thirrjen e dytë radhazi në kombëtaren spanjolle për shkak të problemeve me dëmtimin. Ai mungoi në dy ndeshjet e tetorit dhe do të mungojë sërish në duelet ndaj Gjeorgjisë dhe Turqisë me të cilat Spanja do të mbyllë rrugën drejt një Botërorit.
Unai Simon një prej kapitenëve të kombëtares spanjolle shpreson se Uilliams mund të tregojë nivelin e tij më të mirë. Siç ndodhi në tetor, Spanja humbet dy anësorët e saj fillestarë, Lamin Jamalin dhe NiKo Uilliamsin, dy nga sensacionet e mëdha në Euro 2024 të fituara.
Të dyja me të njëjtin problem të pubalgjisë. “Në fund këto gjëra janë të vështira për t’u thënë, ne nuk e dimë saktësisht një datë”, pranoi një nga kapitenët e kombëtares, Unai Simon, pa shënuar momentin në të cilin të dy mund të kthehen, por i bindur se si Lamine Jamal ashtu edhe Niko do të mbërrijnë verën e ardhshme në Kupën e Botës në gjendje perfekte. -

Silvinjo në konferencën e zakonshme për shtyp, pyetet edhe për çështjen Jamal
Trajneri Silvinjo mbajti konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes së Shqipërisë me Andorrën. Nga gazetarët vendës u pyet edhe për çështjen Jamal.
Keni disa kohë si trajner, cili është pozicioni yt, kur ka konflikt mes klubit dhe federatës? Tani Shqipëria është më e vogël, por kishte një përplasje aty ku luan Ivan Balliu. Edhe pse jeni përfaqësuese më e vogël, çfarë pozicioni keni si trajner kur ka situatë si me Jamal?
“Koha kalon shumë shpejt, Silvinjo 51 vjeç. Kam disa vite që jam pjesë e stafeve teknike në ekipe të ndryshme, puna tek Interi, po ashtu te përfaqësuesja e Brazilit. Ndërkohë që tashmë edhe si trajner i parë te Shqipëria. E shikoj si një përballje force ku në mes janë lojtarët.
I kam përjetuar këto situata edhe më përpara. Duhet të dakordësohesh deri diku në një moment. Ka shumë ndeshje që duhet të luajnë lojtarët. Ky është diskutimi, që vazhdimisht qarkullon në UEFA dhe FIFA, këtu mbetet lojtari në mes.
Vazhdoj të rri i mendimit që janë shumë ndeshje, të mërkurën dhe dielën, më pas ndoshta grumbullimi i Kombëtares. Përsëri rikthehet i njëjti ritëm, kështu besoj se janë shumë ndeshje për lojtarët”, u shpreh Silvinjo. -

Jamal/ “Mollë sherri”, Spanja nuk e fton 18-vjeçarin dhe rindez tensionet me Barçën
Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) njoftoi se e ka liruar Lamine Jamal nga ndeshjet e ardhshme të ekipit kombëtar kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë. Vendimi u mor nga shërbimet mjekësore spanjolle për të mbrojtur shëndetin e lojtarit, por masa ka shkaktuar pakënaqësi të konsiderueshme brenda federatës, e cila lëshoi një deklaratë kritike ndaj Barçës, pa e përmendur drejtpërdrejt lojtarin.
“Shërbimet Mjekësore të RFEF-së dëshirojnë të shprehin habinë dhe zhgënjimin e tyre pasi mësuan në orën 13:47 të së hënës, më 10 nëntor, ditën e fillimit të kampit zyrtar stërvitor me ekipin kombëtar, se lojtari Lamine Jamal i ishte nënshtruar një procedure invazive me radiofrekuencë për të trajtuar problemet e tij pubike po atë mëngjes. Kjo procedurë u krye pa u komunikuar paraprakisht stafit mjekësor të ekipit kombëtar, me detaje që u mësuan vetëm përmes një raporti të marrë në orën 22:40 të mbrëmjes së kaluar, i cili tregonte rekomandimin mjekësor për një periudhë pushimi 7-10 ditësh. Në këtë kontekst, dhe duke pasur shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e lojtarit si përparësi kryesore në çdo kohë, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit ka vendosur ta lirojë lojtarin nga kjo thirrje. Ne besojmë se ai do të ketë një shërim të mbarë dhe i urojmë një shërim të shpejtë dhe të plotë”, thuhet në deklaratën e RFEF-së.
Incidenti nxjerr në pah edhe një herë klimën e tensionuar midis Barçës dhe ekipit kombëtar, menaxhimi nga klubi katalanas i trajtimit invaziv (dhe pushimit të mëvonshëm) pa informuar trajnerin e kombëtares ka gjeneruar pakënaqësi, veçanërisht duke pasur parasysh se lojtari, i cili është i shëndetshëm, ishte përfshirë në skuadër.Marrëdhënia midis Barçës dhe ekipit mjekësor të RFEF duket kështu e tendosur, me Jamalin në qendër të një polemike që filloi në shtator, kur Flik akuzoi De la Fuenten se nuk arriti ta mbronte në mënyrë të përshtatshme talentin e ri. Situata mbetet e tensionuar dhe mund të ketë pasoja në thirrjet e ardhshme të lojtarit.
-

Vinicus e Jamal tronditen Klasiken, klubet e kalojnë me qetësi
Marca shkruan se Real Madridi nuk po shqyrton gjobën ose ndërmarrjen e ndonjë veprimi kundër Vini Jr. në asnjë rrethanë.
Klubi e interpreton reagimin e Vinicius si një përgjigje ndaj një vendimi teknik që jo vetëm lojtari, por pothuajse askush në Bernabuu nuk e priste.
Humbja e djeshme në El Clasico në Santiago Bernabeu jo vetëm që i lë lojtarët e Barcelonës të hidhëruar dhe të zemëruar, por gjithashtu i lë ata pesë pikë prapa Real Madridit. Kjo është humbja e tretë e ekipit të Hansi Flik në pesë ndeshjet e fundit, me PSG-në dhe Seviljen si shkaktarët kryesorë të humbjes. Për më tepër, pati edhe pak zemërim për “trajtimin” e Lamine Jamal nga lojtarët e Real Madridit, përfshirë shokun e tij të ekipit kombëtar Karvajal, pas humbjes.
Sot presidenti Joan Laporta vizitoi kampin stërvitor teksa shumica e lojtarëve ishin larguar pas stërvitjes së rikuperimit pas El Clasico-s, kështu që ai gjeti vetëm disa, përfshirë Araujo dhe Lamine Jamal.
Pas përshëndetjeve, kreu i klubit katalanas foli me trajnerin Flik dhe drejtorin sportiv Deko. Mesazhi i përcjellë ishte ai i qetësisë absolute.
Vazhdo leximin
-

Jamal atakon Realin, Rashord pëlqen qëndrimin te Barça, Rijeka fiton ndeshjen e …shiut
Lamine Jamal: Lojtarët e Real Madridit dëgjuan komentet e Lamine Jamal mbrëmë para klasikes (të dielën ora 16:15) dhe nuk janë të kënaqur me të. Në Madrid, besojnë se Jamal, ndoshta për shkak të moshës së tij të re, nuk i respekton kodet profesionale.
Kjo nuk është hera e parë që ata kanë vënë re sjellje të papërshtatshme, megjithëse këtë herë është shumë e vështirë për t’u përballuar.
Kenan Ildiz: “Çabi Alonso i Real Madrid kërkon me çdo kusht talentin turk të Juves. Madje trajneri shprehet se mund të ikë kush të dojë, përveç Mbapesë.
Rashford: Më pëlqen kjo skuadër futbolli dhe mendoj se për këdo që e do futbollin, Barcelona është një nga klubet kryesore në historinë e lojës. Për një lojtar të luajë me këtë klub është një nder.”
Torino: Përpara ndeshjes kundër Xhenoas, Torino do të dalë në fushë e veshur me një fanellë të tretë që i ngajson klubit argjentinas River Plate.
Amorim: Moment i mirë i mbrojtësit anglez teksa shënoi një gol deçiziv Liverpulit. Është në fund kontrate me Junajtid. Trajneri: “Nuk është momenti për të folur për rinovim.”
Rijeka- Sparta Pragë: U anulua dje për reshje të shumëta shiu me impiantin që u kthye në fushë ‘vaterploli’. Sot takimi i luajtur për Conference League përfundoi 1-0 për kroatët.
Vazhdo leximin


