Tag: jahti

  • Zhduket pranë Qipros jahti izraelit, i panjohur fati i pesë personave që ndodheshin në bord

    Zhduket pranë Qipros jahti izraelit, i panjohur fati i pesë personave që ndodheshin në bord

    Autoritetet qipriote dhe izraelite janë në gatishmëri të lartë për të gjetur një jaht izraelit që u zhduk në zonën detare në jug të Qipros, për shkak të stuhisë “Byron “. Sipas informacioneve nga burime në Izrael, pesë persona ndodheshin në bordin e anijes, fati i të cilëve mbetet i panjohur.

    Siç raportohet nga kanali izraelit N12 dhe Jerusalem Post , jahti u nis nga porti i Ashdodit me destinacion Qipron të dielën. Komunikimi me anijen u humb pak para se ajo t’i afrohej bregdetit qipriot, në një zonë detare që ishte prekur tashmë nga moti i keq.

    Administrata e Marinës Tregtare në Izrael dhe autoritetet detare qipriote janë në kontakt të vazhdueshëm, ndërsa nga ana e Nikozisë, anije të Republikës së Qipros janë dërguar në zonën detare ku anija është parë për herë të fundit për kërkime.

  • Ia sekuestruan mikut të Putinit, superjahti po i kushton bashkisë italiane 30 mijë euro në ditë

    Ia sekuestruan mikut të Putinit, superjahti po i kushton bashkisë italiane 30 mijë euro në ditë

    Një superjaht luksoz me vlerë 500 milionë euro, i sekuestruar nga oligarku rus Andrey Melnichenko pas sanksioneve të BE-së për lidhjet e tij me Kremlinin, po shkakton zemërim në Itali për shkak të kostove marramendëse të mirëmbajtjes.
    Jahti, i njohur thjesht si “A”, është i ankoruar në portin e Triestes që prej marsit të vitit 2022, dhe po i kushton bashkisë italiane 30,000 euro në ditë, një shumë që tashmë ka kapur shifrën 24 milionë paund prej ditës së parë të sekuestros.
    Sipas kryetarit të bashkisë, Roberto Dipiazza, kjo është një barrë e pajustifikueshme për qytetin, kur buxhete të tilla si ai për rrjetin e tramvajeve nuk kalojnë 750,000 euro në vit.
    Autoritetet janë të detyruara ta mbajnë jahtin në gjendje perfekte, pasi është teknikisht “i ngrirë” dhe jo konfiskuar. Kjo do të thotë se, nëse sanksionet hiqen ose një gjykatë vendos ndryshe, jahti duhet t’i kthehet pronarit në të njëjtën gjendje.
    Kostot përfshijnë sigurinë 24/7 të jahtit, mbajtjen e ekuipazhit minimal, karburantin dhe mirëmbajtjen teknike dhe kostot e ankorimit.
    Jahti “A” përfaqëson kulmin e luksit dhe teknologjisë detare. Me tre direkë më të lartë se Big Ben, ai klasifikohet si anije e mesme mallrash për shkak të përmasave. Ndërtuar në Gjermani nga Nobiskrug, jahti operohet nga një ekuipazh prej 54 personash dhe ka një sistem të sofistikuar digjital për kontrollimin e veleve.
    Kush është Andrey Melnichenko?
    Melnichenko, me një pasuri të vlerësuar mbi 15 miliardë dollarë, është një nga oligarkët më të fuqishëm të Rusisë, me interesa në sektorët e plehrave kimikë dhe qymyrit. Ai ishte pjesë e takimit me Vladimir Putinin në 2022, menjëherë pas pushtimit të Ukrainës, për të diskutuar mbi pasojat e mundshme të sanksioneve.
    Edhe pse zyrtarisht ka dhënë dorëheqjen nga kompanitë e tij (EuroChem dhe SUEK), një dokument i BE-së e përshkruan atë si pjesë të “rrethit më të ngushtë të biznesmenëve me lidhje të ngushta me qeverinë ruse”.

  • Video/ Momente dramatike në Turqi, jahti luksoz 700 mijë paund fundoset vetëm 15 minuta pas nisjes së udhëtimit të parë

    Video/ Momente dramatike në Turqi, jahti luksoz 700 mijë paund fundoset vetëm 15 minuta pas nisjes së udhëtimit të parë

    Një jaht luksoz, i vlerësuar rreth 700 mijë paund, u fundos vetëm disa minuta pasi u lëshua për herë të parë në det, pranë brigjeve të Zonguldakut, në veri të Turqisë.

    Pamjet e filmuara me telefon tregojnë momentin dramatik kur jahti i quajtur “Dolce Vento” u përmbys dhe u zhyt në ujë vetëm 15 minuta pas nisjes së udhëtimit të parë.
    Fillimisht lëshimi i tij në det u duk i suksesshëm, por pak sekonda më vonë, jahti filloi të anohej rrezikshëm. Në bord shpërtheu paniku, ndërsa anija vazhdonte të humbiste ekuilibrin dhe më pas u fundos plotësisht. Një prej personave u filmua teksa mundohej të ngjitej mbi mbeturinat e anijes së zhytur.

    🇹🇷 Eregli, Turkey: On September 2, 2025, the newly built 24-meter luxury yacht M/Y Dolce Vento, valued at around 40 million Turkish liras (approximately $1.17 million), capsized and sank just minutes after its launch at the Medyılmaz Shipyard, reportedly due to stabilization… pic.twitter.com/XyBHNBljpU
    — The Eyes God (@TheeyesGod) September 3, 2025

    Sipas raportimeve, jahti ishte 24 deri në 30 metra i gjatë, ndërtuar në kantierin Med Yilmaz Shipyard dhe i dorëzuar së fundmi pronarit nga Stambolli.
    Fatmirësisht, askush nuk humbi jetën. Pronari i jahtit, kapiteni dhe dy anëtarë të ekuipazhit arritën të notonin drejt bregut dhe dolën të padëmtuar.
    Menjëherë pas mbytjes, roja bregdetare dhe ekipet portuale ngritën një perimetër sigurie, ndërsa filluan operacionet e shpëtimit dhe rikuperimit të jahtit.
    Kantieri ku u ndërtua mjeti njoftoi se do të kryhet një hetim për të zbuluar shkakun e incidentit. Ekspertët sugjerojnë se shkaku më i mundshëm lidhet me probleme stabiliteti, të shkaktuara nga llogaritje të gabuara të “lartësisë metacentrike” të jahtit – një element kyç në projektimin e anijeve.

    Top Channel

  • VIDEO/ Jahti super luksoz përmbytet 15 minuta pas daljes në det

    VIDEO/ Jahti super luksoz përmbytet 15 minuta pas daljes në det

    Një ngjarje e pazakontë në portin e Zonguldakut, Turqi ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare, pasi një jaht superluksoz, me vlerë rreth 90 mijë euro, u fundos vetëm 15 minuta pas hedhjes në ujë.

    Sipas mediave turke, pronari dhe anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bord shpëtuan pa lëndime, pasi arritën të notojnë deri në breg. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë momentin kur jahti fillon të anohet dhe brenda pak minutash zhytet plotësisht.
    Autoritetet kanë nisur hetime për të përcaktuar nëse fundosja u shkaktua nga gabime në ndërtim apo gjatë procesit të hedhjes në det. Ky incident ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e sigurisë dhe cilësisë së ndërtimit të jahteve luksoze, në një periudhë kur Turqia po investon fuqishëm në industrinë vendase të ndërtimit të anijeve.

    Ngjarja u bë shpejt virale në rrjetet sociale, ku përdoruesit ironizuan se një pasuri me vlerë miliona “u zhduk në fund të detit për disa minuta”.
    /vizionplus.tv

  • Era e fortë u largoi gomonen plastike nga jahti i tyre, shpëtohen në Qeparo dy turistët gjermanë që rrezikonin mbytjen

    Era e fortë u largoi gomonen plastike nga jahti i tyre, shpëtohen në Qeparo dy turistët gjermanë që rrezikonin mbytjen

    Dy turistë gjermanë janë shpëtuar mbrëmjen e vonë të së dielës në Qeparo, pasi gomonia e tyre ishte spostuar shumë nga era dhe ishte larguar nga jahti i tyre, duke e bërë të pamundur kthimin.

    Ata kanë njoftuar sallën e Komisariatit të Policisë Himarë pas orës 22:00, e më pas menjëherë u ësht5ë dhënë ndihma.
    Ata janë nxjerrë të sigurtë në portin e Himarës.
    “Ne oren 22: 45 ne zonen e Qeparoit u gjeten dy personat rreth 100M larg bregut te detit me një gomone plastike rreth 2 metra pa motorr, (me lopata) me emrin Timini, te cilët ishin shkeputur nga Jahti personal i tyre me emrin “Tiaman”.
    Personat që u shpëtuan nga mjeti lundrues i policisë i kishte marre era e forte dhe e kishin të pamundur të lundronin. U shpetuan Berhard Michael i datëlindjes 12.04.1955 me nënshtetësi Gjermane dhe Ute Dorothea e datelindjes 23.05.1962 me nënshtetësi Gjermane”, sqaron policia.
     

    Top Channel

  • Jahti i një biznesmeni përfshihet nga zjarri në portin e Budvës

    Jahti i një biznesmeni përfshihet nga zjarri në portin e Budvës

    Një jaht në të cilin shpërtheu një zjarr u nxor nga porti i Budvës në Mal të Zi, pak pas orës 20:00.

    Edhe pse dukej se zjarri ishte shuar, zjarri u ndez përsëri kur jahti u hoq nga vendi i ankorimit.

    Porti i Budvës i tha “Vijesti” se ekipet e tyre e tërhoqën jahtin në det të hapur, për sigurinë e anijeve të tjera.

    Kreu i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Budvës, Dragan Bozhoviq, i tha “Vijesti” se zjarrfikësit kishin parandaluar më parë përhapjen e zjarrit në anijet përreth.

    Bozhoviq tha se shtatë ekipe ishin angazhuar në shuarjen e zjarrit.

    Jahti në fjalë është jahti i biznesmenit Braca Miranoviq. Drejtoria e policisë njoftoi se rreth orës 20:15 të mbrëmjes, policia në Budva u informua nga pronari i jahtit, i cili ishte i ankoruar në portin e Budvës, se një zjarr kishte shpërthyer ndërsa pronari ishte në bord.

    Deklarata gjithashtu thotë se pronari i jahtit tha se zjarri ka shumë të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të një mosfunksionimi.

    “Për ngjarjen është informuar prokurori në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Kotor, i cili do të shkojë në vendngjarje pas lokalizimit të zjarrit, si dhe një ekspert për zjarre, shpërthime dhe aksidente me qëllim përcaktimin e saktë të origjinës së zjarrit dhe veprimeve të mëtejshme brenda juridiksionit të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Me 12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

    Me 12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

    Mëngjesin e sotëm, 16 gusht, “Kismet”, një nga jahtet më luksoze në botë, është parë në portin e Durrësit.

    Ky mjet mahnitës, i gjatë 122 metra, është pronë e miliarderit pakistanezo-amerikan Shahid Khan.

    Në bord mësohet se ndodhen 12 miliarderë, përfshirë biznesmenë nga Amerika dhe Irani.

    “Kismet” është shpallur jahti më i bukur në botë për vitin 2025. Ai është prodhuar nga kantieri i njohur Lürssen dhe u lëshua në det në dhjetor të vitit të kaluar. Vlera e tij arrin 360 milionë dollarë, ndërsa kostoja vjetore për mirëmbajtjen kap 30 milionë dollarë.

    Ndryshe nga superjahtet e tjera që vizitojnë shpesh portin e Durrësit, ky supermjet nuk do të furnizohet me karburant gjatë qëndrimit në qytet.

  • Jahti sekret i Bill Gates del në shitje për 645 milionë dollarë

    Jahti sekret i Bill Gates del në shitje për 645 milionë dollarë

    Një prej jahtëve më të jashtëzakonshëm ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, do të dalë për herë të parë në shitje në ekspozitën Monaco Yacht Show këtë shtator. Me një gjatësi prej 119 metrash dhe një çmim marramendës prej 645 milionë dollarësh, superjahti është ndërtuar nga kompania holandeze Feadship, dhe konsiderohet si mjeti lundrues më miqësor me mjedisin në botë.
    I pajisur me teknologji të avancuar, Breakthrough funksionon me hidrogjen të lëngshëm dhe qeliza karburanti të gjeneratës së re, duke e bërë atë jahtin e parë “net zero” – që nuk ndot aspak atmosferën. Hidrogjeni ruhet në bord në temperatura -253°C dhe energjia e prodhuar ngroh pishinat, dhomat me avull dhe edhe peshqirët e dhomave të miqve.

    Jahti ofron akomodim për 30 të ftuar në 15 kabina, të shërbyer nga 43 anëtarë ekuipazhi. Zona e pronarit përfshin një rezidencë private me katër kate, me dy dhoma gjumi, dy banja, palestër, dy zyra me oxhak, një bibliotekë dhe një ashensor personal. Në bord gjenden gjithashtu kinema, disa vaske me hidromasazh, një pishinë “infinity”, një fushë basketbolli dhe madje edhe një spital privat.

    Brendësia është e punuar me materiale luksoze si lëkurë, mermer dhe dru lisi të zbardhur, duke krijuar një atmosferë elegante bregdetare. Ballkonet e fshehura dalin me shtypjen e një butoni, ndërsa jahti ka pesë kuverta mbi ujë dhe dy nën të, duke ofruar hapësira të mëdha për relaks dhe argëtim.
    Edhe pse është përfolur si jahti i Bill Gates, i cili dyshohet se e porositi në vitin 2021, raportohet se themeluesi i Microsoft nuk ka hipur kurrë në bord. Projekti, i njohur si “821” gjatë ndërtimit, ka qenë shpesh në qendër të medias. Sipas raportimeve më të fundit, jahti pritet të blihet nga miliarderi kanadez Patrick Dovigi, CEO i kompanisë “Green For Life Environmental”.
     

  • Shqiptari kontrabandonte 21 emigrantë me jaht luksoz, dënohet me 7 vite e 10 muaj burg në Britani

    Shqiptari kontrabandonte 21 emigrantë me jaht luksoz, dënohet me 7 vite e 10 muaj burg në Britani

    Një kontrabandist njerëzish që futi 21 shqiptarë në Britani me anë të një jahti luksoz 70 000 paundësh duke kaluar kanalin e La Manshit është dënuar me 7 vjet burg. Daily Mail shkruan se shtetasi shqiptar Bledar Bega, 44 vjeç, ishte në drejtimin e anijes “Tacoma” 23 metra të gjatë që po shkonte drejt bregdetit jugperëndimor të Anglisë kur ajo u ndalua nga Forcat Kufitare më 13 prill.

    Të fshehur poshtë kuvertës në kushte të ngushta dhe të rrezikshme ishin 20 burra dhe një grua. Bega u dënua me 7 vjet e 10 muaj burg në Gjykatën e Kurorës Truro të premten, pasi u deklarua fajtor për vepra penale të lehtësimit të trafikimit.

    Shqiptarët Florjand Lika, 30 vjeç dhe Romeo Zani, 32 vjeç, kishin paguar për të udhëtuar në bordin e jahtit me qira për t’u kthyer fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ishin deportuar më parë. Atyre iu dhanë nga 12 muaj burg secili.

    “Daily Mail” zbuloi taktikën e re të kontrabandës së njerëzve kur publikoi lajmin për ndalimin e anijes “Tacoma” pranë Falmouth muajin e kaluar. Kjo gazetë zbuloi se jahti ishte marrë me qira nga një burrë me pasaportë austriake nga një kompani me reputacion të lartë që operonte në një zyrë në portin e Brestit.

    Bashkëpronari i saj, Valery Roue, e vuri re anijen e tij duke u larguar nga ujërat franceze për në Cornwall nëpërmjet një pajisjeje gjurmuese dhe njoftoi autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar. Roue shpjegoi: “U bëra dyshues pasi jahti im u largua nga Bresti. E pashë rrugën e tij dhe e gjeta duke lundruar përtej Kanalit”.

    Incidenti bëri që autoritetet britanike dhe franceze të imigracionit të jepnin alarmin se jahtet franceze me qira ishin në shënjestër për të kaluar emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar. Një alarm u dërgua edhe nga autoriteti doganor francez për të gjitha kompanitë e anijeve me qira përgjatë bregdetit të Bretanjës, duke i paralajmëruar ato të ishin vigjilente ndaj bandave të kontrabandës së emigrantëve që mund të përpiqen të marrin me qira ose vjedhin jahtet e tyre.

    Pasagjerët e Tacoma-s u ndaluan në pritje të dëbimit, përfshirë Likën dhe Zanin, të cilët do të deportohen. Udhëheqësi Rajonal i Hetimit Penal dhe Financiar (CFI) i Zbatimit të Ligjit për Imigracionin, Ben Thomas, tha se rasti ishte një shembull i një pune të shkëlqyer bashkëpunuese të përdorur për të luftuar rrjetet kriminale të paskrupullta që operojnë në Kanal.

    “Ekipet e Forcës Kufitare arritën ta kapnin shpejt anijen dhe ta ndalonin përparimin e saj, ndërsa CFI veproi me shpejtësi për të hetuar individët në bord dhe për t’i çuar shkelësit para gjykatave”, tha ai. “Puna vazhdon në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të gjurmuar dhe kapur të gjithë të përfshirët në këtë operacion kontrabande. “Këta kriminelë vënë në rrezik jetët për përfitimin e tyre me këto skema të rrezikshme. Një nga një, ne do t’i ndalojmë ata për të mbrojtur kufijtë tanë dhe për të mbrojtur njerëzit e cenueshëm.”

    Ministrja e sigurisë kufitare, Dame Angela Eagle, tha se Qeveria kishte paraqitur një plan serioz për të rivendosur rendin në sistemin e azilit të Mbretërisë së Bashkuar, i cili përfshinte rritje të kthimeve dhe aktiviteteve zbatuese. “Kushdo që kërkon të kontrabandojë njerëz në vend në këtë mënyrë përballet me arrestim, ndjekje penale dhe dënim me burg”, shtoi ajo.

    Dënimi i Begës vjen teksa dy burra të tjerë, shtetas ukrainas, janë akuzuar për një komplot për të kontrabanduar emigrantë në Britani me një anije argëtimi. Vladyslav Cherniavskyi, 37 vjeç, dhe Oleksandr Yavtushenko, 43 vjeç, u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës në Portsmouth të akuzuar për lehtësimin e imigracionit të paligjshëm, pasi një jaht u kap në brigjet e Ishullit Wight të dielën.

    Tre burra shqiptarë dhe një grua vietnameze iu dorëzuan autoriteteve të imigracionit. Një tjetër shqiptar, Pëllumb Selimi, 29 vjeç, u arrestua për mosparaqitje në gjykatë në lidhje me vepra penale të drogës.