Tag: jackson

  • Mjeku i Obamas: Biden mund t’i kenë mbetur 12 ose 18 muaj jetë

    Mjeku i Obamas: Biden mund t’i kenë mbetur 12 ose 18 muaj jetë

    Joe Biden

    SHBA- Një ish-mjek ka akuzuar mjekun e Shtëpisë së Bardhë të Joe Bidenit për gënjeshtra ose paaftësi, pasi 82-vjeçari u diagnostikua me kancer të avancuar të prostatës javën e kaluar.
    Ronny Jackson, i cili trajtoi Barack Obamën dhe gjithashtu Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë, tani është një kongresmen republikan i linjës konservatore.
    “Mendoj se ekziston një probabilitet këtu që ata e dinin se Biden kishte kancer të prostatës ca kohë më parë dhe thjesht nuk ia thanë popullit amerikan “, i tha ai Washington Free Beacon.
    “ Dr. Kevin O’Connor ose i ka gënjyer popullit amerikan ose është i paaftë,”- tha Dr. Jackson, duke shtuar se kishte testuar si zotin Obama ashtu edhe zotin Trump.
    Ai tha gjithashtu se kishte frikë se zotit Biden i kishin mbetur midis 12 dhe 18 muaj jetë pas diagnozës, por shtoi se kjo nuk ishte fusha e tij e ekspertizës mjekësore.

  • Chelsea pa sulmuesin kryesor në dy ndeshjet e fundit, Maresca: Duhet të gjejmë një zgjidhje

    Chelsea pa sulmuesin kryesor në dy ndeshjet e fundit, Maresca: Duhet të gjejmë një zgjidhje

    12 Maj 2025

    13:06

    Telesport

    Sulmuesi Nicolas Jackson do të mungojë në dy ndeshjet e fundit të Chelsea në Premier League, pasi u ndëshkua me karton të kuq. Një mungesë e rëndësishme kjo për trajnerin Enzo Maresca, që do të luajë më sulmuesin kryesor në përballjet ndaj Manchester United dhe Nottingham Forest.
    Ndërkohë që, “blutë” e Londrës janë në mes të një beteje të ashpër për një vend në Champions League sezonin tjetër. Cole Palmer ka luajtur në atë pozicion, madje edhe Pedro Neto, kur Jackson u lëndua në fillim të këtij sezoni.
    “Ajo që duhet të bëjmë në këto momente është të shmangim të tilla situata pezullimesh. Sot kam nevojë për të gjithë skuadrën në dispozicion për ndeshjen e ardhshme”, tha trajneri italian i Chelsea.
    “Por kjo ndodhi, Jackson do të jetë jashtë për pjesën tjetër të sezonit dhe shpresojmë se ai mund të mësojë për të ardhmen. Sezoni për të ka përfunduar dhe zëvendësuesi ideal i tij, Marc Guiu, është I dëmtuar prej 3 muajsh. Duhet të gjejmë një zgjidhje tjetër për dy ndeshjet e fundit. Të dyja janë ndeshje të rëndësishme”, tha Maresca.

  • Tonali ndëshkon Chelsea-n pas 2 minutash, Jackson çmendet dhe “skuqet” (Video)

    Tonali ndëshkon Chelsea-n pas 2 minutash, Jackson çmendet dhe “skuqet” (Video)

    11 Maj 2025

    13:53

    Telesport

    Pjesa e parë e Newcastle-Chelsea, e vlefshme për javën e 36-të të Premier League është mbyllur 1-0.
    Vetëm dy minuta u kanë mjaftuar vendasve për të gjetur golin e avantazhit me Sandro Tonali-n.
    Situata është përkeqësuar në minutën e 36-të për ekipin e Maresca-s, pasi Nicolas Jackson është ndëshkuar me karton të kuq pas një goditje me bërryl ndaj Botman.
    NEWCASTLE-CHELSEA GOLI I TONALIT DHE KARTONI I KUQ – VIDEO

  • Fitorja është afër”/ Lordi britanik, Stewart Jackson thirrje qytetarëve: Votoni PD për një rrugë të lavdishme!

    Fitorja është afër”/ Lordi britanik, Stewart Jackson thirrje qytetarëve: Votoni PD për një rrugë të lavdishme!

    Deputeti britanik nga Dhoma e Lordëve, Stewart Jackson u ka bërë thirrje shqiptarëve që më 11 maj, të votojnë për PD, si e vetmja mundësi që mund ta çojë Shqipërinë drejt një rruge të re dhe të lavdishme.

    Duke folur në takimin përmbyllës të fushatës elektorale, lordi britanik tha se fitorja është më afër se kurrë, për të mos u kthyer kurrë pas, në një të shkuar të mbushur me korrupsion, narko-regjim dhe makutëri të një grupi të vogël njerëzish.

    Fjala e Lordit britanik, Stewart Jackson

    Zonja dhe zotërinj, ju sjell përshëndetje nga Dhoma e Lordëve dhe konservativëve në Britaninë e Madhe dhe Irlanda Veriore. Është kënaqësi që ndodhem këtu. Shoh prapa meje këta rinj, shoh sytë e tyre dhe pyes veten se si do të jetë e ardhmja e tyre.

    Para disa vitesh brezi i ri e hodhi tiraninë, e hodhi komunizmin, despotizmin në emër të lirisë dhe demokracisë.

    E ardhmja e Shqipërisë është një e ardhme e madhe, e begatë, e lumtur. Ne ndodhemi në një udhëkryq. Ne mund të marrim rrugën e klientelizmit, korrupsionit, krimit narkotik, lakmisë vetjake, për përfitimin e një grupi të vogël njerëzish. Ose ne mund të zgjedhim një rrugë tjetër, të re, të lavdishme: lirinë, demokracinë, biznesin, punësimin, begatinë, që Shqipëria të zërë vendin që i takon jo vetëm në Europë, por në botë, si një vend i madh, me vizion, ambicie dhe përparim, që ofron të ardhme për të rinjtë e saj.

    Në përfundim ju them, fitorja është kaq afër. Dilni jashtë dhe tregojuni miqve tuaj, të afërmve tuaj për të ardhmen e fëmijëve tuaj për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e këtij vendi të mrekullueshëm. Trokitni në dyer, flisni me njerëzit dhe u thoni atyre: mbështesni Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe sillni një të ardhme të shkëlqyer.

  • Deputeti britanik nga Dhoma e Lordëve, Stewart Jackson: Votoni PD-në!

    Deputeti britanik nga Dhoma e Lordëve, Stewart Jackson: Votoni PD-në!

    Deputeti britanik nga Dhoma e Lordëve, Stewart Jackson u ka bërë thirrje shqiptarëve që më 11 maj, të votojnë për PD, si e vetmja mundësi që mund ta çojë Shqipërinë drejt një ardhmeje të re dhe të lavdishme.
    Duke folur në takimin përmbyllës të fushatës elektorale, lordi britanik tha se fitorja është më afër se kurrë, për të mos u kthyer kurrë pas, në një të shkuar të mbushur me korrupsion, narko-regjim dhe makutëri të një grupi të vogël njerëzish.

    ‘Fitorja është afër, flisni me miqtë, fqinjët tuaj e familjen tuaj, duke mbështetur PD për një të ardhme të madhe dhe të shkëlqyer’, u shpreh Jackson.
    Zonja dhe zotërinj, ju sjell përshëndetje nga Dhoma e Lordëve dhe konservativëve në Britaninë e Madhe dhe Irlanda Veriore. Është kënaqësi që ndodhem këtu. Shoh prapa meje këta rinj, shoh sytë e tyre dhe pyes veten se si do të jetë e ardhmja e tyre.Para disa vitesh brezi i ri e hodhi tiraninë, e hodhi komunizmin, despotizmin në emër të lirisë dhe demokracisë.
    E ardhmja e Shqipërisë është një e ardhme e madhe, e begatë, e lumtur. Ne ndodhemi në një udhëkryq. Ne mund të marrim rrugën e klientelizmit, korrupsionit, krimit narkotik, lakmisë vetjake, për përfitimin e një grupi të vogël njerëzish. Ose ne mund të zgjedhim një rrugë tjetër, të re, të lavdishme: lirinë, demokracinë, biznesin, punësimin, begatinë, që Shqipëria të zërë vendin që i takon jo vetëm në Europë, por në botë, si një vend i madh, me vizion, ambicie dhe përparim, që ofron të ardhme për të rinjtë e saj.
    Në përfundim ju them, fitorja është kaq afër. Dilni jashtë dhe tregojuni miqve tuaj, të afërmve tuaj për të ardhmen e fëmijëve tuaj për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e këtij vendi të mrekullueshëm. Trokitni në dyer, flisni me njerëzit dhe u thoni atyre: mbështesni Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe sillni një të ardhme të shkëlqyer.

  • Mitingu përmbyllës i PD-së, anëtari i parlamentit britanik: Fitorja është pranë!

    Mitingu përmbyllës i PD-së, anëtari i parlamentit britanik: Fitorja është pranë!

    Anëtari i parlamentit britanik, Lord Stewart Jackson është prezent mbrëmjen e sotme në takimin përmbyllës të Partisë Demokratike.
    Në fjalën e tij, Jackson u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të dielën dhe të votojnë PD për një të ardhme të madhe.
    Pjesë nga fjala e anëtarit të parlamentit britanik, Lord Stewart Jackson:
    Ju dërgoj përshëndetje nga dhoma e lordëve në Britaninë e madhe! Është kënaqësi që ndodhem këtu. Po shikoja të gjithë këta të rinj dhe po shikoj sytë e tyre dhe pyes veten se si do të jetë e ardhmja e tyre. Një gjeneratë më parë, brezi i ri i këtij vendi të mrekullueshëm e hodhi tiraninë, komunizmin në emër të lirisë dhe demokracisë.
    E ardhmja e Shqipërisë është një ardhme e begatë e cila na pret dhe në jemi në krye të rrugës. Ne mund të ndjekim rrugën e korrupsionit, makutërisë, ose mund të ndjekim një rrugë të re, e cila është drejt lirisë, demokracisë, punës, biznesit, prosperitetit, begatisë, rrugën e Shqipërisë drejt BE, drejt botës, një rrugë vizionare që do hap më tepër mundësi.
    Fitorja është pranë, dilni, merrni familjet, miqtë për të shkruar drejt kësaj të ardhmeje për familjen tuaj, fëmijët, për të ardhmen dhe thojini të mbështesin PD për një të ardhme të madhe.