Tag: jackson

  • Uli Hoeness: “Jackson nuk do blihet, sepse s’ka shans të luajë 40 ndeshje”

    Uli Hoeness: “Jackson nuk do blihet, sepse s’ka shans të luajë 40 ndeshje”

    7 Shtator 2025

    13:12

    Telesport

    Pronari “de facto” i Bayern, Uli Hoeness, ka shpjeguar detajet e huazimit të Nicolas Jackson, një nga ngjarjet më të bujshme të merkatos së verës, e cila u kthye gati-gati në një telenovelë.
    Hoeness ka saktësuar detajet e marrëveshjes, duke theksuar se shifrat janë ndryshe nga sa thuhet në media.
    “Nuk është huazim për 16,5 mln euro, por më pak. Agjenti dhe lojtari kanë pranuar ulje pagash dhe komisioni, gjithsej 3 mln euro, që do të thotë se huazimi është kryer për 13,5 mln euro”.
    “Së dyti, nuk është blerje përfundimtare, sepse Jackson duhet të luajë 40 ndeshje si titullar. Kjo nuk ka shans të ndodhë, kështu që ai nuk do të blihet”.

  • “Zgjodha Bayern pasi është një nga klubet më të mëdha në  botë, këtu synoj të tjerë trofe”

    “Zgjodha Bayern pasi është një nga klubet më të mëdha në botë, këtu synoj të tjerë trofe”

    3 Shtator 2025

    13:52

    Telesport

    Transferimi i Nicolas Jackson te Bayern Munich më në fund u realizua. Chelsea ishte përpjekur ta bllokonte marrëveshjen në minutën e fundit pas dëmtimit të Delap, aq sa lojtari, pasi sapo kishte mbërritur në Bavari, dukej i gatshëm të kthehej në Londër.
    Por, në fund gjithçka shkoi mirë dhe sulmuesi u prezantua për mediat. “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Bayern është një nga klubet më të mira në botë”, tha Jackson.
    “Të gjithë i njohin emrat e legjendave që kanë luajtur këtu dhe e dinë se ky klub është sinonim i suksesit të madh. Kam qëllime dhe ëndrra të mëdha këtu dhe do të jap gjithçka për të ndihmuar Bayern të fitojë më shumë tituj”, tha senegalezi.
    Nicolas Jackson mbërriti në huazim për 16.5 milionë euro me një opsion blerjeje të vendosur në 65 milionë euro, që mund të bëhet një blerje e detyrueshme. Ai bëri 80 paraqitje dhe shënoi 30 gola në dy sezone me “blues”.

  • Jackson prezantohet te Bayern Munich: Ky klub është sinonim i sukseseve të mëdha

    Jackson prezantohet te Bayern Munich: Ky klub është sinonim i sukseseve të mëdha

    3 Shtator 2025

    10:48

    Alfred Lleshi

    Nicolas Jackson u prezantua te Bayern Munich: “Jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e këtij klubi të madh. Bayerni është një nga klubet më të mëdhenj në botë. Të gjithë i njohin emrat e legjendave që kanë luajtur këtu, e dinë se ky klub është sinonim i sukseseve të mëdha. Kam objektiva dhe ëndrra të mëdha këtu, do të jap gjithçka për ta ndihmuar Bayernin të fitojë tituj të tjerë”.
    Jackson mbërriti me formulën e huazimit për 16.5 milionë euro, me të drejtën e blerjes për 65 milionë euro, që mund të bëhet e detyrueshme. Ai u bleu nga Chelsea më 2023 (nga Villarreal), teksa në dy sezone me blutë e Londrës regjistroi 80 paraqitje dhe 30 gola, përfshirë golin në finalen e “Conference League” ndaj Betis.

  • Nicolas Jackson te Bayern, zbulohen detajet e marrëveshjes! Huazim 16,5 mln euro

    Nicolas Jackson te Bayern, zbulohen detajet e marrëveshjes! Huazim 16,5 mln euro

    1 Shtator 2025

    18:20

    Telesport

    Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern.
    Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln euro për huazimin e tij deri në fund të këtij sezoni. Nëse blihet, Bayern do të paguajë edhe 65 mln euro të tjera.
    Blerja e tij varet nga numri i ndeshjeve që sulmuesi do të luajë me fanellën bavareze. Raportohet se shifra është 30 dhe jo më pak se 50 minuta për ndeshje.
    Paga e tij vjetore do të jetë 14 mln euro dhe do të firmosë deri në 2031 (nëse blihet përfundimisht).

  • Ikona e përjetshme: Një udhëtim përmes hitëve të Michael Jackson

    Ikona e përjetshme: Një udhëtim përmes hitëve të Michael Jackson

    Më 29 gusht 1958 lindi Michael Jackson, një nga ikonat më të mëdha të muzikës pop të shekullit XX. Trashëgimia e tij muzikore nuk është vetëm një koleksion hitesh; është një ndikim i jashtëzakonshëm që ka ndryshuar mënyrën se si prodhohet dhe perceptohet muzika në botë.

    Fillimet: Jackson 5 dhe fëmijëria e artit

    Karriera e Michael Jackson filloi në vitet 1960 me grupin e familjes, Jackson 5, ku ai dallohej për zërin e tij të jashtëzakonshëm dhe energjinë në skenë. Këngët si I Want You Back (1969), ABC (1970) dhe The Love You Save (1970) u bënë hite ndërkombëtare dhe e vendosën Jackson-in si një talent të jashtëzakonshëm të muzikës pop, shkruan KultPlus.

    Kalimi në karrierën solo: “Mbret i Pop-it”

    Në vitin 1971, Michael filloi karrierën solo dhe shpejt bëri një hap të madh drejt statusit të legjendës. Albume si Off the Wall (1979) dhe më pas Thriller (1982) nuk ishin vetëm të suksesshëm komercialisht, por edhe revolucionarë në mënyrën e produksionit dhe promovimit të muzikës.

    “Thriller” mbetet albumi më i shitur në historinë e muzikës, duke shitur mbi 66 milion kopje globalisht. Videoja muzikore e këngës Thriller, me elemente të filmit horror dhe koreografi të jashtëzakonshme, krijoi një standard të ri për videoklipet, duke transformuar mënyrën se si artistët lidhen me audiencën.

    Këngë që ndryshuan botën

    Michael Jackson nuk ishte vetëm një këngëtar; ai përdorte muzikën për të adresuar çështje sociale dhe për të bashkuar njerëzit. Disa prej këngëve më ndikuesve përfshijnë:

    “Billie Jean” (1983) – Një hit global që revolucionoi përdorimin e basit dhe ritmit në pop, duke kombinuar elementë të funk dhe R&B. Një performancë ikonike në Motown 25, ku prezantoi moonwalk, e bëri këtë këngë simbol të kulturës pop.

    “Beat It” (1983) – Një këngë me mesazh kundër dhunës dhe për bashkimin e komuniteteve, e njohur edhe për solo-in e famshëm të kitarës nga Eddie Van Halen.

    “We Are the World” (1985) – Një himn bamirësie bashkë me artistë të tjerë të famshëm, që mbështeti luftën kundër urisë në Afrikë dhe tregoi fuqinë e muzikës për të ndryshuar botën.

    “Man in the Mirror” (1988) – Një thirrje për reflektim personal dhe ndryshim social, që vazhdon të frymëzojë breza të rinj.

    “Black or White” (1991) – Një himn për barazi racore dhe tolerancë, me një video që përdorte teknologji të reja të morphing, duke theksuar rëndësinë e teknologjisë në muzikë.

    Trashëgimia muzikore

    Jackson ndryshoi mënyrën se si muzikës i jepet forma dhe promovimi. Ai solli inovacione në koreografi, videoklipe dhe stilin e performancës live. Performancat e tij, të njohura për energjinë dhe precizionin e jashtëzakonshëm, shërbyen si model për artistët që erdhën pas tij.

    Trashëgimia e Michael Jackson nuk qëndron vetëm tek numrat rekord të shitjeve apo çmimet Grammy, por tek aftësia e tij për të bashkuar njerëz nga kultura të ndryshme përmes muzikës dhe mesazheve të saj. Ai e tregoi se pop muzikë nuk është vetëm argëtim, por edhe një mjet për ndryshim social dhe frymëzim global.

    Michael Jackson mbetet simbol i padiskutueshëm i muzikës pop. Këngët e tij, nga Thriller e deri te Man in the Mirror, nuk kanë ndryshuar vetëm tregjet muzikore, por kanë formuar një mënyrë të re të të menduarit për artin, mesazhet sociale dhe performancën skenike. Trashëgimia e tij vazhdon të influencojë artistë të rinj dhe të magjepsë publiku në mbarë botën, duke e bërë atë një nga figurat më të rëndësishme të shekullit XX në muzikë./KultPlus.com

  • Michael Jackson – Legjenda që ndryshoi muzikën përgjithmonë

    Michael Jackson – Legjenda që ndryshoi muzikën përgjithmonë

    Më 29 gusht, bota e muzikës kujton lindjen e Michael Jackson (1958–2009), artistit që theu kufijtë e kohës dhe krijoi një epokë të re në skenën botërore. I quajtur shpesh “Mbret i Pop-it”, ai solli një stil unik që bashkoi ritmin, zërin dhe lëvizjet ikonike të vallëzimit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit.

    Karriera e tij përfshiu suksese të jashtëzakonshme si albumet “Thriller”, “Bad”, “Dangerous” dhe “HIStory”, të cilat jo vetëm thyen rekorde, por frymëzuan miliona njerëz në mbarë botën. Përmes muzikës së tij, ai trajtoi tema universale, dashurinë, paqen, barazinë dhe shpresën për një botë më të mirë, përcjellë KultPlus.

    Sot, në përvjetorin e lindjes, Michael Jackson kujtohet jo vetëm si këngëtar, kompozitor e valltar i jashtëzakonshëm, por si një ikonë që e ktheu artin në përjetësi. Muzika e tij vazhdon të tingëllojë si një urë mes brezave, duke na kujtuar se arti i madh nuk vdes kurrë./KultPlus.com

  • Chelsea do të bëjë më shumë blerje nëse lojtarët largohen, ja 3 objektivat e londinezëve

    Chelsea do të bëjë më shumë blerje nëse lojtarët largohen, ja 3 objektivat e londinezëve

    Me 4 ditë të mbetura nga mbyllja e merkatos së verës, Chelsea është gati për një betejë të fundit, për të sjellë apo larguar të tjerë lojtarë. Gjithsesi, “blutë” do të bëjnë të tjera nënshkrime vetëm nëse lojtarët do të largohen disa nga futbollistët aktualë.
    Anësori i Manchester United, Alejandro Garnacho dhe sulmuesi i Leipzig, Xavi Simons, janë dy nënshkrimet prioritare. Ndërkohë që, edhe mesfushori sulmues i Barcelonës, Fermin Lopez, është një objektiv afatgjatë.
    Në kahun tjetër, Chelsea do të vazhdojë të mbajë derën hapur për Nicolas Jackson, Christopher Nkunku dhe Tyrique George, në mënyrë që ata të largohen.
    Bayern Munich është një nga të paktën pesë klubet që duan të nënshkruajnë Jackson, të cilin Chelsea do ta linte të largohej vetëm me huazim nëse do të kishte një detyrim për ta blerë në marrëveshje.
    Chelsea pret oferta të konsiderueshme për Jackson, të cilin e vlerësojnë në 70 milionë euro. Ndërkohë, klube të shumta po përpiqen të blejnë Nkunku, i cili vlerësohet në 43 milionë euro, me klubin dhe lojtarin që duan një marrëveshje të përhershme.
    Chelsea ka fituar tashmë më shumë se 270 milionë euro nga shitjet e lojtarëve dhe ende po kërkon të largojë Ben Chilëell, Axel Disasi, Raheem Sterling dhe David Fofana.

  • Djali i Michael Jackson fejohet pas 8 vitesh dashuri: Princi gati për hapin e madh

    Djali i Michael Jackson fejohet pas 8 vitesh dashuri: Princi gati për hapin e madh

    Princi Jackson, djali i madh i legjendës së pop-it Michael Jackson, është fejuar me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Molly! Lajmin e ëmbël, 28-vjeçari e bëri publik përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, duke ndarë disa nga momentet më të bukura të çiftit.
    Në sfond dëgjohej kënga ikonike e babait të tij, “I Just Can’t Stop Loving You”, ndërsa Prince i kushtonte Molly-t fjalë dashurie dhe mirënjohjeje për tetë vitet e kaluara bashkë. “Kanë mbetur edhe 8 vjet ♾️ deri në fund,” shkroi ai me humor e ndjeshmëri, duke shtuar: “Kemi kaluar shumë kohë së bashku dhe kemi krijuar kujtime të pabesueshme.”
    Në një nga fotot më të komentuara, çifti shfaqej me veshje elegante në nuanca krem dhe të bardhë, duke u puthur në një park romantik. Në disa imazhe të tjera, shihej edhe gjyshja e tij Katherine Jackson, si dhe momente nga diplomimi i tij në kolegj, ku Molly ishte gjithmonë pranë.

    “Jam i emocionuar për këtë kapitull të ri… Ju dua të dashur,” përfundoi ai, duke prekur fansat në mbarë botën. Çifti nuk ka dhënë ende një datë për martesën, por ndjekësit janë të bindur se dasma do të jetë po aq magjike sa historia e tyre. Michael Jackson mund të mos jetë fizikisht aty, por dashuria e tij vazhdon të jetojë përmes kujtimeve dhe familjes që ai la pas.

  • Video/ Incidenti absurd në një event të WWE, luftëtari përfundon pa ndjenja pasi mori mbi 20 goditje në kokë

    Video/ Incidenti absurd në një event të WWE, luftëtari përfundon pa ndjenja pasi mori mbi 20 goditje në kokë

    Një incident absolutisht i çmendur ka tronditur botën e WWE (wrestling). Raja Jackson, djali 25-vjeçar i legjendës së UFC, Rampage Jackson, sulmoi mundësin Syko Stu (emri i vërtetë Stewart Smith) me mbi 20 grushte në kokë, duke e lënë të pavetëdijshëm në ring.
    Kjo nuk është dinamika tipike e shfaqjeve të këtij sporti, është një rast që tejkalon rrjedhën e zakonshme të historisë dhe është pjesë e jetës reale. Incidenti ndodhi gjatë një ndeshjeje ku përfshihej Smith.
    Raja Jackson, i pranishëm pranë ringut, hyri në ring dhe e ngriti Smithin me një kyçje të dyfishtë në këmbë. Pastaj e goditi me grushte të vërteta në kokë, duke e lënë Smithin të pavetëdijshëm. Të gjithë organizatorët e eventit KnokX Pro Wrestling Entertainment u tronditën.
    Smith pësoi arrest kardiak pas sulmit, i cili rrjedh nga një grindje midis të dyve pas skenës dhe u ndal vetëm nga ndërhyrja e mundësve të tjerë. Jackson thuhet se deklaroi se Smith e kishte zemëruar seriozisht, prandaj incidenti, i cili supozohej të ishte pjesë e skenarit, u bë real.
    Jackson e quajti incidentin “një punë të shkuar keq”, ndërsa KnokX Pro Wrestling Entertainment kërkoi menjëherë falje, duke specifikuar se atleti nuk do të jetë më kurrë pjesë e shfaqjes së tyre. Shëndeti i Smith po rimëkëmbet, por historia nuk ka mbaruar.
    Departamenti i Policisë së Los Angeles ka hapur një hetim për incidentin, ndërsa komuniteti i mundjes ka dalë në mbështetje të Smith. KnokX Pro, i cili është i lidhur me WWE si një shkollë zyrtare e saj, është në rrezik të madh.
    WWE deri më tani nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin, por mund të distancohet nga KnokX Pro.
    Raja Jackson vs Syko Stu – What REALLY Happened?

  • Bayern Munich arrin marrëveshje verbale me sulmuesin që është i tepërt te Chelsea

    Bayern Munich arrin marrëveshje verbale me sulmuesin që është i tepërt te Chelsea

    27 Gusht 2025

    11:52

    Telesport

    Bayern Munich ka arritur një marrëveshje verbale me sulmuesin e Chelsea, Nicolas Jackson. Lajmi është konfirmuar sot nga e përditshmja britanike “The Sun”.
    Kampionët e Bundesligës janë një nga pesë klubet e interesuara për të nënshkruar me 24-vjeçarin, që nuk është më pjesë e planeve të Chelsea. Te Bayern do të preferonin një marrëveshje huazimi, por kjo nuk është në interes të Chelsea.
    Londinezët do ta linin Jackson në formë huazimi vetëm nëse klubi i tij i ri do të angazhohej për ta blerë atë në fund të sezonit.
    Pavarësisht se ende po merr pjesë në stërvitje me skuadrën, Jackson nuk ka debutuar ende në Premier League për Chelsea këtë sezon.
    Mediat konfirmojnë se lojtari i ka thënë Chelsea se do të donte të merrte në konsideratë opsionet e tij për shkak të pasigurisë rreth kohës së tij të lojës me Liam Delap dhe Joao Pedro që i janë bashkuar klubit këtë verë.
    Jackson ende ka tetë vjet të mbetura në kontratën e tij në Stamford Bridge.