Tag: izolohen

  • Bllokohet rruga e Bovillës, izolohen 3 fshatra

    Bllokohet rruga e Bovillës, izolohen 3 fshatra

    Moti i keq ka shkaktuar problematika edhe në rrugën e Bovillës.
    Sipas raportimeve, një masiv shkëmbor ka rënë mbi rrugë duke bllokuar thuajse totalisht qarkullimin.
    Si pasojë e bllokimit të rrugës janë izoluar edhe disa fshatra të zonës, përfshirë Rrazë, Bruz Mal dhe Bruz Zallë.
    Rruga e dëmtuar ndodhet nga ana e Kamzës, nga segmenti Zallherr–Bovillë dhe situata ka krijuar shqetësim te banorët dhe drejtuesit e automjeteve që duan të kalojnë në këtë aks.