Tag: izolimin

  • Letra e Macronit për Netanyahun: Pushtimi i Gazës do ta thellojë izolimin e Izraelit

    Letra e Macronit për Netanyahun: Pushtimi i Gazës do ta thellojë izolimin e Izraelit

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ku e paralajmëron se plani i Izraelit për të riokupuar qytetin e Gazës, për të zhvendosur me forcë palestinezët dhe për t’i dënuar ata me uri, nuk do t’i sjellë kurrë fitoren Izraelit.
    Sipas Macron, këto veprime vetëm sa do ta thellojnë izolimin e vendit, duke forcuar ata që e përdorin okupimin “si pretekst për antisemitizëm” dhe duke rrezikuar komunitetet hebraike në mbarë botën.
    “Franca nuk mund të pajtohet që të shohë një mik si Izraeli të zhytet në një spirale dhune, në kundërshtim me historinë, origjinën dhe thelbin e saj demokratik, duke i kthyer shpinën mundësisë që i ofron historia sot”, ka shkruar Macron.
    Kujtojmë se përplasja Macron-Netanyahu është thelluar pasi Franca vendosi të njohë Palestinën.

  • Delvina në “luftë” me flakët, Rama: Në operacion, 300 forca zjarrfikëse e dy helikopterë

    Delvina në “luftë” me flakët, Rama: Në operacion, 300 forca zjarrfikëse e dy helikopterë

    Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, njofton se vijon puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit në Delvinë.

    Rama shkruan se në operacion janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë.Lexo edhe :Related Posts
    “Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Në operacion janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë”, shkruan Rama.

    /vizionplus.tv

  • Zjarret, Vengu në Mallakastër: Po ndërhyjmë nga toka dhe ajri për izolimin e flakëve

    Zjarret, Vengu në Mallakastër: Po ndërhyjmë nga toka dhe ajri për izolimin e flakëve

    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka mbërritur në fshatrat Lofkënd dhe Drenie të Mallakastrës, ku prej ditës së djeshme po digjet një masiv i madh pyjor me pisha. Situata alarmante ka çuar në Mallakastër dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
    Vengu thotë se janë angazhuar 11 mjete e skuadra zjarrfikëse për izolimin dhe shuarjen e flakëve, teksa shpreh vlerësim për profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjitha forcave.
    “Në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, ku vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për izolimin dhe shuarjen e flakëve që kanë përfshirë një masiv pyjor midis Bashkisë Mallakastër dhe Bashkisë së Patosit.
    Gjatë gjithë ditës në terren janë angazhuar 11 mjete dhe skuadra zjarrfikëse të bashkive të Qarkut Fier, Forcave të Armatosura dhe Albpetrol”, shkruan ministri Pirro Vengu.
    Zjarri ka përfshirë prej dje një pyll pishash që shtrihet mes Patosit e Mallakastrës dhe për izolimin e shuarjen e tij janë angazhuar Emergjencat Civile në bashkëpunim me forcat e tjera nga dy bashkitë, si dhe një helikopter.

  • Martesë në Burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin

    Martesë në Burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin

    Në një realitet të mbushur me kufizime, ku muret ndajnë botën e jashtme nga ajo e brendshme, një histori e rrallë por mjaft e këndshme ndodhi sot në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier.
    Një i dënuar kurorëzoi dashurinë e tij me martesë.
    Në zemër të një ambienti që shpesh lidhet me pendesën dhe izolimin, ceremonia e thjeshtë por domethënëse dëshmoi se dashuria nuk njeh mure apo paragjykime.
    Ky akt ishte më shumë sesa një rit i zakonshëm, ishte një mesazh i fortë për besimin, shpresën dhe mundësinë e një fillimi të ri.
    Të pranishmit në këtë ngjarje panë jo vetëm një të dënuar, por një burrë që zgjodhi të ecë përpara me ndihmën e ndjenjës më njerëzore,dashurisë. Ai dhe bashkëshortja e tij u zotuan për një jetë të përbashkët, duke dhënë një shembull të rrallë se transformimi është i mundur, kur ka vullnet dhe mbështetje emocionale.
    Ky moment i veçantë nuk është vetëm një histori dashurie, por edhe një reflektim për gjithë shoqërinë, se pas çdo dënimi, qëndron një njeri që mund të ndryshojë, që ka ende ëndrra, ndjenja dhe të drejtën për të shpresuar.
    Martesa e sotme në IEVP Fier është një thirrje për më shumë njerëzim në qasjen ndaj sistemit penitenciar, për më shumë mundësi rehabilitimi dhe për pranimin e faktit se dashuria edhe në vendet më të errëta mund të ndezë dritën. Sepse pas çdo burgu, fshihet një histori që meriton të dëgjohet.
    Dhe sot, kjo histori foli me gjuhën më të pastër, atë të dashurisë.
     

  • Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës, vijon puna për izolimin e vatrës

    Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës, vijon puna për izolimin e vatrës

    Zjarr i përmasave të mëdha në Parkun Kombëtar të Prespës në zonën e Pustecit.

    Vatra ka marrë përmasa të mëdha gjatë minutave të fundit duke u përhapur në pyll.
    Zjarrfikësit e bashkisë Pustec, forca të tjera nga shërbimet publike, ADZM dhe policia kufitare ndodhen në terren, situata paraqitet shumë e vështirë për shkak të përhapjes së madhe të vatrës.
    Janë më tepër se 50 forca në terren që po bëjnë të mundur ndërhyrjen për izolimin fillimisht të flakëve, por situata mbetet kritike.

    Top Channel

  • Elbasani 72 orë nën ‘pushtetin’ e flakëve, forca të shumta zjarrfikësesh në vendngjarje, si paraqitet situata

    Elbasani 72 orë nën ‘pushtetin’ e flakëve, forca të shumta zjarrfikësesh në vendngjarje, si paraqitet situata

    Prej më shumë se 72 orësh, vijon puna intensive për izolimin e vatrës së zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Elbasan.

    Situata mbetet dinamike dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.
    Në terren po operohet me forca dhe mjete të shtuara, të angazhuara nga:
    Bashkia Elbasan
    Bashkitë fqinje
    Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë
    Ndërhyrja është përqendruar në izolimin dhe shuarjen e zjarrit me:
    Ekskavatorë
    Traktorë me zinxhirë
    Mjete të rënda vetshkarkuese dhe zjarrfikëse të cilat po punojnë për kapsulimin e vatrës.
    Nga ana tjetër, pompat thithëse me kapacitet të lartë mundësojnë hedhjen e ujit direkt në vatrën aktive.
    Gjithashtu, operacioni mbështetet nga ndërhyrja ajrore, ndërsa në terren ndodhet ekipi i ekspertëve të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë matje të vazhdueshme të nivelit të ndotjes dhe rrezikshmërisë mjedisore.
    Autoritetet vendore dhe qendrore mbeten të angazhuara për të garantuar sigurinë e komunitetit dhe për të minimizuar ndikimin në mjedis. Publiku do të vijojë të informohet rregullisht mbi zhvillimet më të fundit.

    Top Channel

  • Elbasani 72 orën nën ‘pushtetin’ e flakëve, forca të shumta zjarrfikësesh në vendngjarje, si paraqitet situata

    Elbasani 72 orën nën ‘pushtetin’ e flakëve, forca të shumta zjarrfikësesh në vendngjarje, si paraqitet situata

    Prej më shumë se 72 orësh, vijon puna intensive për izolimin e vatrës së zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Elbasan.

    Situata mbetet dinamike dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.
    Në terren po operohet me forca dhe mjete të shtuara, të angazhuara nga:
    Bashkia Elbasan
    Bashkitë fqinje
    Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë
    Ndërhyrja është përqendruar në izolimin dhe shuarjen e zjarrit me:
    Ekskavatorë
    Traktorë me zinxhirë
    Mjete të rënda vetshkarkuese dhe zjarrfikëse të cilat po punojnë për kapsulimin e vatrës.
    Nga ana tjetër, pompat thithëse me kapacitet të lartë mundësojnë hedhjen e ujit direkt në vatrën aktive.
    Gjithashtu, operacioni mbështetet nga ndërhyrja ajrore, ndërsa në terren ndodhet ekipi i ekspertëve të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë matje të vazhdueshme të nivelit të ndotjes dhe rrezikshmërisë mjedisore.
    Autoritetet vendore dhe qendrore mbeten të angazhuara për të garantuar sigurinë e komunitetit dhe për të minimizuar ndikimin në mjedis. Publiku do të vijojë të informohet rregullisht mbi zhvillimet më të fundit.

    Top Channel