Tag: italianët

  • Manchester City ofron 50 milionë euro për yllin e Milanit, italianët refuzojnë ofertën 

    Manchester City ofron 50 milionë euro për yllin e Milanit, italianët refuzojnë ofertën 

    Manchester City nuk ka përmbushur standardet e tij këtë sezon dhe do të duhet të kthehet në tregun e transferimeve në verë. Premier League ka kohë që ka shkuar në Liverpool dhe në Champions League është eliminuar në 1/16 nga Real Madridi.
    Dje humbën finalen e FA Cup në një ndeshje ku ishin favoritë dhe u mundën nga Crystal Palace, duke bërë kështu histori.
    Tashmë po përmenden emra konkretë për përforcime te qytetarët, ndërsa mediat angleze raportojnë se Tijjani Reijnders është një dëshirë e madhe e anglezëve.
    Sipas “TEAMtalk”, Manchester City i ka dërguar tashmë Milanit një ofertë prej 50 milionë paund, të cilën italianët e refuzuan, duke e konsideruar një shifër të vogël për aftësitë e këtij mesfushori. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 
     

  • Dugarry lartëson Interin: Në tranzicion është i frikshëm, di të mbrohet mjaft mirë. PSG nuk është favorit

    Dugarry lartëson Interin: Në tranzicion është i frikshëm, di të mbrohet mjaft mirë. PSG nuk është favorit

    Pesë vite më vonë, PSG mund të provojë sërish të realizojë ëndrrën për ta ngritur për herë të parë trofeun e Champions League në histori. Pasi eliminoi Arsenalin dhe siguroi finalen kundër Interit, ish-sulmuesi i kombëtares franceze (55 paraqitje, 8 gola), si dhe ish-lojtar i Barcelonës e Milanit, Christophe Dugarry, shprehet shumë i kujdesshëm sa i përket përballjes me ekipin italian të Simone Inzaghit.
    Dugarry foli gjatë emisionit ‘Rothen s’enflamme’ në RMC: “Për mua, PSG nuk është favorit. Të mendosh qoftë edhe për një sekondë se je favorit kundër një skuadre italiane, do të thotë se nuk kupton fare nga futbolli. Interi di të bëjë gjithçka që di të bëjë PSG.
    Zikaltrit dinë të luajnë me zotërim të topit në mënyrën e tyre, në tranzicion janë të frikshëm, mbrohen më mirë se parizienët. Skuadra që i ngjan më shumë PSG-së është Barça, mos harroni se Interi nuk humbi dy herë ndaj Barçës”.
    Në gjysmëfinalen e Champions League, Interi barazoi dy herë (3-3) në kohën e rregullt kundër Barcelonës dhe e siguroi kualifikimin gjatë kohës shtesë në ndeshjen e kthimit në “San Siro”.
    “Italianët janë makina, janë rritur kështu. Parizienët, sado të talentuar të jenë, nuk do ta kenë kurrë atë që kanë italianët në kokë. Dhe askush tjetër nuk e ka. Italianët janë të lindur për këtë”.

  • Pse italianët konsumojnë shumë makarona dhe nuk shtojnë peshë? Ja shpjegimi

    Pse italianët konsumojnë shumë makarona dhe nuk shtojnë peshë? Ja shpjegimi

    Makaronat janë pa dyshim një nga ushqimet më të dashura në mbarë botën. Por ajo që të bën të mendohesh është fakti që Italia vendi që konsiderohet “nëna” e makaronave – ka ndër përqindjet më të ulëta të mbipeshës në Europë, edhe pse 44% e popullsisë i konsumon pothuajse çdo ditë.

    Ky paradoks ka zgjuar interesin e nutricionistëve, të cilët janë përpjekur të kuptojnë se si italianët arrijnë të përfshijnë një ushqim kaq të pasur me karbohidrate në dietën e tyre të përditshme, pa rrezikuar shtim në peshë. Nutricionistja Julia Fare hedh dritë mbi disa prej zakoneve që, sipas saj, janë çelësi i këtij ekuilibri.

    Një nga gabimet më të zakonshme që bëhet në shumë vende është kombinimi i makaronave me bukën, një kombinim që rrit ndjeshëm vlerën kalorike të vaktit. Italianët, nga ana tjetër, i konsumojnë makaronat si pjatë më vete, pa shoqërim me bukë.

    Gjithashtu, sasitë janë të kontrolluara një porcion mesatar në një familje italiane përmban rreth 80 gram makarona për person  shumë më pak sesa ajo që zakonisht shërbehet në vendet e tjera.

    Salcat? Të lehta, të freskëta dhe natyrale

    Italianët janë gjithashtu shumë të kujdesshëm me përbërësit që përdorin. Në vend të salcave të rënda, me krem apo të skuqura, ata preferojnë salca të thjeshta me përbërës të freskët si perime, domate, hudhër apo vaj ulliri. Këto jo vetëm që e ruajnë shijen autentike të makaronave, por janë edhe shumë më të lehta për organizmin.

    “Përgatitja e shëndetshme është thelbësore, shumë nga salcat industriale kanë sheqer të shtuar dhe yndyra të padëshiruara që e rrisin ndjeshëm rrezikun për mbipeshë.” thekson Fare.

    E ziejnë ‘al dente’  dhe ka një arsye për këtë

    Një tjetër detaj i rëndësishëm është mënyra e gatimit. Italianët preferojnë t’i ziejnë makaronat ‘al dente’, pra t’i lënë pak më të forta se zakonisht. Kjo jo vetëm që i jep një teksturë më të këndshme, por edhe ndikon në mënyrën se si karbohidratet përthithen nga trupi.

    Kur makaronat janë të ziera më pak, ato kanë një indeks glicemik më të ulët, çka ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në ruajtjen e energjisë për një kohë më të gjatë dhe më e rëndësishmja që nuk e ngarkojnë organizmin me kalori. Syri.net-iefimerida.gr.